Po veçoj nga zgjedhjet lokale dy gjëra, për të cilat të gjithë njerëzit me një common sense mund të bien në një mendje. E para: Kandidati më i dobët që Edi Rama ka zgjedhur për ta futur në garat për kreun e bashkive të mëdha të vendit është Edi Rama. Gjithë të tjerët kanë fituar lehtësisht dhe qartë. Ndërsa Edi Rama mund të fitojë me një grusht votash më shumë, ose – në rastin më dramatik për të – mund ta humbasë këtë garë. Nuk është se do ta marrim vesh sot këtë gjë, pasi janë të gjitha gjasat që, për shkak të faktit që fletët e pavlefshme janë nja 500 herë më të mëdha se sa diferenca e rezultatit, të ketë ankimim nga pala humbëse. Por kjo nuk ka pikë rëndësie. Edhe në fitoftë, Rama mbetet kandidati më i dobët që partia socialiste ka prezantuar në zonën urbane të Shqipërisë. Dhe në këtë pikë na shfaqet një paradoks i fortë: ai që dominoi qytetet e Shqipërisë si leader nacional, humbi betejën si leader lokal në atë qytet, të cilin ai vetë e ka dominuar gjithë kohën.
E di, që ka njerëz që do më thonë se Edi Rama nuk duhet fajësuar, se pushteti përqëndroi gjithë resurset e ligjshme e të paligjshme në Tiranë, se në favor të Lulzim Bashës u mobilizua një pjesë e mirë e establishmentit financiar e mediatik, se intelligentsia pro-regjimit nuk ka qënë kurrë më aktive se sa kaq (vetëm në kohët e Enver Hoxhës mund të kemi pasur një intelligentsia më të zellshme për t’i shërbyer nomenklaturës sunduese), se Rama kish për detyrë të fokusohej edhe në pjesën tjetër të vendit, se ai po kandidonte për herë të katërt, etj, etj, por të gjitha këto nuk janë arsye që e justifikojnë; përkundrazi, janë arsye që do duhej ta bënin atë të mos kandidonte. Dhe kështu, do t’u kish kursyer të vetëve mundimin e pritjes së një palo rezultati (Sa kanë vuajtur socialistët këto ditë! Por duhet të ‘ngushëllohen’ nga fakti se edhe demokratët nuk kanë vuajtur më pak), e përveç kësaj do t’i kish ikur një poshtërimi si ky. Ky është mirëfilltazi një poshtërim që po i bëhet; madje, nuk di pse mendoj, që fitorja me brekë nëpër këmbë përballë një ‘thjeshtre’ si Lulzim Basha e poshtëron më shumë se sa humbja; kjo e fundit do ta shpëtonte njëherë e mire prej grackës së asaj godinës ngjitur me kullën e sahatit dhe me xhaminë; por nuk dihet nëse ai e di këtë gjë. Mirëpo puna është, se një humbje e tij në këtë garë do ta çbënte pa një, pa dy, suksesin e bujshëm të opozitës në qytetet e tjera të mëdha të vendit; vetëm të marrët do kishin gojë të flisnin për fitore të opozitës në këto rrethana.
Ka dhe një gjë të dytë që duhet veçuar. Berisha i prishi sërish këto zgjedhje. Nuk kish asnjë arsye ta bënte këtë gjë, pasi ai është i pari që humbet në këtë mes. Por ai e bëri, prapëseprapë. Ku e kam fjalën? E kam fjalën tek procesi i numërimit, të cilin Berisha e shndërroi nga një proces teknik në një garë të dytë pas garës së parë. Ai vonoi e zvarriti qëllimisht numërimin e votave të njësisë bashkiake nr.5, dhe kjo gjë i detyroi socialistët t’i përgjigjeshin me bllokime të numërimit të votave në njësi të tjera bashkiake. Kjo pra është loja e ndyrë që është bërë.
Por nuk ishte kjo zvarritje në vetvete që i prishi zgjedhjet. Zvarritja solli me vete panikun e njerëzve, përfshirjen e politikës (politikanë që jepnin konferenca për shtypin, deputetë që dyndeshin në dyert e KZAZ-ve, zëdhënëse që bënin deklarata), përfshirjen e policisë (kush ka pasur rrugën dje nga shkolla Vasil Shanto nuk mund të mos ketë parë që një grup i stërmadh policësh kish bllokuar derën e shkollës dhe që një grup i madh njerëzish prisnin gjithë ankth në trotuarin përballë), kalimin në një plan të dytë apo të tretë të institucionit të KQZ-së, protagonizmin e ambasadorëve (ishte providenciale prania e ambasadorëve në zonat e numërimit të votave për njësitë 5 e 9; por prandaj ishte dhe e turpshme për të gjithë ne), konfrontimin mes numëruesve, presionin mbi grupet e numërimit (shkallët e palestrës së shkollës ishin mbushur plot me njerëz, dhe askush nuk merrte guximin t’i zbrazte ato shkallë e të nxirrte jashtë të gjithë ata që s’kishin pse rrinin aty), etj.
Në këto rrethana e kanë kot ata komentatorë që nuk mendohen shumë përpara se të thonë plot fjalë të mira për këto zgjedhje. Bazohen tek dita e qetë e votimit dhe tek fakti që çdo votë është numëruar për atë që ka qënë. Por ç’vlerë kanë këto dy arritje (e dyta ka ardhur mbi të gjitha si pasojë e presionit dhe e vigjilencës së një opozite agresive), përsa kohë që zgjedhjet marrin formën e një makthi nacional? Asnjë vlerë nuk kanë. Përkundrazi. Por s’ke ç’i bën kësaj pune. Këto janë zgjedhje që bëhen në Shqipërinë e Sali Berishës.
Comments are closed.
I nderuar Mustafa (nuk po Ju shkruaj zoti Nano :-). Ne shume pika te analizes suaj keni mese te drejte. Duke analizuar gjithe triller-in fushates, zgjedhjeve dhe numerimit te rezultateve ne Tirana, postum, do te ishte mire qe Edi te mos kandidonte. Ndoshta dhe e kane keshilluar qe te mos kandidoje. Por mendoni sado pak demoralizimin qe do te merrte opozita ne tere Shqiperine po ti mungonte portjeri ose mbrojtesi i nje fitorje te sigurte, dhe i qenders se termetit Tiranes. Nen kete kendveshtrim, ishte domosdoshmeri qe Edi kandidoje. Edhe sikur te fitoje me nje rezultat te vogel. Edhe sikur te humbe. Ky eshte nje mesim per Edin dhe per politiken shqiptare. Jam i bindur se analiste seriose prane Edit mund t´i kene thene qe nje shumice e konsiderueshme ne Tirane nuk te kane shume qejf. Dhe jo vetem PD-ista apo me pseudo intelektuale qe e kane marre diplomen ne vitet 70 ku po mos te kishe marksizmin mbi 8-te nuk merrje shkolle te larte. Une i uroj Tiranes, edhe atyre qe kane zgjedhur Bashen (per inat te sime vjehrre, shkoj e fle me mullixhine), qe Rama te vazhdoje projektet e nisura. Por gjithashtu, per hir te Shqiperise, uroj qe Edi te humbase dhe te perqendrohet ne luften e opozites deri ne dergimin e Sales tek 5-sa (jo zona elektorale) ose ne burg.
Hahahahaaa ! SHume e forte kjo! Dakort Zoti Kapterr!
Ne fund te dites cdo gje shplahet, dhe kemi nje kryetar te ri te bashkise Lulzim Basha. Edi me rezulton i papune nese pune quhet kryetar i PS, aty se do me njeri se ska te drejt firme dhe vule.
Zoti Mustafa, ( më falni por mbiemrin nuk mund ta marr në gojë kur mendoj të shkruaj gjera të mira përkitazi me shkrimin tuaj, besoj që e dine pse nuk e shkruaj mbiemrin)
Edhe pse pjesa dominuese e shkrimit tuaj i rrin besnik realitetit, prap se prap ka gjëa për të cilat unë mendoj ndryshe.
Edi Rama ka fituar tri herë në Tiranë, po fiton edhe të katërten. Ai po fiton kundër gjithë Qeverisë shqiptare, po fiton kundër të burgosurve ordinerë, po fiton kundër intelektualëve servilë, po fiton kundër mafisë berishjane, kundër aeroplanave të udhëtarëve, kundër policisë së pandëgjegjëshme, kundër një grupi gangësterësh që bllokojnë Tiranën për ta nxjerrë Bashën fitues të rrejshëm. Më besoni se ka edhe shumë arsye për ta mbrojtur dhe uruar zotin Rama për suksesin që tregoi në këto zgjedhje shumë, shumë sfiduese.
Nuk e di a ka vendosur kush për t’i përcjell mjetet e transportit të kutive të votimit. Sa furgona janë të ngjashëm, sa të tillë ka me targa të njejta, sa ngasës janë bineq dhe sa automjete bartëse janë zëvendësuar me të tjetrë kur i kanë bartë kutit e votimit, të cilat i kanë mbushur sipas dëshirës së Argites dhe Shkëlzenit. Këta dy të fundit janë kordinatërë të Qeverisë dhe PD-së. Pra këta e duan Bashën kryebashkiak për të vazhduar praktikën e viteve të fundit.
Meqenëse Basha do të humbas atëherë vet rezultati e sjell atë në krye të PD-së për të qenë marionetë utile në duartë e të fuqishmëve në PD.
Dyrrahu i ke rene pikes kurse Muci qenka jerm sot.Ndodh edhe keshtu.
or durrahu te marrsha te ligat,se cme je bo me te var opingat
Mendoj se edhe po “fitoi” BASHA ne Tirane, Rama e mundi Bashen dhe Berishen me vota te verteta! Problemi nuk eshte loje force, porse ai i perhershmi: Ky pushtet i ndyre qe kemi ne krye nuk meriton vecse te digjet e te pervelohet ne zjarrin e revoltes popullore!!!
C’kujton Sala e BASHIbozuku i tij se populli eshte idiot dhe nuk i kupton maskaralliqet e tyre te hapura! Tiranasit e vertete nuk jane njesoj si ambasadoret e huaj, por 100 here me te mencur. Fatkeqesisht, per TR, ata jane edhe me te ndershem, e kjo i denon me humbje!
rrofte Tirana e lire!
EDI RAMA RISKOI I VETEM DHE FITOI …PO I TREGON GJITH EUROPES QE POPULLI SHQIPTAR DI TE VLERESOJ DHE TE GOGET ATEHER KUR AI SHTET SE PRET…I LUMTE EDI RAMAES…..FITORE DHE VETEM FITORE
me keqardhje …po mustafa ke shume te drejt.jam plotesisht dakort me ty.qe kur kandidoj edi rama un mendova qe ai ia dha fitoren lul bashes.qe haram e paste.
shkrim i dobet. gjera qe i mendojme te gjithe, por nuk thuhen ne kete faze te zgjedhjeve. zakonisht keto analiza behen pas perfundimit te procesit. nje ngutje amatore e nanos.
shume dakort!
Kesaj analize i mungon edhe fakti me i rendesishem. Numri i popullsise se Tiranes eshte rritur artificialisht vetem per kete rast. Pra persona qe jetonin ne qytete te tjera kane bere pasaportizim 1 mujor ne Tirane, vetem per te votuar. Kjo ka qene nje strategji e gatuar shume mire ne galerite e Ministrise se Brendshme me Ponen ne krye. Asnje kandidat tjeter socialist nuk do mund te kishte dale fitues kesaj here. me nje presion te jashtezakonshme mbi administraten, vetem Edi Rama mund t’ia arrine te korrete fitoren. E keqja e Edi Rames qendron ne faktin se i mesoi shqiptaret qe te fitoje me mbi 20 mije vota diference. Po te zbresesh te gjithe jabanxhinjte qe mesyne Tiranen vetem per te votuar, Rama do e tejkalonte kete shifer.
Zoti Mustafa, keni bere nje analize te perkryer, si perhere do shtoja.
Por mbetem edhe une i mendimit qe ka i ashtuquajturi Dyrrahu (se as une nuk e kam emrin Bashkim).
Ato pika qe Dyrrahu thekseon jane gjithe baterdia e ketij sistemi qe ka punuar 20 vjet, edhe per kete dite. Dhe kete here, siç edhe ju theksoni, ka shpalosur gjithe arsenalet e erreta te mundeshme. Bile me beri habi ne naten ne vijim kur per here te dyte avantazhi i bashes ishte numri i djallit 666. Mahh.
Por eshte e vertete, ata kane punuar ne te gjitha nivelet e mundeshme e akoma edhe pertej te mundshmes (u ble dhe news24) per te filluar qe nga shtremberimi i perceptimit, qe ky eshte nje nga mekanizmat me te fuqishem, e deri te lufta konkrete ne terren, me para, presion, kapie per (me falni) bolesh, e deri te gjithe mekanizmat super kriminale te perdorimit te te gjithe mekanizmave te inteligjences se shtetit e gjithe organet e tjera te tij per te na kthyer, ne mendimin tim, ne nivelet e demokracise me te keqija (siç thote dhe doktorri) ne bote.
Keto nuk duhen harruar. Keto nuk duhen harruar e çdo shqiptar qe nuk eshte i marre duhet te kthjellohet me shume se kurre per rreziqet qe i kanosen e te mos futin koken si lejleku duke blere mjerimin e tyre me therrimet e ketij pushteti.
Ne keto gabime i kemi bere ne gjithe historine tone, qe perpara Skenderbeut, e deri ne ardhjen ne pushtet te partise se Enverit e megjithate vazhduam edhe keto 20 vjet. Ndryshojne emrat e diktatoreve, por ne mbetemi stoike. E shume gjasa ka qe te rrudhim turinjte e te strukim koken ne ndonje zyre a ta mbulojme me ndonje 50 mije leksh.
Shqiptaret per mendimin tim duhet te bashkohen, siç nuk e kane bere ndonjehere, e te luftojne per ate liri qe nuk ta dhuron njeri, siç ne fakt nuk e kemi shijuar ndonjehere, sepse forcat e erreta i kanosen ketij vendi, te shitur e te blere, me keq se kurre.
o po ngelet duke u marre me Edi Ramen, jo kandido , jo mos kandido, merruni me te keqen e madhe qe na ka zene deren, boll bete si analiste, ka 6 vjet qe po i vihet flaka
o po ngelet duke u marre me Edi Ramen, jo kandido , jo mos kandido, merruni me te keqen e madhe qe na ka zene deren, boll bete si analiste, ka 6 vjet qe po i vihet flaka Shqiperise dhe ju po na beni si te paanshem.
Tek pika e pare nuk jam dakort me ty Z.Nano. Per te vetmen arsye se Edi Rama edhe nese fiton apo nuk fiton kjo nuk ka me rendesi me, se e gjtha e bota e mori vesht te verteten. Ai tregoi dhe nxorri bllof edhe nje here Partine e Sales se votat vidhen sa here qe ka zgjedhje ne Shqiperi. Luli I Sales edhe mund te fitoje po eshte nje fitrore e genjeshter e ndertuar mbi korrupsionin masiv, mashtrimin gallopant, administraten qe per te mbajtur vendin e punes bejne gjithashka, regjistrimin ne Tirane te mbi 20,000 banoreve te rinj ne nje kohe rekord , e nuk ka te mbaruar lista……… Keto jane gjera qe nuk duhen anashkaluar se jane shumeeeeee te rendesishme pavareshisht se analistet nuk i permendin shume keto gjera. Po te gjithe brenda vetes dhe ndergjegjes sone kemi dyshime te pashmangshme dhe nen vete themi se votat u vodhen prape.
Dikush ka frike dikush jo, po ne si popull po humbim vlerat tona dhe kjo eshte shume me e rendesishme se sa vota .Por mos harroni se Edi Rama dhe puna e tij beri qe sot Tirana te mos kete me kioska dhe eren e ndyre qe kishte pllakosur parkun rinia e kudo ,mund te kete edhe te meta se asgje nuk eshte perfekte, po te pakten jemi te ndergjshem per punen e tij.
Po ne si popull kemi nje te keqe te madhe qe harrojme shpejt, harrojme femijet qe po rriten jetim se Luli i vraru baballaret qe protestonin per nje jete me te mire, harrojme se politikanet i kane xhepat plot me leke dhe kujdesen si ti rrisin me shume depoziatat bankare, harrojme Gerdecin…………
Po nje gje dihet ” E verteta vono po do te dale” per kete te jeni te bindur te gjithe……………………
Vetem sfidant si Edi e cojne perpare shoqerine
Z. Mustafa nuk jam plotesisht dakort me analizen tende qe kanditati me i dobet eshte Edi Rama, kjo histori me kujton ate historin e lopes me hajdutin,besoj te gjithe e dine .Pyetja qe une do te beja eshte e thjeshte,
Si ka mundesi qe keto palo qytetare te votojne nji kriminel ,nji hajdut dhe nji matrapaz pashaportash ,Lulzim Basha edhe me nji qytetar te rastesishem te kishte konkuruar duhej te kishte humbur nese ne ate Tiranen tone do te kishim njerez pak me te civilizuar .Nuk eshte faji i Edi Rames ,por i atij Populli Injorant dhe pa memori .Une jetoj shume larg ,por sot me keto qe po shikoj ne computer per nja 10 vjet nuk kam per te shkelur ne ate vend,gjithsesi me duhet te falenderoj JU dhe nji grup Gazetaresh te tjere per guximin dhe vertetesin e problemeve qe trajtoni
O eduard po e shikoj se qenke teper i hidhur sot . mos u merzit se do i fitoje rama zgjedhjet. edhe nese humbet tiranen(shpresoj dhe dua qe ti humbase) Ai prap i fitoj zgjedhjet ne rang kombetar. Une jam me PD dhe e kam pranuar humbjen. kurse ti nuk i gezohesh fitores. Populli yne nuk eshte injorant se ke deshire te fitoje idhulli juaj ky eshte verdikti i tije. te pelqen ose jo kjo ska rendesi. Kjo fushate e ka bishtin mbrapa. me analizen time nese Rama fiton ne do kemi perseri zgjedhje deri ne fund te ketije vitit.Nese humbet atehere do kemi zgjedhje ne 2013. te lutem me korrigjo nese e kam gabim.
Ne rast se rezultati eshte shume i ngushte,kjo nuk ndodh ngaqe “Edi Rama eshte nje kandidat i dobet”.(!)
Z.Mustafa prisja qe te thoshje ndonje gjykim me te pjekur…
Aresyeja e vertete eshte MANIPULIMI I LLAHTARSHEM qe ka bere prishesi i perhershem i RREGULLAVE dhe Zgjedhjeve ,Sali Berisha…
Po rikujtoj vetem dy:
1 – Importimi i votuesve te vet nga gjithe Shqiperia dhe regjistrimi ne Tirane,disa prej te cileve “banonin”deri edhe neper lavazhe (!) e te tjere 15 veta ne nje dhome (fiktivisht) si ne Vicidol…
2 – Venia ne dispozicion falas e linjes ajrore te Lulzim Bashes per te sjelle votuesit e vet studente nga Italia…
E shume e shume poshtersi e marifete te TRADHETARIT ME TE MADH TE KOMBIT SHQIPTAR…
Une shpresoj qe Edi Rama te dale FITUES,ne radhe te pare PER TE MIREN E SHQIPERISE !!!!!
Por edhe humbes po te dale,une nuk mendoj se i duhet hedhur faji Edi Rames.
Edi Rama mund te humbase vetem duke i bere hile dhe hilet duhej t`i zbulonte dhe t`i demaskonte edhe shtypi,apo jo…
Une do doja nga ti Muco qe te mos e “braktisje” Edin pikerisht sot…
Ne rast se do nje “shenjester”, ja ku e ke Sali Berishen,shkaktarin e te gjitha te keqiave te popullit shqiptar,i bashkuar “grushtcelik” me Fatos Nanon dhe Ilir Bllokun…kunder Edi Rames!!!
Komplotet e tyre kunder Edit per ta “hequr qafe” qofte dhe me rruge te pandershme,kane qellim qe ata te vazhdojne te qete pa e prishur terezine TE NDAJNE E TE RJEPIN SHQIPERINE (!!!!!)
Une do t`i krahasoja keto veprime me komplotet e Ahmet Zogut per vrasjen prapa shpine te PATRIOTEVE si BAJRAM CURRI etj…
Ndofta nuk ke degjuar krisma,Muco,por ky eshte realisht nje “atentat”…
Nje “atentat” jo vetem kunder Edi Rames…
Sa patrijot je o memedhetar. Po ti hapim mekatet qe keni bere ju sdo na dilte gazeta tema si hapesire. boll shpifet me manipulimet e gjithe shqiperija i ka ndjekur dhe ska pase asnje manipulim.por nga friga e humbjes se tiranes si besoni as njeri tjetrit. Avionat nuk sillen per 500 apo nje mije vete sepse duhesh te jesh miliardier ( Ne Euro) Pastaj Fatosi dhe Iliri jane socialista i doni apo si doni kjo ehte gje tjeter. Kurse per Saliun e urreni sepse ja u din se ku ju rreh i themi nga anet tona. Do te deshiroja te shpreheshe pa urrejtje dhe bej nje analize te shkrimit. Urrejtja te prish shpirtin dhe te ngaterron mendimet. Mucho po ben nje analize te qelluar. Edi nuk duhet te kishte kandituar.tani duhet te prese edhe 8 vite nese fiton qe te behet kryeminister.sepse do jete bashkiak per 4 vite pastaj ne gjedhjet e 2017 i bie te votohet perseri. Vetem nese skenohet edhe nje 21 janar tjeter. kjo sdihet.te pershendes dhe te uroj fitoren ne shkalle kombetare. efituat me merite.Maloku Demokrat.
Nuk jam aspak dakort me ty z.Nano.
–Se pari nuk mund te thuash qe z.Rama ishte kandidati me i dobet per kryetar Bashkie
Vete fakti qe ka kandituar 3 here e ka fituar tregon perkushtimin e Rames ndaj Tiranes.Kandidimi per te katerten here tregon prape se Rama ka fituar prandaj edhe behet zvarritja e numerimit te votave.
–Po te mos ishte emri i Rames por emri i nje tjetri kandidati socialist per k/bashkie.pritja e deputeteve e simpatizanteve te majte ne rrethinat ku numerohen votat do te ishte e nje llojte per te pritur rezultatet e jo nje palo rezultat
–Ju e mbani vehten per analist e intelektual serioz, gje qe ne kete shkrim nuk me rezultoni i tille me keto fraza kaq banale.
–Eshte vertet turp , qe ne njesit 5 dhe 9 situaten per pershpejtimin e numerimit te votave e moren ne dore ambasadore e nderkombetare , por ky nuk ishte faji i Rames, por i shtetit pa shtet.
–Se fundi, perçarja qe ka sjelle qeveria Berisha ne popull per shume e shume gjera qe te gjithe i dime prandaj s’po i permend,vetvetiu do ti çoje keto zgjedhje te marrin formen e nje makthi nacional.
Jo se s’kane vlere , perkundrazi, kane shume shume vlere.
Me kete shkrim me duket sikur ke inat personal me Ramen.
Nisur nga kjo analize dhe nje shkrimi juaji per diten e zgjedhjeve, kuptoj me keqardhje se edhe Z. M. Nano paska pasur honorare per kete fushate ashtu si ata intelektualet “servile”( ata jane te mencur, ate pune nuk e bejne kot). Qofsha i gabuar por per per kriminelin ka shume rendesi te mos thuhet e verteta, por eshte shume i kenaqur edhe kure thuhet vetem nje pjese e saje ( sidomos kure kjo behet nga “kundershtari”, e vura ne thonjeza sepse nuk jam i sigurte nese z.Nano eshte i tille). Uroj qe analisti Nano, nder te paktet qe ja vlen ta ndjekesh te jete konseguent me te verteten e plote dhe jo te pjesshme.
Z. Nano, Edi Rama ka fituar edhe nese do te dale fitues me nje rezultat te ngushte, edhe nese do te dale humbes po me nje fitore te ngushte. Eshte e vertete qe ai kish perpara nje kandidat jo te te njejtit nivel nga ana e aftesive te nje lideri, te nje intelktuali, retoriku, udheheqesi, politikani te vertete si Basha, por ai kish perballe Sali Berishen me eskorten e teij, ku gjithe fuqia financiare e tyre ishte perqendruar ne Tr. Edi Rama eshte fitues – sepse ai udhehoqi popullin ndaj tradhetareve e te korruptuareve. Keto zgjedhje i nderuar nuk ishin zgjedhje vendore, nu kishin zgjedhje per individin, per here te pare ne historine e Shqiperise (te pakten pas viteve 90) qe populli ka votuar kunder TRADHETISE E AGJENTEVE. Keto jane zgjedhje per mbijetesen e kombit tone, per moshumbjen e identiteti kombetar. Sali Berisha shkaterroi ate enderr te quajtur PD, dhe po shkaterron ate enderr te gjithe hernjve tane nder shekuj te quajtur SHQIPERI! EDI eshte I fituar, sepse ai udhehoqi popullin ndaj shkaterrimtari te endrres tone. Dhe nese nuk tani nuk e shkaterroi tani te keqen tone te madhe Sali & banda, jam e sigurt qe nje dite, dielli do te ndricoje. Urimet me te mira e suksese Edi Rames ne kete rruge te gjate, kjo ishte beteja e pare e vertete…ky vetem Edi Rama nuk mund te quhet humbes, por fitoi populli shqipetar ndaj TRADHETAREVE!
Dakort, po marrim te mireqene se kandidatura e rames ishte e gabuar, pyetja ime per zotin mustafa do te ishte kush na ishte ajo figure e ps qe do ja dilte perballe makinerise mafioze qeverisese te Berishes dhe betejes per jete a burg te ilir metes?
Edhe sikur Edi Rama tè mos kish punuar fare pèr fushatèn, Njerèzit do tè votonin pèr tè sikur tè ishte vetèm fotoja e Edit. Nuk dua tè zgjatem pèr kandidatin tjetèr, ai as dhe rival nuk mund tè quhet. Po si èshtè e mundur qè Ju zoti Muçi sot prezantoheni me njè shkrim tè tillè me njè ‘thikè me dy presa.??
Sot duhet tè demaskohet KQZ Ristani. Mashtrimi, fallsifikimi etj tè cilat e bèjnè tè pa mundur vendosjen e njè demokracie perendimore qè tè gjithè e duan. Sot ju keni shkruar pèr sensacion, por jeni shumè larg tè vèrtetès. Ndoshta tani e kuptova se pèrse gazeta juaj po mbyllet.
Edi Rama fitoj dhe po mposht diktaturen me nje diktator qe eshte akoma gjalle.prandaj zori Nano ti themi gjerat sic jane.
Edi Rama po mposht diktaturen e fundit te evropes.le ti japim kreditet qe meriton zoti Nano.
Me gjithe respektin qe kam pasur per Ju zoti Nano(Mustafa),do doja te shkruaja dicka telegrafisht:
1-Ti e di mire qe fituesi nuk gjykohet sado e vogel te jete ajo(fitorja).
2-Perballe tij nuk ishte Luli,sic ti mendon,dhe kete ti e di mire por nuk do ta pranosh.
3-Edhe humbjen ai burri (Rama)e ka llogaritur dhe nuk e la per ta gjetur ti apo dikush tjeter ne PC apo laptopet neper tryeza pune.
4-Si do ta doje fitoren ti,apo si bixhozi:o te gjitha o asgje?
5-Po tek Sala more Nano,vetem kete shikon,qe prishi zgjedhjet,pamvaresisht se ky eshte edhe humbesi?Apo e ke me kollaj te perflasesh e te telendisesh ata qe fitojne(n.q.s).
6-Po per ate gangsterin e KQZ nuk shkruan dot,apo te prishet ndonje ekuiliber?
7-Dhe e fundit,pse nuk dole dhe ti zoterote,sic themi ne andej nga anet tona,ti thoje nja dy gjera,bashke me ta,neper ato pak media qe po mbesin ne treg?
Nder shkrimet me te dobeta te Mustafa Nanos.
1) Lidhur me ”poshterimin e panevojshem te Rames”: nqse PS do te kishte kandidat tjeter, nuk do ta fitonte bashkine e Tiranes (tashme fitorja e Rames eshte e 99.999 % e sigurt, do te duhej te ndodhte nje cudi qe te mos kishte 450 vota plus ne 11 kutite e mbetura). Keshtu do te zbehej se tepermi fitorja e se majtes ne mbare Shqiperine;
2) Asgje e papritur lidhur me vonesat qe po shkaktohen tek Shkolla Vasil Shanto: Berisha e ka te veshtire te kaperdije humbjen ne te gjithe Shqiperine, perfshire Tiranen. Edhe kur
deshtoi ne referendumin per Kushtetuten ne vitin 1994, Berisha e zgjati dhe e sterzgjati procesin e numerimit.
3) E turpshme qe Ambasdoret po qendrojne si vezhgues tek kjo shkolle ? Po takimet e Berishes dhe te Topit me zyrtare te huaj te dores se dyte nuk jane te turpshme ?
Me kete artikull ke shkruajtur si Mucua e jo si Mustafai, nuk ka me budallenj Mucooooo. Duket sikur ti nuk jeton me realitetin e sotem te Tiranes.
Fitoret e PS-se ne rrethe nuk duhen minimizuar!!! Dihet qe ne TR, Basha-Berisha-Meta e Mediu me Fatos Nanon e company, do perdornin cdo mjet per te aritur aty ku jane sot: 5 dite pa asnje FITUES! Kjo nuk ndodh as ne AMERIKE, ku pas 300 milione votuesve, Presidenti shpallet ne kohe reale, jo me te pritet 5 dite si ne TR per nje cung si BASHA !!! Ata qe fillojne e komentojne ne drejtesine legjitimitetin e ketyre zgjedhjeve jane te shitur e armiq te demokracise!
NA BERI HORE POLITIKA E HORAVE
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Leksioni demokratik i shqiptareve
Dita e zgjedhjeve te 8 majit 2011 mbetet model per te gjitha zgjedhjet e zhvilluara ne Shqiperi qysh nga 22 marsi 1992 e deri sot. Shqiptaret, demosi- populli shqiptar hodhi qarte e paster si kristali voten e vet te lire. Nje votim i qete, i larte ne shifra, transparent, pa asnje incident cenues te rregullave e normave demokratike. Zgjedhje model te nje populli model ne parametrat e standartet demokratike perendimore!
Respekt vellezer e motra shqiptare pa dallim feje, krahine, ideje, partie, krahine statusi politik apo shoqeror. Perulem me nderim e respekt perballe jush, perballe popullit tim, perballe demosit shqiptar.
Pergezime! Urime per kete sukses demokratik, per kete leksion demokracie qe i tregoi Botes qe populli shqiptar jo tani por qysh nga dhjetori ne vitit 1990, kur lindi pluralizmi politik dhe demokracia eshte pjekur per demokraci. Rruga eshte e pa kthim mbrapa.
Aspirata e demosit shqiptare ” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” E duam Shqiperine si Ameriken Demokratike” lulezoi ne kete pranvere me gjithe shkelqimin e saj.
I Zoti, Sovrani e qet… tellali se jep !
Cdo zgjedhje ne cdo vend demokratik ka dy shtylla kryesore: votimin dhe numerimin e votave te lira e te barabarta te shqiptareve, qe quhet manaxhim ose administrim i procesit elektoral. Kjo eshte detyra kryesore e organizatoreve dhe qeverise se cdo vendi demokratik. Pjesa e pare qe model. E dyta ka nje jave plot sot qe shihet si drita e Diellit….
8 maj- 13 maj 2011. Plot gjashte dite pas votimeve akoma nuk jane numeruar ato vota te shqiptareve, nuk eshte lexuar e aq me pak nuk eshte shpallur veridikti i demosit shqiptar. Akoma nuk eshte lexuar e numeruar vota e shpreses se madhe per demokraci qe u hodhen brenda 12 oreve.
Kjo zvarritje e tepruar, ky numerim i stervonuar jo vetem cingrisi mendjet e shpirtin e cdo shqiptari, Shume me keq. Numermi i vonuar e sabotuar qellimisht nga politika zyrtare shqiptare e njollosen, e perdhosen, e llangosen paturpesisht voten e popullit te vet, sic eshte provuar ne cdo zgjddhje lokale, rajonale apo kombetare ne Shqiperi tash e gati 19 vjet . Per gjashte dite me radhe, votat e demosit shqiptar akoma nuk kane perfunduar se numeruari nga ata qe kishin si detyre paresore organizimin e ketyre zgjedhjeve.
Kesaj i thone shkurt e bukur: I Zoti, Sovrani, Demosi e qet, sherbetori, telalli se jep!
Pushteti i demosit dhe karrikja e horave
Pse !? Sepse pushteti i popullit, me popullin e per popullin qe e ka emrin demokraci eshte kthyer nga horat e politikes shqiptare tash e gati 100 vjet ne pushtet te perjetshem te horave, me horat e per horat! Ky pushtet ala “sa te me jap ymer ai lart” eshte pushteti i horave jo i demosit!
E per ta ruajtur ate horat e politike hore ja kane vene e jane gati t’ia vene flaken Shqiperise sa here ai u eshte kercenuar apo rrezikuar. Kater here vetem gjate 15 vjeteve te fundit nga 26- 28 maji 1996 e deri sot. Ligji i vetem per ta eshte Ligji i Maliqit. E vetmja Kushtetute per ta eshte Kushtetuta e Plepave dhe Universiteteve te Domosdoves e pse jo edhe Vicidolit e Corovodes, ku gdhihesh ordiner e ngrysesh milioner.
Per kater pese muaj minister ua kalon peseqint vjet e dhjetra brezave si deputet, senatore, ministra, kryeministra e deri edhe presidente te fqinjit tone jugor me mbiemrin Papandreu apo Karamanlis! Edhe ne kusari e hajni na eshte futur aksioni me goditje te perqendruar i ish- qoftelargut dhe partise se tij !
Supervlera e horave – horlleku!
Shihni vilat e blloqet e kusareve te pushtetit kusar, milionat e depozituar deri ne Zelanden e Re e ne Argjentine qe te bindeni.
Hajnia eshte kthyer ne vlere! Kurveria eshte kthyer ne kult. Vrasja vleresohet si heroizem! Horlleku eshte supervlera e horave!
Sa per ligjin ate e ben Luigji i 14-te “ligji jam une” pra sic thote populli, Maliqi ose Saliqi, sic po ndodhe edhe me maskaraden e fundit te zvarritjes se numerimit te votave!
Aq e rende qe kjo zvarritje pa fund sa situata po acarohej nga casti ne cast. Shqiperia po humbiste qetesine ne cdo cast e sekonde qe zvarritej veridikti i demosit te saj. Tensioni rritej nga casti ne cast.
Turpi i politikes shqiptare
E ndodhur perballe nje veridikti sa te hidhur por aspak te papritur per politiken zyrtare shqiptare pas zollumeve te shumta te saj qysh prej tash 19 vjetesh, klasa politike shqiptare po luante me voten, po tallej me armen kryesore te lirise e demokracise shqiptare, voten e lire te qytetareve te lire, sic ka vepruar mbi dhjete here tash gati 19 vjet!
Politika zyrtare shqiptare e ndodhur perballe transparences se detyruar dhe teknologjise se perparuar, perballe syve fort vigjilent te vezhguesve nderkombetare dhe perballe fokusit te kamerave te mediave kombetare e nderkombetare. perballe syrit e zerit te demokracise u gjet e papergatitur nga veridikti popullor. Manipulimet klasike, vjedhjet e hapura ishin pothuajse te pamundura.
I vetmja rruge qe i mbeti horave te politikes hore perballe ndeshkimit masiv e total me voten e lire ishte te luante bixhoz me te ardhmen e Shqiperise, duke e larguar perseri nga aty ku eshte vendi i saj natyral, normal dhe i merituar, Bashkimi Evropian dhe nena e demokracise boterore, SHBA-ja
Maskarada e numerimit pafund
Tamam ne kohen qe humbesi duhet te uronte fituesin e te festonin fitoren demokratike se bashku si opozitare por vellezer filloi marifeti i vjeter i horave te politikes shqiqptare: manipulimi me metoda me te sofistikuara e ne pamjen e jashteme ” sipas ligjit” , ” nuk mund te dalim mbi ligjin”, “do te respektojme Kushtetuten” pikerisht nga horat politike qe e shkelin ate 48 ore ne 24 ore qe ka dita e nata se bashku.
Turp per horat e politikes shqiptare te manipulimit, te vjedhjes, qe na bene hor ne syte e Evropes se Bashkuar dhe aleatit tone me te madh e strategjike, SHBA-se.
Na moren fytyren. Na neperkemben dinjitetit kombetar. Na turperuan ne syte e gjithe Botes.Na bene qesharake Aq qesharake sa ua prishen axhenden, festat njerezore e misionet e tyre diplomatike kryediplomateve te SHBA-se dhe Evropes se Bashkuar.
Aritmetika cjerr masken e lojes me votat!
I detyruan me zullumet e horllekun e tyre ambasadoret miqe te Shqieprise e shqiptareve te behen edhe stimulues edhe kujdestare te numerimit te votave te shqiptareve.
Pamja me e shemtuar e kesaj maskarade dhe horllekeu te politikes zyrtare shqiptare ishte prania e detyruar fizike e Ambasadorit te nderuar te SHBA-se Z. Aleksander Arvizu dhe e Ambasadorit te nderuar te BE-se Zotit Sequi ne njesine bashkiake Nr, 5, bastion i mirenjohur e sprovuar i opozites kryeqytetase. Nje kuti votash u numerua brenda 20 minutash. Pese gjashte here me shpejt se kur ata nuk ndodheshin aty.
Aritmetika me e thjeshte tregon se me kete ritem 65 kutite e Njesise Bashkiake Nr. 5 do te numeroheshin brenda 21 oreve, pra me pak se nje dite e nje nate, e jo as pas 144 oreve, sic urdheruan e vepruan horat e “ligjit te Saliqit” dhe ” zbatuesit e drejtesise se Gerdecit ” ala Fatmir Mediu, ala Lulezim Basha, ala Ilir Meta , ala Genc Ruli…. e kompania e “Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” sipas ” The New York Times”
Ambasadoret numerojne votat e shqiptareve… Horat … milionat e kusareve!
Kulmi arriti kur me horllekun e tyre e detyruan zotin Arvizu dhe tete ambasadore te tjere te shteteve tona mike e aleate natyrore, perfshi ate te BE-se, te linin festat, te prishnin axhenden e pushimin e fundjaves se lodhshme politike shqiptare e te shuanin sherrin e politikaneve trazovace e te pa marr vesh shqiptare.
Ndersa horat politike shqiptare numerojne milionat e korrupsionit e kusarise se hapur edhe para kamerave, vrasin para kamerave protestues paqesore per barazine e votes e buken e gojes, per nje Shqiperi si e gjithe Evropa e si Amerika demokratike, Ambasadoret e nderuar te tyre, qe na kane ne drite te syrit si mesuesi i mire nxenesit trazovace, hileqare e kopjace, si prinderit femijet e keqinj …. detyrohen te numerojne votat e shqiptareve….
O Zot i madh shpetoje Shqiperine !
O Zot i madh! Mjere Shqiperia ne duart e kujt ka rene! O Zot i madh shpetoje Shqiperine e shqiptaret nga keta kusare e vrasatare!
Politika zyrtare shqiptare qe ishte ne provim para e ne syte e Evropes e te Amerikes demorkatike qe ua ka nxjerre gojen mbas veshit me horlleqet e saj, qe ua ka prure ne maje te hundes me horlliqet e saj pa fund mbeti ne klase.
Na bene hore horat e politikes qeveritare Shqiptare. Keta hora i humbin jo vetem votat…. Rrenuan perfundimisht edhe cdo standart te ketyre zgjedhjeve.
O Zot i madh! Shpetoje popullin me properendimor ne Bote! O Zot i madh shpetoje Shqiperine e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut e te Nene Terezes nga horat e politikes zyrtare ster- hore te Esat Pashe Toptaneve e Ahmet Zogeve, te Enver Hoxheve e Miladin Popoviceve, te Sali Berisheve e Damir Fazliceve…. Amen !
>zoti Nano,mendoj qe analiza juaj eshte teper e gabuar,mund te them pa ndrojte se “ja fut kot”si kur flet per Edin ashtu dhe kur analizon PD,kam pershtypjen se kohet e fundit ke filluar te ndryshosh stilin e te shkruarit,dhe ne programet e A.S.qe te kam ndjekur se bashku me A.Stefanin,je larg analizave realiste me Andrean,nuk krahasohesh fare.Me vjen keq se perse po ndodh kjo ne personalitetin tend.
Sa per dijeni qe ti e di fare mire fituesi nuk gjykohet,por vetem feston,humbesi edhe ne rastin me te keq sikur te fitoje Basha,fitues eshte perseri PS,dhe kjo eshte fare e qarte,vetem Sala nuk do ta kuptoje ose ben sikur e kupton.Me menyren si analizon ti zgjedhjet me lind mendimi dhe mua te shpreh: “mos kjo ishte nje kurth qe Edi i ngriti Berishes per zgjedhjet? me nje fjale kurthi eshte se Berisha dhe Basha prqendruan forcat vetem ne Tirane duke nen/vleresuar rrethet, duke menduar qe ato i shtyim lehte dhe i kemi ne dore,por gjithe forcat eshte te marrim tiranen.duke vepruar keshtu,ata smorren as tiranen por dhe humben dhe rrethet,duke bere keshtu qe rama te dale fitues TRE fish,Fitoi TIRANEN, fitoi kuner KUKLLES dhe kuner vete SALES,pra i vetem kunder te gjitheve por mos te harrojme i mbeshtetur plotesisht nga populli.
PD me ata rrugace qe ka ne krye nuk ka per te bere kurre hajer,kjo eshte filozofia e jetes,kete duhet ta keni te qarte z.Nano.
EDI ka fituar 3-0 kunder PD,pamvaresisht se PD lozi me “shpirt luftarak dhe me patriotizm”.Pra ne nje ndeshje nuk matet shume se si luan por maten sa gola ke realizuar.
Prandaj kam pershtypjen se analiza juaj eshte e dobet,me vjen keq.
Më duhet që edhe një herë t’ia përkujtoj zotit Mustfa se Edi Rama fitoi për herë të katërt.
Ja paraqitja ime para se të numërohen të gjitha kutitë:
Dyrrahu thotë:
13 Maj, 2011 më 1:13 pm
Zoti Mustafa, ( më falni por mbiemrin nuk mund ta marr në gojë kur mendoj të shkruaj gjera të mira përkitazi me shkrimin tuaj, besoj që e dine pse nuk e shkruaj mbiemrin)
Edhe pse pjesa dominuese e shkrimit tuaj i rrin besnik realitetit, prap se prap ka gjëa për të cilat unë mendoj ndryshe.
Edi Rama ka fituar tri herë në Tiranë, po fiton edhe të katërten. Ai po fiton kundër gjithë Qeverisë shqiptare, po fiton kundër të burgosurve ordinerë, po fiton kundër intelektualëve servilë, po fiton kundër mafisë berishjane, kundër aeroplanave të udhëtarëve, kundër policisë së pandëgjegjëshme, kundër një grupi gangësterësh që bllokojnë Tiranën për ta nxjerrë Bashën fitues të rrejshëm. Më besoni se ka edhe shumë arsye për ta mbrojtur dhe uruar zotin Rama për suksesin që tregoi në këto zgjedhje shumë, shumë sfiduese.
Nuk e di a ka vendosur kush për t’i përcjell mjetet e transportit të kutive të votimit. Sa furgona janë të ngjashëm, sa të tillë ka me targa të njejta, sa ngasës janë bineq dhe sa automjete bartëse janë zëvendësuar me të tjetrë kur i kanë bartë kutit e votimit, të cilat i kanë mbushur sipas dëshirës së Argites dhe Shkëlzenit. Këta dy të fundit janë kordinatërë të Qeverisë dhe PD-së. Pra këta e duan Bashën kryebashkiak për të vazhduar praktikën e viteve të fundit.
Meqenëse Basha do të humbas atëherë vet rezultati e sjell atë në krye të PD-së për të qenë marionetë utile në duartë e të fuqishmëve në PD.
Përgjigje