Rama: Berisha të njohë rezultatin e zgjedhjeve

16 Maj 2011, 14:30Politika TEMA

Kreu i opozitës dhe kryetari i sapozgjedhur  për herë të katërt në krye të bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka kërkuar nga ana e kryeministrit Berisha që ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit. Rama ka thënë se “ata që kërkuan nga unë ta njoh rezultatin e zgjedhjeve, le ta bëjnë këtë gjë”.

Rama tha se fitorja e PS-së në këto zgjedhje ishte historike dhe në kushte të barabarta. Ai ka thënë se mazhoranca nuk duhet që të tentojë ta vendosë rezultatin në tavolinë, pasi kjo do të shkaktonte trazira.

“I fituam këto zgjedhje pas një beteje thellësisht të pabarabartë. Kjo është një fitore historike. Është e jashtëzakonshme dhe duhet të na shërbejë si një burim frymëzimi”, tha Rama. Lideri i socialistëve nënvizoi se do të punohet që asnjë votues të mos zhgënjehet dhe asnjë qytetar të mos braktiset. “Për ne nuk ka qytetar blu dhe rozë. Pakti me qytetarët është për të gjithë pa dallim. Çdo ditë pikate paktit janë një detyrë shtëpia për ne”, nënvizoi kreu i PS.

21 komente në “Rama: Berisha të njohë rezultatin e zgjedhjeve”

  1. JAM ME TY says:

    QENDRO SI BURRE.ASKUSH NUK TA MER FITOREN .NE JEMI ME TY DHE QENDROJME NE RADHE TE PARE.

  2. Bmw says:

    Hallall te qofte more Edi Rama.Shpresoj qe ti te besh
    dicka per kete popull.

  3. Dean says:

    EDI?!po pati mundesi mos i’u pergjigj deklaratave te sali berishes.Ajo qe po ndodh tani eshte thjesht 1 shou nga ana e barbarit.Ai e di me mire se as1 tjeter se keto zgjedhje jane monitoruar nga shume individ dhe institucione te huaja dhe si Dinak,Frikacak dhe i LINDUR INFERIOR i pashembullt qe eshte,ai nuk do guxoj t’i vjedh keto zgjedhje Dhe Paralelisht u dergon 1 mesazh nderkombetareve se sa ”tolerant”,”liberall” dhe ”demokrat” eshte. Ajo qe ai ne te vertet po ben,eshte se pas disa ”kontestimeve” taktike,ai do ta pranoj humbjen dhe do ta reklamoj fitoren tende si rezultat i ”zemergjersise” se Tij(PDs).Por me 1 kusht:Ne zgjedhjet e tjere Ai(Pd) nuk do jene kaq ”Tolerant” dhe Zemergjere”.Dhe te gjithe e dime se kush jane zgjedhjet e tjera,ato te 2013es.Keto jane ato per te cilat ai ka nevoj me shume se per lokalet.
    Mos fillo 1 lufte te kote retorike,se do humbasesh Vemendjen nga ajo qe eshte me e rendesishme,zgjedhjet e ardhshme.
    Fitoren ta ka dhene Populli qe te votoj,JO ajo monster mesjetare.

    1. Lugat says:

      Keshillat qe ja drejton Rames, jane shume me vend, biles te keshilloj t’ia nisesh tek faqja e ps-se se ka emailin e vet, mbase i lexon, ku i dihet.
      Por gabohesh kur thua qe Sala e ben per te treguar zemergjeresine ne fund. Au e ben kete pune qe neser Rama dhe Sala, te ulen ne nje tryeze ku do firmosin qe nuk ka zgjedhje te parakoshme dhe ai do i lere bashkine.
      Kjo per mendimin tim eshte gjeja me e papranueshme, sepse duhet medoemos qe Sala ta ndjej sepaten e zgjedhjeve mbi koke. Vetem ne kete menyre mund te coroditet koalicioni i thikave.

  4. ilir says:

    Mire e ke ti, po kini kujdes se dicka shume e peshtire po luhet per t’ia dhene fitoren Bashes! Ambasadori amerikan dhe gjithe diplomatet e huaj duhet t’i thone ndal Berishes ne marrezine qe po kerkon te realizoje!

  5. vl says:

    Kush ta marri le ta marri, vetem trazira mos beni.
    Kushdo qe ta fitoje, nuk thote dote se gjithe populli e perkrah sepse te fitosh me 10 vota nuk eshte fitore
    e forte. Kjo tregon se njerezit jane te ndare ne mes dhe nuk u besojne brrockullave te Saliut e Rames.

    Mbase po behemi te zgjuar. Mbase do mbaroje perkrahja e verber qe u kemi bere politikaneve deri tani.
    Te shohim….

  6. ardi says:

    Fitorja esht e jona dhe po guxoi Sali qeni t’na e grabisi atehere i bej thirrje Rames qe te na nxjerri te gjithve ne cdo cep te vendit per ta permbysur kete diktatur .Nuk durohet me ky nevojtore

  7. orli says:

    Jo mor vl,kush ta marri ta marri!ta marri ai qe ka fituar me 10 vota edhe sikur me nje gjysme vote te ishte para ai eshte fitimtari.sali gerdeci duhet te gjeje vrime ku te futet po beri budallallekun me te madh te manipuloje votat,sepse e ka mbushur kupen ku nuk mban me.

  8. tironci says:

    nuk ka ca ben me sali berisha .. eshte agonia e fundit e tije …e din mire ai se ce pret po qe se leviz rezultatin .. edhe pse ka bere shume maskarralliqe .. prap nuk arriti te dilte ne krye ..

  9. arusha says:

    Rama beri gabim qe doli para KQZ dhe shpalli fitoren.Duhej pritur organin zyrtar ta shpallte fituesin.Ne qoftese PD tenton ta manipuloje rezultatin kjo do te ishte e pa falshme.Por ne qoftese jane bere gabime dhe Basha shpallet fitues kush do ti a mbush mendjen turmave socialiste atehere do te kemi nje problem te rende gati te pazgjithshme.
    Peceptimi im personal eshte qe ka fituar Rama dhe duhet uruar por duhet te marr parasysh edhe interesin e atyre qe nuk e votuan.Nje fitore e pazakonte por fitore.

    1. plaku says:

      arusha,
      Nuk mendoj se ata qe kane votuar per Ramen jane “turma socialist”, ata kane te drejten te quhen shqiptare si ti dhe une. Pershendetje

  10. plaku says:

    z edi mosutremb nga kusaret e berishes se fitoren nuk ta heqine se gjithe shipnija do te digjet

    1. plaku says:

      I dashur Moderator i Thema,
      Ju njoftaj se komenti i mesiperm nuk eshte imi. Do tju isha mirenjohes ne se keni mundesi qe kjo gje te mos perseritet me. Faleminderit paraprakisht.

      1. TemA says:

        Kjo ndodh per shkak se emrin e perdoruesit nuk e zgjedhim ne. Do perpiqemi te mos kemi perplasje te tilla.

        1. 1444 says:

          o moderator perse eshte nderruar menyra e komentit,ajo e vjetra ishte me e mire dhe me e sakte,askush nuk mund te merrte pseudonimin.
          E kuptoj qe kjo menyre e re mund te kete shtuar numerin e komentuesve,por te pakten ta kishit lene dhe menyren e vjeter,per mua ajo me fjalekalim eshte me e mire !

  11. hysni dajaku says:

    Saliu e shpie deri ne ate pike sa ti japi te kuptoje Edit por shqiptareve te thjesht(qe “vdesin”per trimeri te tilla Berishiane”qe “me do bytha mua”pa fiton ti,se po te dua une nuk ta jap fitoren fare,dhe ketej e tutje do perhapin ne popull legjenden urbane se i deshi bytha Saliut se i erdhi keq,duke i then mire ,ty do te le kryetar bashkie,po une do rri kryeminster,,perrall qe jo se do kaloj pa efekt ne ambientin shqiptar,,ndaj Edi nuk duhet te kishte hyre ne kete gare personale,,kete here e shpetoi Zoti ate opozitn dhe shqiperin,po te hapi syt heren tjeter,suksese shqiperise nen pushtimin fashist te Sali berishes dhe Ilir Metes

  12. Permetaria says:

    Akoma nuk e njihni se kush Edi Rama, nuk ben kompromise te kesaj natyre ashtu sic nuk bere me te shiturin Ilir Meta ne zgjedhjet e 2009. Populli te jete vigjilent dhe te mos lejoje psikopatin te rreshkasi akoma sepse ai qe vjedh edhe te vret. Fitoria e Edit eshte e sigurt sepse eshte e bazuar ne voten popullore kurse psikopati i ka votat te vjedhur dhe nuk mund te fitoje kurre. Ne.q.se do ta beje prove kete rradhe le ta provoje sepse mendoje jane pjekur kushtet per nje revolucion te mirefillte.

  13. o says:

    berisha po mundohet te gjej kopilin dhe tja lej edi rames ne dere.

  14. Dino says:

    More po plasa te shoh nje kunderpergjigje per flete te kontestuara,per pretendimet e PD>>>Vetem ata kane te tilla?po per Ramen nuk ka?Sa mund te jene ato afersisht me shume apo me pak?Pse nuk hidhet edhe idea qe te shifen te gjitha!Ndofta rezultati do te ishte me i lart?Natyrisht qe rruga me e shkurter do te ishte FUND te mos germohen me ato kuti te mbyllura tani!

  15. lumturia says:

    Ndryshimi eshte qe kete Radhe i ka ngjitur Sales tek dera, dhe e pane te gjithe neper ekrane me te vendshem e me te jashtem.Vetem familjaret e tij presin ti vere emrin HUMBJE……..po e kerkon te Sakte ne Fjalorin e tij, cfare kuptimi ka, ndaj po vonohet, se kekro e kerko e spo e zberthen dot, cdomethene ky emer nga e ka prejardhjen…..Me jete te gjate e pac o Sale e ja pafsh hajrin…..

  16. ALBAN DEGA says:

    BERISHA MIDIS CAR LLAZARIT DHE MAO CE DUNIT “Ne kemi fituar 72 000 vota me shume se opozita ”, deklaron Berisha.
    Edhe si koalicion edhe si parti politike PD-ja dhe “ Alaanca per qytetarin” ka humbur te gjitha bashkite e medha te Shqiperise pervec Shkodres… Kryetari i tyre Sali Berisha deklaron fitoren!
    Pike per pike si miqte e tij serbe!
    Gezuar “Festen e Vidovdanit” Sali Berisha !
    PER ME TEPER LEXONI:
    http://gazetakritika.net//Forumi/dejavu.php/index.php?itemid=4035

Comments are closed.

Lini një Përgjigje