Një ushtar amerikan ka rrëfyer historinë e pabesueshme se si ka mbijetuar me një bombë të pashpërthyer në bark. Channing Moss, 23 vjeç, ka marrë medalje për heroizmin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Afganistan ndërsa ai ishte në një karvan makinash, që ra në pritën e talibanëve. Pas një shpërthimi, ai pa nga barku i tij, që po nxirrte tym. Brenda kishte një bombë. Iu desh të transportohej me helikopter, por askujt nuk iu tha se çfarë kishte në bark, për shkak se druheshin se askush nuk do e transportonte atë. Nëse do shpërthente, do vriste këdo në një rreze prej të paktën 10 metrash.
Por kur mbërriti në spital, historia u komplikua edhe më shumë. Mjekët kishin frikë ta merrnin përsipër pasi druheshin nga shpërthimi. Për fat aty ndodhej një ekspert në çmontimin e predhave, i cili iu shpjegoi skenarët. Ndërkohë që ata flisnin, zemra e ushtarit pushoi. Nuk përdornin dot elektroshok por me anë të epinefrinës ia rivunë në punën zemrën përpara se të operohej. Eksperti në çmontimin e predhave ishte në sallë dhe u kujdes ta nxirrte predhën.
Organet e brendshme të Moss ishin dëmtuar shumë rëndë, por ai ia doli të rikuperohej dhe të jetë në gjendje të ndjekë kolegjin.
Moss me familjen e tij
Midis Djallit dhe Perendise ! Nuk ka nevoje per koment.
Ju faleminderit !
Thone,sikur avjoni pat mare drejtimin per ne rinas,Ku prehet kirurgu yne i madh(!)Dhe sakaq i paten bere nje zile atij burrit…. Por ky tekahyti yne u paskej thene:”Zotrinje amerikan! Me gjithe respektin e madh qy kam per juuuuu… nuk mun ta boj dote se me vota ne bark te gabuar,( Me falni bombe ne kuti te gabuar…u be lemsh) meret vetem Rosinanti im,(E kish fjalen per Ristanin!) qe pa dushim do i’a kaloj ne favor te Bashes,,,, Avjoni nderroj kursin….