Zgjedhjet më të këqija në historinë e Shqipërisë prodhuan një parlament anormal. Opozita vendosi të bojkotojë Kuvendin, por edhe atëherë si tani me rastin Harasani e Islami, ishte një deputet socialist që theu bojkotin për “hir” të reformave. Fjalimi i Berishës dhe i Pjetër Arbnorit. Kritikat e kreut të Kuvendit për jetën demokratike në vend, por edhe për pushtimin e Kuvendit nga kioskat
Deputetët e PS, Andis Harasani dhe Kastriot Islami vendosën pak ditë më parë të thyejnë bojkotin e opozitës duke marrë pjesë në seancën e parë parlamentare pas zgjedhjeve vendore të 8 majit, rezultati i të cilave ende nuk është njohur nga opozita, për shkak të procesit të zgjatur për bashkinë e Tiranës. Edi Rama u shpall fitues me dhjetë vota më shumë ndaj Lulëzim Bashës në datën 14 maj, pas numërimit të kutisë së fundit të votave për kandidatët e bashkisë së Tiranës, por rezultati nuk arriti të shpallet në tabelat e KQZ-së, e cila nga ana e saj vendosi të vazhdojë numërimin e votave të cilësuara të kontestuara, duke i dhënë fitoren kandidatit të PD Lulëzim Basha.
Vendimi i dy deputetëve socialistë, të njohur si kundërshtarë të Ramës në PS, duket i ngjashëm me vendimin që mori rreth 15 vjet më parë ish-deputeti socialist Sali Rexhepi, i cili mori pjesë në punimet e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996, rezultatin e të cilave opozita socialiste nuk e njohu. Menjëherë pas vendimit për të thyer bojkotin, Sali Rexhepi u përjashtua nga partia.
Situata pas zgjedhjeve të 26 majit të vitit 1996 ishte e tensionuar. Në 28 maj, opozita socialiste dhe aleatët e saj organizuan një miting të madh në sheshin Skëndërbej, ku policia e shtetit përdori forcën për shpërndarjen e mitingut duke dhunuar protestues dhe drejtues të opozitës socialiste. Disa deputetë të opozitës shpallën grevë urie me iniciativën e PAD e PSD, të cilës u bashkuan edhe deputetë të PS. Pak kohë më pas komuniteti ndërkombëtar shprehu kritika të forta për këto zgjedhje duke i cilësuar të manipuluara, megjithatë parlamenti u mblodh me nxitim në seancën e parë plenare, në 1 korrik të 1996, vetëm pak ditë pas zgjedhjeve. Gjithashtu qeveria Meksi 2 mori menjëherë votëbesimin në parlament. Në seancën e parë munguan deputetët e opozitës, duke përjashtuar deputetin Sali Rexhepi. Bashkë me deputetët e mazhorancës ai bëri betimin si deputet, dhe vazhdoi të mbante këtë mandat përgjatë një viti, aq sa ishte edhe jetëgjatësia e këtij parlamenti. Sali Rexhepi foli për herë të parë në kuvend kur debatohej mbi liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Për të sjellë në vëmendje situatën paszgjedhore në korrik të vitit 1996, publikohet më poshtë seanca e parë parlamentare, e drejtuar nga deputeti më i vjetër i asaj kohe Sabri Godo, përshëndetja e presidentit të atëhershëm Sali Berisha drejtuar këtij parlamenti, si dhe pjesë nga seanca parlamentare, ku miratohej qeveria Meksi. Botohet fjalimi i ish-kryetarit të Kuvendit, të ndjerit Pjetër Arbnori, në fjalimin e të cilit pasqyrohet situata e acaruar politike e krijuar pas zgjedhjeve të 26 majit, por edhe mangësitë e qeverisjes së demokratëve, vështirësitë që Arbnori parashikonte për të ardhmen. Duke shprehur shqetësimin për rrethimin e parlamentit nga kioskat, Arbnori shpreh kritikat e tij për qeverisjen e mazhorancës demokrate në katër vitet që kishin kaluar.
Seanca e datës 01.07.1996
Sesioni 1-rë i Legjislaturës XIV
(Seancën e hapi z. Sabri Godo, një ndër deputetët më të moshuar)
(Duartrokitje)
Sabri Godo – Zotërinj deputetë!
I nderuar zoti President!
Dhjetë deputetët më të moshuar, më ngarkuan mua të hap dhe të drejtoj këtë seancë të parë të legjislaturës së re të Kuvendit Popullor.
Uroj punë të mbarë me besimin se ky Kuvend do të hartojë ligjet që dëshiron populli, në mbrojtje të kombit, të lirive të individit, të demokracisë pluraliste dhe të prosperitetit ekonomik dhe shoqëror.
Uroj që ndërmjet nesh të zotërojë fryma e mirëkuptimit dhe e tolerancës, duke mënjanuar gjithnjë më tepër ndërhyrjet partiake dhe për ta bërë këtë Kuvend vatrën e madhe të pajtimit kombëtar.
Pavarësisht nga ngjarjet që paraprijnë, Kuvendi duhet të kërkojë rrugët për zgjidhjen e problemeve të ngutshme që përjetojmë, gjë që mund të arrihet nëse secili nga ne dhe të gjithë bashkë do të mbajmë me nder detyrimet e deputetit.
Këtu duhet të flitet e vërteta dhe politika duhet të jetë mjet i marrëveshjes qytetare për qeverisje të përbashkët. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se jemi nën vëzhgimin kritik të popullit, si dhe të demokracive të Perëndimit, që po tregojnë një kujdes dashamirës ndaj Shqipërisë.
Në këtë Kuvend mungon sot opozita e majtë, përfaqësuar nga Partia Socialiste. Do të ishte e udhës që deputetë të kësaj partie të ndjekin rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe të zinin këtu vendet e tyre.
Mosmarrëveshjet, sado të vështira qofshin, mund të zgjidhen vetëm me dialog të hapur dhe Kuvendi, ndër të tjera, jep mundësinë e dialogut. Besoj se do të procedojmë shpejt në rizgjedhjen e strukturave parlamentare, duke bërë hapin e parë për funksionimin e rregullt të institucionit më të lartë të kombit.
Edhe një herë urime, punë të mbarë në Kuvend dhe lumturi në jetën e secilit!
(Duartrokitje)
Zotërinj deputetë, ju ftoj të ngrihemi në këmbë për të kënduar Himnin Kombëtar.
(Dëgjohet Himni Kombëtar)
Kam kënaqësinë t’i jap fjalën zotit President për mesazhin që do t’i drejtojë Kuvendit.
(Duartrokitje)
Sali Berisha – Të nderuar deputetë!
Fillimi i punimeve të legjislaturës së re më jep rastin t’i shpreh parlamentit shqiptar dhe ju, ligjvënësve të zgjedhur me votën e lirë, nderimet e mia më të thella dhe t’ju uroj suksese në punën tuaj fisnike.
Me këtë mesazh unë dëshiroj të shpreh bindjen time se parlamenti i ri shqiptar, që doli nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme të 26 majit, do të vazhdojë me përkushtim rrugën e nisur nga parlamenti i mëparshëm dhe do të përmbushë me nder misionin e tij historik në këtë fund shekulli.
Ky parlament do t’i japë vendit ligjet që i mungojnë dhe do të përsosë ligjet e reja, në mënyrë që Shqipëria të hyjë në vitet 2000, me një kuadër të plotë dhe më të përsosur të shtetit ligjor, institucioneve dhe ligjeve të tij.
Ky parlament, me veprimtarinë e tij, kontrollin e tij mbi ekzekutivin, do të japë ndihmesën e tij të madhe në përsosjen e qeverisjes në Shqipëri, konsolidimin e institucioneve të reja, zbatimin rigoroz të ligjit.
Parlamenti i ri, me ligjet dhe tërë veprimtarinë e tij, do të ketë rol përcaktues në zbatimin në Shqipëri të programit elektoral të Partisë Demokratike, nga vënia në jetë e të cilit do të fitojnë njëlloj të gjithë shqiptarët.
Parlamenti i ri, me ligjet e reja që do të miratojë, do të zgjerojë e konsolidojë hapësirën e tregut dhe të lirisë dhe do të jetë shtyllë kryesore e dinjitetit, sovranitetit kombëtar të Shqipërisë.
Ai nëpërmjet ligjeve dhe procedurave tërësisht demokratike do t’i japë vendit tërë sistemin ligjor dhe institucional të modelit evropian që do të përbëjë infrastrukturën e vërtetë ligjore të integrimit të plotë të Shqipërisë në Evropë.
Parlamenti i ri shqiptar, me lidhjet e fuqishme që do të krijojë me parlamentet e vendeve mike në rajon, në Evropë dhe në botë, si dhe me institucionet parlamentare ndërkombëtare, me ratifikimin e marrëveshjeve traktateve dhe konventave të bashkëpunimit me vendet mike dhe institucionet ndërkombëtare, do të japë ndihmesën e tij thelbësore në konsolidimin e miqësisë, bashkëpunimit të Shqipërisë me këto vende dhe institucione.
Përfitoj nga ky rast të ftoj deputetët e opozitës së majtë të braktisin bojkotin e kuq dhe të mos bëhen bashkautorë me njërin nga aktet më të shëmtuara në tërë historinë e demokracisë botërore, akt i cili u përgatit me kujdes gjetiu, për të destabilizuar demokracinë shqiptare dhe nëpërkëmbur sovranitetin e Shqipërisë.
Duke i shprehur respektin tim të palëkundur të gjithë atyre, i ftoj ata të marrin përsipër të gjitha përgjegjësitë që burojnë nga mandati i të zgjedhurve, të përfaqësojnë me dinjitet elektoratin që u besoi votën, shpresat dhe idealet e tij demokratike dhe atdhedashëse dhe të marrin pjesë aktive në ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë shqiptare, të shndërrojmë të gjithë bashkërisht parlamentin, tempullin e demokracisë, në shtyllën kryesore të ndërtimit të saj.
Unë dua t’i siguroj deputetët e opozitës së majtë dhe të opozitës në tërësi për luajalitetin e palëkundur të pushtetit që doli nga zgjedhjet e 26 majit, ndaj opozitës dhe rolit të saj në zhvillimin e demokracisë.
Duke përfunduar, ju uroj edhe një herë punë të frytshme për mbarësinë e Shqipërisë dhe të demokracisë shqiptare.
Falemnderit!
SEANCË PLENARE
Seanca e pasdites e datës 24.07.1996.
Drejton seancën Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, zoti Pjetër Arbnori
Pjetër Arbnori – Të nderuar deputete dhe deputetë,
Disa njerëz mund të mendojnë se meqë arritëm një fitore të madhe në zgjedhje Qeveria do ta ketë më të lehtë me partinë kryesore të opozitës. Ky do të ishte një naivitet shumë i madh. Nuk duhen nënvleftësuar kurrë mbi 300, 000 zgjedhës që votuan kundër alternativës sonë; veç kësaj, po përsëris, që Qeveria do të ketë kundër saj një parti edhe më të madhe se opozita dhe kjo do të jetë partia e atyre që nënvleftësojnë ligjet, e atyre që i anashkalojnë ligjet dhe atyre që thyejnë ligjet. Këta janë shumë më tepër se 300, 000 veta dhe që janë si në partinë e opozitës, ashtu edhe në partinë tonë. Mos të shkojmë më larg. Qindra deputetë kalonin çdo ditë, gjatë pesë vjetëve të kaluara, dhe e mbajnë mend lulishten e bukur që gjendej rrotull saj gjithë pemë dhe lule. Kishte vetëm një të keqe, ushtarë të armatosur me automatikë që rrethonin Parlamentin në çdo hap, duke ndaluar kalimtarët që të shijojnë gjelbërimin dhe hijet e bukura. Vetëm një kioskë ku u shiteshin hamburger deputetëve gjendej në këtë rrethim. U rrëzua diktatura, u vendos demokracia, përse duheshin gjithë këta kallashnikovë që të na ruanin? Deputeti nuk ka arsye se përse të ruhet. Nuk ka më anëtarë byroje dhe sekretarë të Komitetit Qendror. Ndër urdhrat e parë që dhashë kur u bëra Kryetar i Kuvendit Popullor ishte lirimi i lulishtes për të shëtitur pa pengesë qytetarët. Një rrethim tepër i ngushtë mbeti vetëm natën për ndërtesat. Befas u ngrit një kioskë. “Përse? – pyeta. Po që deputetët të hanë ndonjë ëmbëlsirë. E po, mirë, – u përgjigja. Me gjithë ato fjalë të hidhura që shkëmbehen në seanca, le të ëmbëlsohen pak”. U ngrit edhe një kioskë tjetër. “Përse? – pyeta. E, po, për akullore e pije. E, po, mirë. Meqë nxehen në seanca, le të freskohen pak”. Bëri pushimet Parlamenti dhe kur u kthyem, gjetëm të ngritura 4-5 kioska. Protestova. I kemi me leje na thanë, nga Bashkia, nga KRRT-ja, nga KKP-ja, e nga ku e di unë. I dërgova protestë zyrtare Bashkisë, KRRT-së dhe në vend të përgjigjes u gdhi e rrethuar 1/3 e lulishtes së Parlamentit, sepse do të ngrihej një xhami. U bë mbledhja e të gjithë kryetarëve të komisioneve dhe e kundërshtuam prerë. Kemi respekt për besimet, i përkrahim, por ne jemi shtet laik dhe nuk është logjike që te dera e Parlamentit të këndojë prifti apo hoxha. Kërcënova se do të vendos përsëri roja dhe ndërtuesit e hoqën rrethimin e llamarinave, po ndërkaq kioskistët vazhduan sulmet e natës duke rrethuar lulishten dhe Parlamentin me një mur të padepërtueshëm. Nuk mjaftoi kjo dhe firma gabi mu anash rrugës andej nga futen delegacionet e huaja në Parlament nderi, me mijëra rrecka të të gjitha markave dhe ngjyrave dhe hapi më të madhin treg arixhinjsh në Tiranë.
Protestat e mia u shtuan, sepse KRRT-ja tani mendon se kundër ligjit ka kompetencë të rrethojë një institucion të lartë dhe të shenjtë si Parlamenti, me gjithfarë karakatinash. Çfarë do të ndodhte sikur Kryeministria dhe ministritë e ndryshme të rrethoheshin me kioska? A do t’i lejonte njeri? Pra nuk na e rrethoi Parlamentin opozita e majtë, siç pati paralajmëruar për një demonstratë, ku nuk u mblodh asnjë njeri, por na e rrethoi Parlamentin një parti tjetër ryshfetxhinjsh, dallaveraxhinjsh, uzurpatorësh që i përkasin një superpartie interesaxhinjsh, ku futen tesera të kuqe, blu dhe të zeza dhe që po nuk i përmbajti Qeveria e re, jam i sigurt se do ta përmbysë më shpejt se e majta.
Mora shembull lulishten e Parlamentit, por e gjithë Shqipëria është shndërruar në një kantier ku ndërtohet me leje dhe pa leje, me pronë dhe pa pronë, me bekim apo me heshtje autoritetesh. Ligjet e mira nuk na vlejnë, po qe se komisionet përkatëse nuk marrin në dorë kontrollin e zbatimit të tyre.
Kontrolli nuk është për të zënë ngushtë Qeverinë, po për ta ndihmuar atë. Të gjithë ankohen për korrupsionin, por për turp mund të them se asnjë padi madhore nuk është depozituar në Prokurori, madje ata që ankohen, paguajnë vetë ryshfet për marrë një certifikatë më shpejt, një leje më shpejt, një autorizim strehimi jashtë radhës. Ndërsa policët marrin gjoba për vete, qytetarët ankohen nëpër biseda, nëpër gazeta, por të rrallë janë ata që e ndjekin çështjen me kurajë qytetare deri në fund.
Opozita ka të drejtë të kritikojë dhe ka bërë mirë, duke vënë në dukje shumë sëmundje që duhen shëruar, por ajo duke mohuar punën e madhe të qeverisë në fusha të reformës dhe ndryshimet e mëdha pozitive na ka detyruar të lavdërohemi më tepër se duhet. Duhet të vëmë në dukje mungesat dhe të metat tona dhe kjo punë duhet bërë me guxim, së pari nga komisionet e ndryshme parlamentare që, po të jenë kurajoze, kanë kompetenca më tepër se sa pandehin.
Marrëdhëniet e Qeverisë me Parlamentin kanë qenë të pakënaqshme. Në shumicën e mbledhjeve të kryesisë me kryetarët e grupeve parlamentare, përfaqësuesi i Qeverisë nuk ka marrë pjesë ose pjesëmarrja e tij ka qenë jo aktive. Qeveria dhe ministritë duhet të kenë një program disamujor ose vjetor për projektligjet që po përgatiten. Duhet të caktojnë ato që duhen parë me përparësi dhe cilat jo. Çfarë ka ndodhur shpeshherë. Jam në mes të seancës dhe më thërrasin në telefon. Zoti Kryetar, një marrëveshje kredie për 15 milionë dollarë nuk është miratuar nga Parlamenti. Sot i mbaron afati. Na digjen 15 milionë dollarë, po nuk e miratuat. Kërkoj projektligjin dhe nuk është asgjëkundi. Kërcasin përsëri telefonat. Dikush lutet, dikush bën përgjegjës Parlamentin, dikush tjetër kërkon të të vërë në sedër. Lëshoj pe dhe kërkoj projektligjin dhe ai gjendet në një sirtar nëpunësi të mesëm, në një ministri dhe pret i fjetur, ndoshta prej 6 muajsh.
Jo një herë kanë ndodhur futje të tilla të ngutshme në rendin e ditës. Ilustrimi më i freskët ishte Marrëveshja me Gjermaninë për Aeroportin e Rinasit për 48 milionë marka. 3-4 ministra më kërkonin ndihmë dhe projektligji as që kishte ardhur, kur arriti marrëveshja, ishte e papërkthyer nga gjermanishtja. Kjo nuk është serioze.
E fundit, unë jam deputet i zonës nr. 5 me tri komunat: Gur i Zi, Laç-Vau i Dejës dhe Mnelë-Vig. Ka rreth 30 fshatra dhe një bashki kjo zonë. Gjysma e fshatrave janë shumë të varfër, në zonë të thellë malore, shpesh me 80 metër katrorë tokë për frymë. Po e përsëris me 80 metër katrorë tokë për frymë, kur dihet se ka në Shqipëri zona fushore, ku kanë marrë edhe nga 4 mijë metër katrorë për frymë. Nuk u kam bërë premtime ose fare pak. I kam shëtitur fshatrat me këmbë një për një, kam vizituar dhjetëra e qindra njerëz në familjet e tyre. Ata nuk më kërkuan rrugë të asfaltuara dhe gjëra të tjera me kusht që të më japin votat, por ata më thanë: ne do t’ia japim votat demokracisë për të pestën herë dhe t’i përpiqu që të bësh çfarë të mundesh për ne. Ata votuan 80 për qind për Partinë Demokratike pa asnjë çrregullim. Me 31 anëtarë komisionesh opozitarë që firmosën procesverbalet e zgjedhjeve. Pati dy incidente: opozita kërcënoi kryetarin e komisionit të zonës dy herë në shtëpi se do ta zhduknin nëse nuk fitonte një parti e caktuar dhe një kryetar demokrat komisioni votimi e plagosën dy herë me thikë.
U falemnderit këtyre fshatarëve dhe qytetarëve që ma kanë dhënë çdo herë votën dhe do të kujdesem të bëj diçka për ta. U falemnderit edhe atyre që kanë votuar kundër megjithëse, tashmë nuk ka asnjë fshat komunist, siç quheshin disa më parë. Por, i them Qeverisë së re që të ndihmojë këta njerëz sadopak sepse rruga e Mnelë-Vigut ka katër vjet që ndërtohet dhe ecën shumë ngadalë për neglizhenca të firmës. Shkollat janë duke rënë brenda ose të papërshtatshme e pa pajisje. Në shkollat e Mazrekut etj., mësimet nuk zhvillohen në rregull ose mësuesit nuk vijnë fare. Dritat janë krejt të dobëta dhe shpesh me ndërprerje. Uji i pijshëm shpesh mungon dhe ujësjellësi i Sheldisë zvarritet, për të mos thënë se sabotohet, shkolla e Jubanit, fare afër rrugës kombëtare, ka shumë nevoja, nuk ka ujë, energji elektrike etj. Kryesorja është që ndihma shoqërore të mos vonohet kurrë për këta fshatarë që shpesh nuk kanë për të blerë as bukën e gojës.
Megjithëse këto çështje që i ngrita janë reale, si herën e parë edhe tani, e përkrah Qeverinë Meksi, që ka mbajtur mbi supe, gjatë katër vjetëve një barrë të rendë që vështirë se do ta kishte mbajtur një Qeveri tjetër dhe do t’i jap votëbesimin.
Sali Rexhepi – Parlamenti Shqiptar po ratifikon Konventën evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore.
Besoj se më shumë se gjysma e deputetëve të këtij Parlamenti nuk kishin lindur më 4 nëntor 1950, kur është miratuar kjo Konventë në Romë. Megjithatë nga mosratifikimi i kësaj konvente e kanë pësuar si ata që kanë lindur përpara, ashtu edhe ata që kanë lindur pas kësaj date. Faktet e gjalla janë në sallën e këtij Parlamenti.
Vetëm nga mosrespektimi i neneve 9 dhe 10 të kësaj Konvente, ku bëhet fjalë për lirinë e mendimit, lirinë e ndërgjegjes, lirinë e besimit apo të drejtën e shprehje4s kanë vuajtur në burgjet, apo në kampet e përqendrimit mijëra shqiptarë, pra 50 vjetët e mosratifikimit të kësaj konvente përkojnë me 50 vjetët e izolimit të Shqipërisë, me 50 vjetët e prapambetjes së shqiptarëve nga Evropa e qytetëruar, me 50 vjetët e regjimit komunist.
Mendoj që kjo konventë duhet dhe mund të ishte miratuar që në parlamentin e parë pluralist e aq më tepër në atë paraardhës, në mënyrë që për shqiptarët dhe Evropën të mos kishte më dyshime për të burgosur politikë, si ka ndonjë rast sot te ne.
Shqetësimi im i vetëm është se për sa kohë shqiptarët e thjeshtë dhe segmente të ndryshme të shtetit do t’i kuptojnë si duhet nenet e kësaj konvente dhe se si do t’i zbatojnë ato. Jam për miratimin dhe angazhimin e menjëhershëm të shtetit shqiptar, të detyrimeve që rrjedhin nga ky dokument i rëndësishëm
Kesaj i thone per inat te si me vjerre do te fle me millonane.Mendoni per nje moment sikur deputete te PD-se do te mernin pjese ne seancat e parlamentit te bojkotuar nga partia e tyre!Do te quheshin menjehere tradhetare dhe te shitur tek kundershtari dhe do te fshiheshin nga listat e PD-se sikur te mos kishin egzistuar kurre.
Kjo dyshe perverse dhe servile, por edhe te korruptuar nen ombrellen e qeverive Nano-Meta (1997-2005), sa vete dikush nga familjaret dhe te afermit e tjere te tyre flet sot poshte e larte se: “”sja kane nevojen PS me; se kane bere aq para e kane biznese qe ja rrit fitimin nje cel. i Nanos sa here kane nevoje te nderhyet tek Berisha””. Kjo mjafton te kuptosh kush eshte xhuxhi-Islami dhe derri armen-Harasani dhe perse jane kundra PS dhe Liderit te saj, sepse jane Nanoiste dhe servile te padroneve qe i kane futur ne politike. “”Plehrat sado te mbulohen mbajne ere e gjelbin ambjentin ngado”” – shprehje ambjentaliste qe ndeshet perhere e me shume ne filozofi e letersi qe nga antikiteti.
Enea S.Simaku ish-komshiu i Kac Islamit para se te futej ne politike, besoj se do kujtohet se kush jam…
Mjafton te shofesh Andis Harasinin si sallom, cope mishi me dy sy, i korruptuar e njeri qe ka shit kushurinjte e vet per bluze me mong te shkurtra, Ansisi qe i palloi ish gruan shuku i tij i ngushte, gruan e ndau, shokun e ka gjithmon shok se e beri drejtor te Keshi, fytyra te pamoralshme e turp i gjith fisit te vet.
po dihet publikisht ne te gjithe boten qe ne nuk bejme demokraci as per 101 vjet
Une qe po shkruaj keto rreshta e kam patur mik te nderuarin Pjeter Arbnorin dhe ju them me sinqeritet nuk kam takuar nje njeri te tille me te pjekur politikisht,zemergjere,tolerant e mbi te gjitha besimtare ne Zotin.Them sot me vehte si ka mundesi nje ish komunist i flakte si berisha te veproje aq brutalisht ndaj atyre qe dikur i kishte shoke ideali.Per mendimin tim Valesa i famshem i Polonise ka thene drejte se nuk ka me te keq se komunistin antikomunist.Si Pjetrin kam takuar dhe te tjere ish te persekutuar te regjimit komunist por kam pare tek ato qe vertet ata ishin dhe jane demokrate te mirefillte per te cilen shume kane dhene edhe jeten.Partia demokratike sot eshte nje perzierje rrymash te ndryshme qe pjesa me e madhe e tyre njerez negative sepse ashtu i interareson saliut.Sot per sot PS eka liderin e vet i afte per ndryshim esencial te vlerave demokratike,ndersa per PD mendoj se figura me e goditur eshte dhe duhet te jete patjeter Eduard Selami pavaresisht se jeton aty ku jetoj une ne Amerike,por nga njohja afer qe kam me te eshte nje figure e arritur me vizion dhe realist.
Me njerez te tille si ilir meta ,fatos nano e tash kaçi me harasanin partia demokratike po qeveris per dy mandate, keta e kane lene te majten ne opozite,sa turp per ta ,asnje te djathte nuk kemi pare qe te dale nga rreshti i sales e te votoje per te majten,mesa duket e majta do te rrije edhe per nje kohe te gjate ne opozite.
Ata qe njohin Harasanin dhe Islamin duhet ta kuptojne shkakun e veprimit te tyre. Kokrra e misrit e trurit te tyre (dhe disa te tjere ne PS) i rren mendja se duke humbur PS, Rama do jape doreheqjen dhe keshtu u hapet rruga ketyre kokave te medha per te marre ne dore drejtimine e PS. Ata duke qene se jane tredhur dhe paguar nga saliu nuk mund te bejne me cfare te duan por vetem te zbatojne urdhrat e saliut dhe te hyjne ne parlament.
Nuk kam ndonje dobesi per Ramen dhe mbas saliut ndoshta dhe ai nuk eshte keq te largohet nga drejtimi i PS por sot per sot asnje nga keta trimat e PS nuk ka bythe te largoje saliun dhe horrat e tij. Me keqardheje me vjen ndermend Konica i madh qe sa shume shpesh eshte kujtuar kohet e fundit. “Cdo popull ka qeverine qe meriton” dhe qe ndjehem keq qe jam pjese e ketij populli qe jane aq hajvane dhe te verber qe votojne nje atdheshites vrases dhe grabites te pasurise se shqiptareve
pavarsisht shpifjeve te tema keta jan dy deputetet me te mire ne ps tjert jan kriminela dhe hajduata i tom doci i shkodre
saliu i shkrete po ron me leke borxh te e bija.
Fajin e ka Liria qe nuk eshte nikoqire se sala te pakten 3000e rroge e ka.
Kurse keta te 2 ballistat punojne per popullin njelloj si likja: me bllok ne dor.
Shkrim shume i pershtatshem per aktualitetin. Me sa me kujtohet, bashke me Sali Rexhepin, theu bojkotin edhe nje deputet me emrin Teufik, gjinekolog nga Berati.Pra, dy me 1996, dy me 2011; atehere PS i perjashtoi nga radhet e saj dhe u shendosh; perseri sot Gramoz Rucit nuk duhet t’i dridhet dora…
Ne mos gaboj Tefik Ajazi.
“SAKRIFICAT” E MERCENARIT
– Nga thyeres kafkash ne bythelepires i Sali Berishes. A ka sakrifice me te madhe per jeniceret e Nanos!?
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Nga maja ne maje…
“Vij në parlament me sakrificën përkatëse. Kam bërë një sakrificë shumë të madhe pasi asnjëherë në jetën time nuk kam thyer vendime”, deklaroi me pompozitet deputeti i PS-se Kastrioit Islami ne Kuvendin e Shqiperise. Eshte jo vetem deputet, por edhe anetar i kryesise se PS-se. Eshte edhe sekretari per Zgjedhjet i PS-se. Pra nje nder pese lideret kryesore te opozites.
Jo vetem sot as dje edhe pardje. Pardje profesor i perzgjedhur si vete Sala nga Partia e pare e tyre per tu specializuar ne Paris, kur te tjeret edhe me te zot e me te afte se ata as nuk e conin ne mend nje hap te tille.
Ka mbi njezet vite qe Kastrioti i Islamit ben sakrifica te medha per partine e tij. Kryetar Kuvendi, minister, zvenedes- kryeminister e shef diplomacie. Nga avioni ne avion. Nga tauregu ne taureg. Ng akolltuku ne kolltuk…. Nga maja ne maje!
Hajde sakrifica hajde. Vece ne ia kalofte shoku Enver dhe Sala ne sakrificat e tyre.
Gara e taskidareve te Nanos dhe Berishes
Sakrificave te vjetra po u shton edhe keto te rejat. E tha me gojen e vet. I pari ne sakrifica… I fundit ne pretendime. Gati gati sa nuk mori pozen e shpetimtarit te PS-se. Shpetimtar duke e sulmuar njesoj si Berisha, njesoj si Nano, njesoj si Harasani, njesoj si njefare Ylli Manjani.
Te gjithe jeniceret, te gjithe taksidaret e tagrambledhesit e korrupsionit te Nanos dje jane vene ne garen e bythelepiresit te Berishes me ish – kryetarin e tyre Fatosin. Muti i korrupsionit te Berishes qe ia ka kaluar ku e ku Fatosit i terheq tamam si mizat. Nuk ka thene kot sovrani si mizat ne mut !
A e keni pare keto dite nje fare plehu me emrin Ylli Manjani!? Eshte veshtire te gjesh edhe nje si ai ne bythelepirjen e Mehmet Elezit e Nanos fillimisht e te Berishes sot. I peshtire deri ne neveri. Me vjen ndot sa here kujtoj pamjen e tij. Me vjen te vjell kur kujtoj fjalet e tij ! E filloi karrieren e tij si instruktor i peshtire ne Komitetin Qendror te rinise komuniste te Mehmet Elezit! Pastaj si jenicer deri ne peshtirosje i Nanos. Po e vazhdon si instruktor ligjor ne Komisionin Qendror te Vjedhjes se votave te Sali Berishes…
Te gjithe derrat nje fecke kane !
A nuk eshte sakrifice te lyesh fytyren tende te pafytyre, te mbushesh gojen tende te ndyre me mutsihanen e vjedhjes se votave te Berishes qe i dha ere gjithe Shqieprise, Evropes e mbare Botes edhe ne zgjedhjet e fundit.
Po Andis Harasani. Nga harasan i Nanos nuk e ka per gje te behet harasan i Berishes. E di kujt i thone harasan ne Vicidolin e Berishes!?… I thone llacit qe perdoret ne ndertim per te mbajtur murin… Dje ky Harasan mbajti murin e korruptuar te Nanos. Sot nuk e ka per gje te mbaje murin e sterkorrutpuar dhe te pergjakur te Berishes.
A nuk eshte po aq e madhe sakrifica e harasanit tjeter te Nanos dhe Berishes, Kastrioit Islami. Nuk thote kot sovrani: te gjithe derrat nje fecke kane !
Skajet gjithnje puqen !
Skajet gjithnje puqen thone francezet. Po permedn kete shprehje me mendimn se e njeh mire kulturen fanceze ky sakrifikuesi i madh dhe i pervuajtur i PS-se. Eshte pikerisht ai qe dje beri thirrje per t’ia thyer kafkat opozites dhe vete Berishes.
Pata shkruar atehere se kjo deklarate qe nuk e ka pase bere as vete Qoftelergu dikur kunder armikut te kllases, do te shenonte fundin e turpshem te karrires se cdo politikani ne Shqiperine demokratike.
Sot pikerisht ky kafkathyeres i thyen leshin duke i lepire bythen Berishes.
A nuk veproi keshtu edhe duke i lepire jo vetem akuzat pa fund dje kunder Berishes, por edhe ndalimin e Berishes ne stasion policie buldozeri i kapur ne flagrance me shtaqeindmijeshen e kusarise ne kamera Ilir Meta!?
U divorcua me Fatos Nanon dhe e shiti si timerine me te madhe te tij doreheqjen nga posti i Zevendeskryeministrit dhe minister i Jashtem i PS-se. Nuk la gure pa levizur derisa u be zevends dhe shef diplomacie, pra bythelepires numer nje i Sali Berishes!
A ka ku te shkoje sakrifica me e madhe se sa nga “thyeres kafkash” e sherif kunder Berishes te behesh bythelepires i peshtire i tij. Nje dukuri tipike te gjithe jwenicereve te Nanos. Nga jenicere te tij jane vene ne garen e sakrifices per tu kthyer ne bythelpires te Berishes.
Morali i prostitutave politike
Kete sakrifice madhore orvaten ta ngjyrosin edhe me moralin e prostitutave politike. “Ka njerëz aty që bëjnë propozime për të na përjashtuar nga partia, gjë që është e pamundur nga pikëpamja morale” deklaron Kastriot Islami. Ishin formulat spanjollo- hollandeze te tij bashke me vjedhjen masive deri ne nje te treten e votave nga kusari me i madh i tyre ne historine e Shqiperise Sali Berisha, qe e lane ne klase profesorin e politikes se deshtuar ne zgjedhjet e 28 Qershorit te vitit 2009 !?
Po kujt do ti shese moral ky kafkathyeres i demokracise!? Mos valle PS-ja dhe lidershipi i saj e detyruan ate te lepinte jo vetem fjalet tij kafkathyerese, por edhe te pinte kafe ne Rogner mengjezin e zgjedhjeve te 8 Majit 2011!? Cfare mesazhi do tu dergonte zgjedhesve shqiptare me kete kafe publike sekretari per zgjedhjet i PS-se!?
Mos valle lidershipi i PS-se e pengoi ate te merrte pjese ne homazhin e 28 janarit apo ne varrimin e bashkevendasit te tij Hekruan Mara te ekzektuuar nga Berisha dhe Lulezim Basha me 21 janar 2011!?
A mund te perjashtohet i vetperjashtuari !?
Mos valle lidershipi dhe opozita e penguan ate te mbronte votat e tiranasve nga hajnia e hapur e vjedhja sy me sy e Berishes prej 13 majit e deri sot!?
Kush me shume se sekretari per Zgjedhjet i PS-se e ka nje detyre te tille!? Epo nuk ka faj i shkreti: nga thyerja e kafkave duhet te thyeje me gjuhe e me veprime leshin e bythes se Sali Berihes! E ketu nuk kemi te bejme vetem me fjale, me pallavra.
Nuk behet fjale per mendimin ndryshe ne gjirin e PS-se.Kemi te bejme me veprime ndryshe te kolloavreve dhe jenicereve te Nanos. jeniceret e Nanos dje jane kthyer ne mercenaret e Berishes sot. Nuk behet fjale per perjashtim te tyre nga gjiri i PS-se.
Ndaj si Kastrioit Islami edhe Andis Harasani, edhe Ylli Manjani, edhe Vangjush Tavo… edhe vete bosi i tyre Fatos Nano e kane perjashtuar vetveten nga lidershipi dhe anetaresia ne PS… A mund te perjashtohet i vetperjashtuari !
Edi Rama nuk eshte despoti Sali Berisha qe te perjashton ne mengjez, te shperdoron e perdhunon ne dreke dhe te rimarton ne darke! Ka pune shume me jetike per votuesin e vjedhur kryeqytetas e mbare shqiptar: mbrojtjen me cdo kusht e me cdo cmim te votes se lire te qytetarit te lire kunder votes se vjedhur sy me sy nga banda e kusareve dhe vrastareve te Berishes.
Countrynman nuk ka nevoje per mesazhiere te peshtire…
A ka ku te shkoje me tej sakrifica e Kastriot Islam Kafkathyeresit, e Andis Harasan Taksidarit, Ylli Manjan Kollovarit, Ilir Buldozer Korrupsionit. Hajde sakrifica hajde! Sakrifica dje si jeniceere te Nanos. Sakrifica sot si bythelepires te Berishes… Si gjithnje te paret ne sakrifica. te fundit ne pretendime. Sakrifica sublime te mercenarit te Berishes! Pse !?
Sepse Vaterloja e debakli i Sali Berishes dhe qeverise se tij te hajnave ne zgjedhjet e 8 majit eshte nje disfate totale, total failure , edhe per jeniceret e vete “liderin historik” qe i vjen mbrapa tradhetia, pabesia, poshtersia, Fato Nanon.
As ndihmes- zevendesekretari amerikan i Shtetit Countryman e aq me pak SHBA-ja nuk kane nevoje per nje mesazhier kafkash te thyera si Kastriot Islami, sic orvatet ta shese shtrenje lekuren e tij te mercenarit lideri i vetperjashtuar i PS-se. Ka ikur koha qe lekura e ujkut te shitet si lekure e mamadhise !
Amerika demorkatike i percjell vete mesazhet e saj shpetimtare per lirine e demokracine e cenuar e te vjedhur hapur shqiptare nga kusaret e mercenaret e Berishes.
Mesazhi me madhor i saj eshte sot vetem ai i Presidentit te saj te madh Barack Obama ” Change and hope… Yes we can !” qe po e percon shume qarte sot opozita dhe lidershipi i saj. Ky eshte mesazhi me i sakte, me i qarte si kristali i demokracise amerikane per Shqiperine dhe mbare Boten !
Kur hiqet edhe maska e fundit ….
Si jeniceret e Nanos edhe mercenaret e Berishes i kane bashkuar jo vetem votat, por edhe heshtat e ushtrise se tyre te vdekur e te mundur ne fushe- betejen demokratike te votave me 8 maj 2011!
Kastriot Islami vertet ka bere nje sakrifice te madhe, sublime. Hoqi edhe masken e fundit te tij! I eshte bashkuar tashme hapur gjeneralit te ushtrise se vdekur Sali Berisha per te mbledhur “kafkat e thyera” te tradhetise dhe pabesise se tij dhe stanit te lepujve te Fatos Berishes e Sali Nanos! Ne vend ta ndihmoni anijen e tyre te shpuar keqazi nga Vetarloja e 8 majit po e fundosin edhe me keq…
Ate qe fundos populli me voten e tij nuk mund ta shpetojne kamerdaret e shpuara te asnje mercenari qofte ky Fatos Nano apo Ilir Meta, Kastriot Islami apo Andis Harasani, Ylli Manjani apo ciltido mercenari!
Mision i pamundur. Mison i deshtuar…. Total Failure. Vaterlo e vertete si per Berishen edhe per Nanon!
SHENIM: I kerkoj falje lexuesit qe i rashe gjate. I rashe gjate sepse nuk pata kohe dhe nuk mund ti bija shkurt. Nuk behet fjale per persona te vecante qe permenden me emra e fakte konkrete.
NGA LUFTA VEC AI LARGOHET QE ESHTE I LINDUR TRADHETAR !
Behet fjale per nje dukuri, pr nje semundje qe po merr permasa te rrezikshme ne politiken shqiptare, qysh nga dhjetori 1990, kur drejtimin e levizjes demokratike dhe frutet e saj po i shijojne mercenaret e Katovices, klanet okulte te fanatikeve dhe te perkedhelurve ish- komuniste me Sali Berishen e Fatos Nanon ne krye .
Njesoj si ne Rusi ku nje ish funksionar i larte i KGB-se sovjetike, Vladimir Putin ben ligjin e Maliqin tash 10 vjet dhe me nje cikel te paralajmeruar te pakten 25 vjecar sa kryeminister , sa president.
Pike per pike si Putini vepron Sali Berisha qe ka paralajmeruar pa dorashka se do te qeverise ” sa ti jape ymer ai lart… ose edhe 35 vjet te tjera” Ma pak fjale edhe 15 vjet me shume se ish- diktaturi komunist Enver Hoxha !
Virrjet e Berishes jan standarte ne cdo kohe .Si ne 1990 si sot.Por sa me vjen keq aq me vjen edhe mire qe Z.Mero e kuptoj me ne funde liderin pasionant te kohes se kalume qe nuk asht paqesor,shoqerore por demokrat diktator qe djegu vendin me 97Perseri pushtoi qeverin dhe e dogji me 14 shtator 98 si shenje nderimi per ceremonin e kufomes Hajdari.Te gjitha fitoret nepermjet votes i ka vjedhura.Te vetmen qe e ka me aftesi asht e vitit 14 shtator 1998.Kete nuk ia njohu bota.Iku i zgjebosur e nuk u ndi per se gjalli.Sot asht ne nderin e nderkombetarve te deklarojne: Nuk e njohim pushtetin me vota te vjedhur.Mos te presin kasphane per te vendos sic u vendos mbas dt.28 maj 1996.
konstatim i arritut nga vete perfaqesuesit nderkombetar duke kontribuar direk ne mbarvajtjen e flliqesines zgjedhore ristanore.Per ma teper te paralajmeruara nga lideri opozitar Rama per ti dale punve para.
E VETMJA RRUGE E SHQIPTAREVE
– Rruga staliniste ala KGB e Vladimir Putinit apo rruga demokratike
e Barack Obames ” Change and hope… Yes we can !”!?
– Zero tolerance perballe tolerances zero te Kadafit shqiptar… Nga lufta
vec ai largohet qe eshte i lindur tradhetar !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Vjedhja sy me sy, kusaria arrogante dhe teper e trashe e votave te 8 majit 2011 nga Sali Berisha dhe banda e tij e kusareve dhe vrastareve, hoqi edhe dyshimin e fundit se qeveria e tij sundon sot me votat e vjedhura te 28 qershorit 2009.
Edhe skeptiku i fundit hoqi edhe dyshimin e fundit se qeveria e Sali Berishes sundon sot me vota te vjedhura. Behet fjale per vjedhjen me transparente dhe me brutale te votes se lire te qytetarit te lire shqiptar.
Behet fjale per nje dukuri, per nje semundje qe po merr permasa te rrezikshme ne politiken shqiptare, qysh nga dhjetori 1990, kur drejtimin e levizjes demokratike dhe frutet e saj po i shijojne mercenaret e Katovices, klanet okulte te fanatikeve dhe te kolones se peste ish- komuniste me Sali Berishen e Fatos Nanon ne krye .
Njesoj si ne Rusi ku nje ish funksionar i larte i KGB-se sovjetike, Vladimir Putin ben ligjin e Maliqin tash 10 vjet dhe me nje cikel te paralajmeruar te pakten 25 vjecar sa kryeminister , sa president ne pazarlleqe e riciklim me Medvedevin e Mafian ruse.
Njesoj si pazaret e Mafias komuniste apo neo-komuniste Nano- Berisha, Berisha – Nano. ” Une kryeminister ti president… Une president ti kryeminister” , sikur shqiptaret e Shqiperia te merrnin fryme e mbijetonin ne saje te mushkerive dhe kokave te tyre.
Pike per pike si Putini vepron dhe deklaron hapur Sali Berisha qe ka paralajmeruar pa dorashka se do te qeverise ” sa ti jape ymer ai lart… ose edhe 35 vjet te tjera” Ma pak fjale edhe 15 vjet me shume se ish- diktaturi komunist Enver Hoxha qe qeverisi sa i dha ymer ai lart…. Bile edhe pese vjet me shume edhe pas vdekjes!
Oreksi vjen duke ngrene, thote sovrani. Edhe stalinistit e bolshevikut te fundit ne Evrope nuk i mjaftoi pushteti i pakufizuar, impuniteti i vetdekretuar per te dhe banden e tij te kapur me preshin e kusarise dhe krimit ne duar ne nivel pushteti qendror.
Me kusarine e tij te fundit elektorale, Sali Berisha dhe “qeveria e tij e gangstereve”, sic e kane quajtur qe ne pranveren e vitit 1997 ” The Times” e ” The Guardian” e Londres u deshmoi shqiptareve dhe Botes mbare se rruga e tij eshte rruga e pangopesise se te gjitha pushteteve: qendror e lokal, kombetar dhe vendor.
Jo vetem kaq. Sali Berisha ka futur ne dore dhe komandon me presione e me rushfete, me kerbac e me kulac, hapur ose ne menyre okulte tipike per Mafian dhe krimin e organizuar, cdo insitucion te pavarur sic eshte KQZ, Kolegji Zgjedhor dhe pjesen me agresive e me te korrutpuar te pushtetit te katert, mas medias sic jane “Klan” , ABC-ja….
Cili eshte mesazhi real i demokracise amerikane perballe kesaj dukurie tipike komuniste e neokomuniste!? Cdo demokraci udheheq e frymezon te tjerat se pari e kryesisht me shembullin e vet konkret, ka deklaruar Bill Clinton.
Eshte pikerisht Kushtetuta amerikane qe ka percaktuar dhe parashikuar sakte se si rregull nje President i SHBA-se qendron ne fuqi nje mandat, pra kater vjet. Rizgjedhja edhe per nje mandat te dyte katervjecar eshte me teper perjashtim se rregull. Mandat te trete nuk ka !
I vetmi perjashtim ne historine e SHBA-se eshte ai ish- Presidentit Rusvelt, i cili u zgjodh per nje mandat te trete ne rrethanat e jashtezakonshme te Luftes se Dyte Boterore dhe si shperblim per revolucionin qe solli ne fushen shoqeore, ekonomike e financiare me futjen e Sigurimeve Shoqerore per te gjithe shtetasit amerikane.
Fitoi edhe betejen me te madhe te njerezimit kunder barbarise me te madhe dhe rrezikut me te madh per mbare njerezimit pra edhe per vete demokacise amerikane, sic ishte nazifashizmi.
Po ne Shqiperi cfare meritash ka kryeministri i sotem shqiptar, ish- Presidenti Sali Berisha qe shpall se do te qendroje ne karrike derisa sa ti jape ymer ai lart, pra perjetesisht si Stalini, Enver Hoxha, Kim Ir Seni… Vladimir Putini!?
Despoti Sali Berisha ndjek ne cdo hap shembullin dhe rrugen ala staliniste te KGB-se te Putinit.
Populli shqiptar kerkon dhe aspiron rrugen e shembullin demokracise amerikane. Dy rruge krejt te kunderta! Cila eshte zgjidhja, e vetmja rruge per popullin dhe opoziten shqiptare!?
Rruga e demorkacise amerikane …. Nuk ka rruge tjeter. Nuk ka nevoje per te kerkuar shtigje te pashkelura. Koha ka provuar suksesin e saj. Mjafton te krahasoni SHBA-ne dhe Rusine per te zgjedhur te vetmen rruge te drejte e fitimtare.
Rusia ka nje siperfaqe gati sa dy here SHBA-ja. Rusia ka pasuri te mbi e nentokes gati sa tre here SHBA-ja; nafte, diamante, platin, ari, argjend… Rusia ka nje popullsi dy here me te vogel se SHBA-ja
Te ardhurat per fryme te nje amerikani jane dy – tre here me te larta se te nje rusi. Jeta mesatare e nje amerikani eshte mbi 5 vjet me e larte se sa e nje rusi…. Pse !?
Diferencen e ben pikerisht modeli demokratik amerikan. E ben sundimi i popullit, me popullin e per popullin, pra sundimi i demosit me emrin e shenjte demokraci. Nje mandat… kater vjet ne Shtepine e Bardhe si rregull. Dy manadate… 8 vjet perjashtim. Asnje dite me shume.
Me te gjitha mjetet e pa kthim mbrapa ne rrugen e Amerikes demokratike. Kjo eshte rruga e vetme e opozites, Pse!? Sepse eshte rruga qe e ka zgjedhur rinia e populli shqiptar qysh ne dhjetorin e vitit 1990 e qe u sabotua nga Katovica,
Asnje hap mbrapa ne rrugen e demokracise amerikane dhe evropianoperendimore.” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa… E duam Shqiperine si Ameriken demokratike!” Kjo eshte e vetmja rruge! Rruga e se ardhmes demokratike te shqiptareve!
Rruga e vetme per te parandaluar marrjen e te gjitha pushteteve ne duart e Kadafit shqiptar Sali Berisha ne baze te parimit leninisto- stalinist ” Vse vllasam Sovjetam” e perkthyer ne shqip ” Te gjitha pushtetet Sales” dhe qeverise se tij me vota te vjedhura eshte rruga demokratike e Barack Obames ” Change and hope … Yes we can !”
Rruga e Tahririt, Tunisit dhe Bengazit…. Mosbindje totale civile, mosbindje qytetare e demokratike deri perzenien nga skena politike shqiptare e Katovices dhe bolshevikut te fundit ne krye te saj, Sali Berisha.
Zero tolerance perballe tolerances zero te Kadafit shqiptar! Eshte e vetmja gjuhe qe ai merr vesh!
Nga lufta vec ai largohet qe eshte i lindur tradhetar, thote edhe Himni yne i Flamurit!
Te fjalimi i Pjeter Arbnorit ata qe votuan Lulin e vocerr mund te ngushellohen ,pershkrimi qe i ben ai kioskave qe kishin rrethuar Parlamentin eshte i llahtarshem,tipik per endrrat e tyre .
Demokratet e vertete Shqipetare qe nga Vermoshi e deri ne Konispol duhet te kuptojne qe:Berisha tjetersoi endrat e tyre per demokraci te vertete. Ai tashme punon ne interes te Serbise dhe rehabilitimit te politikes se saj ne Ballkan. Ky njeri duhet flakur tej nga politika Shqipetare dhe ti dorezohet prokurorise per shkeljet e panumurta kushtetuese, vonesen e integrimit te vendit ne organizmat Europiane dhe shkaterrimin e prones private ; Ku me dhjetra pronare autoktone akoma sot sillen sallave te gjyqeve per drejtesi. Shqiperia ka njerez te afte qe dine te drejtojne me sukses politiken e saj nen strategjine e demokracise perparimtare e progresive perendimore, pa Berishen e inkriminuar , qe eshte bere njolla me e erret e Shqiperise post komuniste.Me vjen keq qe shtabi i PD nuk ka force te mblidhet dhe ne mynyre demokratike te zgjedhe nje kryetar te afte e te pa inkriminuar , per te zhbere banden mafioze ne pushtet. PD mban siglen e demokracise, per te cilen ne enderruam shume, por banda e kryesuar nga Berisha s’ka asgje te perbashket me demokracine e vertete dhe me efektivitetin e pa aneshem te shtetit ligjor. Fatkeqesisht ligjet zbatohen ne menyre te njeaneshme duke e kthyer vendin ne nje oborr dhe sulltanat te Saliut. Demokratet e vertete ai i deboi nga PD, per ta kthyer me pas ate emer te nderuar, ne nje organizate me prapavije te pandereshme dhe jo te sigurte , e cila nen presionin e ketij mafiozi nuk ben dot demokratizimin e mbrenshem te saj.
Saliu vuan nga semundja e “delirit te madheshtise” dhe nuk e kupton qe eshte i perkoshem ne kete bote, ndersa Shqiperia do te rroje sa jeta ne kete planet, por pa te dhe emrin e tij .