Shtetet ku Facebook përdoret më shumë

26 Maj 2011, 12:40Lifestyle TEMA

Facebook tashmë mbretëron në botën e internetit. Mendohet se rreth 700-800 milionë persona janë rregjistruar në këtë rrjet social. Por, cilat janë shtetet në të cilat Facebook përdoret më shumë? Analistët e ‘comScore’ kanë botuar një studim dhe kanë arritur në përfundimin se tre shtetet ku Facebook përdoret më shumë, janë Filipine, Izraeli dhe Turqia. Në Filipine internetin e përdorin 29.7 për qind e popullatës, ndërsa 93.9 për qind e tyre janë përdorues të rregullt të Facebook-ut. Izraeli ka 71.6 për qind përdorues të internetit, ndërsa 91 për qind e tyre përdorin Facebook-un. Në Turqi 45 për qind e popullatës janë përdorues të internetit, derisa 90.9 për qind e tyre e përdorin Facebook-un. Në Shqipëri, përdorues të Facebook janë më shumë se një milionë persona.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje