SHENIM/ Tek vota ndahemi vëlla!

16 Maj 2011, 12:37Politika TEMA
SHENIM/ Tek vota ndahemi vëlla!

Kjo gazetë ka shkruar e raportuar më shumë se çdo media në Shqipëri për çështjen kosovare. Kemi mbrojtur e do mbrojmë gjithmonë idenë se Kosova duhet të jetë plotësisht e pavarur dhe se duhet të përparojë sa më shpejt në rrugën drejt BE-së.

Por këto ditë ka ndodhur diçka. Forumi i gazetës është mbushur me komente që vijnë nga lexues, që prezantohen si kosovarë, të mbushur me fyerje, sharje e kërcënime nga më të rëndat. Ndryshe nga The Economist, që bëri një alarm të vërtetë kur një kosovar postoi një koment me kërcënime në blogun e saj, ne nuk na bëjnë përshtypje këto fyerje e kërcënime. Por diçka na bën përshtypje: që sa të përkushtuar duken disa kosovarë në mediat e tyre, por edhe në ato të Shqipërisë, për të komentuar për zgjedhjet e fundit në Shqipëri.

E mirëkuptojmë pasionin e tyre për atë që ndodh në vendin tonë, jemi dakord që të kenë idetë e pozicionimet e tyre për çka ndodh këtu. Ne shpresojmë e besojmë se ky numër personash agresivë të jetë fare i vogël, por meqë ajo që shpresojmë të jetë shumicë, po hesht, po themi disa gjëra.

Duhet t’i themi pasi këta persona kanë qenë pjesë e votës. Në ditën e  votimit Tirana pati vizitorë zgjedhorë nga Kosova, të cilët vendosën një kryq në një garë që u nda me shumë pak vota. E nisur nga fakti se ditën e shtunë, kur festimet në PD shpërthyen si më urdhër, nuk mund të mos të të binte në sy fakti që kishte shumë makina kosovarësh që bërtisnin për Bashën e Berishën. Askujt nuk ia rrok mendja që të ketë ndonjë shqiptar që shkon e feston në Kosovë. Madje, madje të pakët janë ata që dinë se kush e drejton kryeqytetin e tyre, në mos edhe qeverinë e tyre.

Kosovarët vijnë nga një periudhë e gjatë pushtimi dhe gjithmonë kanë pasur mbështetjen, dashamirësinë e preokupimin shqiptar. Por, nëse ata kanë qenë të pushtuar nga një i huaj, edhe ne kemi qenë të pushtuar nga një vendas deri në fillim të viteve ’90. Mijëra njerëz u vranë në atë regjim e varfëria e frika kishte kapluar shpirtin tonë, aq sa në fillimet e demokracisë edhe Kosova na dukej Perëndim për nga zhvillimi.

Ndaj i kuptojmë ata kosovarë që tmerrohen, protestojnë e janë gati të sakrifikohen sapo shohin hijen e pushtuesit të huaj. Edhe ne jemi po kaq të tmerruar, të gatshëm për protestë e sakrifikim kur shohim hijen e pushtuesit tonë vendas. Nëse kosovarët mendojnë se ajo hije u vjen me negociata, ne kjo hije na vjen përmes votës. Ndaj, jemi të lumtur që ju kemi në mesin tonë, që festojmë e pushojmë bashkë, dëfrehemi e shëtisim bashkë. Por tek vota ndahemi, e madje ndahemi fort sepse duam të shkojmë si dy shtete drejt BE. Mos mendoni se ata që hiqen si nacionalistë, që fshihen pas flamurit kombëtar e që u premtojnë bashkim kombëtar nëpër media e kanë seriozisht. Ata thjesht duan paratë tona e këtë e arrijnë duke na mbajtur peng votën. Ndaj, shihni sa shumë përpiqemi ne në këtë betejë e luftojeni atë në vendin tuaj. Ndryshe do keni edhe ju ndonjë pushtues vendas. E ndonjëherë janë më të këqij se të huajt.

 

128 komente në “SHENIM/ Tek vota ndahemi vëlla!”

  1. Search38 says:

    Kjo qe bo bejne Kosovaret eshte nje gabim i madh, une jam nga jugu i Shqiperise dhe po u them atyre te shikojne punet e tyre ne Kosove dhe mos te merren me punet tona, nqs ata vazhdojne reagimi yne do jete shume i ashper dhe ata do marrin pergjigjjen e duhur.

    1. eddy says:

      kosovaret jan njerez me nivel te ulet nuk ja vlen fare te meresh me ta niveli tyre eshte i barabarte me afganin ndaje mes u merni shume me ata se nuk e keni kohen te lire po do ishte mire ti tregoni vendin dhe ta hiqni termin vella se eshte turpe duke e zevendesuar me shqip-folsat e krahines shqiptare kosove patriotizmi tyre nderuan flamure e hymne jane mbushur me pasaporta serbe te pakten ketej ne europe rine vetem me sllave e flasin ter diten sllavishte do ishte mire ti tregonit qe shqiperia ka nje kufi sic themi ne kufirin te thana

      1. plaku says:

        eddy,
        Kam mendimin se, ben gabim te shashe ne menyre kolektive nje popull te tere.
        Une ketu ne Zvicer kam takuar vetem kosovre shume te ndershem dhe shume patriote, te cilet e urrejne gjuhen serbe. Me vjen keq, por denim kolektiv japte vetem Enveri dhe Hitleri. Natyra vete e ka bere qe gishtat e dores nuk jane te barabarte dhe gjykimi bardhe e zi ( o me mua ose kunder meje ) nuk flet per nje nivel te larte kuturor . Pershendetje.

        1. burimi,salzburg says:

          plaku je i mrekullueshem,te gjitha shkrimet i ke te mira,pa fyrje me plot respekt per mendime te ndryshme,te lexoj me deshir,uroj se te gjith na shqiptart ta kemi se shpejti kulturen si ti.pershendetje

          1. plaku says:

            burimi, salzburg,
            Shume faleminderit per fjalete e mira. Mendoj se pjesa me e madhe e forumit ka kulturen time ( sic e quan ti ) duke filluar nga ti burimi, salzburg. Une personalisht jam shume krenar me nivelin e larte kulturor qe shumica e anetareve te forumit tone shkruajne mendimet e tyre. Pershendetje

      2. Patriot says:

        Eddy,

        Te kam vene re qe ke lavderuar edhe qytetarine dhe demokracine serbe ne nje shkrim tjeter, ndersa ketu po na akuzon Kosovaret per nje nivel te ulet dhe per sllave. Tipa si ti vijne era serb nje ore larg keshtuqe keput qafen nga forumi dhe mos na gjeneralizo nje popull te tere si injorant sepse me sa shoh nga niveli i shkrimi tend dhe racizmi i theksuar me ty nuk ja vlen te merresh.

        1. eddy says:

          djalosh kultura serbe nuk krahasohet me ate kosovare se eshte turpe mund ta urresh serbin eshte puna jote por lexo Mary Edith Durham cfare shkruan kam pasur rastin te punoje ne minis ter de la justice ne si perkethyes shqip -frengjishte dhe i njohe me mire se ju qe beni patriotin cfare pasaporta dorezonin dhe cfare intervista na jepnin nese komenti im nuk te pelqen nuk je i detyruar te me rikomentoshe

          1. Patriot says:

            Racizmi jot i theksuar dhe i hapur e ben te kote komentin tim pasi ai duket qarte. Pasi serbet bene masakra nga me te tmerrshmet ne Kosove dhe sot e kesaj dite nuk kane kerkuar falje, ashtu sic kerkuan e vazhdojne te kekrojne gjermanet per krimet qe bene baballaret e tyre naziste, ti vazhdon ti thuresh lavdi “kultures” serbe. E ke fjalen per ate kulture qe masakroi kroate, boshnjake, e kosovare??
            Eddy ta kam thene edhe njehere ke ngaterruar forum mor vlla , lavdet dhe elozhet per kulturen serbe shko beji ne forumet serbe. Atje kendoni kenge chetnikesh, pini shlivocica dhe degjoni Lepa Brenen.

          2. plaku says:

            eddy,
            More mik, edhe une ka 15vjet qe kam pasaporten zvicerjane dhe te jesh i bindur se une jam ne fillim shqiptar, pastaj vjen boshllek….boshllek…..boshllek dhe pastaj jam zvicerjan.
            Ti more djale pate fatin ( sic ke treguar vete ) se familja jote hyri ( beri shume mire ) ne ambasaden franceze dhe ti ne moshen 8 vjec shkove ne France me dokumenta. Shume shqiptare dhe kosovare nuk e paten kete fat dhe kane gjetur me te drejte rruge te tjera per te mare leje qendirmi ne vende te ndryshme per tju siguruar femijeve te tyre jete me te mire ( sic beri babai yt me ty ). Ke pare ne TV se sa shqiptare u mbyten ne det, sepse pa dokumenta deshen tju dhuronin femijeve te tyre nje jete me te mire. Ketu behet fjale per te mbijetuar mor djale. Qellimi justifikon mjetin. Ti na ben teorira se ka lexuar nje liber……A ke par ne Tv se si serbet i trajtonin boshnjaket ne kampet e tyre te perqendrimit ku ju numuroheshin kockat ne trup , a ke degjuar ndonje herer per Serbrenicen ku u be ndarja e burrave nga grate dhe femijet dhe ku u vrane vetem ne nje dite 8mije muyslimane. Faji i tyre i vetem ishte se linden ne Bosnje dhe se ishin myslimane, ashti sic ishte dhe faji i cifuteve qe linden cifute dhe Hitleri i mbyti ne dhomat me gaz dhe pastaj i dogji. Vetem krimineli i luftes Hajmani dha urdher te vriten 6miljon gra, pleq, plake, femije cifute.
            Dhe ti vjen te ne tregosh peralla ketu per kulturen serbe. Edhe gjermanet i dhane botes Bethoven, Gethe, Shiller, Thomas Mann, por kjo nuk do te thote se nazistet nuk shkateruan boten ne luften e dyte boterore, ku u vrane gjithsej me shume se 40miljon njerez.
            Meso pak nga historia e Ballkanit dhe do shofesh se kush kane qene serbet.
            Mendoj se ata kosovaret qe ke intervistuar ti nuk perfaqesojne gjithe kosovaret, apo ke intervistuar me shume se 1miljon kosovare?
            Mos bej denime kolektive, sepse kesaj i vjen era racizem. Kisha nje pyetje, mos valle je serb qe di shqip ? Pergjigje.

      3. PERMETARI says:

        eddy , e ke thene shum bukur. bravo

    2. Gega says:

      Vllacko,po na kercenon a?Po me intereson se cfare do te ishte pergjigja e juaj nga “jugu” per ne kosovaret.Sa per sqarim,nuk mbaj anen e atyre qe kane share e fyer gazeten,por komenti yt me detyroi te shkruaj.Ne fakt edhe nuk u cudita,se na shqipetaret kemi deshmuar se dime te ja kthejme edhe pushken njani tjetrit per politike!

      1. eddy says:

        Normalisht kur diskutohet nuk perzihet as politika e as urrejtja por vendoset llogjika ne raste se dikush thote pse anglezet kane nje mendim te keq per shqiptaret (kuptohet per shqiptaret qe jetojne brenda territorit shqiptare) une do ti pergjigjesha jane prezamtuar keq nuk ka filozofi per tu kuptuar eshte hipokrizia qe i ka mbytur shqiptaret ose mungesa e kurajos per ti then gjerat ashtu sic jane eshte e trishtushme qe njerzit ne krahinen shqiptare kosovo te ndikuar nga ndonje gazeta apo politikan te sillen ne menyre te pa hijshme Meqense ju kerkoni mendimin e jugut qe nuk mund ta perfaqsoje une eshte (simbas kokes te vem kapelen)

  2. loni says:

    me veprimet e kosovareve qe bejne ketu ne shqiperi mu kujtua nje shpreje e vjeter,,KUR NUK KE CI BESH GOMARIT I BIE SAMARIT,,edhe kosovaret kur nuk kan ca ti bejne SERBIT,i fusin hundet ne shqiperi sepse kan perkraje nga qeveria,,shiko se mos ju f…perseri serbi se gati jane,,ruani vendin tuaj dhe lereni shqiperine te jetoj sic di vete,nuk ka cfare tju duhet juve per problemet e vendit tone,ju nuk jeni bere shtet vete vini dhe na jipni mend,,ikni largohuni nga ne,shikoni problemet e juaja se do tju futet perseri SERBI

    1. PERMETARI says:

      bravo

    2. beki says:

      O more Loni.. krejt gabimisht je ti morepo le ti se juve hala kosovaret ju majnme pare krejt turistat nga kosova i keni…

  3. Gramozi says:

    —Mir e bete kete shkrimin TEMA.

  4. nicolla disha says:

    Berisha, po vepron si Gadaffi, duke shkatrruar Shqiprine me rrezervistat Kosovare.

  5. tafuti says:

    Po pse nuk ma botuat cfare shkruajta per vellezerit tane kosovare o Redaksi e nderuar? Do tu vije keq qe zeri i nje vellaut te tyre censurohet nga gazeta TemA!!!! Dhe ata per raste te tilla s`te falin.Serbi u griu familjet me gjithe nderin e tyre dhe perseri nderohet me teper se vellau shqiptar qe voton kunder Sales se tyre.
    Dhe tu argumentosh se Salihu eshte agjent serb,se u ndihmoi serbeve tu perdhunnte grate,nenat e motrat kosovareve vellezer tane,eshte si te hapesh nje vrime ne uje.Kryesorja malok,viçidolas,te tjerat s`kane rendsi.Flake te kallet Shqiperia,Saliu veç te fitoje.

    1. PERMETARI says:

      mir e the, po kujt ja the se?

  6. arusha says:

    Shqiperia e sotme eshte edhe atdheu yne ,kjo qe keni ju eshte vetem gjysma e Shqiperise.Tema ben mire nje shkrim te till ta bej edhe per shqipetaret e jugut qe fyejn dhe shajne me shume se gjysmen e popullit shqipetare me fjalet Malok.Reagimet tona jane legjitime dhe nuk eshte puna juaj ke perkrahim.Ja edhe publikisht po them gati te gjithe jane per PD -pardon jo gati te gjithe por te Gjithe.
    Pse eshte ashtu ju duhet te mendoheni.Edhe nje verejtje ju lutemi te vini me shume ne ndeshjet e Kombetares se aq ja vlen per ju emri Shqiperi .Shqiperia eshte e jona me shume se e juaja .

    1. dymi says:

      I dashur arusha! Jo vetem per ty e vellezerit tane kosovar por edhe per ne ketu ne shtetin shqiptar eshte legjitime te perkrahim ata qe ne mendojme. Askush nuk ju thote se beni gabim qe jeni tifoz me PD. (Ne fakt jeni vetem tifoze sepse jeten politike e shoqerore ne Shqiperi po e ndiqni vetem nepermjet televizorit e mediave te shkruara). Ju mund te keni mendimin tuaj, por ne kerkojme nga ju vetem dy gjera( besoj se e kemi kete te drejte):
      1- Kur shkruani mos mos beni pergjithesime e mos vini ne perdorim mllefin, inatin, fjalen e ashper e banale. Eshte e vertete qe ne komente te ndryshme perdoren shprehje e fjale te keqia per disa shkrime e komente te kosovareve, si malok etj. Njerez te ndershem e me integritet ne Shqiperi, te jeni te siguerte, qe nuk i miratojne, madje i perbuzin ato dhe i denojne ata qe i shkruajne Une ju siguroj se nga keta njerez ka ne cilindo krahine e parti ketej kufirit ne Shqiperi. Duke bere pergjithesime, sic vepruat edhe ju ne kete koment, kur perdorni shprehjen shqiptaret e jugut, ne menyre pezhorative, nuk beni gje tjeter vecse i fryni zjarrit te ndasise e urrejtjes nder shqipetaret. Me lejoni tju kujtoj se ne Shqiperine e Jugut, Partia Demokratike ka shtrirje me te gjere se ne Veri, persa i perket numrit te antareve te saj. Kjo eshte e kuptueshme po te marresh parasysh se nga Tirana ne Konispol Shqiperia ka me shume banore se sa nga Tirana ne Vermosh. Ku i fusni ju keta antare te PD?
      2- Kur flitet per problemet ne Shqiperi dhe per gjykimin ndaj politikaneve ju lutem lini menjane tifozllekun dhe mbeshtetuni ne fakte. Ne forme pyetjesh po ju shtroj disa probleme per gjykim:
      – Kush ishte president i Shqiperise, kur nga anet tone furnizohej me nafte makina ushtarake e Milloshevicit, qe shtypte me zjarr e me hekur kroatet, boshnjaket e vecanerisht shqiptaret e Kosoves? Nga kalonte kjo nafte, nga cili kufi i Shqiperise veri apo jug? Kjo nuk do te thote se banoret ne jug jane te mire, ndersa ata ne veri jo. Pergjegjsi ka shteti e jo populli.
      – Kush ju beri thirrje delegateve te Kosoves ne Rambuje, ne kundershtim me vullnetin e SHBA e vendeve te tjera antare te NATO-s, qe te mos firmosnin marveshjen?
      -Kush organizoi vjedhjen masive te votave dhe inkurajoi vjedhjen e parave te shqiptareve nepermjet firmave piramidale, gje qe shkaktoi vdekjen e mbi 3000 bashkatdhetareve tane ne periudhen 1996-1997, aq sa ka vrare Miloshevici ne Kosove?
      – Kush eshte miku i Fazllicit, personit qe ju mori per nje cope buke tokat shqiptareve te rrethit te Durresit? Ku e dinte ky Fazllic, qysh para miratimit, se pikerisht ne keto toke do te ngrihej parku industrial, ne nje kohe qe fshatareve pronare te ketyre tokave nuk ju ishte thene asgje nga qeveria e tyre?
      -Kush…..Kush…Kush…Kush… Mund te beni vete me dhjetra pyetje te tjera e te jepni po kaq pergjigje, por ne rradhe te pare pyesni veten si atdhetar, jo si tifoz as si perkrahes apo antar partie. Duke menduar me koken tone, larg klisheve e kornizave partiake apo krahinore do te jemi ne gjendje ta bejme me te vertete Shqiperine europiane, dhe jo vetem Shqiperine shteterore, po se bashku me Kosoven, pjesen ne Malin e Zi, ne Maqedoni, Greqi etj me nje fjale Shqiperine Natyrale.
      Po u ndame ne lab e malok, behemi me te dobet e perfitojne ata qe kane perfituar gjithnje nga budallalleqet tone.
      Ju lutem shume mos me keqkuptoni, por kam vetem shqetesimin qe te mos marrim pozicion midis nesh, ne ‘NE dhe ATA’

      1. plaku says:

        dymi,
        Hajde shkrim hajde. Kam mendimin se forumi perfiton shume nga niveli i shkrimit tend te mesiperm. Me pelqyen shume 5 faktet qe jep nje shkrim per te argumentuar mendimi tend shume civil ( pa ofendime dhe vetem fakte, fakte ).
        Faktet flasim me shume se fjalet.
        Me pelqyen shume edhe mendimet e tua te meposhteme :
        “Duke menduar me koken tone, larg klisheve e kornizave partiake apo krahinore do te jemi ne gjendje ta bejme me te vertete Shqiperine europiane,”

        “Po u ndame ne lab e malok, behemi me te dobet e perfitojne ata qe kane perfituar gjithnje nga budallalleqet tone.

        Respekt dhe faleminderit.

      2. arusha says:

        I dashur Dymi – pse na hedh ne sy Berishen ne nuk e kemi zgjedhur.Askush nuk thot qe adhurojm ate njeri. Per te bemat e tij ju denojeni por nuk mund ta injoroni faktin qe PD e voton gjysma e shqipetareve ne Shqiperi.Une thash nje fakt te pamohueshem qe PD ne Kosove dhe Maqedoni fiton me shumice absolute.
        Pse eshte keshtu: Iritante eshte fakti qe Ps me Edi Ramen per ceshtjen shqipetare nuk i ha palla,meqenese kam pasur profesor personin ne fjale e di se cili eshte disponimi dhe respekti i tij per ne Shqipetaret jashte Shqiperise.Prononcimet e tij te rralla publike per ne jane vetem maska te tij ne ambiente private ai thurr ofendime me te renda per kete pjese te popullit shqipetare.
        -Me qenese kjo popullat eshte me konservatore eshte e pa pranueshme disa momente te jetes se tije private
        -Mos distancimi preraz me te kaluaren kriminale te para ardhes se PS
        -Fjalori i tij percares
        -Rrethimi i tij me ish bijet e bllokut etj.etj.etj.

        Pse kerceni dhe inatoseni per komentet tona ne vetem komentojm ndersa ju beni zgjedhjen atehere ju keni pergjegjesine e te ardhmes se Shqiperise.

        1. Lugat says:

          Ore dale nje sekonde ti. Kush te tha PSE nuk e do Edi Ramen?
          Kush te kerkoi hesap se PSE preferon njerin apo tjetrin?
          Dymi te paraqiti disa fakte qe ti as more guximin qofte dhe ti afroheshe me pergjigje. Une po te bej disa pyetje direkte tani
          – Me thuaj cili person ka firmosur dhe per ke qeveri aktin e shit-blerjes se detit shqiptar me Gerrqine?
          – A di ti arsyen se perse Gerrqia e kerkon me ngulm ate copeze deti?
          – Kush e mbyti fushen e nen Shkodres 2 vjet rrjesht, sepse e mbante Fierzen plote, duke preferuar importin e energjise nga vendet fqinje?
          – Si ka mundesi qe nje kosovar, apo cfaredo lloj shqiptari atdhetar,
          e mbeshtet dhe e ngre lart si shpetimtar nje person i cili ha buke me njerez me precedente penal nderkombetar, dhe aq me shume qe e jane zagare te UDB-se ne ballkan.

          Sa per bijet e bllokut, shiko sa shtepi e prona kane ata qe ishin ne pushtet per 50 vjet dhe shiko sa kane keta qe jane sot.
          Tani edhe F.Nano qe kur hedh vallen me Salen na doli njeri i mire me siguri.

          1. plaku says:

            Lugat,
            Te faleminderit per shkrimin. Pershendetje

          2. PERMETARI says:

            shum shkrim i bukur. bravo

          3. Jumbo says:

            Ke te drejte plotesisht Lugat. Ktu vlla jemi shum keq me konceptimin e patriotizmit. Me than rrnoft Shqipnia e madhe, te marin per patriot e te votojne, ani pse i vjedh si gjane e gjalle.
            Injoranca jaran. Injoranca.

  7. Prishtina says:

    Kjo që bëhetë nga disa Kosovar bëhet vetëm nga injoranca (budallakia) e tyre ata që e ndajnë kombin në jug në veri në toskë, gegë aq e kanë trurin shiko kur flet Rusi ai mendon nga Evropa deri në Japoni ose francezi ose Anglezi kur flet për Britani flet për gjysmn e botës prandaj kombet e tilla kan me lind njerëz të mdhenjë, ndersa truri dhe ne do të mbesim vetëm sa krahina jonë prej nga vijmë.

    1. PERMETARI says:

      me pelqen shkrimi jot o prishtina. fatkeqsisht tipa si ty jan minoranc e vogel ne kosove.

  8. england says:

    SondazhierëtVargje nga Arben Duka
    Bëri një sondazh si deshi
    Gani Bobi, Gani-leshi
    I gjithë vendi e përqeshi
    E një goxha hu i ngjeshi

    Te stacioni më i pistë
    Seç na dol’ një sondazhist
    Qyfyre nga të Ganiut
    20 pikë i dha Saliut

    Njëzet pikë më përpara
    Na kënaqi me shakara
    E la namin copa-copa
    E kupton lojën dhe lopa

    Gani djali s’bëre mirë
    Ia këpute si i pirë
    S’dukesh as për qelepir
    Që e shet veten kaq lirë

    Dhe pisllëku ka karar
    Nuk bëhet mushka me barrë
    Këto thagma mor aman
    Ndodhën veç në TV klan

    TV Klan e sondazhierë
    E hodhën Salën në erë
    Na ngritën qimet përpjet
    Si s’thanë kurrë një të vërtetë

    As makjazh e as sondazh
    Nuk na bënë dot lavazh
    Kam dy muaj që kam thënë:
    “O Sali ke për ta ngrënë

    1. Tan_Tironci says:

      Ti e the i nderuari Z. Duka… dhe, Sala e hengri…me i llaf, Fjala jote ne vesh te Zotit. ?

      Puna eshte, se a e kupton Saliu? “Tirana Blu, Tirana u gdhi Blu…As mos ju shkoj ne mendje (pauze) Se…. ( pauze again)… Kutite e votimit jane me cilesoret ne Bote, dhe sistemi i numerimit, nga…… ( pauze)… te sofistikuarit ne Bote…. Mjere Ai ( Edi) qe kerkon me fitu me Dhjeta me Yje ( pauze), se…. po te kishte Votue, Zonja Basha ( mqse nuk ka nenshtetesi) diferenca do kishte qene ( shef e numeron, gishtat e dores, qe i dalin, 11) ma e vogel.

  9. fule says:

    Keshilla ime per Kosovaret do ishte: Merrni shembull dhe ndertoni nje shtet demokratik si fqinji juaj verior, Serbia. Po ta realizoni kete, hajde na mesoni dhe ne pastaj.

    1. neri says:

      fule. ti po fol sikur po tna ishe grek..

      1. Cakalli7 says:

        Pse jane grek/serbe ata qe flasin ashtu sic ty nuk te pelqen? Kush ta ka vene peshoren e atdhetarise ne dore ty?

      2. PERMETARI says:

        nqs fule eshte grek, ti je turko-arab. spaska njerez me te trash se keta

        1. Cakalli7 says:

          Mos vrapo shume a mavri se do biesh ne vjose e do vtitesh ne zall, shiko per ke e kisha

          1. PERMETARI says:

            o cakall edhe un per ate e kisha por nuk e di pse shkrimi im ka dal mbas postimit tend.

  10. Claus says:

    Eshte nje problem kompleks me shqiptaret e Kosoves. Ne kontaktet qe kam patur me ta e them hapur, jam zhgenjyer. Duket qarte qe na ndajne me afro nje shekull dhe nuk jane pak. Por sidomos periudha e ndarjes pas luftes se dyte ka ndikim akoma me te madh ne ndergjegjen e tyre. Perse e them kete?
    Dua te jap vetem argumentet e mia per ato qe kam pare dhe perjetuar dhe gjithashtu nuk dua te fus ne nje thes gjithe popullin se figura te tilla si Rexhep Qosja, Albin Kurti, e shume te tjere nuk mund te njollosen nga shume kosovare qe vetem bredhin rrugeve te Europes dhe Shqiperise.
    Arsyet e ketij mentaliteti jane disa. “A je lodhe a je merzite” fillon takimi i mengjesit me ta para nje kafeje, kjo pershendetje i shkon per shtat mentalitetit te tyre, se merziten duke ndenjur me ore te tera ulur kafeterite italiane. Biseda ngec se me ata nuk ke cte flasesh, rrine dhe vezhgojne njerezit si kalojne prane tyre duke bere komentet e rastit. Kur ngrihet njeri dhe largohet, fillojne komentet se ai eshte spiun serb dhe nuk duhet me i fol! Arsimi i munguar, mentaliteti arkaik, qenia “patriot i oreve te para dhe mbajtja e tutave te sportit 24 ore rresht i ben ata te dallueshem ne cdo cep te Europes.
    Edhe ne kemi patur nje sigurim shteti ndoshta me te eger se UDB-ja por jemi me te hapur, me te cilter ne raport me njerezit shqiptare a te huaj qofshin. Ndrydhja shpirterore dhe inteligjenca kane sjelle ate qe te hyjne ne klasifikimet e tipit Sarrazin, qe kane nje te vertete brenda.
    Nuk eshte se jane aq te paster kundrejt regjimit serb, jo, ata jane te perlyer ne ate mase sa jane te afte sa edhe sot me lidhjet e tyre te vjetra te prodhojne destabilizime ne Shqiperi si ne `98.
    Shikoni se si vlon tregtia me serbet, qe per mua nuk eshte gabim, por kur shfaqin ate urrejtje aq te madhe lene te mendosh se ata as me sy nuk duan te shihen.
    Per te mbajtur Berishen ne pushtet ata jane perzier mire ne punet e Shqiperise, se sic e thashe lidhjet e vjetra nuk harrohen dhe Berisha eshte lloj i tyre, ata kane te njejtin padron dhe padroni i tyre ndodhet vetem ne Beograd. Pas ketij shkrimi jam i sigurte se une do te jem per ata “tradhetar i kombit dhe spiun grek per arsyen e vetme se nuk kam simpati ndaj Sali Berishes”. Ata harrojne qe harrojne krushqite e Saliut, ata harrojne shitjen e detit, ata harrojne shume gjera, apo bejne sikur harrojne? Nuk ke c`ti besh. Eshte ceshtje verberie dhe inteligjence.

    1. eddy says:

      koment i sakte dhe aspak tendecioz

    2. Gega says:

      Claus,komenti yt eshte perplot me paragjykime dhe stereotipe mos te them me rrena!E para,Rexhep Qosja dhe Albin Kurti,nuk jane perfaqesues tipik te mentalitetit dhe zhvillimit kulturor e politik te shqiptareve ne Kosove.E dyta,nuk mund te thuash qe ne kosovaret jemi me dembele se sa ju.Une kam qene me dhjetera here ne Shqiperi,dhe kafenete ne Tirane dhe gjithkund neper Shqiperi jane te mbushura plot, e mos te flas per token e papunuar qe shtrihet ne tere territorin e Shqiperise.E treta,nuk e di ku i paske pa ti ate “shumicen” qe vishen me trenerka(lexo:tuta)?!Nuk e di a ke qene ne Prishtine ndonjehere,por stili dhe menyra e veshjes ne Prishtine dhe qytetet tjera ne Kosove,nuk dallon nga metropolet europiane.

      1. Rani says:

        O Gege nqs je kosovar me te vertete bravo se po shoh qe e shkruan shqipen mire se ne pergjithesi kosovaret nuk dine te shkuajne shqip.

    3. Jumbo says:

      Pas ketij shkrimi jam i sigurte se une do te jem per ata “tradhetar i kombit dhe spiun grek per arsyen e vetme se nuk kam simpati ndaj Sali Berishes”.
      (t)i nuk je Grek (pseudo, se Grek nuk ka sot!) pse je kunder Sali Berishes, por mund te jesh, nese ben ndarje te tilla si: Ne dhe Ata.
      Po ashtu, “mund” te jesh Grek (pseudo, se Grek nuk ka sot!) nese vlon se e paske pa nje shkrim te dikujt (varja who the fucking asshole was he/she), edhe ngritesh kunder gjysmes se grupit prej ma shum se 6 Milion, qe besojnë se i takojnë njeri-tjetrit (Renan).
      Deri tash, (t)i me ngjan jo ne nje Grek (pseudo, se Grek nuk ka sot!) vetem ne njerin nga keta te pa emancipuarit tjere. Mytu, ti edhe krejt bajraktaret tjere!

  11. bbb says:

    Kosovaret e mbeshtesin Berishen vetem pse ai eshte nga Veriu. Jam i bindur se nqs kosovatet do te jetonin 1997en nen regjimin e Berishes, do ta kishin vrare Berishen me doren e tyre.

    1. PERMETARI says:

      kete qe po bejne keta me neve , eshte njesoj sikur ne te vinim ne kosov dhe te votonim e festonim per milloshevicin. madje tu thoshim qe milloshevici eshte patrioti me i madh shqiptar dhe skenderbeu i dyte.

  12. shqipo says:

    Kosovaret duhet te interesohen per punet e Shqiperise ne raport me te huajt, se sa per ato pune qe shqiptaret duhet ti zgjidhin midis tyre, brenda Shqiprise,kosovaret bejne gabim te ngaterohen me kontribute direkte, pasi ka rrezik te sjelle percarje midis shqiptareve te Shqiprise dhe atyre te Kosoves !
    Kjo keshille modeste vlen vetem per shkak se dy palet politike ne Shqiperi jane shume te acaruara, dhe s’ka nevoj kush me i fry zjarrit ! Po gjerat duhet te ndryshojne per mire.

  13. Baca says:

    Kurre nuk duhet te bashkohet Shqiperia me Kosoven. Kjo do te sjelle shkaterrimin a harmonise fetare ne Shqiperi. Kosovaret i quajne te krishteret e Shqiperise, serbe ose greke.
    Kosova nuk duhet te jete pjese e Shqiperise por thjesht nje shtet me vete.
    Keta duhet te shikojne hallet e tyre dhe jo te fusin hundet ne punet e Shqiperise, jo per gje po s’kane dhe aq inteligjence!
    Plus qe ka shume qe kane qene dhe jane agjente te serbit.

    1. dymi says:

      Baca, je kryekeput gabim. Kjo qe thua eshte po kaq e keqe sa sikur te thuash qe edhe Shqeperia duhet te ndahet ne dy shtete ne veri dhe ne jug. Shqiperia shteterore e Kosova jane i njejti komb dhe per kete arsye une kam shume shprese ne nje bashkim te shpejte.Uroj qe 100 vjetori i pavaresise te na gjeje bashke.

      1. Baca says:

        Dymo, ne qoftese di te lexosh duhet te jesh aq i qarte qe Shqiperia s’ka te beje fare me ndarje veri jug. Ne jemi nje shtet. Mbaje mend po u bashkua Shqiperia me Kosoven cfare do te ndodhe! Nuk po them qe te gjithe kosovaret jane ashtu, por shtresa e fshatrave eshte shume e prapambetur the ekstremiste. Kaq mjafton qe te destabilizoje nje vend. A e mendon dot ti qe psh Edi Rama te kandidoje per nje Shqiperi etnike? Keta duan vetem maloket…dhe myslimanet.

    2. PERMETARI says:

      shi cme thoshte nje kosovar mua, 1000 her me mir turko-arab sesa eurpian i pabese. I futa nja dy grushta kokes un me shoket e mi , sju ndje me zeri vellait

    3. Lugat says:

      Ne shqiperi shprehja e Vaso Pashes “Feja e Shqiptarit….” ka hyre ne ADN(gen), 50% e familjeve jane te perziera, 80% besojne tek nje hy dhe pak pike percaktimi, e ti me thua mua do kene problem ekulibret fetare. E kujt i … per ekuilibret fetare.

  14. Shpend Ahmeti says:

    Ta identifikoni Kosoven me nje mase simpatizantesh të Berishes eshte njësoj gabim sikur ne vepronim dikur, kur emrin Shqiperi dhe Enver e dinim të lidhur si mishi e kocka. Duhet të mendoni që edhe krahu i koalicionit kunder Berishes ka mjaft, nder ta edhe unë, që urrejne barbarin Sali, por që edukata nuk ma lejon të perfshihem në asnje manipulim, perderi sa me vote te lire kuptoj lirine e votimit.Në të njajten gje eshte bazu edhe opozita shqiptare, e cila nuk ka zgjedhe rruge e treg manipulimi. Pra do te deshirojsha qe jo kosovari, por Berisha të behej fajtor per te gjitha marrezite.

  15. Dyrrahu says:

    Gazeta “Tema” është me plot tema, të mira e të qëlluara.

    “Dhurata” që iu dha popullit shqiptar të Kosovës ( po shkruaj si shqiptar nga Kosova ) është keqinformimi apo më mirë të them keqpërdorimi i dashurisë së tyre ndaj Shqipërisë nga të ashtuquajturit demokratë shqiptarë. Kësaj “valle korbi” i prin Sali Berisha. Ky njeri, në ne, ka mbjellur urrejtje për socialistët, për, sëpaku, gjysmen e kombit, në çdo vend dhe me çdo kend. Pra lufta e Berishes dhe robotëve të tij ka qenë dhe mbetet kundër vëllezërve të tij në Shqipëri. Për fat të keq në këtë vorbull lehtësisht kanë rënë shqiptarët e Kosovës. Pra ne në Kosovë lehtë jemi mashtruar me paraqitjet patriotike, të cilat nuk kanë shkuar më largë sesa vetëm deklarime boshe të Berishes dhe argatëve të tij.
    Socialistët shqiptarë ishin në mes dy frontesh, njëri front ishte shmangia nga etiketimet e “demokratëve”, të cilët i paraqitnin si postkomunista dhe fronti tjetër si t’i bindnin shqiptarët e Kosovës se nuk janë përbindësh ashtu siç i kishin shpallur Berisha me Rugovën. Dy dekada ka zgjtur kjo praktikë shumë ugurzezë.
    Unë gjithmonë e kam dashur Shqipërinë, ashtu siç ka qenë e kam dashur. I ëmbël më dukej zalli kur frynte era dhe ma fuste në gojë.
    Përçarësit e popullit tim nuk e duanin dashurinë time dhe shumë të tjerëve sepse ne e kemi dashur Shqipërinë e Enver Hoxhës më shumë sesa Jugosllavinë e Titos. Këta në Kosovë i njoh mirë.
    Dua t’iu them se shumica prej tyre që e donin Jugosllavinë e Titos më shumë sesa Shqipërinë e Enverit sot i valojnë flamujt e PD-së në Shqipëri.
    Me këtë rast e thërras Sali Berishen që t’i kursej kosovarët nga ato praktika përçarëse.
    Ne duam që Shqipëria të udhëhiqet nga vlerat e kombit e jo nga ata që vrasin në shekullin XXI sikur të ishin në Afriken e Gadafit.
    Artikullshkruesit i them se edhe shqiptarët e Kosovës tani dijnë të përdallojnë.
    Dëshiroj që mos të nxis debate të mbushura me urrejtje.
    Përshëndetje nga Dyrrahu i Kosovës.

    1. plaku says:

      Dyrrahu,
      Shume bukur, respekt.

    2. Doni says:

      Ahh mor Dyrrahu!!! Sa mir do ish te mendonin te gjithe si ty!!!!!! Por kjo nuk ndodh se si i thone nje fjale : nuk behet Shqiperia me shqipetar! Si ju me Thaqet e Pacollet ashtu dhe ne me Berishet , nanot,metat e lloj lloj sorollopi qe varferojne popullin per te vjedhur me qellim te sigurojne pasardhesit e tyre. Respekte

    3. zana19 says:

      Durrahu,

      Se di si e ke lexuar komentin tim, por te them te drejten pasi lexova shkrimin tuaj kryesor jam pak e hutuar ne faktin a eshte i njeti person qe ka shkruar te dy komentet. Dhe duhet te jem burre qe te shkruaj ne ate menyre? Per kuriozitetin tend, jam gjashtedhjet vjec, grua, jetoj ne amerike, dhe e dua Kosoven njesoj si dua Shqiperine.

      Do te te thosha: lexoje dhe nje here komentin tim.

      1. Dyrrahu says:

        Zonja zana 19,
        Më bëtë të ndihem paksa i hutuar pasi e lexova edhe një herë paraqitjen tuaj. Isha dhe jam i lodhur prandaj më dolën para vetes dilemat e “trilemat”. Shumë pak ka rëndësi gjinia juaj, ato që janë jetike dhe që e fuqizojnë argumentin tuaj janë pikërisht mendimet e shprehura. Sigurisht që jeta dhe përvoja njeriun e ballafaqojnë me sfida të ndryshme dhe i japin fizionomi formimit të tij.
        Në Kosovë janë shqiptarët ata që gjenetikisht janë të varur nga të gjithë okupatorët e racave dhe feve të ndryshme. Ky është shkaku se pse ata qëndrojnë gjithmonë zogj me sqep të verdhe e të hapur duke pritur ushqimin që do t’ia sjellin të rriturit apo të mëdhenjtë e tyre. Kështu ka ndodhur edhe gjatë viteve të 90-ta kur shikonin nga gojët e Berishes dhe Rugovës se cili po e sulmon më ashpër çdo fole ku do të rriteshin disa zogj , të cilët mësoheshin vetëm të fluturonin, jetonin dhe luftonin duke u ballafaquar me rreziqe permanente.
        Uroj që t’i jetoni 100 vite me shëndet të mirë dhe e gëzuar me familjen tuaj.
        Dyrrahu nga Kosova.

  16. Klodi says:

    Po nuk kane faj te shkretet sepse harruan qe ishte i madhi Pandeli Majko ne krye te qeverise shqiptare kur i nxori Serbi te gjithe ne Morine. Te ishin te miret e vehtes ata e kishin rregulluar vendin e tyre.

    1. plaku says:

      Klodi,
      Une vete jam nga jugu dhe me fal, qe i lejoj vet vehtes te mos jem plotesisht dakord me ty dhe konkretisht :
      – Ti thua :
      “Po nuk kane faj te shkretet sepse harruan qe ishte i madhi Pandeli Majko ne krye te qeverise shqiptare kur i nxori Serbi te gjithe ne Morine. ”
      Mendoj se edhe ne se do ishte nje i PD kryeminister edhe ai do vepronte si Majko, e para sepse edhe ai do ishte shqiptar si Majko dhe e dyta, mendoj se Amerika ishte ajo qe, vendoste dhe jo kryeministri shqiptar. Ku do ti gjente Shqiperia e atehershme, ato miljona leke udhqime, cadra, medikamente etj. Mendoj, te themi te verteten ashtu sic eshte dhe te mos genjejme vet-vehten.
      – Ti thua :
      “Te ishin te miret e vehtes ata e kishin rregulluar vendin e tyre.”
      Mendoj se kosovaret jane shume patriote dhe ata bene ate qe duhej te benin kunder serbit, krijuan UCK dhe luftuan serbin. Mos harro se, serbet masakruan shume luftetare te UCK dhe kjo detyroi amrikanet dhe boten, te cilet nuk mund te toleronin nje genocid ne mes te Europes, qe te nderhyne.
      Keshtu qe une personalishte kam mendimin se kosovaret jane aq patriote si dhe ne shqiptaret e Shqiperise.
      Ne se disa prej tyre votuan PD kjo nuk do te thote se nuk e duan Shqiperine. Edhe shume shqiptare te Shqiperise kane votuar PD dhe kjo nuk do te thote se ata nuk e duan Shqiperine. Mendoj se ne dhe kosovaret jemi ne fillim shqiptare dhe pastaj per PS ose PD.
      Une jam me PS ky eshte mendimi im, ashtu sic eshte edhe mendimi i shqiptareve qe duan PD. Keto jane rregullat e demokracise dhe te vajtjes ne Europe.
      Klodi, sa me siper shkrova, jane vetem mendimet e mija dhe nuk pretendoj se kam te drejte. Kush ka te drejte do ta vertetoje koha. Pershendetje

      1. neri says:

        te lumt or plak keta jan fjal qe e pasqyrojn me te vertet realitetin.

        1. zana19 says:

          Klodi,

          Sa po jemi ne ne gjendje ta rregullojme Shqiperine. Jane qeverite ato qe bejne te mundur per qytetaret te jene pjese aktive ne qeverisje, dhe vota eshte arma me e fuqishme e qytetarit, dhe ketu tek ne po na e vjedhin de ate te drejte.

          Sa per kosovaret qe komentojne neper faqet e gazetave te majta, une personalisht nuk do ti kisha konsideruar shqipetare nga Kosova. Kam ndiesine se shumica e tyre jane serbe qe dine shqip. Une kam shkruar me pare per kete ceshtje. Ndodhi e njejta gje kur u permys sistemi socialist. Qe nje dyndje “kosovaresh” ne Shqiperi qe krijuan nje nje pershtypje te hidhur midis nesh me cmimet e tyre te larta, dhe ka fjale se ata ishin shumica serbe qe flisnin shqip, nga ata qe gjithshtu ne dekakda kishin ngaterruar dhe shqipetaret e Kosoves midis tyre.

          Halabake ka gjithandej, njerez qe s’kane vizion te shohim me shume se kuti i tyre ka gjithandej. I kemi kudo, ne Shqiperi, ne emigrim, nganjehere brenda shtepise tone. Shqipetaret nga Kosova kane te njejtat probleme qe kemi edhe ne: Qeveri te korruptuar dhe polotikane qe shiten per “dy pare”. Shqipetaret atje jane te ndare si ne ketu. Ata qe kane vizionin ti shohin gjerat qarte, jane si une e ti, te tjeret ndahen ashtu si ndahen shqipot brenda Shqiperise.
          E tere kjo loje luhet qe ne te urrejme njeri tjetrin dhe te mos te arrijme asnjehere ne momentim per bashkim, kurdohere qe ky moment do vije( se do vije nje dite, mbase ne s’do kemi rastin te gezojme), dhe ne e di,e sa e deshperuar eshte serbia per ta pasur kosoven.
          Qofte e thene qe gjerat te shkojne mire ketu tek ne, se sa me mire te jemi ne, aq me qarte do jete mbare ceshtja kombetare shqipetare.

          Dhe sa per ofendime te ndersjellta, eshte nje video e hershme( disa vjet me pare) ku ne studion e B. Fevziut, Disa shqipetare nga Mageqonia, Kryetari i partise Shqipetare atje dhe nje profesor, burre nemoshe. “ofendohen” me antiqshqiptarizem te hapur nga F. Lubonja, dhe M. Velo, mu ne ekranin shqipetar. Nuk di se cfare kane menduar shqipetaret nga Kosova dhe Maqedonia kur kane pare ate emision.

          Por do ti lutesha shqipetareve te ndershem nga Kosova qe besojne tek S.B. , ta shohin ate video qe eshte perkthyer edhe ne sllavisht, kaq shume i sherben antishqiptarizmi i ketyre te dyve mdhe i B. Fevzit qe e drejtonte emisionin, serbeve e maqedonasve, per te kuptuar se ku qendron Berisha ne lidhje me statusin e Maqedonise apo Kosoves. Gjithashtu doja te permendja faktin qe ne mbledhjen qe organizoi Shqiperia per rendin ne ballkan nuk e ftoi Kosoven.

          Po e mbyll duke thene, qe SB ka bere tere te zezat kunder Kombit dhe ti ke shqipetare te ndershem ne Shqiperi qe vazhdojne te besojne verberisht.

          1. Dyrrahu says:

            zana 19,
            U mundova të inkuadrohem në shkrimin tuaj, por ishte konfuziteti juaj ai që më pengonte të kuptoj.
            Të tjerët thonë:”Jam në dilemë”, unë po them se jam në trilemë me ju dhe shkrimin tuaj.
            “Njëlema”: Nuk e di jeni femër apo mashkull.
            “Dilema”: Jeni vërtet nga Shqipëria apo duhet të nxjerrim konkludim nga stili i shkrimit tuaj, i cili thotë se ju nuk jeni nga Shqipëria, por nga Kosova duke jetuar në Shqipëri dhe
            “trilema”: kur disa komentues të Kosovës i quan serbë, dyshoj në ju se ju jeni ai që keni hy në Shqipëri në fillim të viteve 90-te me mision të caktuar.

          2. plaku says:

            zana19
            Shkrim me brume. Faleminderit

      2. Cakalli7 says:

        PO mor aga po sic nuk lejohet te votosh edhe ne vlore edhe ne tirane njeheresh me ligj nuk eshte morale te votosh edhe ne prishtine edhe ne tirane.

  17. stalinsali says:

    jam 100% ne nje mendje me Dyrrahun.

    Mos i pergjithesoni kosovaret me disa masha te blera te shpellarit.

    Pra bashkekombas te dashur shpellari, percarjen e kombit e ka taktike te tijen. Shikoni njehere vitet mbrapa se c’ju ka punuar shqiptareve.

  18. soc says:

    Vertet Berisha eshte me popullor ne Kosove, por kjo nuk ka te beje me dashakeqesine apo padijen e shqiptareve te Kosoves, por me retoriken me nacionaliste qe ka Berisha krahasuar me socialistet. Nuk eshte faji i shqiptareve te Kosoves qe PS as per sy e faqe nuk e permend ceshtjen kombetare. Sigurisht qe Berisha eshte horr spekulant qe s’e can koken per komb e patriotizem, por te pakten di te shtiret, nderkohe qe PS as e can koken per t’u shtire. Keshtu merret me mend qe mjaft shqiptare Kosove simpatizojne Berishen. Gjithsesi, te kalosh nga simpatia drejt identifikimit militant me Berishen eshte pune e nje pakice gomeresh qe s’mund te perfaqesojne Kosoven. Po ashtu, ne Kosove eshte mjaft popullor edhe Enver Hoxha, pasi prej fillimit te viteve 80 eshte vene re ndihma e shtetit shqiptar ne organizimin e rezistences anti-serbe. Ne kete menyre, levizje politike emancipuese si Vetevendosja mbajne qendrim te paanshem ose heshturas kritik ndaj abuzivizmit qeveritar ne Shqiperi. Po ashtu, do t’u drejtohesha simpatizanteve qe deklarohen nga jugu i Shqiperise e fyejne Kosoven e bejne thirrje per ndarje kombetare se une si lab me origjine e votues i PS i konsideroj te mesipermit delenxhij po aq te neveritshem sa ata qe prej Kosove punojne per Berishen. Populli shqiptar duhet te kete projektin e vet politik te bashkimit territorial e shoqeror qe nderthur te jetuarit ne te njejtin shtet e te organizuarit politikisht kah modele zhvillimore qe shuajne varferine, ngushtojne hendekun midis te pasurve e te varferve dhe rishkruajne raportet pronesore. Ky eshte programi i Vetevendosjes nga e cila PS s’do bente keq te nxirrte mesime. Une para nje jave e votova PS vetem se s’kisha alternative tjeter per te ndeshkuar Berishen, por do ta votoja pozitivisht vetem nese modelohej ne fryme, program e organizim sipas Vetevendosjes. Patriotizmi nuk ka pse mbetet monopol i horrave te se djathtes, por te rimerret e pohohet sinqerisht nga e majta qe deri me tash eshte paraqitur per faqe te zeze.

    1. Tiranosaur says:

      http://www.youtube.com/watch?v=lKpYvip_-UY Opozita dha kontribut per te mos u nenshkruar marreveshja detare me Greqine. Tani dhe me Himaren ?
      Ne te gjitha vendet partite e medha nuk bejne thirrje te fuqishme kombetare sepse qendrimet e tyre frikesojne te tjeret ne arenen nderkombetare! Ata kane per detyre qe te fusin ceshtjet kombetare ne rend ditor si psh. ceshtja came, Kosova, shqiptaret e nenvleresuar ne Maqedoni dhe pse jo te marr dhe nje rol per jeten politike shqiptare ne keto vende qe eshte percare si mos me keq. Kam besim se PS e Edi Rames ka per te qene ndryshe nga ajo e Fatos Nanos qe ishte ne nivelin e Saliut ne kete aspekt. Dhe persa u takon ketyre percarjeve veri-jug, mysliman-te krishtere jane budalleqe me oke. Une jam nga Laberia, por e dua Kosoven njesoj si Shkodren dhe Korcen. Ne nje sondazh qe eshte bere per bashkimi e Kosoves dhe Shqiperise Gjirokastra jugore kishte shifrat me te larta me 88%. Vetem se eshte mire qe kosovaret mos t’i fusin hundet ne jeten politike shqiptare sepse nuk i ndajne dot gjerat me objektivitet si ne qe jetojme nen thundren e Sali Gerdecit!

  19. amsterdam says:

    Mua më duken antishqiptare të gjithë mendimet për ndarje veri jug, nga cilado anë ardhshin ato. Shqiptarët e Republikës së Shqipërisë dhe ata të Republikës së Kosovës duhet të ndërtojnë shtete demokratike, ku mendimi dhe shija politike e tjetrit respektohet dhe ku askush nuk fyen të tjerët përse mendojnë apo janë ndryshe. Pa patur shtete të së drejtës, as Kosova e as Shqipëria nuk do të jenë shtete të forta me peshë në rajon. Këto janë çaste historike për shqiptarët në Ballkan dhe tallen me ne edhe sllavo-maqedonasit që sot e kanë shtetin edhe nesër mund të mos e kenë. Qeveri që dështojnë së krijuari një shtet demokratik duhen ndëshkuar me votë dhe vota duhet të respektohet deri në fund. Militantizmat i bëjnë parazitët politikë që hanë në kurriz të idealzmit. Përshëndetje nga Amsterdami ?

  20. Vebby says:

    Te nderuar vellezer e motra; te nderuar gazetare te gazetes TemA,
    Une qe po ju shkruaj nuk jam nga Kosova, por jam nga Maqedonia. Politiken shqiptare e ndjek vazhdimisht dhe ne “fillim” si te gjithe Shqipetaret jashte trojeve te Shqiperise kam qene pro demokrat. E theme ne “fillim” sepse Shqipetaret jashte trojeve te Shqiperise mendojne se komunizmin e hoqi Sali Berisha dhe se vet emri i Partise Demokratike (PD) beri ndarjen e madhe nga komunizimi. Ketu qendron edhe e gjithe puna pse PD-ja ka me shume perkrahes jashte trojeve Shqipetare. Por kjo gje nuk eshte e vertete! Komunizmin nuk e hoqi PD-ja por populli i Shqiperise. PD-ja pati fat qe lindi gjate ati tranzicioni.
    Por gjerat kane ndryshuar nuk jane si me pare. (flas gjithmone per Shqiptaret jashte trojeve te Shqiperise). Nese te bjen rasti e flet me ndonje qe lexon apo ndjek më me imtësi ngjarjet ne politiken e Tiranes, vëren qe nuk eshte ai mendimi i meparshem. Shume nga shoqeria ime; shoke te shokeve te mi, apo edhe ne takime apo evidemente te ndryshme ku eshte hapur tema rreth politikes te Tiranes, vëren nje ndryshim – ne kemi filluar te reflektojme dhe bindjen tona po luhasin ne baze te politik bërjes.
    Une them lirisht se per Shqiptaret e Maqedonise te dy partite Shqiptare si PD ashtu edhe PS jane teper te respektuara. E sidomos lideret e tyre. Ne avantazh eshte S. Berisha, per arsye se ai e ka kuptuar fare mire qe ne jemi me pak te shkolluar dhe me fjale boshe (patriotike ne kete rast)
    na ben per vete. Kjo teori nuk do zgjase shume sepse niveli i arsimit po rritet dhe njerzit duan vepra e jo fjale. Arsyeja tjeter eshte se E. Rama iu qendron indiferent pothuajse te gjitha ceshtjeve (te Shqiptareve jashte trojeve te Shqiperise), pra nuk i futet problemeve me thelle apo qe te jem me i qarte: E. Rama nuk na ka vizituar asnjehere. Une shpresoj qe pasi Edi te behet kryeminister, te vizitoje Maqedonine se ka shume perkrahes, sidomos ne Struge, Shkup e Tetove. Ne Shqiptaret e Maqedonise kemi shume probleme qe vetem nje fjale nga Tirana zyrtare i zgjidh (p.sh para 2 muaj ne 2-3 komuna te Rep. se Shqiperise p.sh Liqenas-Prespe tabelat e qarkullimit rrugor u venduan ne dy gjuhe, ne shqip dhe maqedonisht! Ndersa ne Maqedoni jemi rreth 1 milion Shqiptare dhe nje gje e tille nuk egziston akoma). Thene shkurt: me 1 milion Shqipetare qe ka Maqedonia, Tirana zyrtare ka ne dore te gjithe shtetin maqedonas sepse fjala e lidereve te Tiranes ka shume me shume peshë se fjala e lidereve shqiptar te maqedonise.
    Si perfundim ne duam qe Tirana zyrtare te tregoje interes dhe te veproje kur preken interesat e Shqiptareve. Me nje Shqiperi te forte jane te gjithe Shqipetaret te sigurte, pa marre parasysh se ne cilat troje jetojne, dhe kete gje shpresojme te ja arrime me z. Rama si kryeminister.

    1. Aniko says:

      Pershendetje Vebby,
      Doja tju pergezoja per shkrimin tuaj te sinqerte. E vetmja gje qe doja te shtoja eshte fakti se Rama eshte me shume praktik edhe me pak filozofik, besoj se Ai personalisht nuk ka injoruar Shqipetaret si ne Maqedoni apo Kosove por thjesht eshte perqendruar te rregulloj hallet e partise se vete, Tiranes edhe shume shpejt te Shqiperis. Shpresoj se Zgjedhja e Rames si kryeminister mund te rrise shpresat tone qe jemi ne emigrim po ashtu edhe Tuajat si ne Maqedoni apo Kosove. Nese e forte do jete Shqiperia pa dyshim me shume perkrahje do ju japim POR edhe Ne kemi nevoje nga bashkathetaret tane te INJOROJNE elementin BERISHE qe nuk sjell vecse vdekje, percarje e urrejte.Mjafton te lexosh komentat qe miqte e forumit kane parashtruar besoj se te japin nje ide se kush eshte demokracia Shqipetare.
      Gjithe te Mirat

    2. plaku says:

      Vebby,
      Une kisha keto gjera per te thene
      – Te falenderoj edhe nje here per momentet e bukura qe me ke dhuruar diten e shtune mbasdite me lajmet qe jepje per ecurine e numurimit te votave.
      – Ti thua :
      “Ne avantazh eshte S. Berisha, per arsye se ai e ka kuptuar fare mire qe ne jemi me pak te shkolluar dhe me fjale boshe (patriotike ne kete rast)
      na ben per vete”
      Nuk jam aspak dakord, sepse nga niveli i shkrimit tend,m ti provon te kunderten. Duket nje kilometer larg se je njeri shume i shkolluar dhe me shume kulture.
      Pershedetje

    3. PERMETARI says:

      shum shkrim i bukur, sidomos kur mendon qe e ka shkruajtur nje shqiptar nga maqedonia. me behet qefi qe shqiptaret nga maqedonia po fillojne ta kuptojne se kush eshte sali bisha

  21. brace1 says:

    Mendoje qe nuke jane kosovaret e vertete,ata jane te zgjuar,patriote e nuke mendoje qe kto vijne nga populli i zgjuar i Kosoves,per shkruesit qe ofendojne, e vemendjen qe terheqe gazeta prestigjoze Tema,ata njerze, jane kategori spiujshe e komunistash, qe nga te tille, kan vuajtur edhe ne Kosove aktiviste e patriotet kosovare qe me fjalet e intrigat e tye, jane denuar edhe me burge,se u jane kundervene dhembe per dhembe,kriminelve serbe.Sigurishte kta njerze jane kategoria e komunistit tone te fundit shokut nga tropoja.Prandaj ska vende percarja per shqiptaret e mire,pavarsisht te Kosoves apo te SHqiperise,jemi 1 kombe,te pa ndare.

  22. miri bushat says:

    Une kam dijeni te mjaftueshme se si behen zgjedhjet ne kosove,prandaj u bej thirrje miqve te mi te kosoves se ne me te vertete kemi pasur probleme me zgjedhjet,por ato probleme kane nje dhe vetem nje autor dhe ky eshte sali fazlliçi,por edhe ju mos te krenoheni shume se ne kosove i kam pare me syte emi qe zgjedhjet behen edhe me arme ne krah e me stupca ne duar.Shqiperia eshte e te gjithe shqipetareve kendej e andej kufirit,por jo e atyre qe nuk ja duan te miren e qe kerojne te imponohen me force.

  23. Kapterri says:

    Populli thote: “Pyll pa derra nuk ka”. Dhe derra ka nga te dyja anet. Shqiperi, Kosove, Maqedoni etj. Eshte e drejta e shqiptareve to Kosoves qe te kene simpati per Salen ose Ramen ose ke te duan. Por ai grup qe i manipulur nga Sala qe nuk e sheh dot me sy Ramen dhe perkrahesit e tij, mire do te ishte – ne emer te patriotizmit, te bente nje pyetje te thjeshte. Kush e furznizoi me arme dhe nafte ushtrine serbo-malazeze. Ata kosovare qe nuk kane humbur njeri nga spastrimi serb, te mbullin halen. Ata qe kane te vrare dhe ende e besojne brockullave te Sales, ja pafshin hajrin.

  24. sali skifteri says:

    artikulli eshte i goditur,une do te shtoja se ,loja me e poshter qe po behet ne Kosove eshtete shpetojme Shqiperine nga komunistet socialiste ,nen kete preteks shume kosovare kene dhene” kontributin e tyre”duke sakrifikuar dhe merre pashaporta shqiptare,dhe si shperblim per “NDERIN “qe i ka bere saliu i kerkoi te vinin te votonin ne 8 Maj.Une do tu thosha vllezerve nga kosova mos u largoni nga trojet tuaja,ruajini si syte e ballit sepse serbi nuk i merr dot me mer pushke por ,me dredhi sepse ka nga ata qe fjasin shqip dhe shiten per patriote te kombit porshpien uje ne mullirin e Serbise.Dhe kesaj ka per ti dale tymi por do te jete vone.Ai qe do pushtetin perjete e do Kombin te ndarre prandaj nxit urrejtjen midis kosovarve dhe pjeses socaliste ne shqiperi.E dini ju kosovare se te krishteret jane ne cdo Parti dhe jane patriote sa edhe myslymanet shqiptare.Pashko vasa para 100 vjetesh thosh:MOS SHIKJONI KISHA DHE XHAMIJA FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA.Te jemi te bashkuar se keshtu sic po bejne disa vetem armiqte e kombit gezojne.

  25. Bushi says:

    Nuk e kuptoni se Kosovarët kanë ndjenja ekspansioniste. Vendi i tyre është shumë i vogël gjeografikisht, prandaj ata kërkojnë zgjerim gjeopolitik. Dëshira e tyre nuk është bashkëpunimi vëllazëror, por kontrolli i tyre sundues në Shqipëri. Për shkak të represionit shekullor serb, ata janë të zhveshur nga cdo lloj personaliteti njerëzor . Kjo shkakton xhelozi dhe madje urrejtje për ata që votojnë kundër Berishës. Tek Berisha dhe partia e tij ata shikojnë njerëzit interurbanë të cilët ju përshtaten shumë mirë karakterit dhe psikologjisë së tyre folklorike e kolektive. Tek ky njeri kanë të vetmen shpresë se ata do të bëhen zotër të Shqipërisë sepse ishte Berisha i cili j’u premtoi dhurimin e plazhit dhe portit të Shengjinit. Interesante është se këto ndjenja i ka ajo pjesë e popullsisë kosovare e cila jo vetëm që nuk luftoi kundër okupatorit por i’u kundërvu UCK-së dhe u pajtua në heshtje me regjimin. Ata që nuk deshën lirinë në Kosovë duan të zaptojnë sot Shqipërinë. Një¨fenomen të bën të habitur se edhe kur Berisha vepron kundër interesave të Kosovës e adhurojnë atë edhe më shumë . Kjo dukuri të kujton epokën e skllavopronarisë kur skllevërit dashuroheshin tek skllavopronari vetëm e vetëm të mbijetonin. Pjesa e pakomrometuar dhe e pastër kosovare e shikon Shqipërinë me një sy tjetër por fatkeqësisht kjo pjesë është e pakët në numër.

    1. tan says:

      Analize e sakte Bushi.
      Jam plotesisht me ty-nuk po shtoj gje se do te ishte vetem nje plotesim i vogel dhe do ta lodhte lexuesin me kot.Thelbin ti e ke thene.

    2. Asdreni says:

      z. Bushi, me gjithcka do te ishte e ndershem ti krahasojsh kosovaret, veq me shtaze nuk eshte e ndershme ti krahasosh…sepse shume me shume njerez jemi ne se sa Ju nese me te vertet deshiron te futesh ne kesi lloj debatesh…mos u frikeso se nuk do ju pushtoj askush…nuk na duheni gje…ata kosovar qe deshirojne te bashkohen me ju jane pak…jane 10 per qind e popullsise se Kosoves, keshtuqe mos u bej merak per at gje….
      kur po i lexoj gjithe keto komente kunder kosovareve me dhimbset shpirti i gjithe atyre kosovareve qe kane luftuar per shqiperine dhe sot ndihem krenar qe pernime e kemi kufirin me Ju ne qafe Morine dhe lutem qe kurre ai kufi te mos hiqet nga aty…kosovaret nuk i kane fajet qe ju i keni punet lemsh ne shtetin e Juaj…ju per problemet e Juaja i shani kosovaret…pse kosovaret nuk e bejne nje gje te tille sepse jane me njerez se JU..

      1. zana19 says:

        Asdreni,

        Zoteri, mos u nxitoni te shkruani fjalen e fundit. Lexoni te gjitha komentete me kujdes dhe do shikoni se shumica e komentuesve kane ardhur ne mbrojtjen e shqipetareve nga kosova. Une personalisht kam bere dy komente. Njeri eshte nga fundi, tjetri diku ne mes. Dhe, sic ju thashe lexoni te gjitha komentet. Jane ca njerez ketu qe shkruajne duke thene se jane Kosovare qe provokojne dhe luajne me ndjenjat tona. Keq i kemi punet si ju edhe ne. Shume keq te thuash te verteten, e s’po jemi ne gjendje ti zgjidhim se te dy palet kemi politikane te keqinj ne qeveri, politikane qe po na vjedhin e po bejen nje politike te keqe nderkombetare. Keshtu qe ti, nqs je intelektual e kupton pse shqipetaret jane te shqetesuar nga fakti qe autobuza me kosovare qe s’banojne ne Shqiperi erdhen e futen voten e tyre per salen. Si do te ndjeheshe ti nqs se autobuza nga Shqiperia te vinin ne Kosove ti jepnin voten nje njeriu qe ti mendon se nuk e meriton te zgjidhet ne forumet e pushtetit te Kosoves?
        Pra, mendo pak pepara se te shkruash. Edhe nje here lexo te gjitha komentet.

        1. plaku says:

          zana19,
          Ke shume te drejte.Faleminderit

        2. Asdreni says:

          Zana19 i kam lexuar pothuajse te gjitha komentet, e per ata u ndala tek komenti i z. Bushi me tmerroj fakti se nje qytetare nga shqiperia thote qe kosovaret jane zhveshur nga personaliteti njerzore…rreth asaj qe thua se Kosovaret kane ardhur per te votuar ne shqiperi e gjykoj si shume gabim dhe them se duhet te ndalohet qe cdo qytetar i kosoves apo i shqiperise qete votoj ne shtetet e njeri tjetrit..
          Zana deshiroj ta theme nje fakt se ne zgjedhjet e fundit nacionale qe jane mbajtur ne Kosove kane votuar 3000 qytetarw nga shqiperia, te cileve nga partia ne pushtet iu eshte dhene leternjoftime fallce…perkunder kesaj ne nuk i quajtem shtaze keta njerez dhe nuk i ofenduam asnjeher

          1. zana19 says:

            I nderuari Asdreni,

            Une nuk e di se si keni reaguar ju ndaj ketyre 3000 shqipetareve, por nqs keni qene te zemeruar une do t’ju kuptoja shume mire.

            Dhe desha te thosha dy gjera:
            1- Mbase ju s’keni qene ndonjehere ne Shqiperi, por duhet ta dini se shume shqipetare nga Kosova( jo te gjithe), kur vijne ne Shqiperi sillen si ata studentet kur shkojne ne eskursione, me moton: he se s’na njeh njeri ketu e mund te bejme cfare te duam. Dhe ju kuptoni se njerezit e thjeshte e shohin Kosoven nepermjet ketyre njerezve, dhe shpesh sjellje jo civile te vizitoreve nga Kosova kane krijuar nje shije te hidhur tek shqipetaret e Shqiperise. Nqs ne komente ti gjen njerez qe flasin me mllef, duhet ta kuptosh se nga vjen ai mllefi. Dhe ju si intellektual duhet te shkruani ne shtypin tuaj, qe shqipetaret qe vine nga Kosova te kene pak njerezillek e te mos sillen si me qene ne nje bote qe nuk e respektojne, se po te shkonin me pushime apo per biznes ne Europe s’do te silleshin ashtu.

            2- fakti qe 3000 shqipetare nga ne kane ardhur te votojne atje, tregon me se miri, qe politikanet tane shkembejne halabaket e tyre per te fituar vota, dhe ata qe votojne kendej e andej kufirit, nuk jane shqipetare, ata ja kane shitur shpirtin parase dhe ne si votues ne te dy anet duhet ta luftojme ta ndalojme kete matrapazllek duke kontaktuar perfaqsuesit tane ne parlament qe te nxjerrin nje ligj qe i shmang keto manipulime.
            Ju pershendes me miredashje,
            Zana 19

  26. AlbinoBlackSheep says:

    Nqs i referohesh komenteve ne gazetat kosovare atehere mendon se kosovaret jo vetem qe jane mbeshtetes te flakte te Berishes por edhe percares e urrejtje nxites. Shkoni ne arkivat e gazetave kosovare te 21 Janarit dhe gjithe javen pas asaj dite.Do te shihni se sa shume njerez i quajne protestuesti greke e serbe.Disa prej tyre edhe gezojne per vdekjen e 4 protestuesve.Ta shpif injoranca dhe urrejtja e ketyre njerezve qe u hapem vatrat tona ne momentet me te veshtira te jetes se tyre.Artikulli i Temes eshte shume i qelluar dhe shpresoj qe disa nga gazetat kosovare ta publikojne ne Kosove gjithashtu.Kosovaret po behen pjese e lojes percarese te Berishes. Cfare u kerkojme kosovareve eshte respekt.Ne shqiptaret e Shqiperise respektojme zgjedhjet e tyre politke dhe as qe nderhyjme apo favorizojme dike nga politikanet e tyre.Nqs e adhurojne Berishen e regjimin e tij kaq shume jane te mirepritur ta marrin e ta bejne president a kryeminister te kosoves.Keshtu qe e ka serbin me afer dhe mund te furnizoje gjithe ushtrine serbe me nafte falas,dhe te vazhdoje rrugen e kombit ne kosove duke u vjedhur 200 milione eur, apo duke bere biznese me mikun e tij me te mire serbin Fazllic.Hapni syte e veshet ore te verber se keni ala thiken serbe ne fyt.Nqs riperseritet tragjedia e 1999 ju perseri do ju drejtoheni vellezerve tuaj ne shqiperi per ndihme. Keta vellezer qe ju i quani greke e serbe.

    1. PERMETARI says:

      shum shum shum shkrim i sakte. nuk jan pakic keta ne kosove por jan shumice. sad but true

  27. fatmiri says:

    Ky shkrim me beri pershtypje jo per çeshtjet politike, por per çeshtjen kombtare. Lexova me vemendje dhe komentet dhe ndokush çfaq shenja idiotesie, por ne pergjithesi ngelen ne nje nivel te arsyetimit. Une dhe askush tjeter nuk i mohojme dot kosovarit atdheun e tyre, por as kosovari nuk ma mohon dot mua atdheun tim. Dhe atdheu im dhe i kosovarit sot ligjerisht (jo gjeografikisht) shtrihet ne te gjithe territorin e dy shteteve Kosoves dhe Shqiperise. E verteta e dukshme eshte se shume kosovare i dalin perkrah dhe e mbeshtesin Sali Berishen , ne kundershtim me ligjet e shtetit ne territorin shqiptar qe i kane miratuar e vendosur shqiptaret e shqiperise. Ky eshte spekullim. Eshte spekullim se dhe brenda partive politike ketu nuk ka ndonje konsensus kombtar, por perçarje dhe kete perçarje e solli Sali Berisha. Edhe kur ishte gjalle Ibrahim Rrugova vinte dhe dilte ne mitingjet e Sali Berishes ne Tirane.Nuk e pashe ndonjehere ne krahe te partise socialiste. Nuk ishte detyre e tij kjo si kosovar. Por dhe ai i hodhi benzine zjarrit per kete perçarje kombtare. Pra une i kam pare dhe shohe si perçaresit me te medhenj te shqiptareve Berishen dhe Rrugoven ne fund te shekullit te XX dhe fillim te shekullit XXI. Bile Ibrahim Rrugova u ftua dhe ne Vlore ne pervjetorin e pamvaresise ku moren pjese gjithe presidentet e gjalle te shtetit shqiptar dhe nuk mori pjese. Megjithate ai iku, por la prapa perçarjen kombtare. Kete po e vazhdon Sali Berisha. Jugu Shqiperise u denua ne te gjitha drejtimet nga Sali Berisha deri sa arriti 1997 qe dergoi dhe avione ne Vlore per ta pushtuar, njesoj si serbi ne Kosove, por megjithese pati zera qe dhe te ndahej fare nga pushteti Tiranes, asnjehere nuk e pranoi nje shkaterrim te tille qe po e prisnin me padurim greket. Dhe ate qe populli e mbrojti Saliu deshi tu falte territorin e jugut grekut. Si mund ta mendoj une tani meqenese kam inat Saliun , per ate qe beri. Skenari mund te ishte ky: Saliu donte ta hiqte qafe jugun te ja jepte grekut dalngadale sepse i kishte Leberit telashe neper kembe per pushtetin e tij. Atij i duhej pushteti dhe jo kombi shqiptar. Ai i shkaterroi ne 1997, i vrau i masakroi, i futi ne vella vrasje dhe i ka ngele maje gjuhes qe Shqiperia do te behet blu, (flamuri grek eshte blu, ndersa flamuri kombtar shqiptar eshte i kuq). Duhet ta kuptojme , po te duam, nuk flase per kapriçozet e semure dhe te dehur nga verberia saliniane qe Shqiperia dhe Kosova eshte nje si çeshtje kombtare dhe dy si shtete. Nuk e di te ardhmen e tyre, pamvaresisht deshires time qe do te doja tia shihja nje komb edhe si kufi gjeografik, por shikoj se ne jemi me te bashkuar kur na sundojne te tjeret, ndersa kur lirohemi duam te hame njeri tjetrin. Historia ka treguar fakte te tilla e pseudoshqiptare te tille. Ne nuk rrime dot pa kafshuar njeri tjetrin. Tani e ka radhen Saliu, prandaj do tu lutesha atyre kosovareve qe kryen ato akte te poshtra karshi vellezerve te tyre te nje gjaku duke kryer veprime te tilla ne Tirane apo dhe ne ndonje qytet tjeter me manipulime te distancohen se boll po luftojne shqiptaret me Saliun prej 20 vjetesh dhe nuk u duhet lufte tjeter. Edhe ndonje qe shkruan se kjo ka ndodhur se patriotizmi po mbetet monopol i horrave te se djathtes, nuk eshte e vertete. Edhe Enver Hoxha ishte qindra here me patriot se Saliu se nuk ja fali grekut ne 1949, por e paralajmeroi se do te mbrinte ne Athine, pamvaresisht nga fuqia qe kish. Nje gje duhet ta dime, pamvaresisht se ca nuk duan ta dine, Sali Berisha duhet te ikij qe edhe kosovaret te mos pergojohen kaq keq per kombin dhe flamurin.

    1. soc says:

      Mos harro i dashur Fatmir se pavaresisht trashegimise patriotike te se majtes historike, Rama ende duhet te zgjohet nga pergjumja ndaj ceshtjes kombetare.

  28. nela says:

    Mos u ngatroni ! Makinat me targa te Kosoves si dhe ata qe ishin brenda ne to erdhen per te votuar. Masat ishin marre dhe per te fituar dhe natyrisht per tu shperblyer mqs ishin ndenjen dhe per te festuar.
    Natyrisht nuk duhen futur te gjithe kosovaret ne nje thes. Si kudo cdo popull ka pjesen e vet te llumit, dhe besoj se jane te njejtet te maskuar si ushtare shqiptare qe ne vitin 1997 ngriten armet kunder popullit te revoltuar qe humbi djersen e vet ne firmat piramidale, ku po ky kryeminister i siguroi se ishin parate me te pastra ne bote. Nje komentues i mesiperm i’a rikujtoi naften qe mostra -sali i dha milosheviçit per te vrare dhe perdhunuar grate kosovare. Po jane te trashe iu falet( veshtire te besoj, me shume besoj se jane si saliu spiune te serbit). Opozita duhet te kishte qene me e organizuar dhe te mos lejonte qe plerat kosovare te vijne dhe te deformojne voten shqiptare.
    p.s. saliu i ka qejf plerat e te tjereve (te mos harojme dhe plehrat e berluskonit) qe kohet e fundit po zaptojne vendin.

    1. PERMETARI says:

      90% e kosovarve jan pro berishes. ai 10% tjeter as qe do tja dije per politiken shqiptare, dhe i pergezoj per kete.

  29. bubi kacurel says:

    Nuk e kuptoj interesimin tuaj per te komentuar komentet e disa personave me shtetesi te huaj qe bejne llogje me zgjedhjet ne Shqiperi .Per mua komentet e shtetasve kosovare jane njelloj me komentet e italianeve ,grekeve ,turqve etj .Ata kane shtetin e tyre ku nuk dine te organizojne jo zgjedhje po as nje ceremoni pa u bere qesharake ne syte e botes .Kam lexuar gjithe keto dite qe do na bojkotojne plazhet dhe do na falimentojne ,ha ha ha ha ju them se do na bejne nderin me te madh ne bote keta ndotes te pashembullt te ambientit ,per sa i perket akuzave te tyre per Shqiperine Jugut ju them qe te vijne e te shikojne memorialet e djemve te jugut te vrare per Kosoven ne vitet 1944 ose 1999 dhe pastaj te flasin keta mosmirenjohes .Keta dhe 2 xhevahire qe kane Rexhep Qosjen dhe Albin Kurtin i shajne ,duan Rugoven qe i shiti te serbi per gjithe ato vjet .Shpresoj te mos me keqkuptojne lexuesit e tjere te kesaj faqeje ,sa per kosovaret ta marrin si te duan se nuk me intereson .

    1. soc says:

      Albini dhe Rexhepi nuk i perkasin vetem Kosoves, por krejt shqiptarise. Edhe ata vete, njelloj si Vetevendosja, luftojne politikisht per bashkimin kombetar. Ata qe jane kunder bashkimit si ju zoteri i hyjne gomarerive raciste brenda llojit. T’i frysh krahinizmit apo separatizmit jugor eshte minimalisht budallallek i gjykimit politik e historik e maksimalisht poshtersi si ripohim i tezave ndarese te shqiptareve qe e kane origjinen ne Athine e Beograd. Jam me anti-berishist se ti mor zoteri, por nuk e le veten te percmoj pjesen tjeter te Shqiperise (Kosoven, Maqedonine etj) per hir te hajvanerive te ca mbeshtetesve te Lulit apo Sales ne Kosove e ndonje cuni a goce trendy nga Tirona se po i prishet rehatia e plazhit, a thua se problemi kryesor i popullit shqiptar nuk eshte drejtesia e perparimi, por ngjyra plazhore apo snobizmi idiot.

      1. bubi kacurel says:

        Miku im une kam me shume arsye se ti per te mbrojtur Kosoven ,gjyshi im se bashke me 4 vellezerit e tij kane luftuar ne 1944 ne Kosove kunder gjermaneve,gruan e kam me origjine nga Kosova ,te ardhur nga Prizreni ne 1800 ne Shqiperi pra te lutem mos me shit mua atdhetarin se mund te jem pak me shume se ty .Une thashe nje realitet qe sot Kosova eshte nje shtet fqinj dhe ne rastin me te mire nuk duhet te perzihet ne luftrat e brendshme politike ne Shqiperi jo me te vijne kosovare dhe te falsifikojne zgjedhjet ketu .Une sic mund ta kem thene me lart nuk jam nga Tirana dhe aq me pak cun trendy po thjesht iu pergjigja disa halabakeve te identifikuar si kosovare ,shpresoj te mos jene kosovare te cilet ne nje artikull kishin komentuar se do na falimentonin duke mos ardhur ne plazhet tona dhe i nxita qe mos te vinin ,vete jam nga nje krahine qe i eshte gjendur gjithmone Shqiperise kur ka patur nevoje ,ashtu si ka bere ne te kaluaren familja ime dhe do bej edhe une deri sa te kem fryme .

  30. Reflektimi says:

    Do te doja te beja edhe une nje interpretim mbi ceshtjen e ngritur ne kete artikull per nje qendrim te supozuar te shqipetareve te kosoves si perkrahes te S Berishes. Se pari mendoj se mbajtja e nje qendrimi mbi nje ceshtje, pra te vendosesh rreth dickaje, varet nga sigurimi i informacionit te duhur, pasja e nje edukim te pergjithshem mbi fushen perkatese, si edhe nga sistemi i vlerave qe ka komuniteti qe ti jeton. ne rastin ne fjale shqipetaret e kosoves kane pasur nje informacion te cunguar gjate viteve te komunizmit, kane pasur pak informacion apo informacion te deformuar gjate viteve te tranzicionit shqiptar, dhe sot kane perseri informacion te deformuar, kesaj radhe qellimisht nga makineria e mediave antishqiptare qe jane instaluar ketej dhe andej kufirit te cilat kryesohen nga Klani dhe dega e saj aq shume e investuar ne kosove “Klan kosova”. Se dyti, lidhur me ceshtjen e edukimit lidhur me funksionimin e shtetit te se drejtes, sistemit te votes se lire, apo funksionimit te diplomacise, mendoj se shqiptaret ketej dhe andj kufirit, jane te pa mesuar me to per shkak te rrethanave dhe faktoreve historik, por se fundmi ne menyre te qellimshme nganje klase politike si ne shqiperi ashtu edhe ne kosove, qe nepermjet pseudopolitikes dhe megjasmezgjedhjeve ka krijuar idene se politika dhe demokracia jane nje pazar i madh ku kush te mundet mund te marri pjese nga placka e pasurise se perbashket. Se fundi lidhur me sistemin e vlerave te komunitetit ku tijeton, jane ato vlera te cilat na identifikojne, dhe ne nje menyre ose ne nje tjeter rregullojne dhe lidhin jeten tone sociale. Te dyja shtetet si shqiperi ashtu edhe kosova jane njera prej 20 dhe tjetra prej 13 vjetesh ne nje krize te vlerave te komuniteteve perkatese, si pasoje e shnderrimeve te sistemeve por edhe te fotmimit rishtaz te identitetit te ri te shqipetareve. Duke u rikthyer tek tema e artikullit, besoj se shqiptaret e kosoves nenje shumice te tyre kane nje mendim dhe qendrim politik apo praktik te deformuar dhe jo temireorientuar ndaj asaj qe ndodh ne shqiperi. Nga kjo ka perfituar PD qe jo per hir te shqiptareve te kosoves, por per hir te elektoratit shqiptar ne shqiperi ka perdorur karten e nacionalizmit (dhe posacerisht Kosoven) si nje karte elektorale. Mjaftojne disa fakte per te treguar se pse PD nuk e ka me gjithe mend karten nacionaliste. Se pari gjat mandatit te saj te pare, PD nuk krijoi, parashtroi apo zhvilloi asnje lloj qendrimi lidhur me ceshtjen shqiptare ne Kosove dhe Maqedoni. Ajo u be thjesht dhe vetem perseritese bajate e politikave te fuqive boterore qe fatkeqesisht ne ate periudhe donin stabilitetin ne ballkan dhe jo krijimin e shteteve te reja. PD e kesaj periudhe jo vetem qe nuk punoi per forcimin e krahut ushtarak kosovar (UCK) por edhe prishi programin e trajnimit ushtarak te ngritur nga qeveria Komuniste. Neprmjet sponsorizimit te politikes pacifiste te Rugoves, qeveria berisha tentoi te mbyste kete levizje te armatosur qe po lindte duke arritur deri aty sa te dublonte edhe UCK me FARK (teknike e njohur kjo ne shqiperi nepermjet percarjes se sindikatave, te perndjekurve, ish te burgosurve pronareve etj ne disa shoqata). Ai gjithashtu nepermjet SHIK gjurmoi dhe levizje te organizuara te atdhetareve sic eshte rasti i remzi Hoxhes i cili sic shkruhet ne media eshte eleminuar. Nderkohe nen nevojen per sigurimin e te ardhurave per PD te transferuar tashme ne nje force paramilitare, Shoqeria zyrtare tregtare e PD “Shqiponja” tregtonte naften ne mal te zi duke thyer embargon e vendosur nga OKB. Derma qe PD i dha ceshtjes shqiptare ne Kosove dhe ne Maqedoni ishte shkaterrimi i ushtrise shqiptare i cili nuk nisi ne 1997 sic mendojne disa, por filloi me ardhjen e PD-se ne pushtet. PD nga frika se mos ushtria qe kishte nje perberje te forte te elementeve komunist ju kthehej kunder, beri nje reforme duke nxjerre masivisht ne rruge te oficereve te karrieres, ( Oficere qe me vone do te organizoheshin privatisht ne luften e UCK-se), futi militante te pafte ne krye te ushtrise, carmatosi oficeret duke nxjerre ligje per mbajtjen e armeve ne kazerma, shthuri sistemin e detyruar te sherbimit ushtarak, uli investimet ne ushtri dhe mbi te gjitha cberi ate organizim ne terren te ushtrise shqiptare. Gjithe kjo solli ne nje cthurrje te forcave te armatosura, ulje te autoritetit dhe moralit te ushtrise dhe mosgadishmeri per veprim ne raste lufte. Ajo qe ndodhi me pas ishte vendosja e ushtrise kunder popullit ne 1997 qe cberri me themele ushtrine. Jo vetem kaq po shkaterrimi i depove, logjistikes, sistemit te survejimit te radareve, nderlidhjes etj e beri shqiperine nje pre te lehte per cdo agresor. Mos harrojme se gjate konfliktit ushtarak ne kosove terriori shqiptar u pushtu nga ushtria serbe, u minua dhe u leshua, dhe ushtria jone nuk ishte e afte te kunderpergjigjej. PD-ja ne keto vite ne opozite, per te fituar pike nderkombetarisht por edhe per te mos humbur ndikimin qe berisha kishte mbi rugoven dhe rrjedhimisht kosoven, u pozicionua ne qendrime ekstreme per stabilitetin ne rajon, nderkohe qe ne kosove po behej pastrim etnik. Kulmi i ketyre qendrimeve ishte kerkesa publike per mosfirmosjen e marreveshjes se rambujes, kerkese qe vinte direkt nga departamenti i shtetit. Pas Clirimit te kosoves PD forcoibindshem investimin tek LDK e rrugoves duke e menduar Thacin dhe UCK si pale me socialistet shqiptare. ne kete menyre ne gjenezen e jetes politike ne kosove, Bersisha mbolli faren e urrejtjes mes paleve, agresivitetin dhe politiken e piset njelloj si ajo qe kishte prodhuar ne tirane. Mos harrojme se ne grushtin e shtetit te shtatorit 98, merrnin pjese persona me uniforma te FARK. PD-ja e ardhur rishtaz ne pushtet ne 2005 jo vetem qe nuk ngriti nje platforme kombetare ku te perfshihej ceshtja shqiptare ne Kosove dhe Maqedoni, por vazhdoi politiken e saj perca dhe sundo duke shtuar dhe nje element qe e mesoi ne qeverisjen e dyte, korrupsionin. Nepermjet financimit te rruges se kombit, po njelloj si shoqeria “Shqiponja” e berishes se pare, qeveria e shqiponjave te berishes se dyte voli per arken e partise thuajse 200 milion euro. Leke qe u perdor dhe po perdoret per deformimin e vullnetit te shqiptareve. Kete vjedhje ajo ja u shiti shqiptareve si nevoje imediate per hedhjen e murit te ngritur midis kosoves dhe Shqiperise, dhe si i tille u miratua edhe VKM-ja per financimin e rruges pa projekt nen artikullin “per raste te jashtezakonshme. Por vete verpimet e Qeverise berisha 2 e hedhin poshte argumente si nenshkrimit te marreveshjes se tregtise me serbine apo veprime te tjera arbitrare te bera nga qeveria shqiptare ne kurriz te simotres se vogel kosovare. Blerja nepermjet favoreve ekonomike te mbeshtetjes se Thacit, investimi i forte i klan kosoves per te bere lojen e krijimit te elites se opinionberesve ne borderone e saj dhe shitja e tyre ofertuesit me te pare per zgjedhjet ne kosove se bashku me sondazhe alla gani bobi, percuan ne kosove jo vetem makinerine e politikes malinje te interesave te berishes, por demtuan rende sistemin e brishte te demokracise kosovare. Po keshtu nepermjet luftes klasore PD krijoi percarje edhe ne faktorin politike ne mqedoni duke i ndare ne tanet dhe te socialisteve duke siguruar keshtu amplifikatore te rendesishem te mesazheve te berishes ne popullsite lokale. Si rrjedhoje ne mungese te nje prezence te ndikimit te PS ne politiken shqiptare jashte kufijve (te pakten qe pas ikjes se nanos) emri i berishes dhe “Bemat” e tije patriotike bombardojne opinion shqiptar andej kufirit. Keto jane disa fakte qe lidhen drejtpersedrejti me kosoven, por ne mund te permendimnje dyzine te tjera qe pemendin veprime apo mosveprime te Qeverive berisha ne kundershtim te plote me interesat kombetare shqiptare. Prandaj sot duhet nje pune e gjere informuese, edukuese dhe mbi te gjitha vlera morale te forta, per te nxjerre jashte loje kete personazh qe jo vetem nuk po lejon te prosperoje shqiperine dhe demokracine e saj te brishte, por ne te njejten kohe ka demtuar dhe po demton rende Kosoven dhe shqiptaret e maqedonise duke ndikuar drejtpersedrejti prej 20 vitesh tashme ne dobesimin e forces se faktorit shqiptar ne ballkan.

  31. Keq says:

    Nuk duhet nxituar. Kosovaret qe kane votuar ne Shqiperi jane kryesisht te komunitetit turk ose rome. Nuk jane shqiptare. Edhe ata qe bejne komente lart e poshte jane turq nga Kosova etj te cilet kerkojne te na percajne. Eshte edhe dora serbe ne mes, dore qe ndihmon Berishen, dhe me nje gur kerkon te vrase dy zogj. Nuk duhet harruar se Kosova ka qene 100 vjet nen Serbi, dhe atje ka shume te shitur tek Serbi. Keta zoraxhi tani behen aktive per te percare shqiptaret. Kujdes.

    Kosovaret ne shumice jane kunder Sales. Ne shumice absolute, me shume se tek ne.
    Kosovaret ishin te paret qe ja nxorren bojen Sales, si agjent i UDBs dhe dhane alarmin qe ne fillim, por ne ishim ne extaze atehere, ne 1991, nuk i degjuam. Kosovaret kane bere libra kunder Berishes, dhe e kane diskretituar. Ne s’kemi bere ndonje liber per kete problem.

    Po lexoj keto dite online nje liber te shkruar nga Ibrahim Kelmendi per Berishen. Me prova dokumentare e nxjerr agjent te serbeve. “Shqipëria jashtë ”veriut” dhe ”jugut” http://gazetakritika.net//Forumi/?itemid=3172

  32. Mentor Lame says:

    Kosovaret qe vijene ketu votin duke fallcifikur per Sali Berishen,jane po ata kosovar qe i kane sherbyer dhe Serbit,mos t”ju duket cudi qe keta te kene mara para jo vetem nga Saliu e Basha por dhe nga Serbija per te destabilizuar e nenshtrua shqiperin e shqipetaret.serbit i intereson destabiizimi ne Shqiperin ose Saliu ne fuqi(PUSHTET),keshtu e ka me te lehte me Kosoven per ta nenshtruar dhe boets i thot nje Shqiperi e vogel dhe me e cilivizuar se Kosva shih cfar problemesh Ju hap,po Kosova …..?Ndaj na i lini ne Kosoven se dim ta shtroim.Nga keta lloi Kosovar duhet distancuar dhe ne momentin e duhur duhet treguar vendi se ku e kane.

  33. AlbinoBlackSheep says:

    Jam kurioz te di se si R.Qosja mund ta analizoje kete fenomen te peshtire kosovar. Shqiptaret e Kosoves na quajne serbe e greke ne qe ndame buken me ta.

  34. zigu says:

    ore zoterinj pse nuk bejne ndonje pune nga shtepia e tyre keta?

  35. besi usa says:

    Po javthem nje te vertet juve vllezer nga shqiperia ee dini pse ne e duam Berishen sepse ne kohen kur partia e juaj me nanon ne krye lypke trupat e natos ne kufi mes KOSOVES dhe SHQIPERIS per bllokimin edhe te atyre pak armeve qe i marrshin luftaret tane Berisha kerkonte intervenimin e NATOS ne Kosove dhe ma e fundit eshte kjo e Rames kur qe debati per raportin e Dik Martit ne parlamentin europian udhheqsit tan erdhen ne Tiran dhe u munduan ti qesin fjalet ne nje vend Rama e beri 21 janarin

    1. eddy says:

      futja kot une nuk di sa qytete ka ne kosovo e jo te fus hundet ne probleme qe nuk me takojne por leri themi ne se jan kinez

    2. soc says:

      Informohu mire mor zoteri se ka qene ne krye te heres shteti komunist shqiptar qe ka stervitur e armatosur ata qe kane krijuar me pas UCK-ne, madje edhe Adem Jasharin. Pas 1997, qeverite socialiste kane mbeshtetur fuqishem UCK-ne e populli shqiptar ne veri e ne jug ka mirepritur shqiptaret e Kosoves. Po ashtu, Berisha i ka fryre me shume se kushdo ndarjes veri-jug. Keshtu qe te ftoj te reflektosh pak e te mos identifikohesh me politikane qe duken si patriote, por ne te vertete perdite shesin interesat e shqiptarise.

      1. bubi kacurel says:

        O Besi Usa ,ne 1999 me duket se ja ke futur gjumit se kryeminister ka qene Pandeli Majko qe ka martuar dhe vellane me nje grua nga Kosova dhe ka qene kryeministri i pare shqiptar qe ka shkelur ne Kosove ,Sala jot i furnizoi me nafte dhe arme serbet sa deshi ,shiko se e ka deklaruar vete ne televizion e gazeta perpara ca kohesh ,po ku merr vesh ti mor shoku ti me duket se je nga ata delet qe erdhen votuan me date 8 Maj .Do ta kesh shtepine ne Bathore ti ,nuk ke lidhje me Ameriken .

    3. plaku says:

      besi usa,
      Kisha keto mendime :
      – Ti thua :
      “per bllokimin edhe te atyre pak armeve qe i marrshin luftaret tane Berisha kerkonte intervenimin e NATOS ne Kosove ”
      A e ke vertet mendimin se me ato arme ( te luftes se pare boterore ) qe kishti ju do mundnit Serbine ?
      Ishte Qeveria shqiptare ( PS ) ne ate kohe qe fliste ne emer te popullit shqiptar dhe jo opozita qe kuptohet qe do mbeshteste qeverine, se PS dhe PD kur vjen fjala per Kosoven i harrojne me te drejte grindjet politike.
      Kujtohu te lutem se vjehra e Berishes ka qene oficere e UDB-se.
      – Ti thua :
      “kur qe debati per raportin e Dik Martit ne parlamentin europian udhheqsit tan erdhen ne Tiran dhe u munduan ti qesin fjalet ne nje vend Rama e beri 21 janarin
      Informohu me mire mor mik ( une jetoj ne Zvicer dhe Dick Marti eshte zvicerjan ) se debati per raportin e Dick Marti nuk u diskutua kurre ne parlamentin europjan. Ai u diskutua vetem ne mediat ne Paris, sepse mediat duan kuota mor mik. Vete zvicerjanet e dine mire se Dick Marti eshte nje genjeshtar qe vdes per dritat e proxhektoreve. Ai eshte hequr si politikan FDP zvicerjane ne Konteon Tesin.
      21 janarin nuk e beri Rama, mor njeri i mire, e beri populli i revoltuar kur pa ne videon me pazarlleqet qe bente tregetari Ilir Meta ( miku i Sales ). M.gj.ate une nuk te ve faj mor mik qe per nje aresye ose nje tjeter beson genjeshtrat qe tregon Sala. Fakti qe i beson, eshte e drejta jote sic eshte edhe e drejta e pjeses me te madhe te shqiptareve ( shif rezultatet e zgjedhjeve ) nuk i besojne sekretarit te PPSh Sales tend.

    4. AlbinoBlackSheep says:

      Ti qeke nje kokerr injoranti por qe per fat te keq i ke shoket e shumte ne kosove.NATO nuk erdhi ne Kosove se i kerkoi Berisha te vinte apo se i erdhi keq per ju kosovaret.NATO nderhyri sepse Milloshevici kishte vite qe po ju cante trapin Amerikes e Anglise me arrogancen e tij dhe sjelljen prej te forti. Nqs ti me te vertete paske vene re qe Nano i kerkonte NATOS te bllokonte armet e UCK besoj qe te kesh vene re dhe te kujtosh qe ky patriot i madh Berisha eshte ai qe i mbushi tanket e Milloshevicit me nafte pra ndihmonte drejtperdrejt kasapin tuaj.Meqe permende Nanon po te them se Berisha e Nano jane “bythe e breke” themi ne ketej nga Shqiperia.Jane qe te dy plehra qe kane bere marreveshje per shkembim pushteti te ndersjelle.Armiku i tyre me i madh eshte Edi Rama.Sa per raportin e Dick Marty besoj se e di qe Berisha-Basha kane dhene nje kontribut te madh per ate raport duke lejuar hetime dhe bere perkthime per Martyn.Besoj se e di gjithashtu se si votoi perfaqsuesi i PD dhe ai i PS ne rastin e aprovimit te raportit.Nuk dua ti bashkohem thenies se Albana Vokshit deputetes se partise se Berishes kur u ndalua nga policet e kosoves.Ajo tha:Ju kosovaret jeni te gjithe kafshe.Ja u ka bere mire serbi se e meritoni.

  36. tafuti says:

    Votat e pavlefshme…
    Me sa shihet po gjenden me shumice vota per Bashen te hedhura ne kuti te tjera.Nqs nuk eshte manipulim,atehere mund te thuhet me siguri se keto vota jane hedhur nga votues tejet injorante qe nuk jane ne gjendje te lexojne shqip,derisa ngaterrojne edhe kutite e votimit,me te mirat ne bote sipas Profesor-Doktorrr Berishes.
    Dhe duke qene aq injoranto-analfabete i bie qe me probabilitet te larte te kene qene vllazen kosovare qe vijne te votojne ne Tirane,meqe si po thuhet jemi nje komb e nje shtet.Jemi,jemi te tille,por nje gjuhe nuk e paskemi,se perndryshe nuk do ngaterroheshin aq shume me shqipen aq te ngaterruar te ne shqiptareve!

  37. gashi(Kosovar) says:

    E nderuara gazeta Tema, te nderuar lexues te gazetes. Personalisht jam i lumtur qe PS-ja ka fituar zgjedhjet ne Shqiperi.URIME.Une personalisht nuk e duroj dot fajalorin pervers te SALIUT.(nuk po i them tash te berat e SALIUT ne periudha te ndryshme kunder Kosoves,nje here tjeter) I lexova me kujdes komentet e lexuesve te gazetes Tema dhe pashe aty ketu nje lloj zemrimi te tepruar ndaj kosovarve(pak a shume e kuptueshme per mua)ndaj, kerkoj nga ju te jeni me te arsyeshem dhe te keni mirekuptim ndaj neve per shume arsye une po e permend vetem nje,propaganda shume vjeqare e disa gazetave pro lidhjes demokratike te kosoves kunder nje pjese te Shqiperise(besoj e dini ku e kam fjalen)dhe ngritjen e SALIUT ne nje mite e ka bere te veten,por une dua te ju them se kosovaret pak nga pak po e kuptojn se kush ne te vertet eshte SALIU.Ndersa sa i perket se ka pas turiste zgjedhor nga kosova tek ju mos u idhnoni shume se ata sjan hiq ma pak as me shume se flliqesira qe nuk kan fare bosht kurrizore. pershendetje.

    1. miri bushat says:

      Z.Gashi te prezantohem,une jam dhenderr kosove dhe e njoh mjaft mire realitetin ne kosove.eshte shume e vertete qe nje pjese e mire e mediave ne kosove perveç nje niveli te dobet gazetaresk e them kete sepse une jam lexues i rregullt i gazetave dhe sa here qe kam marre gazeta ne kosove kam verejtur nje nivel te dobet,por ata ndjekin dhe nje politike te gabuar kombetare sa i perket partive politike ne shqiperi.Se pari opinioni publik ne kosove duhet te thellohet se kush e zhduku Remzi Hoxhen dhe pse,2 kush i perndoqi drejtuesit kryesore te UÇK-se qe vepronin ne shqiperi deri ne vitin 97, 3.kush e quajti UÇk-ne organizate terroriste,4.kush beri thirrje qe perfaqesuesit e Kosoves ne Rambuje te mos firmosnin paktin duke i dhene kohe Millosheviçit te bente edhe ato qe nuk kishte mundur deri atehere. Dhe e fundit sa i perket shqiptareve jashte kufirit zyrtar si ka mundesi qe sa here qe berishoviçi ka pushtetin ne shqiperi gjithmone ka perçarje mes shqiptareve.Tani te kthehemi ne shqiperi kush eshte me antikombetar se sa berishoviçi qe i fali detin grekut,2 qe i fali prona te paluajteshme pafund fazlliçit 3.qe i ka leshuar sektoret me te rendesishem te ekonomise tone ne duar te te huajve me licensa gjoja zvicerane apo qipriote por qe ne fakt jane filiale te serbise vetem e vetem qe te bleje prej tyre mbeshtetje politike sepse ky ecen me parimin se ta kem mire me te huajt se per voten e popullit nuk pyes.keto jane fare pak nga nje pafundesi zullumesh qe ka bere ky njeri qe jo vetem duhet te largohet nga politika por do ti duhet shume pune per tu shfajesuar (nese mundet)para shqipetareve per thikat pas shpine qe i ka ngulur.Historia ne mos shpejt vone da te ja shkyeje masken kesaj monstre krejt antikombetare qe vetem dem i ka sjelle shqiptareve.Uroj qe edhe vellezerit e kosoves ta kuptojne shpejt se ky person nuk duhet mbrojtur por duhet ti hiqet maska,atehere del fytyra e vertete e tij.pershendetje.

  38. zana19 says:

    Ju Faleminderit Gashi!

    Fjale nga zemra si vellau vellaut!

  39. eddy says:

    paske 15 vjet qe paske mare nationalité suisse plus 5 vjet per te bere naturalisation zvicerian i bie 20 vjet qe jetoni ne suisse sic duket ke kerkur assil ne moshen 5 vjec bravo je per tu admiruar por te pakten mos komento cfare une komentoje se transformoesh ne perroquet

    1. plaku says:

      eddy,
      More djale, une disa here ketu ne forum kam thene se, kam lindur ne Tirane ne vitin 1947 dhe jam 64 vjec. Kam vajtur ne Zvicer ne moshen 44 vjec dhe ne moshen 49 vjec kam mare pasaporten zvicerjane. Une tu kam pergjigjur me 45 rrjeshta ne shkrimin tim, duke te dhene argumente pse nuk jam dakord me ty qe hymnizon kulturen serbe. Mendoj se qellimi i ketij forumi eshte qe secili te thote mendimin e tij dhe tjetri me argumenta te thote mendimin kunder. Sic e shef, ne vend qe ti te pergjigjesh me argumenta pse nuk je dakord me mua ti merresh me nje ceshtje sekondare qe eshte mosha ime. Ti nuk duhet te kesh per argument nje gje qe nuk qendron, duke llogritur vitet. Une shpjegimin ta dhashe me siper per moshen etj. Nga qe, nuk ke argumenta te vertetosh hyjnizimin tend per kulturen serbe merresh me gjera qe sic ta spjegova ( mosha ime ) jane te dores se dyte. Edhe nje here te bej pyetjen, mor njeri i mire, mos je serb qe flet shqip ketu ne forum. Pse nuk pergjigjesh, behu trim, se ne ketu ne forum jemi shqiptare dhe shqiptaret nuk vrasin njeri edhe ne se ai eshte serb qe di shqip. Pres pergjigjen tende, behu burre. Pastaj pse ofendon duke me quajtur papagall. Ty nuk te ofendoje njeri. Apo don te tregosh pa tjeter nivelin tend kulturor. Te lutem, qe ne te ardhmen pergjigjen ta japesh duke klikuar ne fillim tek fjala me germa te kuqe, pergjigje, sepse keshtu sic ben ti, nuk merret vesh se kujti i takon komenti yt. Kjo ndihmon edhe anetaret e forumit per te kuptuar se per cfare behet fjale. Ne pritje te pergjigjes. Pershendetje

      1. eddy says:

        qenke 64 vjec paske te drejte nga llogjika te mora per 17 vjec per shqiptare jam me shume se ty pasi jam nipi i persefoni kokdhimes gjyshi ime eshte deshmore i kombit ka dhen jeten per shqiperine mos rikomento me komentet e mija pasi nuk me pelqen te te riktheje pergjigje pleqeri te mbare

        1. plaku says:

          eddy,
          Kisha keto gjera :
          – Pse ofendon, kur thua :
          “qenke 64 vjec paske te drejte nga llogjika te mora per 17 vjec”
          – Kush je ti qe, me komandon te mos komentoj komentet e tua. Si cdo gje ne bote edhe ketu ne forum ka rregulla loje, te cilat duhet ti respektosh ti dhe une.
          – Ke frike te komentohen komentet e tua. Pse nuk i lexon komentimet per komentet e tua ( komenti im larte ishte 45 rrjeshta dhe ti nuk guxon te kundershtosh argumentat e mija. Me vjen keq por ne se don te jesh anetar i ketij forumi duhet te respektosh rregullat e tij dhe jo te komandosh.
          – Mendoj qe, ne se gjyshi yt, do lexonte hymnizimin qe i ben ti kultures serbe do ngrihej nga varri.
          – Me hymnizimin qe i ben ti kultures serbe, ti peshtyn ne gjakun e kosovareve, boshnjakeve dhe mbi 8mije myslimaneve te Srebrenices qe u vrane ne menyre barbare nga shovenistet, racistet serbe.
          -Lexo temat, kupto se per cfare behet fjale ( njohurite e tua ne gjuhen shqipe lene shume per te deshiruar ) dhe komento dhe mos ofendo.
          Pershendetje

  40. burimi,salzburg says:

    rrnoft shqiptarija,malok, lab,tosk e geg ju dua tgjithve.jemi njëëëëë.pershendetje

  41. Mentor Lame says:

    Besi USA,siqerisht ju them se kam nje respet per vllezrit kosovar i kam dashu dhe i dua se jemi te nje gjaku dhe kemi nje truge te berbashket ne shume drejtime.Me vjen keq per komentin qe beni,nuk e di nga je nisur,nga mos informimi,nga mos dija apo nga munges e kulture.Po te jen keto jeni i falul vllai im.Po gje se i ben te qllimshme ateher po ju thm se nuk jeni vellai im,Ju personalisht dhe ata qe vijen te deformoin voten e destabilizoin Shqiperin e shqiptaret te gjith keta i perbuz pasi nuk i sherbein kobit tone Shqiperis.Tani te ndalemi tek lufta ne Kosov.Nuk dua te shitem se kushedi cfar kam bere.Kur erdhen kosovaret ne shqiperi kam mbajtur 14te fryme(njerez) ti ken hallal te gjitha i meritonin se ata ishin dhe jane pjese e familjes time,te cilet nuk ndjne nje mendim me JU.Ju lutem kujtoni qendrimin qe mbajti Saliu per Rambujen,Ndihmen qe i dha serbit duke thyer embargon,Qndrimin qe mbajti per raportin e Martinit dlekacoin kesaj qeveri,qendrimin qe mban edhe sot kur behen takime ne range ministarsh per ballkanin qe dhe kur keto takime mbahen ne Shqiperi nuk thiren ministrat e Kosoves,shiko fyerjen,kapadaillekun qe mbain deputetet dhe ministrat e tij si Albana Vokshi duke ju quajtu me arogance kafshe megjithse eshte vete me orgjin kosovare.Idashur vellaa te lutem shiko qendrimin qe mban me shtetin Grek,i fale teritore te Shqiperis(Ne detin Jon),vlerso qendrimin qe mba per regjistrimin e popullsis per vet deklarimin e kombesis ka dhe shume te tjera>I dashur vella Kosovar ja u reshtova te gjitha keto se ju quaj shqipetar dhe mendoi se nuk ke informacion.Per ta mbyllur ne gjith boten e cilivizuar dy gjera jane te shenjta Jeta dhe Prona. Ne qeverin Berisha te dyja nuk jane te garantuar.Per te garantuar keto duhet te jesh deputet i PD,antar i qeveris ose bandit(per ta zbutur vagabond) Me respekt.

  42. Ericson says:

    Dje bera nje koment per nje fare kosovari,qe kishte fituar me sukses antipatine,(per te mos thene urrejtjen) e komentuesve te TemA-s.Aty shprehesha pak a shume keshtu:
    Ja nje virus patogjen,nga ata qe perhapen epidemine e koleres berishiste.Ky gjysem edepsez e gdhe me tete qoshe,njekohesisht torollak e hajvan as qe ja ka haberin se nga bien keto fshatra si komunizmi,NATO-ja e liberalizimi i vizave,(keto te fundit,sipas ketij dallkauku,na i paskesh dhuruar Salahudin Rahmadan Berisha?!).He,he, c’qyfyre fshataresh te genjyer!
    Lypset te jesh gjeni,si pune e Carls Darvinit,qe te percaktosh origjinen e kesaj specie endemike e “sui generis”.
    Ky mangup qesharak,ka te ngjare te jete ndonje bjellogardist apo nga Emiratet e Bashkuara Arabe,nga ata qe mbeshtjellin koken me carcaf e me cibukun e nargjilese ne brez,duke i hedhur gabzherit ndonje gote raki dellinje veresie andej,tutje ne Bathore a Kenete ne ndonje mejhane te PD-se.
    Une di te them vetem kaq,se kjo skote eshte tejet demprurese per nje demokraci alla perendimore.Keta dinseze pervecse jane te palatuar,nuk hane fare pyke.Keta derdimene jane votaxhinjte e bashibozuket e Salihit.
    Sa per shkrimin e mesiperm,mund te them se asnje lloj kosovari nuk ka tager te vije ne Republiken e Shqiperise e te beje tifozllek politik per Salinjte e Lulezimet e soj e sorollopin e tyre biologjik e politik,e aq me pak te votojne per ta,duke shkelur ligjet e shtetit shqiptar.Qashtu!
    Mund te verehet se udheheqesia e sotme e Kosoves po merr huqet e ketij matufit tone te poshter e kopuk,duke manipuluar zgjedhjet e te tjera marifete ne Parlament,Qeveri etj.
    Nuk do te ishte keq qe kosovaret te lexojne akademikun e nderuar Rexhep Qosja,per te kuptuar se kush eshte Salihi e Co.

  43. gjetja says:

    Po e them qe ne fillim, qe si ne kosove ashtu edhe ne shqiperi te gjithe jemi shqiptare, qe e duma kete toke sipas kutit tone. Por kosovaret qe mbeshtetin hapur berishene por edhe ata qe mbeshtetsin te majten hapur, duhet te frenojne dhe te kafshojne gjuhen. kur bejene nje gj te tille ndajne ne dysh kombin. duajenicilidno por per kushtete e shqiperise beheni ne heshtje,. edhe ne te shqiperise, mund te duam me shume njerin apo tjetrin ne Kosove, por mbi te gjitha ne shumicene e rastvev kemi dahsur Kosoven vetem e jo te majetne apo te djtahtene e Kosoves, as uckne e thacit e as moderimin e Rugoves. sa per serbet, ata jane me te kulturuara se ne, per arsye historike e shume te tjera. le te biem dakort per kete. jo te jemei nacioanlist. jane edhe me te ndyret ne ballkan ndoshat edhe ne bote, por ky seshte fajai yne, eshte fatkeqeisa jone. por kjo nuk do te thote se ne duam politikisht( dhe jo etnikisht, ) nje pjese te shqiperise, te bejem punene e serbit, duke u prononcuar per njerin apo tjetrin krha, sepse ndhmei dhe nuk bashkohemei, edhe pse artificilisht deri me tnai, por rrezikshmerisht edhe me shume nese vahdojme me keto partiznaizma politike. le te bejme nje detante kombtare qe sejecili te shikoje punet e veta aty ku jeton ne apsketin partaik, te repketojme perzgejdhjen poltike te ksovarvev dhe shqiptarevev repsktivisht. Tema ben shume mire qe ngre nje tme te tille dhe besoj me shume patriotizem e ben sepse sheh pikerisht kete shqtesim qe shoh edhe une, dhe jo per ndoenje arsye tjter. askush nga te dneruarit shkures qofte nga shqiperia apo ksosova te mos marr persiper se e do kete truall me shume se tjteri. edhe ne stadium, nese veme me pak dhe pa grate eshte se jemei te paedukate me shume e jo se jemei me pak patriot. Hajdeni ne shqiperi dhe benei plazh, hajdenei ne shiepeir dhe benei biznes, hajdnei ne shqiperi dhe investoni, hajt te shkojme ne kosove dhe te bejem turizem, hajd te shkojme ne Kosove dhe te njeohim me shume njeri-tjrtrin dhe hajd te shkojme ne ksosove qe ti trgojme serbit se jemsi shume por shume fare dhe si ka perednuar kandidli i tyre, eshte ora e kandidlit tone kete shekull e beyond.

  44. Drande Duka says:

    Nga artikulli nuk merret dot vesh saktesisht se per cka eshte fjala. Mbase per nje anim te supozuar kah Berisha, Basha, gje qe (si kosovare qe jam) e konsideroj si budallallek. Une personalisht nuk anoj kah asnjeri, por njoh shume miq qe e duan Edi Ramen. Prandaj ju lutem MOS PARAGJYKONI kuturu dhe MOS NXITNI armiqesi mes nesh. Mosni se do na kushtoje, me shume se sa vota e vjedhur. *Edhe ne e kemi Hashim Thacin ne pushtet d.m.th. NJE PUSHTUES VENDOR, nje diktator MADE IN DRENICA. Ndaj brengat me ty Shqiperi dhe te dua shuuuuume!!! Kosovarja

    1. zana19 says:

      Pershendetje Drane,

      Kuptimi i artikullit eshte, jemi vellezer, por tek vota mos na nderhyni si nuk ju nderhyjme ne ju. Ju njihni politikanet tuaj, ne njohim te tonet. A do t’je pelqente Shqipetareve ne Kosove nqs autoboza me shqipetare te vinin e hidhnin voten ne kutijat tuaja gjate zgjedhjeve. Si do i quanit ju ata shqipetare nqs nuk dinit se kush i dergon, perse vijne, dhe per ke do votojne. A kemi ne te drejte te vime e te votojme ne Kosove? kesht ti e kupton se edhe ne, nuk duam qe sh vini e te votoni kur nuk jetoni ketu.
      Drane,
      Ka komentues ketu qe e paraqesin veten sikur jane nga Kosova( une e ve ne dyshim – lexo komentim tim me siper) dhe shkruajne me nje shqipe shume te keqe dhe bejne komente shume acaruese ne nje kohe qe gjakrat e njerezve jane ndezur per shkak te fushates jo te ndershme qe eshte ketu zhvilluar ketu nga klika berishjane. Problemi eshte qe shqipetaret e thjeshte nuk shkojne te komentojne ne gazeta Kosovare sepse ata s’e dine si jane me te vertete hallet e Shqipetareve te kosoves e cfare konkretisht ndodh atje. Ne dime nga c’ka lexojme dhe mund te kemi mendimin tone, por une apo nje shqipetar tjeter s’do kisha marre guximin te beja komente per gjera qe s’i di. Kjo eshte njera ane e medaljes. Une kam lexuar disa shkrime nga Shqipetare prej Kosove qe japin mendime kompetente si duhet te vene gjerat ne Shqiperi. Dhe mendoj se nuk eshte e drejte.
      Ana tjeter shte qe ata qe komentojne ketu jane te futur me qellim

  45. Burimi says:

    Ne mllef e siper njerezit mund te hedhin helm e vrer dhe shkaktojne deme te pariparueshme ne marredheniet mes Kosoves dhe Shqiperise.
    Nuk eshte e vertete se ndahemi te vota vella! Ne fakt mund te duket paksa paradoksale per momentin por edhe ne Kosove me kalimin e kohes njerezit kane per te filluar te identifikohen me te djathte dhe te majte, sikur qe shihet tashme deri diku, dhe ketu nuk shoh asgje te keqe. Per rrjedhoje do te kete te tille qe do te vazhdojne te perkrahin PD-ne dhe te tille qe do te fillojne te besojne me teper tek lidershipi i PS-se, sic po behet evidente dita dites.
    Shumica e shqiptareve ne Kosove mund te jene me Berishen ne kete moment por kjo nuk do te thote qe kjo nuk mund te ndryshoje ne rast se PS percon politika me largpamese ne drejtim te Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi e Serbise. Fakti se disa qindra qytetare te Kosoves (ne cfaredo situate nuk besoj se numri i tyre kalon me shume se 2.000 -.3,000) mund te pajisen me pasaporte shqiptare dhe te votojne per PD eshte ne te drejten e tyre (permbushin kriteret per shtetesi qofte permes marteses, qendrimit pesevjecar etj.) dhe ketu nuk ka asgje te keqe. Asnje vend ne bote nuk ben diskriminim te tille, te pakten ne parim.
    Ka problem megjithate me faktin e te zhvendosve brenda shtetit (mijera qytatare shqiptare qe mund te jene nga bastionet e PD-se dhe qe jane zhvendosur vec sa per te hedhur voten ne Tirane muajin e fundit.) Zhvendosjen e tyre PS dhe strukturat e shtetit duhet ndjekur ne rruge ligjore dhe duhet percaktuar kritere se kur dhe sa kohe duhet te jene banore te perkohshem per te mundur te votojne ne zgjedhje lokale.

  46. raimondi says:

    Ne fakt ky votimi i kosovareve ne Tirane tregon edhe dobesine organizative te pushtetit lokal ne Tirane , pushtet te cilin e ka PS-ja

    Si ka mundesi e vjen dhe voton dikush qe nuk e ka emrin ne listen e lagjes ku do votoje ?

    Nuk kishin listat e zgjedhesve neper qendra votimi qe te pengonte te votonin ata qe nuk ishin te asaj lagjeje psh ?

    Sepse nqs ke listen me emrat nuk ka si te vijne e te votjne me mijera veta –Kjo eshte e thjeshte fare

    Po nqs ti nuk ke ne regull ne listat e zgjedhesve atehere dihet qe pushteti do kerkoje te abuzoje

    –Regullo listat dhe nuk vjen dot ai tjetri te votoje —Natyrisht mund te vijne nje e dy me certifikata ,por jo me mijera
    Ata nuk i lejon te votojne ———— Por sic duket Edi ka vendos cuna te rinj pa epxerience ne qendrat e votimit dhe ata as qe e kane haberin fare te disiplines se asaj pune me listat
    Ndaj ne keto punet e politikes duhen kombinuaqr te vjetrit me te rinjte — Se te vjetrit jane me te regullt dhe nuk lejojne cregullime –
    -Ndesa te rinjte jane auu iuuu

    Keshtu qe po te kishe listat e zgjedhesve ne regull nuk votonin dot as kosovaret ——————

    –Ndaj ky zoteria i artikullit duhet ti kerkoje llogari organizatoreve te zgjedhjeve ne PS :—- Pse kane votuar njerez qe nuk kan qene banore te Tiranes ?

    —Kjo eshte nje cregullsi skandaloze ! — Si ka mundesi te ndodhi nje gje e tille nqs ti ke listat e votuesve per cdo qender votimi ?
    —Ketu PS-ja duhet te ndalet dhe te beje lista te sakta per zgjedhjet qe vijne

    ——–Ndersa sa per Kosovaret , une mendoj se shumica e tyre nuk jane me Salen , pasi atje fitoi Thaci qe eshte i majte

    Por Sala ben shume propagande gjasme patriotike dhe ata te djathtet e Kosoves genjehen pas Sales

    Ndersa PS-ja jone nuk ben aspak propagande patriotike …Kjo eshte skandal

    Sepse ne jemi nje komb i ndare dhe kemi edhe gjysmen e shteti tone jashte, ne Kosove ndaj duhet ti kemi parasysh edhe ata

    — Sala po tregohet shume inteligjent —— Saliu ben edhe tradhetarin dhe ne te njejen kohe Sala ben edhe patriotin…

    –Ndersa PS-ja ????……………….PS-ja nuk ben azgje

    –PS-ja nuk ben detyren e saj si Opozite qe te shfrytezoje gabimet skandaloze te Sales ne qeverisje …..
    ……qe kane lidhje me Patriotizmin———- Dhe nqs PS-ja do shrytezonte keto lloj gabime te Sales , sot PS-ja do ishte ne pushtet

    ——– Sepse PATRIOTIZMI eshte Aspekti me sensitiv ne cdo qenie njerezore ne kete bote moderne , ku kombet e kane te shenjte identitetin e tyre etnik

    -Dhe kete difket te PS-se e shfrytezon Sala qe ben edhe Patriotin pasi ka bere tradhetarin — dhe ne kete menyre Sala
    mbledh rreth vetes gjithe njerezit naive por edhe patriotet .
    Sepse njerezit mendojne qe Sala eshte patriot ,
    por i ka bere ato leshime per politike , gjasme per te fut Shqiperine ne Europe

    Dhe nga ana tjeter PS-ja me heshtjen e saj e miraton kete menyre te arsyetuari te justifikemeve se do na ndihmoje Greku per tu futur ne EU –

    ———- Ky lloj mendimi qe eshte mbizoteruaes ne politken shqiptare eshte ..SKANDALOZ ——Eshte turp dhe faqja e zeze
    ,sepse na tregon se ne kemi Mungese ne Koncept per ndertimin e shtetit dhe per kendin e shikimit qe ne kemi per institucionet e Europes

    —Por ajo qe me cudit mua eshte si nuk marin pak shembull nga Maqedonia keta tanet ?–Maqedonia po e diskretiton grekun ne cdo aspekt –
    –Pse Maqedonia nuk kekron te hyje ne Europe ?

    Por shteti hyn ne EU pa humbur dinjitetin , jo duke u zvaritur ,por duke punuar qe te permbushesh kushtet ekonomike ,
    Se po i permbushe ato kushte nuk ka rendesi fare pastaj per tu futur ne EU -, eshte nje formalitet
    .
    Edhe dicka tjeter e thote gabim ky ne artikull ———-Ne lidhje me Kosoven

    Ne dhe Kosova aspirojme per tu futur ne Europe ,por ne duhet te bejme te gjitha peprjekjet qe para se te futemi ne EUROPE ,
    te bashkohemi dhe te krijojme nje shtet te vetem , bashkojme gjithe resurset toane dhe kjo na ndihmon te ecim me shpejt ne ekonomi …….pastaj futemi ne EUROPE

    Tani jane kushtet tamam per bashkim –Biles presidenti serb e ftoi Tiranen zyrtare per bisedime per Kosoven ,
    dhe kjo eshte gje e mire , sepse ai e beri fakt te kryer qe Kosova eshte pjese e Shqiperise

    Sala nuk ju pergjigj kesaj thirje — Por eshte mire qe shtypi te flasi ne lidhje me bashkimin e Kosoves em Shqiperine ,sepse shtypi duhet te jete gjithmone ne avance krahasuar me politiken qe leviz pakez me ngadale …
    dhe opozitga duhet te jete e paraqe ta perkrahi kete ndryshim duke e vene Salen ne pozite te veshtire ….

    Aq me teper qe perendimoret dhe sidomos amerikanet nuk jane kudnra bashkimit te Shqieprise me Kosven ,
    biles ata jane shprehur qe nqs populli shqiptar kerkonte bashkohet ,atehere le te behet bashkimi

    –Pra gazetat duhet ti paraprijne ketij bashkimi dhe jo te sillen sikur jane politikane qe kane hallin se mos na i ngelet qefji grekut po te bashkohemi–

    ——–Sepse dihet qe vetem greku eshte kunder bashkimit tone dhe kjo eshte nje Arsye me shume qe te bejme bashkimin
    sa me shpejt qe te jete e mundur ……

  47. pjeter mustakuqi says:

    sa me shume ja u …..nenen Saliu nje pjese te kosovareve aq me shume i thone baba.

    1. PERMETARI says:

      ore pjetri eshte ky apo me bejne syt mua? ate pjeter qe njohim ne e mban hunden ter diten ne te saliut

  48. 21janari says:

    Napoleoni do te thoshte : “Cherchez Berisha”!
    E pra te dashur miq, sebepi i sherit eshte Berisha! – Hiqeni ate dhe NDOSHTA te gjithe do te jene pak me rahat.

  49. nela says:

    Ju kam thene se saliu eshte spiun i serbeve! Ndau dhe armiqesoi jo vetem shqiptaret veri-jug por tani ve perballe dhe shqiptaret me kosovaret. Te merremi me shkakun dhe jo me pasojen.

  50. Albana L. says:

    Qe ka elemente injorante ne Kosoven malore, qe jane te gatshem per t’i ardhur ne ndihme krajlit serb Berisha, kjo eshte me se normale. Anormale eshte qe dikush i therret ne ndihme dhe kjo duhet te marre fund sa me pare! Kosovaret me te emancipuar duhet te ngrihen te paret kunder kesaj iniciative qe na ndan edhe me shume gjeografikisht e politikisht, pasi deri tani jemi dy shtete sovrane dhe ashtu siç ne shqiptaret e Shqiperise, nuk ia lejojme vetes te shkojme e te ndikojme voten kosovare, edhe Kosova s’duhet te ndikoje voten e Shqiperise! Mua personalisht do te me pelqente qe kosovaret te votonin masivisht per VETEVENDOSJEN e Albin Kurtit, por nuk shkoj atje t’ia imponoj kujt.
    Ky eshte nje reflektim mbi çka po ndodh me nje frekuence shqetesuse ne vendin tim. Por nje gje te jete e qarte: ASKUSH NUK KA TE DREJTE TE PERGJITHESOJE(dhe ketu kam parasysh ata komentues se mbartin urrejtje per kosovaret), SEPSE KOSOVA NUK ESHTE E KOKEBOSHEVE QE SHESIN NDERIN PER TE MBAJTUR NE FRON KRAJLIN ANTI-SHQIPTAR, BERISHEN I. KOSOVA ESHTE E TE MADHIT QOSE DHE QINDRA MIJERA ATDHETAREVE TE TJERE QE I SHOHIN GJERAT PA SYZE POLITIKE DUKE PUNUAR PER INTERESAT KOMBETARE.
    Kushdo qe pergjitheson qellimisht eshte nje qenie e peshtire anti-shqiptare, qe ka per qellim perçarjen e kombit tone!

  51. Shiko linkun says:

    Doris Pack: Fajin e ka Edi Rama !

    http://www.kosovain.eu/?cid=1,43,4626

    1. fule says:

      Po i lane keto Kur*a Europiane edhe keta Kosovaret, per lesh do ja cojne edhe ate pune qe kane bere deri me sot per pavarsine

  52. Endri says:

    Pirdhni burra si n’shpin tuj…

  53. Endri says:

    Pirdhni burra si n’shpin tuj… Ore meqe jemi ktu, e din kush se kur vjen ajo Doris Pack ne Shqiperi se kur e degjoj ate kaloj ne orgazem.

  54. margi says:

    Zoteri “shiko linkun”, ne linkun qe keni postuar del nje faqe e gazetes e “perkthyer” …. cili eshte materiali origjinal? permendjet e publikimeve te meparsheme nuk kane vlere, nqs nuk shoqerohen nga referenca e origjinalit, dmth ku mund te lexojme origjinalin dhe jo kopjen e pershtatur? te pakten ne boten universitare e intelektuale keshtu funksionon.. vlejne faktet, ashtu si edhe ne zgjedhjet, vlen ç’ka te gjithe pame me sy e çfare thote kodi zgjedhor jo nepunesit (sahanlepires) qe vene e vijne!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje