From Iba With Love!

3 Maj 2011, 16:48Politika TEMA
From Iba With Love!

 

Një martesë pa Lekën,, një javë pa Murinjon dhe një përurim pa Lulin. Edhe shtatë ditë të tjera plot me legena e lojë pa top. Në pritje të javës së fundit, kur maskarenjtë në shumicë do ndeshen me pakicën (jo pa maskarenj), në garë për të fituar kohën. Kohë tonë, të maskarenjve që harrojnë…

U trishtova se shumë prej kanaleve televizive, në vend të jepnin martesën e Uilliam, jepnin fishekzjarret në Ibë, ku buzëqeshte si dement një kandidat I metropolit të juglindjes, por ku pranë “Babës” mungonte buzëqeshja amerikane e kandidatit të Tiranës.

 

Sokol Balla

 

Dy herë më janë mbushur sytë me lot këtë fushatë. E para, ku gruaja e Aleks Nikës doli të fliste në mitingun hapës të PS në Pallatin e Kongreseve. Sesi m’u duk që në Shqipëri dy palë ende ndeshen me njëra-tjetrën në një garë elektorale, kur njëra palë, e ka vrarë tjetrën vetëm dy muaj më parë. Zgjidhja mund të ishte më e thjeshtë. Ose pala që vrau, të vriste e të burgoste ca të tjerë, ose pala që u vra… nejse, vetëm kjo parodia elektorale të mos ishte, se është e shpifur, e mbushur me buzeqeshje hipokrite dhe programe të pakuptueshme, ku njëra palë bën sikur mendon për qytetarin dhe pala tjetër bën sikur nuk ka përpara tyre një vrasës.

 

Herë e dytë që desh mu mbushën sytë me lot, ishte ceremonia përrallore e martesës së Princit Uilliam. Një kryevepër protokollare dhe televizive – këtu ishte dora e BBC – ajo arriti të ndërthurte, pasurinë, me thjeshtësinë, ndjenjën me detyrën ndaj monarkisë, respektin për rangjet e larta dhe dashurinë e popullit të thjeshtë. Po nuk ishte kjo që më emocionoi. Ose më saktë më dëshpëroi. As mungesa e Lekës në Uestminster Abbey. Ishte se ndërkohë lexova një mesazh që më fliste sesi një ndërkombëtar I gjatë mbështeste vendimin e KQZ për vulat rezervë. Sesi një tjetër ambasador takohej me gjysmën e KQZ, ndërsa jashtë mijëra vetë protestonin për votën e lirë.

 

Ishte se ndërsa shihja BBC dhe martesën e shekullit, dëgjoja thashethemet e radhës sesi po printoheshin karta identiteti aty ku duhet të prodhohen patenta – dhe sesi një opozitar lavdërohej se tashmë kishin edhe një xhirim aty që e kishin blerë tre mijë euro.

 

Shikoja BBC, kunatën e hajthme të Princit Uilliam nën një fustan drithërues dhe trishtohesha kur më thonin se kanë marrë një “info” se Poni, pavarësisht kolesterolit të rritur, është mjaft I qetë këto ditë dhe I kënaqur se detyrat janë përmbushur. Dhe pyesja me vete: pse akoma kemi dilemë pse Leka nuk është sot në Londër?

Ndoshta shumë vetë kur panë martesën e shekullit mund të thonë: po pse rrimë akoma në Shqipërinë e mashtruesve, legenave, spekulantëve që shfaqen herë si tregtarë votash të tregut [am, herë si specialistët që bëjnë fushatën e Berluskonit. Herë si burra shteti, e herë si ndezësa zjarrëfikësish në Ibë.

 

U trishtova akoma kur pashë se shumë prej kanaleve televizive, në vend të jepnin martesën, jepnin fishekzjarret në Ibë, ku buzëqeshte si dement një kandidat I metropolit të juglindjes, por ku pranë Babës mungonte buzëqeshja amerikane e kandidatit të Tiranës.

Trishtohem kur lexoj se qenka sexy të jesh me opozitën locale, por qenka inkoherente të kërkosh që një vrasës të heqë posterat, ose se paku buzëqeshjen nga fushata. Më thanë – se nuk e pashë – se dy të llojit tim ishin përplasur dhe njëri e quante tjetrin punëtorin e madh të një rroge të vogël. Ai që e akuzonte ishte punëtori I vogël I një rroge të madhe. Të dy marrin rrogën në të njëjtën bordero. Boh!

 

Ishte një javë e trishtuar. Jo thjesht se humbi Reali dhe “The Special One” u nxorr me të kuqe. Por sepse unë urrej Barcelonën. Si ka mundësi që ekipi me lojtarët më të mirë të globit, që kanë botën nën këmbët e tyre, kanë shpikur futbollin më të shpifur në botë, atë që nuk luan me topin por e fsheh atë?

Në fakt, kjo që po jetojmë, është koha e lojës pa top. Një luftë e [uditshme ku palët nuk komunikojnë, dhe si në Luftën e Yjeve thjesht I janë future garës së Armatimit, për t’I paraprirë kundërshtarit në lëvizjen e radhës. (E ndërkohë u trishtova prapë kur lexova një spiun shkrimtar, që përdor alibinë e një rrëfimi final të një super kolegu, për të rinisur karrierën e tij politike, duke vjellë diare mbi opozitën.)

 

Dikush thotë që po jetojmë kohën e maskarenjve. Pavarësisht trishtimit, shpresoj ende se thjesht kemi fatin e zi të njohim nga afër më maskarenjtë e kohës. Se maskarenj do të ketë gjithmonë, në [do kohë. Vetëm nuk duhet t’I harrojmë asnjëherë kush janë! E aq më pak t’I lëmë të përvetësojnë Kohën Tonë!

 

(E ndërkohë u trishtova prapë. Në tavolinë më ishte ulur një maskara. Por u kujtova për të, vetëm kur m’u [ua nga tavolina, por biseda me të ndërkohë, më kishte pëlqyer).

 

Nuk është koha e maskarenjve. Maskarenjtë jemi ne. Që harrojmë.

 

29 komente në “From Iba With Love!”

  1. 55 says:

    Zoti Balla syt e mi jan mbushur me lot (nga inati) se si sot ekzistojn disa palo gazetar (si puna jote) qe bejn analiz kaq dashakeqe. nejse do vije dita kur te me mbushen syt me gezim kur gazetaret si puna jote ti harroje koha dhe ti perqmoje populli per punen(dashakeqe) qe kan i ber.

    1. Epirioti says:

      Po pse mo malok dallohesh qe larg se je i gazetes 55. PËRÇMOJË me Ç çekiçi dhe jo Q Qeni

      1. hajduti says:

        je i madh vellai,,i lexoj keto debate te vogla kur ben me te gjithe ketu ne tema dhe ti i godet,. uroj te jesh mire

      2. 55 says:

        Jam malsor i maleve te Skenderbeut e i Ahmet Zogut dhe jam shqiptar i Shqiperis ku bo pjes Naim Frasheri dhe Ismail Qemali. ti me ket nick (Epiriot) ku bo pjes ti mund te na e sqarosh?

        1. Epirioti says:

          Hap Google o 55, kerko stemen e Skenderbeut dhe do e kuptosh ku ben pjese epiri. Kur them une qe dallohesh 1 km larg qe je malok, jo me thua nti jam malesor. Jo or lol, je malok se nuk njeh as historine e Shqiperise.

          1. hajduti says:

            besoj se eshte nje cope mishi me dy sy,ska mundesi te jete malok

          2. 55 says:

            Epiriot Malsor jam po cte te dhem ty qe ke pak problem ne shqiptim te fjalve te shqipes se te ngaterro pak theksi Grek. nejse desha te te thosha se 55 osht nje apo me sakt ishte nje paragraf ligji dikur ne kohen e xhaxhit tat( Enver) dhe kjo osht arsyja se pse bo pjes ne nick tim, pranej shif e boj naj koment ne ket analizen e ktij palo gazetarit(Sokol Balla) lej debatet apo komentimet e komenteve te njerzve ne qoft se sje pjes e ktij palo gazetari

          3. plaku says:

            55,
            Po zihem me vet vehten.Te shkruaj cfare mendoj apo jo ? A eshte e drejte qe te ofendoj apo jo ? Me ne fund e vendosa :
            Hik mor opinge dhe ha ndonje tas grosh me qepe tek kolegu yt i meposhem:

            http://www.youtube.com/watch?v=4aM5rEjpUt8&feature=youtu.be

        2. Nabukodonosor says:

          O shoku Ahmet Zogu ka shitur pjese te Shqiperise,cfare shqiptaresh jeni ju!

    2. 21Janari says:

      Mos u bëj merak or mik, se dita që ti ëndëron do të vijë. Dhe a e di se kur do të jetë ajo ditë?
      Ditën që kur ti nuk do të të shkruash më “perQmoje” të shqiptosh “ndriÇojë”!

      1. 55 says:

        Plako zihu me ket tipin ktu se ky ta ka fajn http://www.youtube.com/watch?v=8Z6Zf1HdXVw&feature=player_embedded merre dhe 21 me vete e boni naj treshe ok

  2. saimir says:

    I nderuar z.Balla mê bêhet qejfi qê mê sê fundit Ju i jeni kthyer gazetarisê e jeni rreshtuar tek ajo elitê gazetarêsh qe e adhurojnê zanatin e e urrejnê maskarallikun!Urime pêr kêtê hap tê guximshêm.Njeriu s’ka nevojê vetêm pêr para por edhe pêr moral e dinjitet.Ju faleminderit pêr artikullin.

    1. zjarri says:

      Balla eshte nje gazetar i emeruar, si Balla ka shume te emeruar dhe halabak dhe nje fare (Cili)..

    2. Epirioti says:

      Saimir! Ve bast se ti saimir jeton ne France. Duket sepse ata e kane tastieren me te tilla thekse mbi germat. Ma shuaj si kuriozitet.

      1. Rani says:

        O Epiriot e kane ata keshtu tastieren po ai kapuçi i vogel nuk vihet me nje te shtypur po duhet te shtypesh nje buton afer P-se dhe shkronjen te ciles i shkon kapuçi i vogel, po nuk e di se si ka shkruar ky keshtu kur s’ka pasur nevoje ta vendose 100 here kapuçin.

  3. petushi says:

    Shume i trishtuar z.Balla!?.8 maji do jete nje ndryshim i madh.Ky ndryshim do filloje nga Kavaja,ne Kamez dhe ne gjithe Shqiperine.Do filloje nje epoke e re:Shqiperia pas tranzicionit.

  4. katerina says:

    Shume i drejte komenti per cilin canin dhe te tjert. Po vete pse nuk flisni zoti balla. Po ju ku i keni gjetur mijra dollarte per vila dhe shtepi gjithandej..a dini qe gruaja juaj bashkpuntore e afert e rames ka bere lek me fushaten e tij. Dhe une dua te fitoj rama,po me ca njerez qe vec fitores duan dhe lek kam frike se nuk ju ndryshon shume nga cilrat dhe canrat.kam frike se i ke dhe zili se ndoshtabkane bere me shume lek

    1. Epirioti says:

      Prandaj jane futur dhe zhytur kaq shume ne llum Salibani me shoke dhe Rama me miqte. Bejne jete parazitare dhe u duket vetja sikur jetojne ne Olimp. Megjithate duhet qeruar i pari vrasesi Saliban dhe me vone do jete e lehte me keta politikanucet e vegjel ne PS dhe PD.

  5. kozma says:

    besoj se e shkrojta nje koment por eshte zhduku????

    1. Epirioti says:

      Sa here me ndodhe edhe mua o flori. Kuçedra thuaj, ajo i rremben komentet tona brilante. Hajt mo mos u merzit, te tjera komente me te mira do te te vijne ne mend dhe do na i shkruash. Po presim……………..

  6. libertas says:

    Zoti BALLA je TOP……….. ” Maskarenjte jemi ne. Qe harrojm” J’ADORE

  7. beso says:

    Ne njefare menyre jemi maskarenj gjersa triumfojne maskarenjte

    1. plaku says:

      beso,
      “Ne njefare menyre jemi maskarenj gjersa triumfojne maskarenjte”
      Shume filosofike dhe fatkeqesishte e drejte. Pershendetje.

  8. erisi817 says:

    Ke shume te drejte. Maskarenjte jemi ne, qe harrojme. Qe harruam ’97. Qe harruam Azem Hajdarin. Qe kemi harruar respektin per njeri tjetrin. Qe kemi harruar ideologjite dhe realitetin. Qe po harrojne 21 janarin, qe ka vetem tre muaj qe ka ndodhur.

  9. Epirioti says:

    Ty nuk ti shau njeri mustaqet, nese ke. Ç’ke me plakun. Ai plot politese me te gjithe, as ekstremist, as gojendyre si ne te tjeret. Kur ve ne kryqezate edhe Plakun, ne te tjeret e kemi vizen te hequr fare nga nj-tj.

    1. Epirioti says:

      Se kush me vodhi mendimet e arta te Pjeter Mustakuqit qe ofendonte plakun si burre te rrjedhur. O Mero! Mos na vidh komentet o burre i dheut se mezi e shtrydhim trurin dhe nxjerrim ndonje xhevahir te hajrit. Ti me nje te rene te lapsit i kundervihesh edhe ambasadores britanike qe kerkon liri mediash dhe lirim vidhash.

  10. DD1 says:

    nuk mund ti thuash malok Afrim Krasniqit, Besnik Mustafait, Aleksander Biberajt. Ndaj ndaini njehere e mire gjerat nuk ka lidhje malsori ose veriori me MALOKUN.
    Sali Berishes vetem Luli i ka ngel. Ai ja beri lemsh partine dhe tashi eshte bere si kiu-fiu.Idioti ne Durres do rrisi cilesine e diellit, ky ne tirane do uli çmimet siç i kane ulur ne bashkite e tjera qe ka PD
    Dhe kane edhe nje Anal-ist si Henri Çili (qe i vinte zor nga emri qe i vuri i ati dhe nga Naim e beri Henri)

  11. preng sherri says:

    55 ik o pir… zoti Balla eshte nder me te miret gazetar ne mbar shqiparin prandaj sju pelqen juve se juve ju duen gazetaret te jene figura jo si zotnija ne fjale

  12. alqi says:

    Një shkrim fantastik nga një gazetar plot integritet.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje