Tare: Cana meriton një skuadër më të mirë se Lacio

28 Maj 2011, 19:26Sport TEMA

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka thënë se skuadra italiane nuk është në negociata për transferimin e mesfushorit kosovar Lorik Cana. Reprezentuesi i Shqipërisë, Cana, është pjesë e Galatasarayt, ndërsa mediumet në Itali dhe Turqi kanë shkruar ditëve të fundit se marrëveshja për transferimin e tij te Lazio është pranë finalizimit. Kjo sipas Tares nuk është e vërtetë. Tare ka luajtur se bashku me Canën në kombëtare.
“Loriku është një lojtar që meriton një skuadër më të mirë se Lazio. Sa i përket Lazios nuk është e vërtetë që jemi në negociata për transferimin e tij dhe që kemi shprehur interesim. Shkrimet e botuara për një transferim të tij te Lazio janë të pavërteta. Nuk kam çka të komentoj më shumë”, ka thënë Igli Tare.
Sipas mediumeve të huaja, Lazio fillimisht do të huazojë Canën duke paguar 1,5 milion euro në vit. Vitin tjetër skuadra e Serie A duhet të blejë kartonin e kosovarit, duke paguar edhe 3,5 milionë euro të tjerë. Gazeta e njohur italiane “La Republica” ka shkruar të premten se finalizimi i transferimit të Canës është çështje orësh. Cana më herët ka luajtur edhe në Angli e Francë./kd/

2 komente në “Tare: Cana meriton një skuadër më të mirë se Lacio”

  1. Artur says:

    “Reprezentuesi”…”mediumet” ?? Ku mësohen këto fjalë??Në univeristetet Kristal apo Europian me siguri.
    P.S.Ndoshta e kishe fjalën për “përfaqësuesi” e për mjetet e komunikimit në masë apo “MASS MEDIA”..Ju lutem pak më shumë respekt për gjuhën shqipe..

  2. katarakti says:

    Sapo desha te hynja te komentet, sepse u nervozove kur gjeta fjalet reprezentativ, negociata, transferim, etj, por pashe se Arturi ishte treguar me i shpejte se une. Edhe nga une e njejta verejtje: beni kujdes me fjalet e huaja, ato nuk ju ngrejne aspak. Ne “kohet e meparshme” gazetat kane pasur nje korrektor letrar pikerisht per ta shkruajtur shqipen si duhet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje