Polici përfundon në burg, përdori banjon ku duhej të shkonte Mugabe

27 Maj 2011, 19:14Lifestyle TEMA

Për oficerin e policisë Alois Mabhanu këto tre javë kanë qenë të vështira. Ai është burgosur për shkak se pa dashje ka bërë nevojën në një banjo, ku duhej të shkonte presidenti i Zimbabveve Robert Mugabe. Mabhanu, detektiv i skuadrës së vrasjeve, kishte nevojë urgjente të shkonte në banjo. Ai ndodhej në një panair tregtie. Me urgjencë u fut në banjon e parë që i doli përpara. Por gabimisht ishte futur në banjon ku ishte planifikuar të shkonte Mugabe nëse do kishte nevoja. Të nesërmen ai u arrestua. Grupet për të drejtat e njeriut kanë protestuar, por për regjimin stalinist të Zimbabveve, ky nuk është ndonjë problem i madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje