Arvizu takohet me Ramën dhe Berishën

12 Maj 2011, 12:27Politika TEMA

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, është takuar gjatë ditës së sotme mekreun e opozitës, Edi Rama.

Takimi është zhvilluar në lidhje zgjedhjet, por nuk janë bërë detaje konkrete mbi këtë takime. Mendohet që temë diskutimi të ketë qenë edhe zvarritja e numërimit të votave, sidomos në Tiranë.

Ambasadori amerikan, ndërkohë është takuar edhe me kryeministrin Sali Berisha, i shoqëruar nga ana e vëzhguesve amerikanë që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 8 majit.

15 komente në “Arvizu takohet me Ramën dhe Berishën”

  1. anticensurë says:

    çfarë fëlliqësije je tu bo o arvzi??????
    RAMA KI KUJDES E MOS NA SHIT!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. ilir111 says:

    Po ky ca do? apo po i thote qe Luli eshte i yni e kemi trainuar ne Langley.

  3. Ermal says:

    Eshte Rama qe e ka kerkuar takimin me duket.
    Arvizu e di mire qe me Ramen i ngec sharra ne gozhde, keshtu qe s’e provon fare kompromisin.

  4. Claus says:

    U be i gjalle dhe little man!

  5. albaniac says:

    I duhet per raportin qe do nise ne Virginia.Dhe me pas sigurisht do te marre instruksionet e rradhes.Deri tani ky po ecen by the book….

    U bo si battlestar galactica

    http://www.youtube.com/watch?v=DM7CL-Vyo1U

    1. plaga 55 says:

      Bravo inderuari albaniac, Kjo vidjo dregon QART majmunet afrikan,Cfare thoni ju te tjeret?

  6. hysni dajaku says:

    Edi!!! te vazhdojme ta shikojme akoma duke “qeshur” kete “komedine”e PD-se,,apo te fillojme me te qare!!!!,,se nga “komedi”po e kthehen ne “Drame” Berisha,te cilit ,edhe pak hapesire do qe ta ktheje ne “Tragjedi”,,Beri si i semure qe tu veri ne gjume,duke leshuar”ustallaret”dhe per te thene , gjithcka ndodhi pa dijenine time se une “isha semure”

  7. Claus says:

    Asgje nuk ka per te ndodhur o njerez. Rama do te fitoje po kjo fitore si per Ramen ashtu edhe per Bashen eshte si fitorja e Pirros. Kushedi si do te dale keshilli bashkiak, besoj se kushdo qe te fitoje nuk do te mund te drejtoje me nje keshill bashkiak qe ndoshta per nje krijim shumice do te jete e veshtire. Ne kete gjendje askush nuk del i fituar. Uroj dhe jam i sigurte qe Rama ne fund do te kete me shume vota, fale njesise 25, ata ta zgjasin sa te duan por ne fund do te dorezohen. Gazi i botes u beme. Berisha nuk ben gje tjeter vetem tregon fytyrene tij te vertete kete radhe ne ne syte e te huajve.

  8. Aktual says:

    Arratisur, syrgjynosur,
    Raskapitur dhe katosur
    Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
    Anës Elbë-s, anës Spree-së.
    Ku e lam’ e ku na mbeti,
    Vaj-vatani e mjer mileti,
    Anës detit i palarë,
    Anës dritës i paparë,
    Pranë sofrës i pangrënë,
    Pranë dijes i panxënë,
    Lakuriq dhe i dregosur,
    Trup e shpirt i sakatosur.

    Se ç’e shëmpnë derbederët,
    Mercenarët dhe bejlerët,
    Se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,
    Se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
    Se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
    Ç’e shkretuan anembanë,
    Nënë thundrën e përdhunës
    Anës Vjosës, anës Bunës.

    Çirem, digjem i vrerosur,
    Sakatosur, çarmatosur,
    As i gjall’, as i varrosur,
    Pres një shenj’ e pres një dritë,
    Pres me vjet’ e pres me ditë,
    Se ç’u tera, se ç’u mpaka,
    Se ç’u çora, se ç’u mplaka,
    Lark prej vatrës dhe prej punës,
    Anës Rinit, anës Tunës.
    Çakërdisur, batërdisur,
    Përpëlitur dhe zalisur,
    Endëronj pa funt, pa shpresë,
    Anës Elbë-s, anës Spree-së.

    Dhe një zë vëngon nga lumi,
    Më buçet, më zgjon nga gjumi,
    Se mileti po gatitet,
    Se tirani lebetitet,
    Se pëlcet, kërcet furtuna,
    Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
    Skuqet Semani dhe Drini,
    Dridhet beu dhe zengjini,
    Se pas vdekjes ndriti jeta
    Dhe kudo gjëmon trumbeta:
    Ngrehuni dhe bjeruni,
    Korini dhe shtypini,
    Katundar’ e punëtorë,
    Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

    Ky ilaç e ky kushtrim
    Më bën djal’ e më bën trim,
    Më jep forc’ e më jep shpresë,
    Anës Elbë-s, anës Spree-së.
    Se pas dimrit vjen një verë,
    Që do kthehemi njëherë,
    Pranë vatrës, pranë punës,
    Anës Vjosës, anës Bunës.

    Arratisur, syrgjynosur,
    Raskapitur e katosur,
    Brohoras me bes’ e shpresë,
    Anës Elbë-s, anës Spree-së

  9. E verteta says:

    Fitore e padiskutueshme e Bashes,

    Ju te tjeret mbylleni gojen dhe shkoni ruani lopet a dhite qe po ruanit ne mergim para se te beheshit kaq aktive ne kete forum.

    1. Termetspanja says:

      C’fare lopesh… C’fare dhish …??? DERRAT NUK THUA.

    2. tirons dembabadem says:

      Ec aty plako, po tja lesh dhit e lopet me i kullot ktyne ene ato i humin e si sjellin n’shpi. Kta dun kooperativat bujqsore prap dhe zborin e atij qe po i kalben kockat. Kan nostalgji mer bab skan faj.

    3. Mina says:

      Fitore atij qe e meriton, qe ka fituar me shume vota!…
      Sa per lope e dhi.. mos i qani hallin atyre ne emigracion por shikoni realitetin shqiptar me sy objektiv.
      80% te shqiptareve nuk u ka ngelur gje tjeter per te ruajtur vec XHEPAVE TE SHPUAR .
      Uroj qe gjerat te ndryshojne per mire.

  10. NASTRADIN says:

    shikohet qarte qe politika shqipetare po largohet nga europa dhe po i drejtohet politikes dhe mafjes Serbe dhe ……. Fazllici erdhi neqeveri nga richi pra ai vjel parane e piste te lindjes PO KU E CON?????pikerisht ketu eshte ceshtia te rrosh si shqiptar i ndershem apo si Shqipetar i shitur ???? Ne te varferit do vritemi do rrihemi do varfferohemi per te pasuruar mafjet e huaja lum ne per pushtetin kriminel qe kemi per qeverine e shitur dhe te dhjere ne breke . lavdi popullit dhqipetar lufte kuner kriminelave qeveritar.

  11. Mina says:

    Mire more tirons dembabaden … ne qe jemi ne emigrazion po ruakemi lopet por pjesa me e madhe e njerezve ne Shqiperi si jane katandis si mos me keq… ruajne xhepat e shpuar.
    Nuk thua shyqyr te mbajme ata njerz qe kane ca vlera e te shmangim ata, per te cilet ‘arrijme te kuptojme se kan apo jo ndonje vlere . Edi Ramen te pakten e njohim me difektet, pozitivet e negativet e tij dime se cfar mund te presim, ndersa Lulzim Basha nuk me bind per faktin se ka nje mungese totale te trasparences lidhur me te shkuaren e tij.. e s’duhet te jete kaq e veshtire duke qene se eshte vetem 37 vjec… e jo 97 vjecar..
    Me respektin maksimal per Tiransit kudo qe jane , brenda dhe jasht Shqiperise .. uroj me te miren per te gjithe shqiptaret

Comments are closed.

Lini një Përgjigje