Mesfushori anglez i Mançester Junaited, Pol Skolls, ka vendosur që të tërhiqet përfundimisht nga ftubolli i luajtur, në moshën 36-vjeçare. Pas një karriere të suksesshme, Skolls, me anë të një njoftimi të shpërndarë nga ana e klubit të Junaited, ka zyrtarizuar tërheqjen e tij nga futbolli. “Nuk jam një njeri i fjalëve, port ë luaja futboll ka qenë ëndrra ime dhe ta bëja këtë gjë me Mançester Junaited ishte një nder I vërtetë”, ka thënë Skolls. Ky i fundit, në karrierën e tij me Junaited ka fituar 10 kampionate, 3 Kupa Anglie, 3 Kupa të Ligës, 2 Liga Kampionesh, 1 Kupë Interkontinentale he 1 Botëror për Klube.