Ambasadorët takojnë Berishën e Ramën, të premten Barroso vjen në Tiranë. Berisha: Rezultati të përfshijë çdo votë të hedhur nga shqiptarët

17 Maj 2011, 11:35Politika TEMA

UPDATE- Tre ambasadorët, ai amerikan, ai i OSBE dhe ai i KE, janë takuar me kryeministrin Sali Berisha pak pasi kanë lëshuar një deklaratë për shpalljen e shpejtë të rezultateve për Tiranën. Pasi kane dale nga takimi, ata jane nisur per ne zyren e Edi Rames.

Zyra e shtypit prane kryeministrit ka zbardhur takimin mes Berishes e ambasadoreve.

“Në takim u bisedua për zhvillimin e procesit zgjedhor dhe numërimin e votave, i cili po vijon pas mbylljes së qëndrave të votimit. Ambasadorët vlerësuan zhvillimin e qetë të zgjedhjeve dhe vlerësuan lart deklaratat e kryeministrit të bëra mbas mbylljes së procesit të numërimit për Tiranën, që në kushtet e një rezultati shumë të ngushtë, palët duhet të tregojnë durim deri në daljen e rezultatit final të çertifikuar ligjërisht. Ata theksuan se një qëndrim i tillë, i cili tregon lidership, ishte një kontribut i rëndësishëm në këtë fazë të procesit. Nga ana e tij kryeministri Berisha i falenderoi Ambasadorët për kontributin e çmuar që ata dhanë nëpërmjet angazhimit personal dhe të stafit të tyre si në ditën e zgjedhjeve ashtu dhe gjatë numërimit të votave. Kryeministri theksoi se ai dhe mazhoranca, ashtu si para zgjedhjeve, edhe në këtë moment, qëndrojnë të bindur se çdo votë e hedhur nga zgjedhësit do të vlerësohet dhe numërohet me saktësi dhe se rezultati final do të pasqyrojë saktësisht vullnetin e zgjedhësve shqiptarë. Kryeministri Berisha theksoi se rezultatet e shpallura, duhet që të përfshijnë çdo votë të hedhur nga zgjedhësit dhe se administrata zgjdhore ka për detyrë që ti japë vlerën e duhur, në mënyrë të njëtrajtëshme, çdo vote në të cilën zgjedhësi ka shprehur qartë vullnetin e tij. Kryeministri Berisha shprehu besimin e tij se institucionet e mandatuara nga ligji kanë kryer detyrën dhe do të vazhdojnë ta kryejnë atë me saktësinë më të madhe duke garantuar në këtë mënyrë legjitimitet të plotë të rezultateve përfundimtare. Ai u shpreh se mazhoranca në fund të këtij procesi do të pranojë rezultatet e çertifikuara sipas ligjit,” thuhet ne njoftimin e kryeministrise.

Kryeministri gjithashtu nënvizoi se sistemi i numërimit rikonfirmoi se, ashtu si në 2009, procesi shqiptar i numërimit të votave siguron transaparencë të plotë, besim të palëve e për rrjedhojë shmang ankimet mbi rezultatin.

 

Ndërkohë, siç ishte bërë e ditur më përpara, në Tiranë pritet të mbërrijë kreu i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso. Ai do jetë këtu të premten. Barroso e shtyu vizitën për pas zgjedhjeve, por me sa duket do e gjejë Shqipërinë akoma me zgjedhje të papërfunduara.

23 komente në “Ambasadorët takojnë Berishën e Ramën, të premten Barroso vjen në Tiranë. Berisha: Rezultati të përfshijë çdo votë të hedhur nga shqiptarët”

  1. Dean says:

    Ambasadoret e vendeve serioze,ne 1 vend karagjoz,po shkojne te negociojne me INFERIORIN e Vucidolit fitoren qe populli i dha Edi Rames????????????? Uauuuuuuuuuuu
    Cfar po ndodh ne kete vend qesharak?????Po si nuk keni pak turp,o Mender,te ”nderuar” ambasador qe tallet i SEMURI i Vucidolit me ju?
    Mirseardhet ne folen e Qyqes,qe ne Shqiptaret kohe pas kohe na pelqe ta quajme:”The land of ”Eagles”.
    Po thelle,thelle ne e dime se vendi yne nuk eshte gje tjeter vecse vendi i Korbave qe ushqehen me kerma.”Bravo” o Ambasador te budallepsur,BRAVO

  2. england says:

    Ne kohen e rrezimit te bustit te Enverit qarkullonte nje batute
    I gjate ishe gjigand te beme
    aq shume i deshe paret
    afer bankes te vume
    hidhje gurin mshefje doren
    doren mbrapa ta kemi vene
    Nese diktatori iku ne boten tjeter i qetesisht,dhe i respektuar ne ate kohe
    e kunderta do ndodhi me pasardhesin Sali
    Me sa po duken bathet ky tiran do kete fatin e Gadafit,apo Ben Alise
    shikoni si rri si m.. para amerikonit,kur ne e njohim mire kete monster
    qe na detyron te fikim televizoret kur fillon lajthitjen,kur shan me liber shpie
    dhe shantazhon opoziten,harroje tiranen o Sali babezia nese nuk do te digjet shqiperia!!!

    1. lumturia says:

      Ky eshte problemi yne se ai se ka per gje ta djegi Shqiperine… Sa here e ka bere?/??/Dhe cfare e ka gjetur??? Po na shfazon te gjitheve ose se paku ata miliona votues te PS me gjithe familjaret e tyre….por edhe ata qe nuk e duan Salen por skane mundesi te votojne….

  3. Maro says:

    Mirenjohje “Tre Tenoreve”, domethene ambasadorve. Jane keta qe po mbajne nen kontroll, kuptohet, me aq sa kane ne dore, marrezine tone. Zoti i bekofte!

  4. Rani says:

    Po i soset ujet e gamiles tende Sali Berisha, he he e di kafsha se ditet e fundit po jeton ne liri se besoj qe Barroso po vjen per ti thene te lere pushtetin dhe fill pastaj urdhri i arrestimit per kafshen e eger qe do te perpelitet ne qeli, nuk kam reshtur duke e thene po prape po e perseris qe ky njeri duhet arrestuar m çdo kusht, ore me çdo kusht them se nqs nuk e ben Rama paste faqen e zeze se mos te harroje se çfare ka thene ne shtepite a te vrareve te 21 janarit. Edhe duhet ta futin ne nje qeli me Aldo Baren te shohe pastaj se sa i vlen bytha kafshes se eger. More fund Sali Berisha kesaj radhe nuk te shpeton kush me dhe bashke me ty edhe Metat edhe Bashat edhe kopilat e tjere qe ju ndjekin…………………Shihni se si i ka ikur fytyra kafshes se pashembullt qe na shkaterroi vendin per 20 vjet duke perfituar edhe nga injoranca e masave popullore te egra qe votuan per te shume here.

  5. lumturia says:

    Nese ambasadoret negociojne me PROBLEMATIKUN E Fjales HUMBJE,per te pranuar numerimin e fletushkave te gjendura ne kuti te tjera,pasi 4 milion shqiptare me fryme pezull dhe ata bashke numeruan votat per kryetar bashkie pikerisht ne kuti te vena dispozicion per kete vote, do te jete tallja e fundit e Berishiut me te gjithe…Eshte njelloj si pas ndeshjes se Futbollit, pasi ka mbaruar,skuadra humbese te kujtohet qe pa dashje harroj te fuste ne loje ate qe ben gol ne porte por kur ska lojtar e poriter ne fushe….Ironi….Fatkeqesi…..Deshtim…troc…SALA tregon edhe para diplomateve se Ligjin e perdredh si i do menderja dhe shpik ligj ne koken e tij edhe kur ate se gjen gjekundi…Ne fillim te ketij precedenti ne numerim eshte vendos te shpallen te pavlefshme, por pasi shampanja mbeti pa kurorezuar me shije ftoreje…doli idjoti qe ben gol pa portier…

    Përgjigje

  6. eli-Tiv says:

    …ky eshte nje lajm i mire; fundi i tij…..SB ben ligje sipas qejfit e kur i duhet….S’kemi cpresim …duhet hequr sa me pare…mund te jete e veshtire ose edhe jo…Nje gje eshte e sigurte koha eshte tani..!!

  7. Brazili says:

    O sa keq me qene shqiptare!

  8. ALBAN DEGA says:

    GEZUAR “ FESTA E VIDOVDANIT” ZOTI SALI BERISHA E CO.!

    – Kryeministri shqiptar midis Vidovdanit dhe Mao Ce Dunit

    – Nga Alban Dega Nju Jork

    Rast unikal ne Bote!

    Te gjithe popujt e Botes pa dallim race, feje, idéje kane festat e tyre. Pavaresia, Clirimi, Krishtlindjet, Bajrami, Viti i Ri… Fitorja mbi Fashizmin, fitoret e medha historike jane festa qe nuk mungojne ne asnje vend e ne asnje popull. Kjo eshte nje dukuri universale ne mbare Boten, Krejt e aresyeshme, e logjikshme, normale e drejte, njerezore.
    Po ashtu eshte nje dukuri universale e krejt normale qe cdo popull e njeri uron tjetrin per cdo lloj suksesi, arritjeje, fitorjeje dhe feste. Urime! Pergezime!
    Ka vetem nje perjashtim. Nje rast unikal ne Bote. Fqinjet tane te veriut, serbet kane nje feste unikale. Quhet “ Festa e Vidovdanit” !!!

    Cfare eshte “Festa e Vidovdanit” !?

    Me 15 qershor te vitit 1389 ushtria serbe e komanduar nga Car Llazari u mund keqazi nga ushtria otomane turke ne Fushe Kosove. Me mijera ushtare, prijes e komandare serbe u vrane dhe maskaruan ne kete beteje. Car Lallazri u detyrua te jape peng vajzat e tij per haremin e Sulltanit!Pas kesaj katrahure Serbia perfundoi nen nje sundim 500 vjecar te sulltaneve.
    Pra nje disfate totale. Nje katrahure e vertete e Serbise. Eshte normale per cilindo popull e komb ta perkujtoje ate si nje dite zie kombetare. Por jo kurre si feste kombetare. Megjithate serbet bejne perjashtim. Ata e kane quajtur dhe festojne si “Festen e Vidovdanit” tash e gati 622 vjet. E drejta e tyre e pakundershtueshme!
    Pikerisht me rastin e 600 vjetorit te saj , me 15 qershor 1989, kryekasapi Ballkanit e kryeterroristi nderkombetar i Serbise Sllobodan Milloshevic mbajti nje fjalim nacional- socialist, nazist ne Fushe Kosove cka shenoi jo vetem rrenimin perfundimtar te ish- Jugosllavine dhe disfaten e plote te Serbise , por u kthye ne nje ogur te zi edhe per vete ate, qe vdiq si nje qen e braktisur e urryer nga miliona njerez ne mbare Boten, ne qelite e Hages…. Pra disfata behet e dyfishte !

    Si dy pika uji…

    Kur dikush peson nje humbje, fatkeqesi, disfate ose mort gjithnje pardoren ngushellime. “ Ju shendoshe!” “ Ngushellime” “I am sorry!, “ Condolencias!” “ Tui bu si !“… Edhe ky eshte nje rregull njerezor universal i Botes se sotme.
    Edhe ky rregull ka nje perjashtim. Ky perjashtim e ka emrin shqiptar Sali Berisha. Sapo peson humbje, disfate sic qe Vaterloja zgjedhore e 8 majit 2011 njesoj si miqte e tij serbe, Berisha e paraqet ate si fitore. Disfaten, katastrofen, humbjen e paraqet si fitore, si feste.
    “Ne kemi fituar 72 000 vota ne shkalle kombetare me shume se opozita dhe koalicioni i saj”, deklaroi sot ne nje konference shtypi te mbajtur ne seline e Partise Demokratike ne Tirane.
    Edhe si koalicion edhe si parti politike PD-ja dhe “ Aelanca per qytetarin” ka humbur te gjitha bashkite e medha te Shqiperise pervec Shkodres, ka humbur bastione te padiskutueshme te saj si Kavajen, Lacin… Kryetari i tyre Sali Berisha deklaron fitoren!

    Midis Vidovdanit dhe Mao Ce Dunit

    Pike per pike si miqte e tij serbe! Si dy pika uji jo vetem me miqte e tij serbe. Ndoshta nuk eshte vetem pamja e tij e jashteme e ngjashme si dy pika uji me Radovan Karaxhicin, kryekriminelin e Shrebrenices.
    Ndoshta nuk eshte as kontributi i Sali Berishes dhe “qeverise se gansgtereve” te tij per te furnizuar me nafte tanket, autoblindat e makinen serbe te dhunes e terrorit, per te pajisur me arme kontrabande mercenaret dhe paramilitaret e Arkanit e Milloshevicit ne Bosnje ne vitet 1994- 1995 qe e bashkon aq shume me ata.
    Me shume se gjithcka e bashkon me miqte e tij serbe mendesia, shpirti prirja natyrore per ti imituar ata ne kete absurditet te paraqitjes se disfates totale si fitore, te humbjes si sukses, te mortit si ditlindje.
    Jo vetem me miqte e tij serbe, por edhe me kryetarin Mao Ce Dun qe thoshte se “Disfata eshte fitore“ apo “Gruaja behet burre!”!
    Ndaj ne kete dite feste, ne kete dite fitorjeje te deklaruar me gojen e tij e para kamerave kombetare e nderkombetare nuk na mbetet gje tjeter vecse ti urojme me gjithe zemer: Gezuar “Festen e Vidovdanit” Sali Berisha !
    Gezuar Fitoren e Gazimestanit Sali Berisha dhe ceta e tij e kusareve dhe vrastareve! Fitore te tilla e festa ala Vidovdan paci gjithmone, per te miren e popullit dhe Shqiperise! Amen!

    1. shigjeta says:

      O shoku Alban Dega C’nathua per tre zagaret, E dine perse them Se ti hidhesh dege me dege Keshtu jane (bolsheviket)… E paliqshme e tre ambasadoreve si ne Nr 5, dhe sote ne KQZ E Rustemit te Sales! Jam mese i bindur tymi ka mberthyer gjithe Tiranen, shpejte qe do merret vesh dhe flake do te perpije gjithe shqiperin dhe me keqe se 97-ta…Mjere ne “ketu” qe jetojme me qeverin e (Sali Fazllicit)..

      1. zjarri says:

        zoti Alban Dega! ju gjithe kohen oficer sigurimi ne Tropoj, Ju dini shume per Salen e gjithcka tjeter, Kush eshte e verteta, ose per ndryshe ne po ju themi kush jeni ju?…

  9. lumturia says:

    Kjo eshte Akrobacia e Diplomacise???!! Ligjerimi i Diktatoreve?????Apo e justifikojme se festuan te dy palet pa dale rezultati, e ne kete rast na u Quaka Demokraci!!!!!!!Sa e thejeshte qenka….Po Kur Diktohen dhe Shpiken ligje menjeher pasi ai qe organizon zgjedhjet dhe eshte ne pushtet humbet, imponon rezultatin ne favor te tij, cfaredo qofte akrobacia e radhes????!!!!!!, aquhet Demokraci????!!!!
    Turp DIPLOMATET….. si gjithmone Diktatoret kurorezohen prej tyre e rrezohen po me ndihmen e bombave te tyre por pas 30 a 40 vjetesh….Mjere Kombet e pafuqishem qe fatin e kane ne duar te Cmendurish te kuruar pa sukses prej Diplomateve te huaj…

  10. ben says:

    Dje u bene zgjedhjet ne disa bashki dhe komuna ne Itali,rreth 13 milione votues.E dini cka ndodhur,sot u shpallen rezultatet.Sa e cuditshme per Albanistanin.Talebanet shqiptare ne KQZ,e kane me kanun nga Sala,nuk i shpallin,dhe kur ti shpallin do jete fitues Sali Komiku.

  11. tironci says:

    e pse duhet me e takuar nje humbes .. nje ngaterestare si sali berisha ..
    .. te lumte ALBAN DEGA, ke bere nje biografi te sakte te vucidolasit tone .

  12. APOKALYPSIS says:

    Eshte sa per te qeshur dhe per te uleritur me te madhe nga tmerri!!!
    Keto lloj qeniesh te bejne hilera sy nder sy, te konsiderojne nje dele matufe dhe as qe ua ben syri terr nga asnje!! Kjo te ben te mendosh qe keta vertete e duan plumbin ne balle pa asnje hezitim!!

    Si eshte e mundur qe para perfundimit ato kuti dhe te gjitha votat e hedhura ne kuti te gabuara i quajten absolutisht te pavlefshme, kurse tani qe iu doli huq kujtohen qe DO HAPIN KUTITE dhe pikerisht ato qe LIGJERISHT nuk duhen hapur, dhe pse se atje mund te kete vota qe pak me pare ata i shpallen te pavlefshme!!

    Eshte komplet e TMERRSHME!!
    Ndjej nje keqardhje te pafund per te gjithe ata qe jane te detyruar te jetojne ne Shqiperi dhe t’u shikojne syte nje model te tille kaq BARBAR qeverisjeje, nje nivel kaq SHPELLAR te te dredhurit te ligjit!!

    Per ate ZOT nje vend tjeter demokratik do ta kishte djegur kete dhe gjithe SHPURREN e tij ne mes te sheshit me kohe!! Po siduket shqiptaret po kthehen vertete ne DELE se s’ka shpjegim tjeter!

  13. Search38 says:

    Te hane e te ngopen te gjithe ambasadoret, keshilli i evropes, shba, atyre ne u thoshim se ne shqiperi nuk ka demokraci, ata na thoshin se fajin e ka opozita, a kane sy e vesh keta njerez te shikojne se cpo ndodh ne kete vend pse duan ta shkaterrojne Shqiperine.

  14. anticensurë says:

    or po të ngjallen e të vijnë në tiranë aleksandri i madh me cezarin nuk ka efekt!
    saliu duhet të fitojë dhe pikë!me të çmëndurin nuk merresh dot!
    atij vetëm një i çmëndur ja del!

  15. genci says:

    I lojte shqiptaret, atyre qe u ngelur ndopak se ata me tru moren rruget e botes, nga mente e kokes o i paudhe.

  16. ILIR says:

    Kush nuk me do mua duhet te vdese – tha Gedafi ne shperthim te kryengritjes
    Kush nuk do Sali berishen duhet te vdese – ky eshte ligji nga i cili udhehiqet dhe Berisha
    Pandaj o fitore Berishes o vdisni te gjithe,

  17. ne emer te ISMAIL QEMALIT says:

    ORA 9:00AM TE GJITHE PARA KQZ PERBALLE STADIUMIT QEMAL STAFA,TE GJITHE NE MBROJTJE TE LIRISE !!!

    1. PERMETARI says:

      te ter atje ne 9 , por kesaj radhe mos degjoni ramen kur ju ben thirje per qetsi por futuni brenda dhe hidheni ristanin nga ballkoni

      1. ne emer te ISMAIL QEMALIT says:

        do ta hedhim brenda ne wc,aty nga ka dale

  18. lesi says:

    Kjo eshte loja me e piset e vazhdimi i 21 Janarit!Merite kryesore kane te gjithe ambasadoret miq ,te agjentit “Penicilina” dhe veçanerisht prestigji zero e berja pale me PD-ne e ambasadorit tone te dashur,te nje vendi demokratik qe tashme eshte mesuar te beje plane naten e te te varrose diten!Kjo ironi e ka ndjekur per rreth 18 vjet shqiperine e (Salinjeve) ,shqiperine e (Miqve) e deri tek ardhja e dalja haptazi e nje pseudodiplomati qe nuk eshte ndonje habi te jete i derguar posaçerisht per te mbrojtur familjen e “Penicilines”!.Ku eshte nena dhia e pyesim ambasadorin?Populli i shqiperise ndoshta eshte i destinuar te dhuroje akoma gjak per te fituar njehere e mire lirine,demokracine e per te shporur prostitucionin politgik te importuar nga “miqte” tane!E nderuar redaksi fajin nuk e ka as Penicilina,as Lulezimja, e as Ristani por Ufot qe na vijne nga planeti tjeter e na tregojne se si duhet te vidhet,te vritet,te zhdukesh,e te sheses nje vend!Poshte perandorite qe se bashku me Salen akoma nuk e kane kuptuar qe u ka ardhur fundi!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje