Futbolli italian është tronditur sërish, për shkak të dyshimeve mbi trukimin e ndeshjeve. Këtë radhë trukimi duket se ka ndodhur në Serinë B. Në prangat e policisë kanë përfunduar një sërë ish-futbollistësh, si Bepe Sinjori, ndërsa dyshohet edhe për mesfushorin e Atalantës, Kristiano Doni dhe disa të tjerë. Dy ekipet që janë ngjitur në Serinë A, Atalanta dhe Siena, rrezikojnë që të rrëzohen sërish, nëse provohen trukimet. Nën akuzë ka përfunduar edhe një ndeshje e Serisë A, ajo mes Interit dhe Leçes. Tashmë të gjithë po flasin për një “Kalçiopoli” të ri, edhe pse në përmasa më të vogla. Kjo është një goditje tjetër e rëndë për futbollin italian, pas skandalit të vitit 2006, kur Juventusi u rrëzua në Serinë B për trukim ndeshjesh, ndërsa u penalizuan edhe një sërë ekipesh të tjera, në atë që njihet si skandali më i madh i trukimeve të ndeshjeve në futbollin europian. Të tronditur nga kjo, futbollistët e kombëtares, Bufon, Pirlo dhe Matri, e kanë cilësuar si një gjë të shpifur atë që ka ndodhur, duke thënë se kjo nuk i duhej futbollit italian në këto momente. Skandali mund të marrë përmasa më të gjera, duke qenë se hetimet sapo kanë nisur.
Imagjinoni per nje moment qe dhe ne shqiperi te beheshin hetime!
do duhej te gjenin ekipe nga kategoria dyte apo e trete per te zevendesuar
ekipet e super liges,se ne kete kampionatin tone te gjithe kane trukuar duke filluar
nga ekipi kampion e deri te elbasani qe megjithese ra nga kategoria,nuk i shpetoi
lenieve te ndeshjeve per te plotesuar orekset e te tjereve