Van Nisterloi kalon tek Malaga

1 Qershor 2011, 17:35Sport TEMA

Sulmuesi i njohur holandez, Rud Van Nisterloi, ka arritur një akord me klubin spanjoll Malaga, me të cilin do të luajë gjatë sezonit të ardhshëm. Gjatë dy sezoneve të fundit, holandezi ka luajtur për Hamburgun, me të cilin i përfundoi kontrata. Gjatë ditës së sotme sulmuesi 34-vjeçar ka kryer vizitat mjekësore, ndërsa ditën e nesërme pritet që të zyrtarizohet si lojtar i Malagës. Van Nisterloi kulmin e karrierës së vet e ka arritur tek Mançester Junaited dhe Real Madrid. Ai është një nga shënuesit më të mirë në Europë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje