Kandidati humbës për Bashkinë e Tiranës, Lulëzim Basha, drekoi sot me Rezart Taçin, pronar i ish kompanisë shtetërore ARMO dhe ish televizionit ALSAT. Taçi dhe Basha drekonin ndërkohë që KQZ ishte bllokuar nga deputetë të opozitës, të cilët kërkonin të bllokonin aktin normativ të KQZ për shpalljen fitues të Lulëzim Bashës për kryetar bashkie të Tiranës me vota të gjetura jashtë kutisë së votimit.
Rezart Taçi është akuzuar nga media shqiptare dhe ndërkombëtare për privatizimin spekulativ të kompansië ARMO me mbështetje të familjes Berisha dhe për dhunë mbi tri gazetarë kritikë me qeverinë dhe si një biznesmen problematik në Shqipëri për shkak të detyrimeve të pashlyera me palët e treta si Albpetrol dhe kompani të tjera partnere me të.
Lulëzim Basha ka përfunduar një fushatë mediatike tërësisht të montuar përmes medies që ka nën kontroll. Televizioni në pronësi të zotit Taçi ka transmetuar gjithë kasetat e montuara të zotit Basha dhe klasifikohet si një nga mediet në shërbim të biznesit të afërt me qeverinë Berisha.
Gruaja e zotit Berisha, Liri Berisha e ka Rezart Taçin sponsorin e saj kryesor në aktivitetet e saj në fushën e bamirësisë, një aktivitet spekulativ që duhet të hetohet për problemet që ka prodhuar me fëmijët shqiptarë në nevojë.
Comments are closed.
ky fshatari tim Rezart Mustafa Taci! nje halabak kolonjar gjithe diten rinte ne per Rruget e Tiranes Nano me Salen e bene fallco-bos, ky ka vetem nje fitim (dashnor Lirin)…
Gjithmone inferioret e PD-se kane menduar dhe mendojne se populli dhe pjesa e PS-se jane te kulturuar, te urte dhe te qyteteruar dhe si te tille nje ndryshim rezultati me hile nuk do sjelle pasoja per ata.
HARROJENI!!!
Jemi me te forte, me te eger, me te dhunshem, me te pameshirshem se PD-istat kur vjen fjala te e drejta e te drejtave. Tiranen e votuam per qytetarin dhe nuk e leshojme as ne vdekje te fshataret dhe antishqiptaret. Boll me! Me cudit fakti qe nuk arrijne ta marrin mesazhin e qarte te RAMES se “nuk ka te verber te mos njohin pasojat e nje veprimi te tille”
Ti shko voto ne epir presidenti i Epirit M..i bollano eshte aleat me Sali Gerdecin
Nga guzhinieri i lokalit mesohet se qe te dy kane ngrene nga nje “qafe pate”!
paskan ngrene dreken e fundit si duket ..po i mblidhet litari ..
kur kam takuar nje here kete Thacin rastesisht..kam qesh me vete ..nuk kishte njeri me leshko dhe pa dinjitet ….
vetem me dhune iken haxhi qamili. e pa qe fituan socialistet dhe po mundohet qe t’ua prishe gezimin. kjo eshte partia e ruraleve. i pacipi edhe humbjen e quan fitore . turp! kjo parti vetem emrin ka demokratike se asgje s’ka te tille.
ORA 9:00AM TE GJITHE PARA KQZ PERBALLE STADIUMIT QEMAL STAFA,TE GJITHE NE MBROJTJE TE LIRISE !!!
Ku i gjeti 128 milion dollare ky kodosh Taçi qe privatizoj ARMO?!…Si ka mundesi qe ky shtet nuk te bene llogarine kur ti zotri privatizon nje veper kaq te madhe?!…Ku e kane burimin gjithe keto para?!…A mund ti jap pergjigjigje ky “shtet” ketyre pyetjeve e te tjera si keto?!…Lidhur me keto qe thashe me siper edhe per ty shqiptarin e thjesht kam nje pyetje:-Si ka mundesi qe arrihet te votojne gati 51% e shqiptareve kur reth 1,3 (apo 1,4) milion ne jemi jashte?!..
Nuk keni tru juve per ti dhene bashes ment me cilen te drekoje
tg usa
ndroji emrin prap ky
ne spo i japim mend me cil te drekoje ore.ishim te interresuar te dinim c’po hanin??
21 janari e dha pergjigjen”qafe pate”….. hajde i befte mire…
O me katunaro…dole prap nga blloku, hmmm ndjej ere Dorandi ketu ?
Nuk ka per tu çuditur.Hajduti,hajdutin do te takoje.
Me syrin e nje vezhguesi “live”
KRONIKE E PARALAJMERUAR E DESHTIMIT TE NJE KOMPLOTI TE ZI
ELEKTORAL NE TIRANE
– Nuk ka asnje krim sado djallezor qe nuk le gjurmet e tij ….
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Ekspeditat e vjedhjes se votave ne sulm
Jemi midis datave 11 maj dhe 13 maj 2011. Disa here vezhgues dhe deputete te PS-se, sidomos Z. Erjon Brace dhane alarmin per nje kryqezate orvajtjeje manipulimi votash nga PD-ja. Ata paralajmeruan publikisht dhe para kamerave per falanga dhe skuadrone manipulimi te PD-se dhe Berishes qe u binin kry e terthor rrugeve te Tiranes me furgona, zarfa e canta te mbushura me vota te falsifikuara ne menyre perfekte per kandidatin e tyre Lulezim Basha, qe po humbiste.
Se sa prej tyre u perkisnin forcave speciale te policise dhe strukturave parlele te SHIK-ut te Berishes dhe sa ishin manipulues te zgjedhjeve te meparshme nuk u dhane hollesi. Me siguri vezhguesit socialiste dhe specialistet e tyre duhet te kene edhe fotografi e filmime te tyre, qe nje dite do dalin ne drietn e Diellit.
Populli votoi si ne Evrope… Qevezia numeroi si ne Zimbabve
Paralajmerimi i opozites perbente nje ogur te zi edhe per keto zgjedhje. Ishin zgjedhje ku populli votoi si evropian i vertete ndersa administratoret dhe numeruesit e tyre numeruan si ne Zimbabvene e Mugabes. Nen vellon e “transparences” dhe “sistemit me te avancuar te numerimit te votave ne Bote” qe predikonte Berisha, procesi u shty derisa i detyroi ambsadoret e SHBA-, BE-se , Hollandes dhe vendeve anetare te Evropes se Bashkuar te ktheheshin jo vetem ne stimulatore por edhe ne monitore te ketij numerimi skandaloz.
Si duket vetem qevezia Berisha nuk kishte lexuar konkluzionin e ODHIR-it per zgjedhjet e kaluara te 28 qershorit 2009 se “votat e shqiptareve u numeruan keq ose shume keq ne mbi 30 per qind te tyre”. Apo e thene troc : populli votoi sic deshi, qeveria numeroi votat sic deshi dhe sic i leverdisi!
Vecse ne saje te vigjilences dhe vendosmerise se opozites se bashkuar deshtoi jo vetem sistemi i avancuar por edhe skemat klasike te vjedhjes e manipulimit te te gjitha votimeve ne Shqiperi nga Berisha prej korrikut te vitit 1992 e deri me 28 qershor 2009. U cenuan keshtu edhe standartet me minimale te ketyre zgjedhjeve.
Nje risi e papritur
Kur e mendua se ketij procesi te stergjatur e krejt te deshtuar numerimi i erdhi fundi, mendjet djallezore te Berishes, kusareve dhe vrastareve te tyre u vune ne veprim per te shpikur nje marifet te ri. “Magjistaret” dhe ustallaret e manipulimit dhe vjedhjes se votave te Berishes u vune ne veprim per shpikje e marifeste te reja me qellim qe me cdo kusht e me cdo cmim tu ” ngrinin buzeqeshjen ne buze” sic e ke shprehur me dhjetra here vete Berisha, fituesve reale te ketyre zgjedhjeve dhe liderit triumfues te opozites se bashkuar Edi Rama.
Si valvule sigurie perdoren kamikazet e KZAZ-it Nr. 49 te njesise Nr. 5 qe nuk pranojne te nenshkuajne procerverbalin e saj pa asnje aresye pervec asaj te quajtur urdherat e prere te Sali Berishes. Sigurisht me urdher te Berishes nepermjet dhendurit te familjes se tij Ilir Goci, sic shkruante nje komentator tek gazeta “Tema” Online. Kryetari i ketij komisioni ishte i perzgjedhur me kujdes te vecante nga Oborri kryeministror : Ilir Goci eshte i martuar me vajzen e xhaxhait te vajzes se motres se Sali Berishes.
“Syshqiponjat” e partise dhe te Salise
Pra, ishte hedhur hapi i pare ogurzi i bllokimit te votave te numeruara nje nga nje jo vetem nga numeruesit e paguar , por edhe nga cdo shikues i televizioneve shqiptare nga Alaska ne Vellington, nga Buenos Aires ne Oslo. Ushtaret dhe mercenaret e klanit nepotik te Berishes kishin cjerre edhe masken e fundit te sherbimit te tyre ogurzi ndaj Berishes.
Nje vezhgues anonim i PD-se zbulon papritur nje flete votimi ne favor Edvin Rames te hedhuir pioshte nje tavoline ne qendren e votimit te njesise bashkiake Nr. 5 te Tiranes disa ore pasi kishte perfunduar numerimi i votave per kryetarin e Bashkise se Tiranes. Si “vigjilent i partise” ai njofton menjehere kryetarin e KZAZ-se perkatese Ilir Goci.
Nje rastesi teper e cuditshme, pertej kufirit te aresyes njerezore por shume afer aresyes se mosaresyes djallezore. Bile as djalli vet nuk do ta kishte kapur aq rastesisht nje flete te tille votimi poshte nje tavoline… Nje fantazi mese djallezore e nje syri te komanduar nga nje mendje superdjallezore e supermanipulatore “syshqiponjave” te partise dhe te Salise! I pari qe e jep kete zbulim eshte Televizioni Klan dhe bijeza e tij bastarde ABC, pra pikerisht telallet kryesore te se njejtes parti e te te njejtit lider. Pastaj lajmi merr dhene e perhapet ne efir…
Si vaji ne lakra
Thote sovrani. Tamam si virusi i gripit apo i murtajes. Si me komande fillojne njoftime kret te njejta nga te gjitha njesite ku komisionet kontrollohen nga nena PD dhe kryeministri Sali… Kulmi arrin ne njesine bashkiake numer 11 ku brenda kutive te votave per kryetar te saj … zbulohen jo nje as dhjete, por plot 100 flete votimi per kryetarin e Bashkise se madhe te Tiranes, pa thene se cilit kandidat i perkisnin ato. Duhet te ruhen maskat deri ne fund se ndryshe i dalin petet lakrorit te gatuar ne kuzhinen trukuese Berisha.
Sigurisht qe ustallaret e ketij mastrafi djallezor ne synime por shume te trashe ne zgjedhjen e zbatimin e tij, sic do te shohim pak me poshte, kane marre masa qe jo te gjtiha, pra jo krejt te njeqint votat jane vetem per kandidatin e tyre , por pak me shume se i duhet atij per te fituar humbjen, per te siguruar fitoren e humbur realisht por edhe djallezisht, per ta kthyer humbjen ne fitorje.
Krimi ne sajimin, organizimin dhe zbatimin e tij eshte aq sa djallezor edhe i sofistikuar. Aq me teper qe ai perdor nje vello demokratike….
Velloja e demokratike e nje akti thellesisht antidemokratik
Kjo vello demokratike jane deklaratat dhe qendrimi demokatik i ambasadorit te nderuar te SHBA-se ne Tirane, Z. Aleksander Arvizu te bere ne mjediset e qendres se numerimit te votave te njesise numer 5 ne shkollen ” Vasil Shanto” ne oret e vona te nates se 12 dhjetorit 2011, kur u detyrua te lere pergjysme festimin e ditlindjes se sekretares se tij, punet e shumta dhe pushimin e fillim fundjaves se kaluar per te bere edhe monituruesin, edhe stimuluesin edhe indirekt numeruesin e votave te saj. Jo vetem ai, por edhe ambsadori i BE-se Z. Sekui e gati krejt trupi diplomatik perendimor ne Tirane derisa u numerua edhe vota e fundit e kesaj njesie.
Kur numeruesit e komanduar dhe telekomanduar te kesaj qendre deshen te shpallnin te pavlefshme disa vota ne favor te Edi Ramen per shkak te njollave te shtypshkronjes qe tenderuar “me mik” nga KQZ-ja ambasadori amerikan sugjeroi se duhet numeruar e vleresuar ” cdo vote e cila shpreh qarte vullnetin e votuesit qe e ka hedhur”. Nje sugjerim shume i sakte, shume i drejte e krejt demokratik i perfaqesuesit te nenes se demokracise boterore, SHBA-se.
Vetem disa ore pas ketij sugjerimi demokratik, truri dhe shpirti diabolik i manipuluesve te sprovuar te cdo zgjedhjeje lokale apo parlamentare ne Shqiperi me Berishen ne krye po orvaten ta perdorin kete sugjerim si vello demokratike per te mbuluar krimin e tyre te manipulimit dhe prodhimit te votave te munguara per benjaminin e oborrit dhe ushtarin e mire te Berishes, Lulezim Basha, me qellim per te uzurpruar me cdo cmim karriken e kryebashkiakut te Tiranes, per te mbuluar gjurmet e kusarise dhe vrasjeve publike te 21 janarit 2011.
Cfare gallate !?
Se cilat jane te dhenat reale te sovranit ne kutite e votimit kete e pame me syte tane dhe i numeruam votat nje nga nje ne ekranet e televizionit ” Top Chanal” , “Vizion Plus” dhe ” Koha Vizion” edhe ketu ne Nju Jork. Aq sa kur u hodhen perpjete e perqafuan, kur shperthyen ne ovacione e delir deputetet, ministrat, falangistet e fansat e Lulezim Berishes brenda njesise se numerimit Nr. 5 per fitoren e tij me 10 vota minus filluam te bejme gallate bashke me pese shoke te mi te gjithe me dy ose tre fakultete, ku asnjeri prej nesh nuk ka mbaruar per matematike, por per shkenca politike e diplomatike.
Na mjaftonte aritmetika e klases se dyte fillore per tu gajasur me injorancen e matematicieneve, ekonomisteve, agronomeve…. ministra e deputete te PD-se per te mos folur per injorantet e saj totale.
Te dhenat e sovranit ne kutite e votave te hedhura me doren e vet
I pari qe e kapi kete idiotizem madhor dhe e demaskoi pa medyshje kete feste injorantesh qe coi ne delir fituesit e humbur, qe gazetari dhe analisti i shkelqyer Sokol Balla ne ” Top Chanal” qe tha se nuk po marrim vesh si mund te jete fitues Lulezim Basha qe sipas KQZ-se, ka nente dhe pas nje SMS qe mori nga nje mik i tij e coi ne 10 numrin e votave me shume qe kishte fituar Edi Rama… E ashtu doli!
Ky qe veridikti i sovranit, vendimi i demosit ne baze te dhenave te sovranit demos me doren e vete ne kutite e votimit.
Kete vendim e veridikt e pergenjeshtroi i pari kryeministri i vendit Sali Berisha. ” Te dhenat e mia tregojne se Lulezim Basha ka fituar”, theksoi kryeministri i drobitur, i keputur, me sy te skuqur e te enjtur perreth nga pagjumesia, me ze qe i dridhej nga emocioni i humbjes totale ne zgjedhjet e 8 majit 2011 vetem pak caste pasi socialistet festonin fitoren e tyre te sanksionuar me voten e te dhenat e sovranit dora vete dhe me tablat zyrtare te KQZ- deri ne ate cast!
“Te dhenat” e kryeminsitrit dhe muri i pakapercyeshem i votave
E dhena e pare e kryeministrit ishte nje orvajtje mjerane e klanit kusaro- vrastar te Berishes dhe telalleve te tij per tua hedhur fajin gjoja nje “gabimi njerezor” qe kishte gabuar ne hedhjen e te dhenave te komisioneve zonale zgjedhore ne tabelat e KQZ. Pastaj u shfaq nje gabim elektronik. Pretendime foshnjarake qe hasnin ne nje mur te pakapercyeshem te se vertetes.
Rrethi i pare i ketij muri te pakapercyeshem ishte e verteta me shkrim e hedhur edhe nga numeruesit edhe nga komisioneret e vet PD-se dhe ” Aelances per Qyetarin” ne proceverbalet e tyre.
Rrethi i dyte edhe me i fuqishem ishin syte e miliona shqiptareve qe perpine nga ekranet dhe numeruan me gishta, me shkopinj ne flete te bardha, me makina llogaritese primitive, me kompjuter e shume te tjere edhe me “Blackberry” ” I- Phone”.
Kete mur e bente edhe me te fuqishem se ate kinez perforcimi nga vezhguesit vendas dhe nderkombetare ne radhet e te cileve politika e mbrapshte, manipuluese, hajdute- votash perserites e Sali Berishes.
” Syshqiponjat ” e partise dhe Salise
Vetem 24 ore pas deklarates se kryeministrit Berisha dhe 24 ore para se Komisioni Qemdror i Zgjedhjeve te certifikonte rezultatin e votave te sovranit ne baze te proces-verbaleve te 485 qendrave te votimit dhe 11 KZAZ-eve te Tiranes nxjerr koke “e dhena ” e pare e kryeministrit. Syri vigjilent i ushtareve te tij besnik kap nje vote te hedhur kuturu qe ishte ne favor te Edi Rames. Askush si ushtaret dhe falangat e Berishes nuk e ka te ngulitur parullat enveriste ” Parti- nena jone fjala jote vepra jone”… E keni ve re sa me entusiazem e zjarr duatrokasin liderin e partine tyre!?
Ata jane gati te hiodhen edhe ne zjarr per shokun Env…. Sali! Jo me te mos i plotesojne nje mision kaq te lehte sa c’eshte zbulimi i jo nje, por edhe 20, 100 e pse jo edhe 1000 votave te hedhura gabimisht nga zgjedhes te moshuar ose injorante.. Jam i paditur Zoti gjykates! Se mos eshte hera e pare qe e bejne nje gje te tille qe e kane bere me thase votash qysh me 26 maj 1996, kur ia futen flaken Shqieprise per karriken e Salise!
Si e qysh !?
Shume kollaj. jane dhjetra menyre per ta bere nje gje te tille. Se pari pasi kishin siguruar fitoren e certifikuar me syte e miliona shqiptareve dhe qindra nderkombetareve nga vendnumerimi i votave, nga ekranet televizive, perfshi edhe nga vete tabela elektronike e KQZ deri ne kutine e fundit, opozita e bashkuar dhe lideret e saj mesa duket e ulen pak vigjilencen.
Gabim jo i vogel po te kishin parasysh nje kuti votimi qe u gjet gjysme e hapur ku mund te futej edhe dora qe u njoftua ne mes te kryeqytetit dy-tri dite perpara. Kjo ua lehtesoi punen ustallareve specialisteve te manipulimit te PD-se per te futur vota ne kuti ose per ti shtuar ato lehtesisht me flevoptimi te fshehura ne trup, ne canta dore… ne njemije nje menyra.
Kutite e votimit gjate nates ruheshin nga nje numer i vogel vehguesish ose rojesh te PS-se dhe PD-se . Duke pase parasysh se behej fjale per nje diference prej vetem 10 votash reale ne favor te Edi Rames, mjaftonte per te futur maksimumi 50 vota te sajuara. Mirepo oreksi i Berishes dhe falangave te tij eshte shume me i madh se aq, per t’i bere sa me bindese te dhenat e sigurta te Berishes dhe fitoren e munguar te Lulezim Bashes.
Shiten e blihen deputete e ministra e jo me roje e vezhgues….
Si!? .Jemi deshmitare se vitet e deri ne ditet e fundit jane shitur e blere deputete, ministra te pozites e te opozites e jo me te mos blihen vezhgues apo komisionere e aq me teper roje te tyre, sic u blene edhe importuan me leternjoftimet falco mbi 5 000 shqiptare te Kosoves qe votuan jo vetem ne Tropoje, Kukes e Puke… por edhe ne Tirane. Ata ishin gjoja turiste e plazhiste kur temperaturat e ujit te detit, lumenjve dhe liqeneve jane te pakeshillueshme …
Ka edhe nje menyre me te lire. Revolja tek koka, kercenimi, shantazhi deri me rrembim femije per disa minuta sa te futeshin votat “e ngaterruara” ne kutite e paracaktuara te votave per kryetaret e minibashkive.sipas nje perllogaritjeje perfekte per te nxjerre humbesin Basha fitues dhe fituesin e vertete te tyre Edi Rama humbes.
Nuk perjashtohet as mundesia tjeter qe falangat e manipulimit dhe vjedhjeve te perseritura te votave dhe ustallareve te tyre te kene perdorur edhe lende narkotike, apo ilace gjumesjellese ne pijet ose ushqimet e vezhguesve ose rojeve te opozites tek =kutite e panumeruara te votave. Behet fjale vetem per dy- tri minuta sa ata te kryenin pune.
Teoria Elementare Konspirative Nderkombetare permban edhe dhjetra metoda e kurthe te tjera per raste te tilla, qe jane perdorur dhe perdoren jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne vende te tjera, bile edhe me demokraci te avancuar.
Kryhajdutet duan te vjedhin edhe kryeqytetin
Keto manovra kriminale, keto mega-akte kusarie te qeverise me te korruptuar ne historine e Shqiperise hoqen edhe masken e fundit te vjedhjes se votave te 28 qershorit 2009 e deri me 26 maj 1996, kur regjizori i kesaj kusarie ish- Presidenti Berisha u kap me presh ne duar nga opozita dhe demokracite perendimore me SHBA-ne ne krye.
Pershkrimin me te sakte diplomatik te kesaj hajnie e dukurie despotike e ka bere ish- ambasadori i SHBA-se ne Tirane Z. John Withers ne raportet e tij per Departamentin amerikan te Shtetit kur e cileson Sali Berishen si ” kryetrukuesin i manipulimit te votave” ne Shqiperi, sic shkroi keto dite gazeta franceze “Le Monde ” duke iu referuar dokumenteve te Vikiliks.
Sic thote sovrani gjithnje ” peni i krimeve dhe dallavareve keputet prej se trashi” Tashme nuk behet fjale per nje fije peri! Behet fjale per nje litar 15 vjecar vjedhjesh, manipulimesh, trukimesh te votave te shqiptareve nga Kadafi i Shqiperise. I vetmi synim i tij eshte vetem ruajtja , zgjatja me cdo mjet e sundimti te tij despotik dhe te korruptuar qe vjedh votat per te vjedhur Shqiperine, qe vjedh Shqiperine per te vjedhur votat, vetem e vetem qe ai te livadhise e grabise ne kete xhiron qe e ka marre dhe po e mban peng Shqiperine. Pse!? .
50 milione euro te aleances se kusarise per torten e Tiranes
Nje rastesi. Jo torta e zgjedhjeve per PD-ne dhe aleancen e saj elektorale vetem per Tiranen llogaritet me nje kosto prej mbi 50 milione euro, qe ka harxhuar ne keto zgjedhje Lulezim Basha dhe klani i tij.. Vetem kompania e huaj keshilluese dhe e imazhit te Lulezim Bashes eshte paguar me rreth 2 milione euro pa bonuset e premtuara asaj ne rast fiitorjeje te tij.
50 milione euro vetem per zgjedhjet e 8 majit 2011 nga nje koalicion i vetem pa loogaritur opoziten dhe alenacen e saj per te ardhmen qe sigurisht kane mundesi dhe fonde shume me te kufizuara !!! Nje shifer fantastike qe e kalon tre cerkun e shpenzimeve te miliarderit Blomberg per te fituar ne zgjedhjet e fundit ne Nju Jork, dhe e kalon koston e kandidatit fitues ne kryeqytetin amerikan Washington, te dy me popullsi prej tre deri ne pese here ate te mbare Shqiperise. .
Nga erdhi ky cunam eurosh! Pjesa e luanit u perket djerses dhe mundit te grabitur qytetareve te Tiranes dhe te Shqiperise me korrupsionin e qevezise Berisha.
Asgje nuk zhduket… vetem transformohet
Thote ligji themelor i ruajtjtes dhe transformimit te energjise ne fizike. Ky parim univeral i stervertetuar sic duket vepron edhe per miliardat e Mafias shqiptare te korrupsionit ” qe ka dale krejt jashte kontrollit” sic shkroi “The New York Tinmes” disa dite pas katrahures Gerdeci te klanit kusar te Berishes.
Miliardat e piramidave nuk i perbiu dheu, por llogarite bankare nga Qiproja deri ne Zelanden e Re, nga Brazili deri ne stepat e bankat ruse.
Milionat e pervetesuara nga autostrada e hajnise se kombit, kostoja e se ciles u trefishua edhe me “kontrubtin modest” te Bashes, qe po behet edhe autostrada e hajnise se votave, duhen shtuar.
Parate e pergjakura te Gerdecit duhen shumefishuar qe te shumefishohen vilat e blloqeve e hajnave te kombit ne Tirane, Golem, Gjirine Lalezit, por edhe votat per partine e Fatmir Mediut…
Tangentet e filmuara ne mikrokamera te mamuthit Ilir Meta duhen te shemefishojne edhe votat e vjedhura apo te blera prej tij, fill pas kapjes se tij me pele per dore.
Paraja ben hatane, paraja prish Dynjane…
Parate e tatimeve e ndertimeve nuk eshte cudi qe ne zgjedhjet e ardhme te na prodhojne me shume came ne Vermosh e Kalane e Dodes se ne kufirin natyror me vendlindjet e tyre te shkrumbuara te Camerise!
Dhjetra tenderat e hidrocentraleve e rrugeve te dhena me turravrap Ruli, Meta, Olldashi e co. oborrtareve te korruptuar te Berishes, premtimet e bera nen dore e nen tavoline nga Basha e co. nese fitonte Tiranen kerkojne nje fitore me hir ose me pahir ne kryeqytetin shqiptar.
Ndryshe iku karrikja por u zbraz edhe kaikja…. Ndaj Tirana duhet fituar me hir apo me pahir, “me te dhenat” e Berishes dhe me bemat e falangave te tij te kusareve dhe te vrastareve, me Gocat e Ristanat, me Gencat e me Albanat, me Bregat e me Azganat….
Nuk thoshte me kot Hasan Zyko Kamberi se paraja ben hatane, paraja prish Dynjane…. Nuk thote kot sovrani qe paraja e kthen edhe ujin perpjete, sic ktheu votat per Bashen, Meten Mediun, Idrizin e ceten e tyre te kusareve dhe kollovareve te Berishes!
Te gjitha gjurmet cojne tek krimi elektoral
Sado te sofistikuara te jene krimet edhe me te perbindshmet gjithnje mbeten gjurme. Sado te vogla, sado te padukshme ato gjithnje cojne tek krimi dhe krimineli. Per me teper gjurmet e nje krimi masiv si ai i vjedhjes apo manipulimit te votave, i kusarise dhe cenimit te demokracise.
As rasti i fundit Tirana nuk bene perjashtim … Pse !? Shume e thjeshte.
Fakti qe ne disa kuti te votave per kryetaret e minibashkive na dalin deri edhe 100 flete votimi te hedhura gabimisht per kryetarin e Bashkise se Tiranes ka nje verifikim krejt te thjeshte nese eshte vertete manipulim apo trukim i ustallareve injorante apo gabim njerezor qe vjen nga arsimimi i munguar, mosha e madhe, nxitimi… Edhe koha qe shpenzohet per kete verifikim eshte minimale pasi kjo mosperputhje del ne te njejten qender votimi ku eshte bere gabimi perkates. Jo jashte saj. Pike.
Si!? Fare thjesht… Aq vota sa per kryetarin e Bashkise se Tiranes jane hedhur gabimisht ne kutite e kryetareve te minibashkieve, po aq vota per kryetarin e minibashkise se Tiranes jane hedhur gabimisht ne kutite e kryetarit te Bashkise se madhe, pasi do te ishte jashte logjike qe i njejti ose disa votues te hidhnin nga dy vota ne te njejten kuti edhe per kryetarin e minibashkise edhe per kryetarin e Bashkise.
Nese kane bere nje akt te tille atehere vota e tyre eshte dyfish e pavlefshme me kodin aktual zgjedhor per shkak te ndryshimit te formatit, ndryshimit te ngjyres dhe per aresyen madhore se cdo votues ka te drejten e nje vote e jo te dy votave ne demokraci. Vota e qytetarit edhe e barabarte.
Nje prove e pakundershtueshme
Deri ne kete cast nuk kam degjuar , as pare e as lexuar ne asnje nga mediat shqiptare per asnje vote per kryetaret e minibashkive te jene gjetur ne kutite e votave per kryetarin e Bashkise se madhe qofte kjo per Edi Ramen qofte per Lulezim Bashen.
Eshte nje harrese naive e manipulatoreve qe dalin ashiqare lakuriq para syve jo vetem te shqiptareve, por edhe te nderkombetareve si hajna dhe trukues te votave.
Nese votuesi i ka hedhur dy vota ne te njejten ketu per nje subjekt qofte ky kryetar i minibashkise edhe kryetar i bashkise se Tiranes atehere rezulton se ai ka votuar dy here cka i automatikisht i zhvlereson voten e tij qe edhe pa kete verifikim eshte e pavlefshme sepse ka shkelur standartin e qarte te formatit dhe te ngjyres.
Mjer Shqipria ne duart e kujt ka rene !
Faji edhe ne kete rast eshte i organizatorit dhe manaxhuesit te ketyre zgjedhjeve qe ne rastin konkret eshte qeveria dhe KQZ-ja, qe me servilizmin e peshtire ndaj saj dhe kryeministrit Sali Berisha e ka nxjerre veten lakuriq ne syte e mbare shqiptareve por edhe te mbare Botes demokratike.
E si gjithnje harxhet e kesaj kusarie masive parash, pasurish, votash, fytyrash, dinjiteti, njerezor kur gjithkush i pafytyre blihet e shitet, korruptohet e kastrohet, trukohet e percudnohet…
Na moren edhe ate pak fytyre qe s’na ka mbetur te pafytyret e Shqiperise.
Na e nxine edhe ate pak faqe qe na ka shpetuar…. faqezinjte e Shqiperise.
Na ben hore horat e politikes qeveritare shqiptare hore me Sali Berishen ne krye ! Sic po e tregojne faktet e qarta si drita e Diellit ata jane gati t’ia vene flaken e kazmen ketij vendi e ketij populli vetem e vetem per karriken e tyre te grabitur e placktitur, te perdhosur e gjakosur me djersen e gjakun e ketij populli!
Shkurt e trishtueshem: mjere Shqiperia nga kush qeveriset e si qeveriset!