KË DËGJON Z. BASHA?

23 Maj 2011, 10:19Politika TEMA

Nga Dr. Adem Harxhi

Një ditë më parë se Ismail Kadareja t’i dërgonte letrën e tij Lulzim Bashës, në Manhattan, isha takuar me një mikun tim që kishte ardhur nga Tirana. Natyrisht, biseda jonë ishte e përqendruar tërësisht për gjendjen në Shqipëri pas zgjedhjeve të fundit. Në një moment të bisedës lindi ideja se “o tani, o kurrë”, do të duhej ndërhyrja e personalitetit më  të shquar të kombit, Ismail Kadaresë.

Një ditë më pas dëgjova lajmin e mirë, Ismaili i kishte dërguar një letër Lulzim Bashës. E lexova letrën e tij dhe ajo më befasoi. Nuk e prisja atë zgjidhje të mrekullueshme dhe dinjitoze që shqiptari i madh i propozonte kandidatit për bashkinë e Tiranës, Lulzim Bashës.

Sot lexova përgjigjen refuzuese të L.Bashës dhe u indinjova. Si ka mundësi të mos dëgjohet një nga mendjet më të ndritura të kohës? Si ka mundësi të refuzohet këshilla e një personaliteti publik kaq të madh,  interesi i vetëm i të cilit është shpëtimi i vendit dhe kombit?.

Kjo është arrogancë dhe mendjemadhësi foshnjore.

Përherë Bota ka patur njerëz të mençur, që politikanët dhe njerëzit e thjeshtë  u drejtoheshin e u drejtohen për t’u marrë mendimin lidhur me zgjidhjen e problemeve kruciale, siç është edhe kjo ku ndodhet vendi sot. Një nga këta njerëz të shquar ka qenë Einstaini.

Në përgjigje të një pyetjeje që i bënte një filozof izraelit, Einstain shkruan:

“Qenia njerëzore është pjesë e së tërës, që ne e quajmë “Univers”…..Kush i provon veten, mendimet e tij dhe ndjenjat e tij si diçka të veçuara prej të tjerëve, e mbyll veten në burg. Ky është për ne, njëlloj burgu, që na kufizon vetëm në dëshirat tona personale dhe në afeksionin ndaj pak njerëzve afër nesh. Detyra jonë duhet të jetë ta çlirojmë veten  nga ky burg, duke zgjeruar rrethin e përkushtimit, për të përqafuar gjithë gjërat e gjalla dhe gjithë natyrën me bukurinë  e saj. Askush nuk është i zoti ta arrijë këtë në mënyrë komplete, por përpjekja për ta arritur këtë,  është pjesë e çlirimit dhe e krijimit të themeleve për sigurinë e brendshme të secilit”

Duke e cituar këtë letër të Einstainit në librin e tij “Full Catastrophe Living”,  Dr. Jon Kabat-Zinn, themelues dhe drejtor i klinikës për reduktimin e stresit; në University Massachusetts Medical Center shkruan: Einshtaini na mëson se preokupacioni ynë kryesor për jetën tonë të veçuar, injoron të tjerët, pra nivelin më themelor të realitetit. Einstain na kujton të shohim të tërën si më themelore se e veçanta”

Z. Basha Natyrisht, ne kemi trupa të veçantë, jetojmë, gjithsecili, jetët tona  unike, secili ka pikëpamjet e tij politike; por Einstaini na kujton se kur neglizhojmë perspektivën e së tërës dhe lidhjet që ekzistojnë midis individit dhe së tërës, ne shikojmë vetëm njërën anë të qenies tonë. Dhe kjo merr rëndësi më të madhe kur rrezikohen interesat e atdheut.

Z. Basha, këtë kërkon Ismail Kadareja prej jush kur u thotë: “Je vendosur në mes të një cikloni i cili jo vetëm do t’i mbyllë rrugën përparimit të kombit, por ta kthejë shumë vite prapa në histori”, ose “ Kjo mbrapshti e pafalshme.” ose “ Me këtë propozim të nderoj”.

Z. Basha, edhe pse ju nuk i kërkuat ndihmë Ismail Kadaresë në këtë situatë, kur vendi kërcënohet seriozisht dhe vetëm për arsye krejt personale, karrieriste e partiake, ai, ua ofroi ndihmën vetë, me përgjegjësinë e një mëmëdhetari të mençur e të flaktë. Ishte në nderin tuaj ta respektonit këshillën e tij.

Unë nuk di kë dëgjoni ju Z. Basha, por mendoj se duhet të dëgjoni Ismailin që i dhemb atdheu, jo pseudo intelektualët  që u duartrokasin për përfitime.

New York, 22. Maj. 2011

31 komente në “KË DËGJON Z. BASHA?”

  1. plaku says:

    Nje prverb gjerman thote : ” Kush ngjitet me lart seç duhet, bie me poshte seç ai deshiron.”
    Une them me gjithe zemer : Poshte e me poshte rafsh o marionete e Sali vemjes.

    1. Melisa says:

      Amin….fjala jote ne vesh te perendise…

      1. trendelina says:

        Kur hoxha i lig i fshatit ra nga minareja, njerezit thane: “E hodhi Perendia!”
        Nje djale i ri nga turma beritit: “Perendia, Perendia, por edhe duart e mia!”

  2. Rani says:

    Prape ju me broçkulla, ore duhet te dilet hapur dhe te deklarohet se vetem kryengritja e armatosur e frikeson ate dhe asgje tjeter, eshte per tu çuditur si po e kalojne kete pune sikur s’ka ndodhur asgje edhe ata pederat si çifti i atij Stonestreet qe vetem po lavderon Saliun, kjo eshte per te vene duart ne koke. O Shqiptare o Edi Rama duhet te leshohet mesazh i qarte qe nqs Saliu nuk terhiqet atehere ai do te perballet me furine popullore dhe nuk do te kete force qe ta mbroje, ore nuk duhen degjuar te huajt se kurre nuk na e kane dashur te miren. Po shikoj televizor dhe ne asnje moment asnje dite euronews nuk ka dhene informacionin me te vogel per protesten ne Tirane, si mund ta perktheni ju kete o njerez, ky eshte nje neglizhim i hapur i atij populli, pse neve duhet ti respektojme keta pedera duke i degjuar kur na keshillojne per te keq. Jepen informacione per Gay pride dhe nuk jepet as edhe nje lajm per protesten ne Tirane. Ka ardhur koha qe neve te ndryshojme politiken karshi pederave te Evropes qe jane tallur me neve kaq vjet duke na keshilluar te durojme Sali kafshen, qe fatkeqesisht e kemi zgjedhur vete. Rrembeni armet se Shqiperine e mori lumi nqs nuk veprojme kesaj radhe.

    1. protesto says:

      Vetem protestat masive dhe pakthim deri ne shporrjen e Sali Ram Berishea-vic do te jepte shqiptareve qeverine qe meritojne per mijra sakrifica ne vite.Shqiptaret nuk e votuan Berishen,as ne 2005,por as dhe ne 2009 por berisha cfrytezoje mendjen djallezore lekiste te Nano-metes me shoke dhe “rimori” grabiti pushtetin me te cilen vrau me 1997,8 mbi 3000 shqiptare.Shqiperia deri me tani fatkeqesisht nuk ka opozite te vertete por vetem riciklim te botes se krimit e korrupsionit ne te kater pushtetet nga jashteqitjet shqiptare qe diligjojne ne vite politikat.Boll me,vetem protestat popullore vendosin pikat mbi I-ne.Per bashkine e Tiranes duhet te kete zgjedhje te reja me figura te paperlyera ne krim e korrupsion si te soit,Basha-Rama.Koco Devole apo Reshat Arbona e plotesojne pastertine e figurave per kryeqytetare te Trones,cdo puthador me jashteqitjet shqiptare ne pafundesi eshte nje grusht ndaj vetes,nje percmim ndaj familes,shoqerise e Lirise e Demokracise te shume sakrifikuar ne vite.Te protestojme per zgjedhje te reja ne Tirane e jo per riciklim kllounesh mostra te jashteqitjes shqiptare qe kane ozupuar poltronin vetem per perfitime familjare e klanore,jo qytetare.Me mostra te tille duhet te merret drejtesia dhe drejtesise, ti tregojme vendin qe meriton ne nje Shtet te se Drejtes,e jo ta leme si pjese te jashteqitjes korruptive e kriminale ne vite ne sherbim te polities se diktuese e dhunuese te botes se krimit e korrupsionit.Boll me,te protestojme fuqishem e pa u ndalun per nje Tirane e Shqiperi te shqiptareve e jo te hurit e te zagareve e tradhetareve.

    2. bubi kacurel says:

      Rani me vjen keq per ty se me sa kam pare je nje nga komentuesit me pozitive ne kete faqe dhe gjithashtu edhe nga me realistet dhe tani te drejtohem si realisti realistit ,nqs je jashte shtetit te sygjeroj te mos kthehesh me kurre ketu,femijeve te tu tu thuash se nuk kemi kombesi e shtetesi fare pasi eshte e turpshme te kemi shtetesine e njerezve me bisht sic jemi ne ,nje grumbull krimbash pa shtylle kurrizore .Jemi katandisur ne nje shoqeri aq te semure sa nuk ka cfare na ben me asnje lloj ilaci ,mbase vetem trapianti mund ta shpetoj trupin e kalbur te Shqiperise tone .Fjalet qe shkrova me lart me therrin ne zemer por zemerimi eshte shume me i madh sa me erren syte ,poshte kafsha me emrin Sali dhe krimbi me emrin Edi Rama qe e le te beje cfare te doje ne vendin tone kete fosile komuniste .Ngushellime te gjitheve per vdekjen e Shqiperise se lire,ne te tilla raste ja shperblefshim Europes plake .

      1. Rani says:

        O bubi une te them se nacionalizmi yne ka marre fund dhe eshte vetem sa per fasade. Nuk e di ça te them me jane mbaruar fjalet, u lodha duke folur edhe ketu ku jam me shoket, shumica kane ndryshuar mendim per Saliun po ata qe mund te marrin armet kunder Saliut jane te paket, me eshte mbushur mendja se ne jemi popull i vonuar intelektualisht se e konstatoj per se pari me shoket e mi te cilet i marrin keto gjera sikur te ishin gjera krejt normale. Kur ju bej pyetjen se ketu ku jane kane pare gjera te tilla nuk dine ça te pergjigjen, me ngrihen nervat dhe e mbyll muhabetin pastaj, fatkeqesisht shoket e nivelit tim ndodhen ne Shqiperi ndersa ketu kam vetem tetevjeçaret, apo edhe nga ata qe nuk dine mire te flasin shqip. Mendoj ndonjehere aty ku jam te ul koken dhe te mos bej shume pordhe se nuk jemi kerkushi. E kam atje familjen o bubi, vellai ishte para 2 muajsh dhe me zor ja mbusha mendjen te kthehej te shkretit, i thashe shko njehere pastaj hajde prape. Ka ardhur koha te themi “na ishte njehere nje vend i quajtur Shqiperi”……….

  3. iris says:

    Lulezim Basha nuk mund te dorehiqet sic i tha shkrimtari yne i nderuar
    Lulezim Basha nuk terhiqet nga Tirana sepse kryeministrit i duhet “humbja” e Tiranes nga Edi Rama per te shkaterruar Partine Socialiste bashke me meten,nano e co, me ane te kollones se peste qe kane ne Partine Socialiste, Ben Blushin, kastriot Islamin etj.
    Edi Rama mund te beje dicka konkrete.
    Te perjashtoje nga ps te gjithe levizjen e mendimit ndryshe te Nanos se ska pse i mban me.Vetem i prishin pune.
    Atehere Berishes nuk do i duhet me “fitorja” ne Tirane dhe situata mund te ctensionohet

  4. enofieraku. says:

    Zoti basha , je viktima e radhes e kriminelit berisha, akoma nuk e ke kuptuar qe je mina me sahat , qe pritet te shpertheje nga momenti ne moment? te jesh i sigurt se je viktima e radhes e kriminelit berisha !!!

  5. FUSHORI says:

    I THA POR KUJT I THA?BASHA THOTE BJERI SE I BIJE MIRE. DMTH JO TAMAM BASHA POR AI QE ESHTE MBRAPATIJ.

  6. Ton says:

    Shifen ke fotografia e artikulli si rri gatitu! Si mendoni ju, ke degjon?
    Qeni degjon te zone thote populli.

  7. Luli says:

    Pozon per turpin e tij mostra perbri mostres.

  8. andi says:

    Te dashur vellezer e motra. Kur e bon Tunizianet, Egjiptianet dhe plot shtete te tjera qe po e bojne (se kane per ta kapur si lepri edhe Kadafin edhe Bashir Alasad te Sirise siç e kapen Mpagbon e Afrikes) pse te mos e bojme edhe ne ket revolucion. Pallavrat e Beirshes per hyerjen e vendit tone ne Nato (pasi ne Evrope te mos enderroje) nuk i ha mo njeri. Nato eshte institucion koti dhe s’ka vlere ne mbarimin e luftes se ftohte (shife qe aty qe fut edhe Shqiperine). Sot eshte dita te kemi miq te vertete si USA, Anglia, Franca dhe Gjermania, te tjerat le ti marre RRUMPALLA. Pa Nato-n Sarkozi e kapi si lepri l’afrikanin Mbagbo, keshtu kishte per te kap edhe Kadafin (po ka me e bo sedshpejti).
    Prandaj eshte koha te çohemi dhe ti bindemi thirrjes per demokraci (eshte koha per nje revolucion te vertete dhe jo pallavra). Te lajme gjakun e deshmoreve te vertete te 21 janarit dhe jo atyre qe shpall diktatori (qe i vra dhe vete si Azem Hajdarin qe e vrai Berisha dhe pa pik tur i bon ceremoni çdo vit te Fatmira Hajdari, apo Ben Brozin ne prill ne shkoder qe e vrau per te marre pushtetin R.Alise et shume te tjera). Do uroja qe kete shkrim ta lezoj djali i Azemit dhe ndoshta ai mund te bohet Avni Rustemi shqipetar i vertete dhe ti tregoje plumbin ballit kriminelit Berisha (qe te vret naten e te qan diten, rrace me te poshter nuk kam lezuar ne asnje roman ne jeten time si Sali Talibani). Te ngrihemi te gjithe vellezer e motra e te mos rrime 2 ore (jo me greva part time) pour nate e dite si ne çdo vend tjeter qe po vendoset demokracia.
    O sot o kurre, se perndryshe dinjiteti dhe nderi dhe liria bazike shkun per lesh. 20 vjet me Kriminelin Berisha me shume se gjysma e 40 vjeteve qe kalum me Hoxhen. Ne 2011 nuk mund te durojme mo. Edi Rama nese do me na pri greven tone eshte i mirepritur, po qe se ka frik ne do marrim fatin tone ne dore dhe do i tregojme vendin krimineleve e tradhetareve te atdheut tone te dashur.
    Te gjithe te bashkuar rreth flamurit dhe nderit kombetar. Te gjithe tek sheshi dhe pa frik nga policet se jane si leprat zhduken sa te degjojne zhurmen. Nuk ka mo 21 janar pasi po eshohin edhe uniformat blu qe po mban era qelb Krimineli Berisha dhe klani i tij.
    Le te shkoj servili dhe b.qiri Balliu te flijohet per ta mbrojte kete kerrme te ndyre.
    Te bashkuar ne shesh çdo dite. Per zhdukjen e Kriminelit dhe zgjedhje te parakoheshme (kete vjeshte 2011 dhe asnje minute me vone). Nuk diskutohet mo me djallin.
    Hajdeni te gjithe te sheshi Skanderbej dhe te çlirojme vatanin!!!!!!!!!!!!!

    1. tourkofagos says:

      shume i sakte!!

  9. drita says:

    E kush te ngrihet???? Ata qe shkruajne per revolucion jane te gjithe jashte shtetit, si rilindasit njehere e njekohe. Pjesa tjeter qe eshte ne Shqiperi e qe mendon se “duhet ndryshuar” dicka, pasi shohin nga dhjete debate ne dite ne televizion, ia fusin no i kafe te blloku, e bojne plane per pushimet e radhes…

    1. bubi kacurel says:

      Do ishte krim ti shtoja dicka komentit tuaj ,eshte i perkryer ( fatkeqesisht per ne ) .

      1. plaku says:

        drita,
        Edhe une jam i mendimit te bubi kacurel.

  10. Gjini says:

    “Këngë e turpshme”:
    Sonte/Qava sonte për ty/Arbëri/ Nuk më vjen turp/Pse qava/Me vjen turp pse s’munda/Të bëj tjetër/ Nga turpi qava.
    Azem Shkreli

    1. plaku says:

      Gjini,
      Thene shume bukur. Faleminderit

  11. ilo says:

    eh! basha ka vendosur te mos ndigjoi nje mendje te ndritur por nje mendje te lajthitur

  12. trebeshina says:

    poshte fashistet modern:

  13. plaku says:

    Toni,
    Kam mendimin se per Akademikun Rexhep Qosja, si patriot qe eshte, ne plan te pare jane interesat e kombit dhe pastaj vine mosmarreveshjt qe ai ka me Ismailin.
    Ne poet i madh hugarez Petef ka thene : “Per dashurine jap jeten, per atdheun jap dashurine.”

    1. plaku says:

      Toni,
      Mendoj se une dhe ti jemi per demokracine, e cila ka rregullat e saja te lojes. Une personalisht nuk jam dakord me ty, por mendimin tend e respektoj. Faleminderit per debatin civil.

  14. jon says:

    si rri basha siku i ka rene sapuni ne 313,dhe se ka mbledhur veten akoma…

  15. eni says:

    te nderuar komentues, komentet e juaja teresishte faktike ,dhe nje po ja shtoje une ,””” te nderuar vellezer shqipetare,integrimin europian harrojeni, timonin salih shpella,apo sali beligradi, e ka drejtuar ne drejtim te LIBISE, EGJYPTIT, SIRISE,

  16. pensjonist mjerani says:

    mos mendoni se kjo monster dote largohe me parat e autostrades bleu votat e njerzve te pa pune pa buke te atyre qe u dy fishuan cmimit keta qe shiten voten shiten te ardhmen e femijve te tyre neser dote perseri ngritje cmimesh e ilacesh dhe pergjigjeja eshte te kame blere voton si minde te pastrohet kjo figure e te gjitha te kecijave ju ce votuat e gezofshi une si shqiptare pa dale para gjycit noke dota njoh sikure sala ta beje edhe krye minister ne dote dalim ne mal per ta rrezuar me ate qe rrezohen te gjithe diktatoret eshte fatekecesi qe po e uqejme vete kete diktature si ne veprim edhe ne pamje

  17. jon says:

    ky hysni milloshi si ka mundesi qe nuk mori asnje vote nga keto te kontestuarat,kete hysni milloshin po ta marresh me llogjike ky duet te kete votuesit me te vjeter ne moshe ndonje komunist te ngelur kjo do te te thote qe ky person i drejtohet atyre votuesve te moshuar qe kane ngelur,si ka mundesi pra qe nuk u gjet as edhe nje vote e kontestuar per hysni milloshin,por ndodh e kunderta te gjithe ata qe kane probleme me ngjyrat e fteteve te votimit votuan bashen,ere ctall bythen me popullin sali berisha me ata zagaret e tij…….

    1. plaku says:

      joni,
      Llogjija jote qendron. Edhe une pyes veten, si ka mundesi qe Milloshi ( kjo kufome politike )
      nuk mori asnje vote, nga ato te kontestuarat ? Who knows.

    2. beso says:

      saliu tha qe e kishin nga emocioni ata qe ngaterruan kutite.Kodi zgjedhor i republikes se Salise e paska nje nen qe po te kesh emocion te falet dhe shurrosja e votes.Vertet interesante qe pleqte paskan qene pa emocione fare!

  18. Alban Dega says:

    ME PRESHIN E KUSARISE SE VOTAVE NE DUAR !

    – 236 vota te Berishes dhe bandes se tij kusare me shume se numri i votuesve
    te 8 majit kapin me presh ne dhe kryehajdutin e kryetrukuesin e votave ne
    Shqiperi Sali Berisha

    – Mbaje me turp kopilin e hajnise se votave ne dere o Sali Berisha & co.

    – Cirret edhe maska e fundit te mastrafit elektoral berishist ne
    kryeqytetin shqiptar

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ne analizen me titull ” KRONIKE E PARALAJMERUAR E DESHTIMIT TE NJE KOMPLOTI TE ZI ELEKTORAL NE TIRANE – Nuk ka asnje krim sado djallezor qe nuk le gjurmet e tij ….” te botuar ne gazetat me te lexuara ne Shqiperi diaspore dhe krejt trevat shqipare shkruaja:

    ” … Te gjitha gjurmet cojne tek krimi elektoral

    Sado te sofistikuara te jene krimet edhe me te perbindshmet gjithnje mbeten gjurme. Sado te vogla, sado te padukshme ato gjithnje cojne tek krimi dhe krimineli. Per me teper gjurmet e nje krimi masiv si ai i vjedhjes apo manipulimit te votave, i kusarise dhe cenimit te demokracise.
    As rasti i fundit Tirana nuk bene perjashtim … Pse !? Shume e thjeshte.
    Fakti qe ne disa kuti te votave per kryetaret e minibashkive apo kshillave bashkiake apo minibashkiake na dalin deri edhe 100 flete votimi te hedhura gabimisht per kryetarin e Bashkise se Tiranes ka nje verifikim krejt te thjeshte nese eshte vertete manipulim apo trukim i ustallareve injorante apo gabim njerezor qe vjen nga arsimimi i munguar, mosha e madhe, nxitimi…
    Edhe koha qe shpenzohet per kete verifikim eshte minimale pasi kjo mosperputhje del ne te njejten qender votimi ku eshte bere gabimi perkates. Jo jashte saj. Pike.

    Nje ekuacion me nje jo me dy te panjohura

    Si!? Fare thjesht… Aq vota sa per kryetarin e Bashkise se Tiranes jane hedhur gabimisht ne kutite e kryetareve te minibashkieve te Tiranes , po aq vota jane hedhur jane hedhur gabimisht ne kutite e kryetarit te Bashkise se madhe, pasi do te ishte jashte logjike qe i njejti ose disa votues te hidhnin nga dy vota ne te njejten kuti edhe per kryetarin e minibashkise edhe per kryetarin e Bashkise.
    Nese kane bere nje akt te tille atehere vota e tyre eshte dyfish e pavlefshme me kodin aktual zgjedhor per shkak te ndryshimit te formatit, ndryshimit te ngjyres dhe per aresyen madhore se cdo votues ka te drejten e nje vote e jo te dy votave ne demokraci. Vota e qytetarit edhe e barabarte.

    Nje prove e pakundershtueshme

    Deri ne kete cast nuk kam degjuar , as pare e as lexuar ne asnje nga mediat shqiptare per asnje vote per kryetaret e minibashkive te jene gjetur ne kutite e votave per kryetarin e Bashkise se madhe qofte kjo per Edi Ramen qofte per Lulezim Bashen.
    Eshte nje harrese naive e manipulatoreve qe dalin ashiqare lakuriq para syve jo vetem te shqiptareve, por edhe te nderkombetareve si hajna dhe trukues te votave.
    Nese votuesi i ka hedhur dy vota ne te njejten ketu per nje subjekt qofte ky kryetar i minibashkise edhe kryetar i bashkise se Tiranes atehere rezulton se ai ka votuar dy here cka i automatikisht i zhvlereson voten e tij qe edhe pa kete verifikim eshte e pavlefshme sepse ka shkelur standartin e qarte te formatit dhe te ngjyres”

    In Fraganti … ne flagrance te plote

    Pikerisht kjo vjedhje e trashe, arrogante, brutale e orkestruar nga qendra komanduese e Mafias shqiptare te korrupsionit, te vjedhjes se votave, te kusarise se Shqiperise dhe demokracise dhe syri vigjilent dhe maja e mprehte e perfaqesuesve ligjore te opozites shqiptare dhe te medias vertete te pavarur e kapi me presh ne duar kryehajnin e votave Sali Berisha dhe ceten e tyre te hajnave. Nuk eshte hear e pare. Uroj te jete e fundit!
    Cfare nuk beri kamikazi i pafytyre dhe krimineli Arben Ristani me tre musketieret e Berishes ne KQZ per ta kaluar sa me shpejt ” brenda dy minutash” sic pohoi me gojen e vet Rosaku i Sales
    Sipas llogarive teper te sakta, ne kutite e manipuluara nga Mafia e Berishes dhe te legalizuar nga sahanleprisi tij Ristani, u gjeten 236 vota me shume se numri i votuesve qe kishin hedhur votat ne kutite e votimit me 8 maj 2011. Flagranca eshte e plote!

    Nga erdhen keto vota pa votues!???

    Ato jane nje e vertete e madhe e prove e qarte, nje deshmi madhore e vjedhjes, manipulimit, fabrikimit, falsifikimit dhe legalizimit jo vetem te hajnise se 8 majit 2011 por edhe te kusarise se perseritur 15 vjecare te votave nga Sali Berisha. Ato kapen ne flagrance, me preshin e hajnise ne duar jo vetem hajnat me cizme te tyre, por edhe predikimin e tyre se ato gjoja ato “shprehin qarte vullnetin e votuesve qe kishin gabuar, te kishin emocione, qe kishin problem me shikimin ( 8.5 per qind e burrave dhe 0.5. per qind e grave, sipas Padrinos )”.
    Por eshte harruar kyci i ceshtjes. Qe te ekzistoje vullneti i votuesit se pari duhet te ekzitoje votuesi. Nuk ka pasur, as ka e nuk do te kete kurre vullnet te votuesit pa ekzistencen e subjektit.
    Atehere nga erdhen keto vota!?…. Keto 236 vota erdhen nga urdherat e se njejtes zyre dhe e te njejtit person qe urdheroi vrasjen e 4, plagosjen e 27, arrestimin, keqtrajtimin dhe torturimin e 131 protestuesve paqesore te 21 janarit 2011. Ato erdhen nga Genc Ruli syri djallezor i te cilit kapi voten e pare te hedhur nene tryeze ne KZAZ 49, nga Arben Imam Asfalia qe kapi 4-5 te tilla, Majlinda Tender Bregut, Ilir Mete Shtateqindmijeshit, Fatmir Medi Gerdecit, Arben Ristanit … e telalleve te tyre te peshtire, te neveritur te Klanit , ABC-se se kusarise dhe avokateve te vrastarise se bandes se hajnise ne KQZ.

    Vjedhje sy ne sy …. e ne syte e mbare Botes

    Eshte shume interesant kjo shifer 236…. Kaq eshte edhe numri i zyrtareve me te larte te perfolur per akte te tilla kusarie duke nisur nga Berisha e deri tek i fundit hajn i votave, i pasurive, i jetes dhe demokracise shqiptare. Nje rastesi!?
    Aspak: Krimineli, vrasesi, kusari, hajni me ose pa cizme gjithnje kthehet ne vendin e krimit. Vetem se kete here kusaria nuk u krye e nuk u zbulua nen fokuset e mikrokamerave ne ore dore as ne tabulatat telefonike me kode mafioze….
    Kusaria, hajnia e votave, krimi kunder votes se lire e te fshehte te qytetarit te lire shqiptar u krye sy ne sy.
    Behet fjale per vjedhjen me te lige, me cinike, me te peshtire e me diskretituese per regjizorin e saj perfundimisht te diskretituar ne syte e mbare Botes, Sali Berisha.
    Behet fjale per nje vjedhje ne syte e mbare shqiptareve kudo ndodhemi!
    Behet fjale per nje vjedhje ne syte e mbare Botes. Me teper se per vjedhjen e 171 votave te fabrikuara e falisifikuara per Lulezim Bashen, behet fjale per vjedhjen e se ardhmes evropiane dhe te integrimit te Shqiperise ne Evropen e Bashkuara edhe per te pakten sa te jete ne karrike Robert Mugabe i Tiranes, Sali Berisha.

    Midis Barrosos dhe Robert Mugabes

    Midis liderit, kryeministrit te Evropes se Bashkuar Barroso dhe Robert Mugabes, Sali Berisha me vetdije te plote e vec per te ruajtur karriken dhe kusarine e tij zgjodhi Zimbabvene.
    Nuk e besoj se do te pajtohet me kete zgjedhje antishqiptare, sovrani. Tani e ka radhen ai te thote fjalen e tij ne mbrojtje te ligjit, ne mbrojtje te Kushtetutes, ne mbrojtje te lirise e demokracise me te gjitha mjetet e rruget. Shembujt nga demokracia dhe nena e saj boterore SHBA jane te shumte…
    Do tu drejoj dy pyetje dhunuesve me te eger te lirise e demokracise shqiptare dhe telalleve te tyre po aq gjaksore e po aq kusare qe marrin pozat e paqesorit, pellumbit sa here shohin tu rrezikohen kusaria e hajnia e tyre nga uragani popullor:
    A humbi apo fitoi demokracia amerikane nga lufta civile e para 150 vjeteve!?
    A do te ishte Amerika qe eshte sot pa ate katarsis madhor demokratik te Abraham Linkolnit!?

    Leksioni i Luigjit te 14-te !

    Pergjigjen e jep vete nje nga baballaret me te shquar e me te nderuar te kesaj demokracie. Cdo popull ka qeverine qe meriton. Cdo popull ka aq liri e demokraci, aq lumturi e begati sa c’ lufton per to! Kete leksion te demokracise amerikane duhet ta kete parasysh
    jo vetem sovrani por mbi te gjitha edhe opozita shqiptare. qe tashme e njeh mjaft mire dhe ka provuar gjithnje kerbacin e tij prej mujashani e despoti cinik.
    Ata e dine mire se Sali berisha kupton vetem nje gjuhe… gjuhen e Tahririt….
    Cdo mjet e cdo rruge ne mbrojtje te vendosur te lirise e demokracise se shkelur nga cilido qe zbaton ligjin e Saliqit alias Luigjit te 14-te ” Ligji jam une” eshte jo vetem e ligjshme por edhe e shenjte. Dihet edhe fundi demokratik e ligjor i Luigjit te 14-te… ne gijotine!
    Jam kunder gijotinave dhe revolucioneve rrenuese te armatosura e me dhune. Jam krejt perkrah revolucioneve demokratike, kur ajo uzurpohet nga despote e abuzues flagrante te lirise. Ate e thote acik edhe Neni Nr. 2 i Kushtetutes se Shqiperise si ligji i demokracise shqiptare!
    Ndryshe Shqiperia ne vend te integrohet ne Evrope dhe te jetesoje aspiraten e sovranit ” E duam Shqiperine si gjithe Evropa!” ” E duam Shqiperine si Amerika demorkatike” do te behet nje ciflig i Mugabes dhe Kadafit shqiptar Sali Berisha dhe bandes se tij te kusareve dhe vrastareve! Larg qofte ! Amen !

  19. haskoduka says:

    O Zot! Nuk dua t’a besoj se janë 236 fletë votimi më shumë se votues. Ku janë juristët e PS-së? Po Prokuroria e Përgjishme, përse nuk bëhet e gjallë? Apo nuk ka mbaruar akoma gjyqi Ruzhdijes në Fier. Kush duhet t’a zgjidh këtë ngërç penal?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje