Kuzhe publikon listën e lojtarëve anti-Bosnje.

28 Maj 2011, 18:53Sport TEMA

Trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe, publikoi listën zyrtare të futbollistëve të thirrur për ndeshjen kualifikuese te Euro 2012, atë kundër Bosnje-Hercegovinës. Kjo ndeshje do të luhet në datën 7 qershor në qytetin Zenic.

Trajneri kroat ka thirrur për këtë ndeshje vendimtare edhe portierin Isli Hidi pas një mungese të gjatë po ashtu kroati ka thirrur edhe sulmuesin Edmond Kapllanin.

Gjatë një deklaratë trajneri Kuzhe ka thënë se Shqipëria shkon në Bosnje me synim që ta fitoi këtë takim.

Kuzhe: “E theksoj se qellimi im eshte ta fitoj kete ndeshje. Ne kemi potencialin per ta bere nje gje te tille dhe do te luftojme per kete”.

Pas pesë ndeshjeve te para ne kualifikuese, Shqipëria ka grumbulluar 8 pikë, po aq sa Bjellorusia e vendit te dytë. Bosnja, e katërta, ka koleksionuar 7 pike në 4 ndeshje. Franca kryeson grupin tonë me 12 pikë.

Ja edhe lista e plotë e lojtarëve që do të jenë në ndeshjen e kombëtares sonë kundër Bosnje Hercegovinës.

LISTA
Portiere: Arjan Beqaj, Isli Hidi dhe Samir Ujkani.

Mbrojtes: Andi Lila, Debatik Curri, Armend Dallku, Kristi Vangjeli, Ansi Agolli, Lorik Cana, Admir Teli dhe Endri Vrapi.

Mesfushore: Ervin Bulku, Altin Lala, Ervin Skela, Gjergji Muzaka, Elis Bakaj dhe Klodian Duro.
Sulmues: Hamdi Salihi, Edmond Kapllani dhe Erjon Bogdani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje