Everton dhe Totenhem, në gjurmët e Miroslav Klose

3 Qershor 2011, 12:28Sport TEMA

Miroslav Klose, sulmuesi i kombëtares gjermane, është bërë një nga lojtarët më të kërkuar të merkatos, pas përfundimit të kontratës së tij me Bjaernin e Mynihut. Ditë më parë u bë pothuajse e kryer kalimi i tij tek Lacio. Por, siç bëjnë me dije mediat britanike, për sulmuesin e kombëtares gjermane ka shfaqur një interest ë madh Evertoni, që është gati t’i ofrojë Kloses një pagë shumë më të lartë se ajo që i ofron Lacio. Por, edhe Totenhem ka shfaqur interes dhe është duke parë se si do të ecin zhvillimet, për të filluar më pas tratativat me Klosen. Ky i fundit ka vendosur që të largohet nga Bajerni, pasi prej dy vjetësh tashmë e ka humbur vendin e titullarit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje