Për të gjithë vrasësit e Kopshtit Botanik

3 Qershor 2011, 10:09Politika TEMA

Nga Lavdosh Ferruni

A ka ndonjë nga publiku shqiptar (qoftë dhe një njeri i vetëm) që e dinte se dje fadromat  e sharrat do kafshonin  Kopshtin Botanik? Jo, askush, edhe pse gjithkush në këtë vend nuk do ta quante të pabesueshme.  Pas këtij akti barbar ajo që duhet të ndodhte është që policia e shtetit duhet të arrestonte menjëherë ekzekutorët dhe të hetonte për organizatorët, pasi nuk ka patur një leje mjedisore nga shteti për këtë masakër. Po dje, një zyrtar përgjegjës për këtë çështje në Ministri të Mjedisit, teksa i përgjigjej një kërkese për informimin e publikut lidhur me ndërhyrjen në Kopshtin Botanik, bërë nga njëri prej anëtarëve të bordit të Konventës së Aarhusit, që funksionon pranë kësaj ministrie e ku marrin pjesë edhe antarë të shoqërisë civile sqaronte: “..MMPAU (pra Ministria e Mjedisit) me marrjen dijeni për projektin (për Unazën e madhe të Tiranës) ka organizuar takim me Drejtorinë e Pergjithshme të Rrugeve dhe i ka parashtruar edhe çështjen e informimit/konsultimit publik. DPRr nga ana e saj i pranoi me seriozitet kërkesat dhe sugjerimet tona dhe u angazhua për të hartuar një raport të detajuar për ndikimet në mjedis të projektit. Ne presim që raporti të diskutohet dhe publikohet për komente nga DPRr.  Ndërkohë që vete MMPAU do të organizojë një dëgjim të zgjeruar publik në fazen që projekti do paraqitet pranë saj, ku patjeter edhe ju do të ftoheni të shprehni pikepamjet tuaja”. Dhe zyrtari përfundon: “Edhe njehere dua t’u siguroj te gjitheve qe MMPAU, do te organizoje një dëgjim publik për projektin menjëherë sapo të paraqitet pranë saj për procedurën që i ngarkon ligji”. Ky reagim i Ministrisë së Mjedisit i intuziasmoi së tepërmi përfaqësuesit e shoqërisë civile pjestarë të Bordit të Aarhusit, që menduan se erdhi momenti që të thonë fjalën e tyre dhe vërshuan përgëzimet transmetuar Ministrisë së Mjedisit nëpërmjet zyrtarit të saj përgjegjës për çështjen në fjalë. Vetë autori i këtij shkrimi shkruan: “ E përshëndes iniciativën e Ministrisë së Mjedisit për ta organizuar ajo një  degjim me publikun, kështu ajo merr rolin aktiv që i takon sipas konventës se Aarhusit. Problemi i unazës së Tiranës duke qenë se afekton një popullsi shumë  të madhe dhe atakon “diamantin” e biodiversitetit të vendit merriton më shumë se cdo veper tjeter pjesmarrjen e publikut në këtë vendimmarrje.” Por ky gëzim zgjati vetëm 2-3 orë, deri sa gëzimi i tyre u shkrih me hidhërimin e qindra mijra shqiptarve tek panë që në pak minuta të shtriheshin për dhe pemët gjigande dhjetra vjeçare të Kopshtit Botanik.

 

Ministria e Mjedisit, është ajo që  ka të drejtën ligjore për të dhënë ose jo lejen mjedisore, të cilën mund ta japë, po sipas ligjit dhe Konventës  së Aarhusit vetëm pasi publiku të jetë informuar e të ketë marrë pjesë aktive në një vendimmarrje të tillë. Shpërfillja dhe injorimi i ligjit  prej Ministrit të Transporteve apo prej vetë Kryeministrit arrin deri aty sa, as që nuk aplikohet fare për leje mjedisore në Ministri të Mjedisit. Këtë e konfirmon zyrtarisht vetë Ministria e Mjedisit në një shkresë të saj drejtuar qendrës EDEN, ku thuhet se projekti i Unazës së Madhe të Tiranës nuk ka aplikuar për leje mjedisore e si rrjedhim as nuk është pajisur me leje mjedisore. Kurse Ministra e Transporteve nuk begenis ti kthej ndonjë përgjigje publikut të interesuar, edhe pse ky është detyrim ligjor.

 

Pjesë e kësaj barbarie jo vetëm mjedisore por dhe ligjore është dhe vetë Rektori i Universitetit te Tiranës i cili duket se ka firmosur një dokumet se lejon prishjen e një pjese të Kopshtit Botanik. Nuk dihet ku e gjen autoritetin ky njeri të firmosë dokumete  të tillë. Ku e gjen të drejtën ky njeri që paguhet me taksat e qytetarëve të firmosë asgjësimin  e  pjesëve të vyera të pasurisë kombëtare si dhe të hedhë poshtë punën shkencore 40 vjeçare të dhjetra kërkuesve shkencorë  e mijra studentëve  të Fakultetit të Shkencave të natyrës e të Universitetit Bujqësor?

 

Po të ishte vetëm ky rast dhunimi ndaj mjedisit e ligjeve mjedisore ndoshta nuk do i ishte vënë ky titull shkrimit. Por puna është se që nga viti 2000 kur pala Shqiptare ka ratifikuar Konventën e Aarhusit, e cila sanksionon të drejtën e publikut për tu informuar e për të marrë pjesë në vendimmarrjet që kanë impakt në mjedis nuk evidentohet së paku një rast që kjo Konventë të jetë zbatuar korrekt. Nuk mund të mos i kujtojmë publikut që vetë institucioni i Konventës së Aarhusit në Gjenevë e gjeti fajtor Qeverinë për mos zbatimin e saj në një rast kur pati ankimim, si rasti i TECit të Vlorës, kuu Qeveria i vodhi  ( akoma nuk ka hetim për këtë vjedhje) 100 milion euro shqiptareve të varfer dhe i hoqi të drejtën atyre për të frekuentuar një nga plazhet më të bukur në Mesdhe, duke e shkatëruar atë. E njëjta gjë po ndodh me projektin e Portit të Konteinerve në Vlorë, me parkun eolik në Karaburun, me fabrikat e çimentos në zonën e Krujës, etj.

 

Në fund të Qershorit bëhet takimi i 4të i palëve nënshkruese të Konventës së Aarhusit, në të cilën Shqipëria me papërgjegjshmërinë dhe fodullëkun e udhëheqjes së saj është firmëtare bashkë me grupin iniciator qysh në vitin 1998, si dhe shumë konventa të tjera ku i firmos e më pas i steros. Në këtë takim Shqipëria do të ishte më e udhës të deklaronte dorëheqjen nga kjo Konventë. E më pas të abrogoj edhe disa ligje ku shkruhet për informim të publikut, pjesmarrje të publikut në vendimmarrje e ankimim për çështje mjedisore në gjykatë dhe tw vazhdoj të eci me hapa të sigurtë drejt demokraturës.

 

2 Qershor 2011

 

 

 

Me poshte po botoj korespodencen e djeshme me zyrtare te shtetit shqiptar qe mohonin prishjen e Kopshtit Botanik

Date: Thu, 2 Jun 2011 11:12:43 +0200

From: “Lavdosh Ferruni” <[email protected]>

To: “Klodian Aliu” <[email protected]>, “‘Anisa Xhitoni’” <anisa_x …..

Subject: RE: Kerkese MPPT mbi fizibilitetin e projektit te Unazes se Madhe te Tiranes    All headers

 

E pershendes iniciativen e Ministrise se Mjedisit per ta organizuar ajo nje

degjim me publikun, keshtu ajo merr rolin aktiv qe i takon sipas konventes se

Aarhusit. Problemi i unazes se Tiranes duke qene se afekton nje popullsi shume

te madhe dhe atakon “diamantin” e biodiversitetit te vendit merriton me shume

se cdo veper tjeter pjesmarrjen e publikut ne kete vendimmarrje.

 

lavdosh ferruni

 

On Thu, 2 Jun 2011 08:46:38 +0200, Klodian Aliu wrote

> Znj. Anisa,

> Mbeshtes shqetesimin tuaj lidhur me ndikimet dhe konsultimin e

> projektit ne perputhje me parimet e Konventes.

> MMPAU eshte nje institucion i cili vazhdimisht keshillon dhe u

> kerkon strukturave qeverisese te punojne per forcimin e zbatimit te

> Konventes se Arhusit.

> Keshtu sic sqarova, MMPAU me marrjen dijeni per projektin ka

> organizuar takim me Drejtorine e Pergjth. Te Rrugeve dhe i ka

> parashtruar edhe ceshtjen e informimit/konsultimit publik.

> DPRr nga ana e saj i pranoi me seriozitet kerkesat dhe sugjerimet

> tona dhe u angazhua per te hartuar nje raport te detajuar per

> ndikimet ne mjedis te projektit.

> Ne presim qe raporti te diskutohet dhe publikohet per komente nga

> DPRr.  Nderkohe qe vete MMPAU do te organizoje nje degjim te

> zgjeruar publik ne fazen qe projekti do paraqitet prane saj,

> ku patjeter edhe ju do te ftoheni te shprehni pikepamjet tuaja.

> Pa dashur te zbeh rendesine e problemit qe ju ngrini perkundrazi, ju

> ftoj qe ne kete shqetesim te mos interferojne ceshtje politke qe

> s’kane te bejne as me problemin as me Konventen,

> si psh fakti qe projekti behet publik gjate fushates elektorale per

> pushtetin lokal gje qe nuk i shton apo pakeson ndikimet e projektit

> ne mjedis apo edhe shqetesimi tuaj se ku do gjenden fondet per

> investimin.

> Mendoj se interferenca te tilla pavarsisht qellimit te mire nuk

> n’a ndihmojne, perkundrazi veshtiresojne komunikimin midis paleve

> dhe demtojne besimin e domosdoshem per te trajtuar teknikisht problemin.

> Edhe njehere dua t’u siguroj te gjitheve qe MMPAU, do te

> organizoje nje degjim publik per projektin menjehere sapo te

> paraqitet prane saj per proceduren qe i ngarkon ligji.

> Mirupafshim,

> Klodi

> Klodian Aliu

> Pergjegjes i Sektorit te VNM

> Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave

> Email:  <mailto:[email protected]> [email protected]

> Tel: 04. 2224996

> www.moe.gov.al

> From: Anisa Xhitoni [mailto:[email protected]]

> Sent: Wednesday, June 01, 2011 4:50 PM

> To: Klodian Aliu; Anisa Xhitoni; aurora dibra; Myrvete Pazaj; Edlira

> Dersha; [email protected]; [email protected]; [email protected];

> Fuat Banja; [email protected]; [email protected];

> [email protected]; [email protected]; Lavdosh Ferruni;

> [email protected]; [email protected];

> [email protected]; [email protected]; Adriana Xhuveli;

> [email protected]; [email protected]; [email protected];

> AARHUS CENTER SHKODER Cc: Ermelinda Mahmutaj; [email protected];

> Robert Mangham; [email protected]; [email protected];

> Taulant Bino; [email protected] Subject: Re: Kerkese MPPT mbi

> fizibilitetin e projektit te Unazes se Madhe te Tiranes

> Pershendetje te gjitheve!

> Faleminderit Z. Aliu per informacionin!

> Arsyet pse ne po merremi me kete ceshtje dhe pse gjykojme se po

> shkelen te drejtat e publikut per tu informuar jane disa. Me lejoni

> t’i rendis:

> 1. Thuajse te gjitha veprimet lidhur me projektin e Unazes se Madhe

> te Tiranes, kane qene te dyshimta dhe jo transparente. Ne vitin 2009,

>  Bashkia e Tiranes me asistence teknike te BERZH zhvillojne planin

> dhe VNM-ne e unazes se madhe te Tiranes. Projekti me vone i kalon

> Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve dhe komunes Farke e cila ne

> Gusht 2010 perpilon nje tjeter projekt i cili mbahet sekret per

> publikun. Ndersa BERZH terhiqet. Pa marre asnje leje, pak perpara

> nisjes se fushates per pushtetin lokal, nisin piketimet prane

> Koptshit Botanik ne Tirane. Ne ate moment mesohet se projekti i dyte

> merr 1/3 e Kopshtit Botanik.

> 2. Mos kthimi i pergjigjeve nga institucionet pergjegjese:

> Qendra EDEN nisi te kerkoje infomacion dhe ti drejtohet me letra

> zyrtare Z. Kryeminister, Ministrise se Tranporteve dhe Ministriuve

> te linjes per te ndaluar punimet deti ne momentin qe sqarohet

> publiku per projektin dhe merret mendimi i tij konform ligjit. Nga

> keto letra, jo vetem qe nuk marrim pergjigje, por serish pa bere

> asnje projekt publik, Z. Olldashi deklaron per mediat se projekti

> eshte ndryshuar dhe nuk prek me Kopshtin Botanik ne ato permasa por

> hyn ne te vetem 10 m.

> 3. Mungesa e leje mjedisore:

> Qendra EDEN dergon letra kerkese tek MPPT dhe MMPAU. Mer vetem

> pergjigje nga MMPAU ku thuhet se projekti i Unazes se Madhe te

> Tiranes nuk ka aplikuar per leje mjedisore, e si rrjedhim as nuk

> eshte paisur me nje leje t tille. Ndersa MPPT hesht!

> 4. Marreveshje te fshehta:

> Merret vesh se nenshkruhen pakte te fshehta me Rektorin e

> Universitetit te Tiranes i cili lejon prishjen e Kopshtit Botanik.

> 5. VKM e papritur

> Njekohesisht, ne mes te kerkesave te njepasnjeshme per infomacion

> Keshilli i Ministrave merr vendim per kalim te pergjgjesise se

> administrimit te nje pjese te Kopshtit Botanik tek MPPT. Edhe pse

> pati nje interes te larte publik per kete ceshtje, VKM-ja u morr pa

> konsultuar palet e interesuar apo te prekura.

> 6. Padije per Buxhetin

> Se fundmi, buxheti i projektit ende nuk eshte i njohur. Nuk dihet

> nese ky projekt ka apo jo mundeiste financiar per tu perfunduar.

> Pyetja mbi koston dhe sigurimin e fondeve per kete projekt ka qene

> pjese e nje prej letrave tona pa pergjigje drejtuar MPPT-se.

> Ne pergjigje te Z. Aliu, mendoj se ky rast perben shkelje te

> konventes se Aarhusit, per dy arsye: Se pari sepse projekti i Unazes

> se Madhe te Tiranes ka ndikim mjedisor te kategorise A, dhe si i

> tille cdo vendim qe lidhet me vendosjen e trajektories se tij duhet

> t’i nenshtrohet konsultimit me publikun.

> Se dyti, Kopshti Botanik pervec vlerave dhe funksionit akademik,

> perben dhe nje nga te fundit copeza te gjelbra qe kane mbetur ne

> Tirane. Prishja apo tjetersimi i tij do te ndikoje detyrimisht ne

> cilesine e mjedisit ne Tirane.

> Do tju lutesha te diskutojme mbi detaje te tjera ne takimin e

> ardhshem. Faleminderit per anetaret qe kane kthyer pergjigje dhe do

> t’u lutesha edhe te tjereve bejne te njejten gje.

> Gjithe te mirat,

> Anisa

>   _____

> From: Klodian Aliu <[email protected]>

> To: Anisa Xhitoni <[email protected]>; aurora dibra

> <[email protected]>; Myrvete Pazaj <[email protected]>; Edlira Dersha

> <[email protected]>; [email protected]; [email protected];

> [email protected]; Fuat Banja <[email protected]>;

> [email protected]; [email protected]; [email protected];

> [email protected]; Lavdosh Ferruni <[email protected]>;

> [email protected]; [email protected];

> [email protected]; [email protected]; Adriana Xhuveli

> <[email protected]>; [email protected];

> [email protected]; [email protected]; [email protected]; AARHUS

> CENTER SHKODER <[email protected]> Cc: Ermelinda Mahmutaj

> <[email protected]>; [email protected]; Robert

> Mangham <[email protected]>; [email protected];

> [email protected]; Taulant Bino <[email protected]>; [email protected]

> Sent: Tue, May 31, 2011 10:06:13 AM

> Subject: RE: Kerkese MPPT mbi fizibilitetin e projektit te Unazes se

> Madhe te Tiranes

> Miredita te Gjitheve,

> Lidhur me projektin e unazes se madhe te Tiranes, ju informoj se ne

> Ministrine e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave,

> nuk ka patur ndonje kerkese apo nuk eshte zhvilluar ndonje procedure

> per vleresimin e ndikimit ne mjedis te ketij projekti.

> Nga komunikimet qe kemi patur me Drejtorine e Pergjth, te Rrugeve

> jemi informuar se po hartohet nje raport i detajuar I vleresimit te

> ndikimit ne mjedis i cili do te evidentoje edhe ndikimet konkrete.

> Gjithashtu ju bej me dije se ne si Ministri, kemi kerkuar qe

> projekti t’i nenshtrohet nje keshillimi te gjere publik para

> vendimarrjes tone per kete projekt.

> Lidhur me vendimin per transferimin e pronave…., qe referohet nga

> Anisa, mendoj se duhet te vleresohet nese eshte akt qe prodhon

> pasoja direkte ne mjedis dhe; Eshte subjekt i Konventes se Arhusit

> si vendim apo jo?

> Mirupafshim,

> Klodi

> Klodian Aliu

> Pergjegjes i Sektorit te VNM

> Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave

> Email:  <mailto:[email protected]> [email protected]

> Tel: 04. 2224996

> From: Anisa Xhitoni [mailto:[email protected]]

> Sent: Monday, May 30, 2011 4:34 PM

> To: aurora dibra; Myrvete Pazaj; ‘Edlira Dersha’;

> [email protected]; [email protected]; [email protected]; ‘Fuat

> Banja’; [email protected]; [email protected]; [email protected];

> [email protected]; [email protected]; ‘Lavdosh Ferruni’;

> [email protected]; [email protected];

> [email protected]; [email protected]; ‘Adriana Xhuveli’;

> [email protected]; [email protected]; [email protected];

> [email protected]; ‘AARHUS CENTER SHKODER’ Cc: Ermelinda

> Mahmutaj; [email protected]; ‘Robert Mangham’;

> [email protected]; [email protected]; ‘Diana Xhyheri’

> Subject: Kerkese MPPT mbi fizibilitetin e projektit te Unazes se

> Madhe te Tiranes

> Te nderuar anetare te Bordit te Aarhusit,

> pas nje heshtjeje te shkrurter lidhur me projektin e Unazes se Madhe

> te Tiranes, me date 21.04.2011, Keshilli i Ministrave ka dale me nje

> Vendim (nr 311) “Për kalimin në përgjegjësi administrimi të

> një pjese të pasurisë së paluajtshme, pronë shtetërore,

>  Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për projektin

> “Ndërtim Rruga Unaza e Re e Tiranës” (segmenti Komuna e

> Parisit-Rruga e re- Tiranë- Elbasan)”

> Ky vendim eshte marre serish ne fshehtesi te plote. Perpos kesaj,

>  vendimi eshte marre direkt pas kerkeave te Qendres EDEN dhe

> organizatave mbeshtetese per informacion te metejshem lidhur me

> projektin. Pergjigje per keto te fundit, qendra EDEN nuk ka marre

> ende sot nga MPPt dhe Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve.

> Ju lutem, gjeni bashkengitur nje leter drejtuar Z. Olldashi dhe Z.

> Toma (CC eshte BKA) mbi fizibilitetin e projektit.

> Gjithashtu, duke qene se zhvillimet e ketij projekti shkelin nje pas

> nje ligjet e shtetit shqiptar qe tentojne te sigurojne te drejten e

> informimit te publikut si dhe vete Konventen e Aarhusit, mendoj se

> duhet te diskutohet urgjentisht ne Bordin e Konventes se Aarhusit ku

> te kete dhe perfaqesues te MPPT dhe Drejtorise se Pergjithshme te

> Rrugeve. Propozoj qe nje takim i tille te behet ne javen e 6

> qershorit ose me shpejt.

> Ju lutem indikoni mundesine tuaj!

> Gjithe te mirat,

> Anisa

5 komente në “Për të gjithë vrasësit e Kopshtit Botanik”

  1. dritani says:

    Lavdosh!

    Une te kam lexuar ne gjithcka qe ti ke shkruajtur dhe vleresoj shqetesimin tend qytetar. Por problemi qendron en faktin se ti gjendesh ne minorance. edhe nje Sazan Guri qe na hiqej si “bibla” dhe “kurani” i ndershmerise e perkushtimit, ka filluar futet ne zyrat e Saliut e te Ilir Metes per fonde. Jane te gjithe sharlatane, nuk duan Shqiperien por llogarine. Ti kujton se atyre qe u ke derguar sms ua var njeri? Ata jane kukulla, ose me sakte “gjethe” te zyrave, te cilet ikin me nje psheretime te Mediut e te Saliut. Ti thua “Vrasesit e kopeshtit botanik”. keta kane vrare Shqiperine e dhe jane akoam ne politike, sespe populi shqiptar eshte leshko, ka lindur i nenshtruar dhe do vdes zvarranik.

  2. rexha10 says:

    MENDONI miri gjerat qe beni kunder NANES natyre .KATASTROFAT e para eshte njeriu qe i krijon,por katastrofen me te madhe eshte natyra qe i sjelle ,kujtoni ketu TERMETET ,VULLKANET ,TSUNAMET. si dhe rreshqitjet e planetit toke ne te gjithe vendet ku eshte shkatrruar natyra

  3. du says:

    me mire te prishet 1 pallat se te sharrohet nje pishe. pallati behet per 60 dite, pisha do 60 vjet te behet.

  4. ceri says:

    NJERZIMI QE NGA KOHET E LASHTA E DASHURONTE GJELBERIMIN LULET DHE KESHTU U TRASHEGUAN MES BREZAVE QE TE KULTIVONIN DHE ME NE FUND I KTHEUEN NE KOPSHTE KU RUHESHIN DHE KENAQESHIN ME LARMINE E LULEVE E BIMEVE DEKORATIVE QE SILLNIN NJE RELAKS PER NJERZIT. DHE KJO HYRI NE KULTUREN NJERZORE KU NJERIZIMI DUKE PARE BUKURITE QE SILLTE KJO GJE FILLUAN QE TE ZBUKURONIN NE FILLIM OBORRET PASTAJ EDHE BALLKONET, PO FLAS GJITHMON PER NJERZIT. POR SOT NJERZIT DUHET TE KUPTOJNE QE KUSH BEN KOMANDEN ,PRA KUSH KA QEVERINE NJE NJERI QE NUK E DI CFAR ESHTE KOPSHTI SE PREJARDHJA ETIJE ERDHI PREJ MALEVE TE EGRA DHE PYJEVE QE VETEM KAFSHE TE EGRA JETOJNE. PO TE NDRYSHOHEJ EMRI NGA [KOPESHTI BOTANIK] NE [ PYLLIN BOTANIK] BESOJ SE MUND TE SHPETONTE PA PRISHUR. PREJ NJEREZVE QE KANE PREJ ARDHJE MA…RE DHE PYJ….RE.

  5. shkodrani says:

    Ne kohen e komunizmit ,ku po zhvidhohej nje gjygj ndaj nje prifti, ai nder te tjera,tha per per nje kishe te clen e kishin kthyer ne kinema, me mire ta kishit prishur kete kishe se sa keni prere qinarin mbi 200 vjecare. Te githe ne salle qeshen, por ai shtoi : kisha do te behet nje dite, kurse ajo peme nuk mund te vendoset me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje