Gjithmonë e më shumë të vdekur, gjithmonë e më shumë të infektuar, gjithmonë e më shumë frikë. Sëmundja vdekjeprurëse e zorrëve, e cila shkaktohet nga një bakter i quajtur E- Coli, por në variant mutacioni, po përhapet në Europë dhe në mbarë botën.
Vetëm në Gjermani ka rreth 2 mijë të infektuar. Numri rritet çdo orë.
Natën e mbrëmshme u shënua viktima e 17-të në Hamburg. Thuhet se ka pasur edhe një të vdekur në Baden Vyrtemberg. Kështu numri shkon në 18 në total.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo është harta e përhapjes së virusit:
Austri 2 raste
Danimarkë, 14, shtatë në gjendje ë rëndë
Francë, 6 raste
Hollandë, 8, katër në gjendje të rëndë
Norvegji, 1 rast
Spanjë, 1 rast, në gjendje të rëndë
Zvicër, 2 raste
Britani e Madhe, 7 raste
Thuajse të gjithë personat ishin në Gjermaninë Veriore, aty ku shpërtheu virusi para rreth dy javësh.
Mediat e mëdha si CNN e BBC po raportojnë për këtë virus vrastar. Ende nuk dihet se cili është burimi i këtij virusi: një gjë është e sigurt, nuk janë kastravecat spanjollë, edhe pse Gjermanisë do i duhet të paguajë një kosto pse i fajësoi ata. Spanjollët janë hedhur në protesta për shkak se u janë dëmtuar shitjet e perimeve. Rusia nga ana tjetër thotë se nuk do lejojë asnjë perime të huaj në vend, duke u shprehur se plotësojnë vetë nevojat për këto produkte.
Disa ekspertë kinezë kanë mbërritur në Gjermani për të parë origjinën e virusit, që po vret më shumë gra së burra.
Kërkimi për virusin e zorrëve duket jashtëzakonisht i vështirë. Më shumë se 130 ushqime janë testuar dhe asnjë rezultat. Është si të kërkosh një gjilpërë në kashtë. Janë testuar kastravecat, domatet, sallata, mishi i derrit, luleshtrydhet, por pa rezultat. Dy ditë duhen për të testuar një produkt.
“Nëse do e gjenim burimin, gjërat do ndryshonin shumë shpejt,” thotë shkencëtarët.
Ka nje gabim jo te vogel ne kete artikull, E. coli nuk eshte virus, por bakter; jane dy gjera te ndryshme…
E vertete.
Mos lini nam, por ndryshoheni menjehere emerimin sepse ky nuk eshte virus por eshte nje bakter. Dhe bakteriet me viruses jane krejt te ndryshme. Prandaj mos perdorni me fjalen virus. Pajtohem me parakomentuesin.
Doja te sqaroja dicka, por e ka bere Adela me pare:Nuk kemi te bejme me virus,po me bakter.
Eshte nje mutacion i bakterit ne forme shkopi E-Coli i cili lokalizohet ne zorre.
Gjermania tani ndodhet para nje problemi akoma te pazgjidhur. Nga lajmet e fundit, ka nje propozim qe te fillojne hetimet nga (LKA Landeskriminalamt) Policia Kriminale e Landit te Hamburgut si pasoje e ndonje teorie te mundshme qe ka te beje me ekzistencen e ndonje arme biologjike.
Pervec heqjeve te barkut dhe hemmoragjise ky bakter shkakton insuficience te veshkes nga ngushtimi dhe bllokimi i eneve te gjakut, keto fenomene mund te shfaqen edhe ne tru. Origjina akoma e paditur.
runi ate burrin nga kjo semundje se mos na mmarri ndonje te ftohte