Pasi kanë vlerësuar e-mailet, letrat e ditarin, hetuesit amerikanë janë të sigurt: Bin Laden kishte si qëllim të vriste Obamën.
Një burim nga grupi hetimor ka thënë për mediat se presidenti ishte shënjestra kryesore e Bin Laden. Nuk bëhet fjalë për urdhra konkretë, por një strategji të menduar mirë.
Hetuesit thonë se po vijon puna për të përkthyer të gjitha materialet e sekuestruara në aksionin e së dielës së kaluar.
Hetuesit kanë zbardhur edhe rrugën se si dërgonte emaile. Ai shkruante në kompjuter materialin, e hidhte në një USB e më pas emaili dërgohej nga një internet kafe prej ndonjërit nga korrierët e tij.
Më parë ishte folur se objektivi ishte zëvendëspresidenti Bajden, por tani është saktësuar se Bajden nuk ishte në plan të vritej për shkak se nuk cilësohej aq i rëndësishëm.
CNN thotë se hetuesit amerikanë kanë marrë në pyetje vejushat e Bin Laden.
Tre vejushat janë marrë në pyetje në grup, e jo veçmas. Edhe pse kanë qenë armiqësore, mësohet se gruaja e tij më e vjetër, ka treguar gjithçka.
Comments are closed.
jam i bindur,se dhe islamisti sali berisha,mund te kete dijeni per planin e bin ladenit,per vrasjen e Obama!!
budalla fare,e ta vriste do zgjidhej nje tjeter!,amerikanet kur u merziten i vrasin vet,,mos tu bej kaq pershtypje nga Bin Ladeni se keto plane i ka bere kur qene i dehur tap me hashash
E shoh shume te “preokupuar” Obama! E me nder Osama, ky kerme qe qelbi boten, e nga i cili bota vjen me pak ere sot!!!!!! ma keni vene aq “bukurosh”. Komplimente gazetare……
Sot doli nje lajm i botuar ne nje gazete pakistane.Bini eshte ruajtur ne nje salle speciale mortuale prej vitesh,Duket qe ai Bini i filmit te 1 majit te jete ndonje aktor nga ata qe ka mbetur pa role,ose Bin plasteline,zoti na ruajt Bamen e amerikaneve,se zjarri mik djeg me shume se flaka armike.Bamja jone te ushqeje lepujt e dhjamur te pallatit te Brigadave se Bini nuk paska pasur ne plan kete te tonin.Epo shyqyr