Pronari i Çelsit, Roman Abramoviç, duket se ka vendosur që të shenëzojë shuma marramendëse gjatë kësaj merkatoje, në mënyrë që të përfrocojë ekipin. Pasi shpenëzoi 90 milionë euro për Fernando Tores dhe David Luiz në janar, Abramoviç pritet që të shpenëzojë edhe 100 milionë euro të tjera. Me këto para, drejtuesit e Çelsit do të përpiqen që të afrojnë në ekip sulmuesin e Santosit, Neimar, atë të Udinezes, Sançez dhe mesfushorin kroat të Totenhem, Luka Modriç. Të tre këta lojarë janë ndër më të kërkuarit nga klubet kryesore në Europë. Mediat britanike bëjnë me dije se Abramoviç kërkon që ta forcojë sa më shumë ekipin në këtë merkato, në mënyrë që të realizojë më në fund ëndrrën e tij, fitimin e Ligës së Kampioneve.