Konfindustria: Kapitalet financiare po ekspertohen në mënyrë të paligjshme

29 Maj 2011, 12:32Politika TEMA

Konfindustria u kërkoi institucioneve shtetërore të dielën që të ndalin me çdo kusht daljen e paligjshme jashtë vendit të kapitaleve financiare shqiptare.

“Kusht i rëndësishëm, është zbatimi me rreptësi i ligjeve në fuqi nga qeveria, Banka e Shqipërisë dhe sidomos Shërbimi Informativ Shtetëror”, tha në një deklaratë për mediat përfaqësuesi i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku.

Sipas tij, “i gjithë shqetësimi ka marrë shkas nga njoftimet e fundit të institucioneve ndërkombëtare dhe qeverisë greke për vazhdimin e gjendjes tepër të vështirë ekonomiko-financiare të vendit fqinj për vitin 2011 si dhe duke vlerësuar përballjen e ekonomisë së Shqipërisë me pasojat e saj”.

“Duhen ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për bërjen të mundur të shtimit të të hyrave financiare nga jashtë në ekonominë kombëtare, ku përmendim para së gjithash zbatimin në kohë të shpejtë të Faljes Fiskale në fuqi për qytetarët shqiptarë me banim brenda dhe jashtë vendit përfshi edhe Greqinë”, nënvizoi Buxhuku.

Konfindustria mendon “se nëse ndërmerren një sërë veprimesh institucionale dhe ligjore, është plotësisht e mundur, që ekonomia shqiptare jo vetëm të mos preket nga kriza në Greqi, por edhe të përfitojë ndjeshëm në afatgjatë nga kriza e vendit fqinj në të mirë të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve shqiptarë”./Telegrafi/

9 komente në “Konfindustria: Kapitalet financiare po ekspertohen në mënyrë të paligjshme”

  1. arrxhiu says:

    Keta zàret e karfosur,ç’garanci na japin?

  2. alisenjefi says:

    Pesha e krizes se Greqise? kusuret tonat!

  3. dritani says:

    Ky Gjergj Buxhuku eshte nje palaco hajdut, nje krimb pushtetesh, qe zhvat prodhuesit e tekstileev duke i mashtruar sikur negocion me qeverine. Shikojini fytyren e ka si mi haleje. Pse nuk denoncvon ky plehre bosat italian e greke qe shfytezojne si skllever me nga 80 euro page mujore mijera gra e femije shqiptar, duke mos u siguruar as jeten e as receten shendetesore? Pse nuk denoncon boset e huaj te rrobaqepesiove e kepucarive, qe punojne me lende te para helmuese, dhe bejne grate e vajzat e femijet me kancer ne gjak? Ky eshte bashk autor ne krimin e kriminleve prodhues te tekstileve, ka zhavtur miliona eruo, bene kercenime ndaj firmave te huaa dhe at ai japin rryshfete per te mbyllur gojen.

  4. weee says:

    Ti mire e ke more Buxhuk, ti je vecse nje i perkedheluri i pushteteve, po c`pret ti nga nje mazhorance qe i shet detin Grekut ne mes te dites. Ik ore pirdhu shko e mbytu ti bashke me bizneset tuaja, ky vend eshte ne kolaps me keq se Greqia. Beni analziat e tregut dhe pastaj dilni e flisni, ju e shkaterruat kete vend sepse bleheni per hic gje. Ketu eshte blere pushteti e jo me shoqatat e biznesit apo shoqerise civile. Ik pusht mos fol me, mire jua beri Berisha ju zhapi ne kredi e ne probleme qe kurre skeni per ti dale me ne krye…

  5. Rani says:

    ça eshte kjo konfindustria ça jane keto fjale humoristike per Shqiperine eshte ne terezi ky, ku ka industri te ne mor zotni i piste.

    1. plaku says:

      Rani,
      Une ne fillim fare mendova se, behej fjale per industrine italjane. Nuk e kuptoj, qe edhe sikur te kishte industri ( sic thua ti, qe nuk ka ) atehere te pakten kesaj organizate ti vinin nje emer shqiptar. Pershendetje

    2. agushi says:

      Rani , me te vertet ky dhe te themi te drejten edhe shume te tjer sy ky tip , duket sikur flesin percar edhe kur jane mire me shendet . Ku e gjeti industrine ne vendin tone ky , ku e gjeti ky qe ekonomia shqiptare thote te mos preket nga kriza ne greqi .po ekonomia shqipyare mor derdimen nuk eshte as ne kembe e as ne gjunje , eshte e shtrire barkas dhe jep shpirtin e fundit mbytur nga borxhet , nga importi dhe nga mosegzistenca e nje tregu te brendeshem real . a ka njeri ne shqiperi qe nuk e di qe te ne riqarkullohen vetem leket e emigranteve dhe e kondrabandes dhe e punve te pista .

  6. une them says:

    karagjozet….dine te behen vetem qesharake

  7. analisti says:

    ceshte ky njeri bosh qe del si tellall i hajduteve te fiskut,Sa here e nxirrni i beni reklame nje dallaveraxhiu,Ky kerkon faljen e atyre qe nuk paguajne taksa,qe nuk sigurojne punetoret,qe vjedhin pronen publike etj..Ka qene keshilltar ekonomik i Nanos e Majkos dhe e ndriti.Kur e kuptuan sa idjot qe e perzune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje