Sa herë në ditë mendon një mashkull për seksin?

12 Maj 2011, 11:34Lifestyle TEMA

Nuk ka asnjë dyshim që meshkujt mendojnë shumë për seksin gjatë gjithë ditës. Por tani një studim i Universitetit të Ohajos ka zbuluar se sa herë në ditë mendojnë meshkujt për seksin. Madje edhe kur janë të zënë në punë, meshkujt mendojnë mesatarisht brenda një dite 18 herë për seksin. I bie që thuajse çdo orë, e kanë në mendje njëherë seksin. Për femrat kjo shifër është shumë më i ulët. Personave të marrë në studim iu kërkua që sa herë të kishin një mendim për seksin, të shkruanin numrin në një fletë. Njëri prej personave të marrë në studim mendonte çdo dy minuta për seksin- gjithsej 388 herë në ditë.

Megjithatë studiuesit thonë se shifra është tepër e ulët nga sa ishte menduar. “Ka pasur një thënie që meshkujt mendojnë çdo shtatë sekonda për seksin, kjo është një legjendë,” thonë ata.

Po kaq shpesh sa mendojnë për seksin, meshkujt mendojnë edhe për ushqimin e për gjumin.

3 komente në “Sa herë në ditë mendon një mashkull për seksin?”

  1. hysni dajaku says:

    nje lloj si Sali berisha per te vjedhur voten:)))

  2. Edi Rama says:

    haha sa kam qesh po une me salen jena shok ….

  3. Fatos Nano says:

    Mua atje me rri mendja 24 ore rresht,por kur kujtoi Edi Ramen nuk me vete mendja per nji muaj,stresohem tmerresisht…..

Comments are closed.

Lini një Përgjigje