E ardhmja e Zvicrës mbështetet tek djemtë e Kosovës

6 Qershor 2011, 10:42Sport TEMA

Fushata e Përfaqësueses së Zvicrës për Kampionatin Evropian të vitit 2012 nuk ka shkuar aspak mirë, por ekziston një shpresë për të ardhmen falë një grumbulli të talenteve të lindur në Kosovë.

Xherdan Shaqiri (19), nuk është njohur nga Fabio Capello kur u fut në lojë nga pankina dhe shënoi një gol fantastik në muajin shtator të vitit të kaluar, kur Anglia luajti në Basel.

Kur yjet zvicerane Alex Frei e Marco Streller konfirmuan largimin e tyre nga përfaqësuesja këtë vit, seleksionuesi Ottmar Hitzfeld promovoi Granit Xhakën, një talent tjetër kosovar i shpërngulur në vitet e nëntëdhjeta. Xhaka 18-vjeçar ishte mesfushori kreativ i Përfaqësueses U-17 të Zvicrës, e cila në vitin 2009 fitoi titullin e kampionit të botës. Hitzfeld kur promovoi Xhakën bëri të ditur se është i gatshëm ta inkuadrojë atë menjëherë në ekipin e parë në bazë të cilësive që i posedon.

Admir Mehmedi, është shqiptar i lindur në Maqedoni dhe një tjetër emigrant në ekipin zviceran. Mehmedi 20-vjeçar ka pasur një edicion të mrekullueshëm te skuadra e Zuerichut.

Të tre këta futbollistë do të paraqiten edhe për ekipin U-21 të Zvicrës në Kampionatin Evropian që mbahet në Danimarkë.

Thuhet se në Zvicër jetojnë rreth 350 mijë kosovarë. Vendlindja e tyre është shtet i pavarur prej vitit 2008, por ende nuk është e pranuar në FIFA.

Në mbledhjen e muajit të ardhshëm të FIFA-s, Federata e Futbollit e Kosovës shpreson të sigurojë lejen për të luajtur ndeshje miqësore ndërkombëtare, por sytë e saj gjithnjë e më shumë shikojnë për mundësinë e pjesëmarrjes në eliminatoret për Kampionatin Evropian të vitit 2016.

Gjatë viteve të fundit, shumë futbollistë kosovarë kanë zgjedhur të përfaqësojnë Shqipërinë, përfshirë këtu edhe ish-mesfushorin e Sunderlandit, Lorik Canën. Shefki Kuqi ka luajtur për Përfaqësuesen e Finlandës, kurse Valon Behrami, që emigroi në Zvicër në moshën pesëvjeçare ishte paraardhës i Shaqirit e Xhakës. Xhaka muajin e kaluar u pyet se a është i interesuar të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës. Ai insistoi se është i interesuar. Kjo përgjigje nuk u prit aspak mirë në Zvicër.

“Kemi emocione të përziera. Jemi shumë krenarë me Shaqirin e Xhakën dhe i falënderojmë përfaqësueset tjera, si Zvicra që u ka dhënë rastin për të luajtur”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu. “Ne jemi në geton e futbollit ndërkombëtar dhe është e rëndësishme që FIFA e UEFA të njohin pozicionin tonë. Ne nuk jemi shtet i ri i futbollit, sepse ekzistojmë prej vitit 1922. Kemi shumë lojtarë që luajnë nëpër Evropë, por nuk duam të dëmtojmë përfaqësueset tjera”./kd/

7 komente në “E ardhmja e Zvicrës mbështetet tek djemtë e Kosovës”

  1. Europa says:

    Cjane keta kosovare qe nuk luajne per Shqiperine por per vendin e huaj ?!

    1. shqipo says:

      [Po pse mos te luajn per vendet ku rriten, edukohen, kane kushtet me optimale per te zhvilluar talentet e tyre, dhe respektohen duke ju besuar dhe perfaqesimin e flamurit? Shqiperia duhet te mesoj mire prej ketij fakti dhe te kuptuoj se duhet te krijoj kushtet qe dhe ne Shqiperi apo Kosove te zhvillohet sporti e jo te mburremi me ate per te cilen s’kemi fare merite, kur talentet rriten jashte Shqiperise ! Shqiperia e Kosova duhet te zhvillohen shpejt ne te kundert shqiptaret ikin per ne vende me te zhvilluara dhe, sa me e pa zhvilluar te jete Shqiperia, aq me pak do rikthehen shqiptaret perseri nwe ATDHE !

  2. burimi,salzburg says:

    mendimi im eshte qe federata shqiptare duhet te punoj ma shum per ket pune.shum kroat lindin ne diaspor por luajn per kombtaren e tyre sepse federata e tyre eshte shum aktive e jo si kjo e jona

  3. deni says:

    Vazhdon tendenca e Shqiptareve t’u sherbejne te tjereve si kur ishin ushtare te Turqise e vriteshin per te nderkohe qe Shqiperia ishte e shtypur. Komb pa krenari, mos i zini ne goje keta morra por i beni lapidar Lorik Canes qe eshte hero i vertete. C’na plas trapi per keta nese n’a kthejne kurrizin.

  4. raimondi says:

    Po lozin tani te tre djemte e Kosoves me Zvicren Kunder Anglise dhe po lozin Shkelqyer

    –Berhami dhe Shaqiri jane lojtaret me te mire te Zvicres —–Por tani doli Berhami dhe u fut nje tjeter lojtar ,
    por edhe ai Shqiptar me emrin Blerim ,por mbiemrin ky ja thot ngateruar

    ————Edhe ky Blerimi po loz shume bukur po i tmerron anglezet se po gjuan ne porte qe nga larg po i q.. nenen –I beri Anglezet me zemer,se rezultati eshte 2:2 per ne Lol-

    ———Si nuk i mori kombetarja jone keta cunat –Keta jane lojtare Klasi ————Po ai Sala qe hiqet si patriot
    duhej tu kishte thene te vinin me Kombtaren shqiptare———

  5. raimondi says:

    eshte minuta e 74 e ndeshjes Angli -Zvicer dhe ne fushe per Zvicren hyri Admir Mehmeti ,shqiptar nga Maqedonia tha ky anglezi —
    –Dhe dukej krye djale simpatik, tipik shqiptar ————Gjithe keta lojtare kaq te mire Federata jone i le jashte kombetares shqiptare –

    –Pthuu ! Maskarenjte e Federates Shqiptare….

    ………….Ky Shaqiri qenka lojtar i shkelqyer , vetem ky po i mbyt anglezet –Edhe Admir Mehmeti eshte mesfushori kryesor i Zvicres — shume i mire –Inteligjent —

    hahahahahahaha—-se aty qenkan edhe dy te tjere shqiptare me emrin Xhaka dhe Xhemali -Duket sikur po loz Kosova kunder Anglise …..se vetme emrat e shqiptareve degjohen ….

    —-Ai Xhaka eshte 18 vjec ,sulmues i majte , shumei mire

    — Shqiptaret e Kosoves e mbyten Angline –tani Mehmeti mori nje faull po thuaj brenda zones se reptesise ..
    ………Mbrojtja angleze nuk e mban dot Admir Mehemtin ————WOW !–Minuta e 91 Mehmeti ka bere nje gjuajtje skic , desh e beri gol———-Anglezet po vuajne …..

    -Zvicra duhet quajtur –Kombetarja shqiptare Numer 2 ————- Aty degjohen vetem emrat e shqiptareve

    –Bravo Kosova ka lojtare klasi !

  6. GERTI SADULLA says:

    PO NE ne shqiperi nuk kemi fonde te forta sa ato te EUROPES e para e dyta eshte dallimi racial prandaj jemi ne kete situate te dobet per kombetaren SHQIPTARE sepse thone pse te marrim ose pse do futim keta ne perfaqesuese ja futim kete djalin e nje politikani ose fut kete djalin e atij tranjerit ose futin ata qe nuk kane talent ose haber nga futbolli duhet te futen njerez te talentuar dhe pa dallim racial ose feje dhe keshtu mund te ngrihet kombetarja e SHQIPERISE ose te ngrihen fonde dhe sa me shume qendra futbolli .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje