Hoze Murinjo kërkon që të marrë tek Reali sulmuesin kamerunas, Samul Eto. Siç bëjnë me dije mediat e huaja sportive, Reali është i gatshëm që t’i paguajë Interit një shifër prej 35 milionë eurosh për kamerunasin. Kjo shifër ka bërë që presidenti zikaltër, Masimo Morati, të mendohet seriozisht ta shesë sulmuesin, duke qenë se ky i fundit duket se nuk është më i lumtur në Milano. Për më tepër, Interi do të lehtësohej nga paga super e lartë që merr Eto. Me paratë që do të merrte nga shitja e kamerunasit, Interi do të blinte Aleksis Sançez nga Udineze, i cili është një prej lojtarëve më të kërkuar të momentit. Për sulmuesin Samuel Eto ka shprehur interes edhe Mançester Siti i Roberto Mançinit.