Edi Rama: Fitoren në Tiranë nuk e luan topi!

17 Maj 2011, 10:51Politika TEMA

“Kurrë më parë nuk janë shpenzuar kaq shumë para në një palë zgjedhje.. Në Tiranë rezultati është deformuar shumë rëndë, do të duhet ca kohë për të analizuar gjithë sa ndodhi. Ata që kërkuan prej meje në mënyrë të përsëritur pranimin e rezultatit duhet ta bëjnë këtë për veten e tyre sot me kurajo…”

Në një intervistë dhënë dje kryeredaktorit të “Shekullit”, Adrian Thano, lideri i opozitës, Edi Rama, thotë se “do të duhet ca kohë, për të analizuar e reflektuar gjithë sa ndodhi në zgjedhjet për Tiranën, ku padyshim rezultati është deformuar rëndë”.

I pyetur lidhur me qëndrimet e ndryshuara të PD-së, për sa i përket procesit të numërimit të votës në Tiranë, Rama tha se nuk pret që “fitoren t’ia konfirmojë Saliu”.

Lidhur me tensionin e ri të krijuar orët e fundit nga këmbëngulja e Berishës për të mos njohur rezultatin e numërimit të votave në kryeqytet, Rama thotë se ky shqetësim ka si shkak degjenerimin e institucioneve. “Por nuk besoj se gjenden të verbër të atillë që të marrin përsipër ta përmbysin në tavolinë këtë fitore legjitime pa marrë parasysh pasojat e rënda të një marrëzie të këtij lloji”, – thotë Rama, në këtë intervistë për “Shekullin”.

Zoti Rama, për ditë të tëra Shqipëria mbajti frymën pezull dhe shumë njerëz janë ende të habitur, si u kthye beteja për Tiranën në një betejë që u vendos në kutinë e fundit?

Do të duhet ca kohë, për të analizuar e reflektuar gjithë sa ndodhi në zgjedhjet për Tiranën, ku padyshim rezultati është deformuar rëndë, shumë rëndë, nga një sërë faktorësh.

Sot për sot ka rëndësi thjesht dhe vetëm fakti që, falë masës së pazakontë të qytetarëve që dolën në votim për mua, u zmbraps një stërfuqi aleancash të pa ndodhura ndonjëherë dhe parash të pashpenzuara kurrë më parë në ndonjë palë zgjedhje.

Në fjalën tuaj para mbështetësve në përfundim të numërimit në Njësinë 5, ju përmendët për veten fjalën “reflektim”. Çfarë keni parasysh ju me këtë?

Unë nuk e di sa dhe si do të mundem t’ua shpërblej me punën time atyre që me votë shpëtuan Tiranën tonë nga një rezultat siç thashë i deformuar rëndë që nuk prezanton vullnetin e kryeqytetasve. Por unë di me siguri që eksperienca e këtyre zgjedhjeve, si edhe fitorja me vetëm 10 vota janë për mua një thesar mësimesh të vyera për t’i bërë shumë më mirë se deri më sot detyrat e mia, qoftë në PS, qoftë në krye të Bashkisë.

Z.Rama, çfarë keni ndjerë personalisht gjatë atij numërimi në TV?

Nuk e humba për asnjë moment besimin… Nuk humba besimin se atë që s’e bënim dot ne për të zmbrapsur stërfuqinë që bëri ç’deshi me pushtetin e frikës, parasë, medias pro-qeveritare, manipulimit, – mund ta bënte në fund populli – zot me votën e vet masive. E besova këtë gjë deri në fund. Dhe diçka fantastike, sa e kuptueshme aq edhe e pashpjegueshme me fjalë, ndodhi. Një magji e demokracisë!

Si Berisha, si kandidati i tij në Tiranë, Basha, gjatë gjithë procesit të numërimit, bënë thirrje të përsëritura që humbësi sipas tyre të pranonte rezultatin e numërimit, madje, Berisha e quajti procesin e numërimit “më të saktin në botë”. Dukeshin çuditërisht të sigurtë në fitore.. Por sot ata flasin sot për rinumërim dhe hapje kutish. Ju ende nuk i keni dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë qëndrimeve të tyre dhe këtij ndryshimi qëndrimesh sot…

Unë jam i lumtur për fitoren historike të Partisë Socialiste dhe “Aleancës për të Ardhmen” në zgjedhjet e 8 majit. Unë nuk pres ta njohë Saliu këtë fitore dhe as e bën më pak të kënaqshme për ne, fakti që Saliu nuk e njeh.

Edhe për Tiranën?

Sa për Tiranën, fitorja është e jona, s’e luan topi. E panë miliona sy drejtpërdrejtë përmes ekraneve. Vota u numërua botërisht..

Por ka një tension të ri tashmë. Ka një shqetësim të madh te votuesit e majtë…

Shqetësimi vjen nga degjenerimi i institucioneve. Por, pavarësisht degjenerimit të institucioneve që kemi sot, nuk besoj se gjenden të verbër të atillë që të marrin përsipër ta përmbysin në tavolinë këtë fitore legjitime pa marrë parasysh pasojat e rënda të një marrëzie të këtij lloji.

Çfarë do të ndodhte, sipas jush, nëse ndodh një gjë e tillë?

Nuk e uroj kurrë, për të mirën e të gjithëve. Madje, s’është nevoja të merremi më se çfarë mund të ndodhte në rast të një dhunimi kaq të papërfytyrueshëm të zgjedhjeve. Këtë besoj e kanë të qartë të gjithë, përfshirë edhe Saliun! Shqipëria nuk ka minuta dhe as shanse të tjera për të humbur.

Siç e përmenda në deklaratën time publike sot, e ardhmja jo e shkuara, e nesërmja jo e djeshmja, çfarë na bashkon jo çfarë na ndan, mirëkuptimi jo sherri, vendi ynë i përbashkët jo interesat e sinorëve të politikës së vjetër, duhet të ndriçojnë sot arsyen e kujtdo që merret me politikë.

Shqipëria e shqiptarët meritojnë më shumë, shumë më shumë, sesa një proces zgjedhor si ky që së fundmi ka hyrë në agoninë artificiale ku e ka futur pushteti prej vështirësisë së kuptueshme për të gëlltitur humbjen përvëluese.

13 komente në “Edi Rama: Fitoren në Tiranë nuk e luan topi!”

  1. 1444 says:

    duan ta permbysin o flori,e kane vendosur tashme qente,se ti harron qe kqz nuk eshte e degjeneruar por e shker***er

  2. Arsen says:

    Kodi Zgjedhor eshte ai i 2009-es.
    Pra ai per Deputetet!
    Ne kete menyre Vote e Vlefshme quhet ajo qe hjidhet ne kutione e caktuar dhe jo ajo qe hidhet diku ne nje kuti tjeter pa adrese!
    Kjo pike duhet te mbahet parasysh mire, sepse Ristani dhe Gjata ngaterrojne dy Kodet bashke.
    S’kane si ta ndihmojne ndryshe “bukedhenesin” e tyre Sali Berisha
    Nese do numerohet cdo vote e hedhur ne kutine e duhur… Edi eshte 10 vota para.
    Nese duan “ta hedhin ne ere” Voten e 8 Majit, byjrum!
    Do ngrene gjithe popullin ne revolucion!

  3. eli-Tiv says:

    ….gjithmon jam lutur….te mos e bjene Edi Ramen….SB&Co blene e koroptuan gjithcka…Edi Rama ngeli guri i fundit .qe su morr…guri i qoshes; e me te -te ngreme shtepine (vendin)…Ja pse kam besim te Edi Rama…na ka mbeshtetje ne cdo hap..

  4. Search38 says:

    Mendoj ky eshte momenti per popullin te ngrihet, duhet te filloje serish ne jug, nga Saranda, Vlora, dhe duke ardhur lart, kolera e Shqiperise Sali Krimineli duhet zhdukur nga faqja e dheut, eshte tragjike qe Shqiptaret presin akoma, te na: OFENDOJE, POSHTEROJE, GJUNJEZOJE, SHKATERROJE, nje mbeturine nje kafshe shtazarake. AH SHQIPERI SHQIPERI PSE U KATANDISE KESHTU. Une per veten time po e humbas durimin dhe shpresen, nqs nuk ka zgjidhje mendoj nje ndarje e Shqiperise ndoshta do jete zgjidhja e vetme, nuk shikoj drite ne tunel.

    1. o says:

      jo vetem qe nuk shikoj drite ne tunel …po shof vetem nje situate te ngjashme me libine.ishalla nuk ndodh kjo …po dhe nje ndarje e shqiperise nuk me duket zgjidhje.nje exod masiv do te ishte zgjidhje.te ikim te gjithe si camet nga greku dhe kosovaret nga serbi .te ikim te gjithe nga saliu.le te ngeli ai ketu me jozefinen deri sa ta haje mortja dhe pastaj kthehemi prap ne vendin tone si per ti shpetuar murtajes

      1. hasan says:

        O .o çfare thua o i uruar Saliu ate do te ikin te tere e te sundoje i qete ne pasurite qe grabiti me familjen keto njezet vite.Nje fjale e popullit thote -nga njeriu i lig mos ik nga vendi i lig ik.Shqiperia eshte nje vend i mire i pasur me mbitoke e nentoke e me dalje te gjere ne det.I pasur me energj.Kjo mjafton per te mos u larguar prej saj .Njeriun e lig duhet ta bejme zap e t veme fre.Pra fjala popullore ka dy pjese ku njeren nuk e ndryshon dot dmth resorset e vendit dhe tjetra qe flet per njeriun, njeriun e ndryshojme ne mos me hir e sipas ligjit siç ju ka hijeve burrave te vertete te shtetit,me pahir siç ju ka hije tiraneve.Keshtu duhet dhe do te ndodhe ne Shqiperi ne mos sot neser me siguri.

  5. Vullneti (i popullit) says:

    Une kam votuar vete ne kutine tjeter se doja ta beja te pavlefshme. Nuk ka te drejte njeri te dale kunder vullnetit tim, ca behet keshtu xhanem?!!
    Ai burri i thonte njerezve para meje:- Mos e hidh te kutia se behet e pavlefshme. Asnje shenim apo informim publik pervec atij burrit aty nuk me mesonte te kunderten, ndryshe pse i vihen emra kutive dhe ndahen.
    Atehere keta kane te drejte te tjetersojne cdo vote? Mbase jane te gjitha vota per Bashen ato, por populli ka bere gabim human qe votoi Ramen. Apo nga inati i vuri kryq se donte ta eleminonte dhe nuk e dinte qe votoi per te… Numeroni kryqet dhe pluset them une dhe gjykoni si do donte te votonte populli, mqse keni shumicen…
    Duhen paditur keto raste… Mbase ne komuna a ku di une me te vertete jane ngaterruar, por ne rastin tim, JO. Po te mos behej publik ky fakt nuk do e dinim, sic mbase dhe ata ne komuna nuk e dinin se cfare po u behej.
    Vota ESHTE E PAVLEFSHME se ashtu e hodha vete. Te respektohet vullneti i popullit thote i madhi dhe te numerohet cdo vote, besoj per te vlefshmet thote…

    TX

    1. Tiranosaur says:

      Une kam nje teori (te sugjeruar nga shkrimi yt). Supozojme se nje personi i kane dhene leke, ose i kane bere presion qe te votoje Bashen dhe ta vertetoje kete me nje foto me stilolaps ose me celular. Ai e ben kete nga pamundesia per te vepruar ndryshe dhe me pas, pasi vertetoi “devotshmerine” e tij duke votuar per Bashen ai ben ca i thote zemra dhe e ben voten te pavlefshme duke e futur ne kutine e gabuar.

      1. anticensurë says:

        saliu po të fitojë zbaton ligjet që janë vënë para se të fillojë votimi!
        po humbi i ndryshon ato dhe vë ligje të reja për atë që ka ndodhur më parë!
        i bija që në një ndeshje futbolli pasi të mbarojë ndeshja ti thuhet se tashti ti ke humbur pasi është e ndaluar të bëhet goli me këmbë sepse pas mbarimit të lojës unë kam ndërruar rregullat!

  6. ALBAN DEGA says:

    BERISHA MIDIS CAR LLAZARIT DHE MAO CE DUNIT “Ne kemi fituar 72 000 vota me shume se opozita ”, deklaron Berisha.
    Edhe si koalicion edhe si parti politike PD-ja dhe “ Alaanca per qytetarin” ka humbur te gjitha bashkite e medha te Shqiperise pervec Shkodres… Kryetari i tyre Sali Berisha deklaron fitoren!
    Pike per pike si miqte e tij serbe!
    Gezuar “Festen e Vidovdanit” Sali Berisha !
    PER ME TEPER LEXONI:
    http://gazetakritika.net//Forumi/dejavu.php/index.php?itemid=4035

  7. anticensurë says:

    “Edi Rama: Tiranën nuk e luan topi!”
    TA LUAN RISTANI mos u mërzit,prit dhe pak!!
    fli mbi dafina or tallash kryetari!
    sala po të heq të gjithë themelet!
    FLI MBI DAFINA O PIKTORI I TIRANËS!

  8. glejdi says:

    po si ka mundesi qe nje i semur psiqik si sali rrumpalla nuk iken pa e cuar vendin ne luft civile???
    fare e thjeshte!! per sa kohe te kete perkrahje nga keta ANTICENSURE shqiperia do ti heq keto pasoja.
    por nje gje eshte e sigurte qe edhe nqs ndodh dicka e till do ndodh per te vetemen arsye sepse njerzit jane ndergjegjesuar se sali & co po i ven flaken shqiperis.
    ka ardh koha qe fatet e shqiperis ti marim vete ne dore dhe jo tua lem ne dor ketyre kelysheve si anticensura qe endrat me te keqija i kane me EDI RAMEN per te vetmen arsye se eshte i vetmi qe do e bej te marr frym shqiperin qe eshte e te gjithve dhe per te gjithe dhe jo e disave dhe per disa.

  9. Ndoc sukaj says:

    Zoti Rama ju uroj per fitoren ne te gjithe Shqiperine,ishte nje fitore e merituar edhe per shkak te punes se madhe qe keni bere per shume vite ne Tirane,dhe njerezit kane shprese se ai transformim kolosal qe u be ne Tirane me ardhjen e opozites se bashkuar ne pushtet do te mund te behet edhe per Shqiperine.Do te deshiroja qe ,,Fitoren te mos e luante Topi,, por per fat te keq duket se ,,Topin Luftarak anadollak,, po e drejton nje ,,Ushtare,, i terbuar ne,, betejat,, e cmenura per pushtet.Sapo te vini ne pushtet do te ishte mire ,,ti jepni Cezarit ate cfare ju muar Cezarit,, qe te mos i mbetet me Litari i lidhur ne qafe Shqiptarit.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje