Shembulli i Edit

12 Maj 2011, 18:02Politika TEMA

Edi Rama, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në Tiranë, është fitues i zgjedhjeve të 8 Majit. Ai ndërroi hartën politike të Shqipërisë dhe na bindi të gjithëve se me konsistencë në politikë mund të arrihen rezultate spektakolare

Nga Leonard Kerquki

Teksa militantët e partive po i zgurdullojnë sytë duke numëruar vota në Tiranë tash e katër ditë, një gjë është e qartë si loti: Edi Rama është fitues i zgjedhjeve, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në Kryeqytetin shqiptar, kur ky shkrim ta shohë dritën e botimit.

Ai i mori qytetet kryesore të Shqipërisë, depërtoi fuqishëm në Veri, mbajti Jugun dhe është në rrugë të mbarë për të fituar bindshëm edhe në votën proporcionale në rang kombëtar, diçka që nuk është parë vjetëve të fundit atje.

Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për një njeri që luftoi si luan tash e sa vjet, përballë tre liderëve kryesorë që kanë dominuar në skenën politike të Shqipërisë në njëzetë vjetët e fundit, Sali Berishës, Ilir Metës dhe Fatos Nanos.

I mundi ata, madje i turpëroi më 8 Maj.

Krejt kjo u zhvillua teksa Edi Rama ndihmonte kandidatët e Aleancës për të Ardhmen nga Vermoshi në Konispol dhe njëherësh luftonte për çdo votë për kandidaturën e tij rrugicave të Tiranës.

Sigurisht, ky sukses ka thyer shumë zemra tek ne, por secili njeri në Kosovë – përpara se të hedh baltë e vrer mbi figurën e Edi Ramës – do të duhej të reflektonte për shembullin e madh që na dha ky njeri.

Nuk jam njeriu i duhur për ta gjykuar një lider politik të Shqipërisë. Këtë shumë ma mirë se unë mund ta bëjnë gazetarët e Tiranës, por duke përcjellë karrierën politike të Edi Ramës besoj se fitorja që korri të dielën është rezultat i një konsistence të admirueshme politike të tij. Pse jo, mësim se si luftohet edhe kur gjithë bota është kundër teje. Thënë ndryshe, është shembull tipik i një vizionari që nuk lodhet së ndjekuri ëndrrën e tij.

Diçka të tillë nuk kemi parë në Kosovë.

Ky vend sot vuan pasojat e moskonsistencës në politikë dhe përgjithësisht në çdo segment të shoqërisë.

Shikoni se si vrapojnë deputetët sa në një krah në tjetrin. Shikoni se si njerëzit i ndërrojnë partitë pa pikë turpi. Shikoni se si një forcë e re, Partia Fryma e Re, shuhet për tre muaj – themeluesit e saj bien në gjunjë, shiten për pak para dhe karrierë. Kujtojeni Partinë Reformiste Ora. Shikoni njerëzit që krijojnë opinion në këtë vend – për një grusht parash janë në gjendje ta mbështesin edhe kriminelin më të madh që hyn në politikë. Çfarë mund të themi për intelektualët, për profesorët që ligjërojnë fakulteteve, për drejtuesit e shoqërisë civile? Pothuajse të gjithë ulen çdo ditë në prehrin e ndonjë pushtetari, qoftë ai i nivelit qendror apo lokal.

Edi Rama mund të ketë një mijë mëkate, por rruga e tij e suksesit është e ndryshme nga ajo që ndiqet sot në Kosovë nga elitat intelektuale dhe politike.

Ai ishte pozicionuar kundër pushtetit gjatë viteve të ’90 me shkrimet e tij në gazetën “Koha Jonë”, kur erdhi nga Parisi protestonte bashkë me qytetarët e Tiranës kundër “Saliut të Parë”, thyente shabllonet e politikanit kur mori postin e Ministrit të Kulturës, më pas rrëzonte një nga një kundërshtarët e tij për të parin e Bashkisë së Tiranës – nga Besnik Mustafaj, Spartak Ngjela e deri te Sokol Olldashi. Shkeli mbi Fatos Nanon e Ilir Metën – dy figura sinonim të korrupsionit galopant. Tash e gjashtë vjet lufton çdo ditë me Sali Berishën, përderisa ndërton raporte partneriteti, e jo raporte servilizmi me ambasadorët e huaj.

Kush do ta bënte këtë te ne?

Shenja të tilla, deri më tash, kemi parë te Lëvizja Vetëvendosje, por mbetet e paqartë nëse ata mund t’iu shkojnë deri në fund parimeve të tyre, duke pasur parasysh çetën e matrapazëve që sot gjenden në gjirin e saj.

Pjesa tjetër është tërësisht labile dhe lehtësisht e përshtatshme ndaj çdo situate.

Nuk po them se pikërisht Edi Rama është shembulli i duhur apo i vetëm.

Me pak fjalë: ideja e këtij teksti është nevoja urgjente që në politikën kosovare, në përgjithësi, të ekzistojë një konsistencë idesh dhe veprimesh, të cilat do të bënin që ky vend të ketë jo vetëm një të ardhme, por edhe një tashme shumë më të kënaqshme dhe të pëlqyeshme për qytetarin. E kjo konsistencë, thënë mes parantezash, gjithsesi do të duhej përfshinte në vete përgjegjësinë politike e morale, sundimin e ligjit, zhvillimin kulturor e ekonomik etj.

A është tepër utopike kjo?

Por duke qenë se gjërat janë si janë, vërtet tingëllon ashtu.

Na mbetet neve të gjithëve ta shndërrojmë në realitet.

23 komente në “Shembulli i Edit”

  1. saranda 2001 says:

    S’kam se cfare te shtoj me shume analizes tende korekte,kjo me forcon bindjen se intelektuale te fuqishem progresisdte ka ne te dy anet e vendit tone,vetem se duhet te bashkohen per te luftuar te keqen KORRU{SIONIN SHTRETEROR SALI +THACI .EDI i shqiperise dhe “EDI” i kosoves do te cojne perpara kombin tone.Edhe nje here faleminderit per analizen e shkrimit.suksese Kosoves…

    1. rovena says:

      kush eshte “edi ” i kosoves ???!!

      1. eddy says:

        analize e perkryer bravooooooo nuk ka vend per koment

    2. vinny says:

      Nese nje analize konstruktohet vetem ne aspektin pozitif te nje personazhi, sigurisht qe personazhi ne fjale do te na dale i zgjuar, karizmatik, vizionist…
      Problemi eshte se nuk duhet harruar se Titana eshte kthyer ne nje qytet kaotik, me ndetime te cilat nuk kane harmoni me njera tjetren, ku betoni zuri vendin e lulishteve e parqeve ku nje pallat eshte 12 kate dhe nje tjeter 10 metra me larg 6 kate..ku nuk ka asnje lloj mundesie per te levizur me biçikleta…..
      Bumi i ndertimeve filloi rreth 1998, pra as dy vite pasi Edi u zgjodh kryebashkiak.
      Eshte e vertete qe Edi Rama ka punuar shume per Tiranen dhe Bashkine e saj, por Edi Rama nuk duhet harruar se eshte kontribut i ketij kaosi qe kemi ne Tirane, dhe kjo eshte per menimin tim katastrofa me e madhe, pasi nuk mund te dreqet me per dhjetra vjeçare.
      Nese Edi Rama nuk do te kishte kete te kaluar ne kurriz, sot nuk do ta kishte problem te kishte fituar zgjedhjet ne Tirane perballe nje kandidati si Basha…

  2. 21janari says:

    ESHTE E SIGURT !
    Edi do te fitoje me 1006 vota!

    1. Rajmonda says:

      Fjala jote ne vesh te perendise,por jo atij te Berishes.Ishalla o zot,se nuk e duroj dot Cilin kur me flet,me ironi.

    2. klea says:

      te lumte goja 21janari

    3. Albogentivlora says:

      Per zotin edhe une kam bere disa llogaritje ku kam marre per baze kutite e numeruara dhe ato qe kane mbetur. Me del se Rama fiton me rreth 1000 vota teper.

    4. PERMETARI says:

      fjala tende ne vesh te zotit

  3. sali skifteri says:

    besoj do te dali nga LDK ose VV por qe do te vije shume shpejt ….

  4. Lugat says:

    Respekte Z. Kerquki, e dija qe ka shqiptare kosove te thelle e te zgjuar ashtu sikurse ka dhe plote budallenj te shqiperise zyrtare.

  5. eri,dallas says:

    Shume artikull i shkelqyer. Me vjen keq qe shume shqiptare te shqiperise nuk arrijne ta kuptojne politiken e Edi Rames ne te njejten menyre.

  6. Permetaria says:

    Shkrim i sakte dhe frymezues per ata qe duan te cojne vendin perpara.Populli i Kosoves dhe i Shqiperise ka shume njerez te tille si puna e Edit por nuk kane guxim te luftojne me mafiozet dhe matrapazet qe uzurpojne pushtetet.

  7. Nafija says:

    Edi ka fitur. Mos harroni mendjen e NGJELES DHE TE MEROS! Saliu nuk e kuptojqe kur humbi keta te dy humbu dy mendje largpamese dhe dy integritete. Tani te maje Mesilen , Bregun, Jozin, Ridvanken, Nishanken se i ka te mencur boll hahaha!
    Mos harroni qe Edi nuk beri pazare me Hysni MILLOSHIN , se do i ksihte edhe ato 1400 vota te ketyre komunistave te fundit qe qenkan gjalle…Sa keq qe se dinte kete Ilir Meta, se ai per pazare eshte me i miri, ndja do shkoj per dhjam qeni shume shpejt. Analiza e artikullit eshte shume e arrire.

  8. raimondi says:

    Shkrimi shume i bukur –Bravo !

    Kjo foto e Edit ketu eshte e madhe –hahahahahahahahahaahahahahaha ———-

  9. Eni says:

    Tek kjo foto Edi ja ben me sy Nanos dhe grupit te kurvave te PS ” Ua futa!!!”

  10. ermal says:

    mund te them pa frik se esht nje nga gjerat me te bukura qe kam lexuar keto dit . urime dhe forca Edi mos ndalofsh kurr .do zoti na ndimon ti shporrim keta servila qe kemi ne pushtet

  11. Devolliu says:

    EDI RAMA është fati i Shqipërisë, shpëtimtari i demokracisë.
    Këtij burri do i vijë prapa historia me lavdi.
    Treshja e urryerr Sali- Tosi-Meta do kujtohen veç për krime, hajni e tradhti.

  12. bolivar says:

    shkrim mjaf i goditur,per me teper qe vjen nga nje pene kosovare.
    EDI RAMA triumfoi perballe kulcedres me 7 koke(trashe)

  13. PERMETARI says:

    shkrim shum i goditur. bravo

  14. bujar says:

    per ate qe eshte shkruajtur eshte nje realitet sepse edi luftoi me mish dhe shpirt per ta ber ate tirane qe kemi sot kam bindjen e eplote se keshtu do tja nderroje pamjen dhe te gjithe shqiperise me rrespekt nga zejlanda ere te gjithe shqiptaret ne shqiperi ju duhet vetem pune dhe mirqenje pak politike te drej toje ai qe idel zot asaj pune te veshtire edi rama

  15. Bujar says:

    SHUM REALIST SHKRIMI ZOTI TI JAPE SHENDET FAMILJARISHT EDIT SEPSE SIC BERI
    TIRANEN DO TE BEJE DHE SHQIPERINE
    Me rrespekt NGA ZEJLANDA E RE

  16. SKENDERBEU says:

    TE LUMTE PUSHKA BRE BURRE KOSOVE.FJALE SHPIRTI FOLE.CDO SHQIPTAR ME KARAKTER DHE IDEALIZEM DERI NE SAKRIFIKIM DUHET TA KETE PARASYSH FIGUREN NJERZORE DHE UDHEHEQESE TE EDI RAMES .KESHTU DHE INTELEKTUALET E VERTETE .DHE SHQIPERIA DHE SHQIPTARET DO TE BEHEN ME TE MIRE DHE ME TE LUMRUR ,ME TE CIVILIZUAR.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje