David De Gea do të jetë portiere i ardhshëm i Mançester Junaited. Kjo është konfirmuar nga ana e trajnerit Aleks Ferguson, i cili ka thënë se portieri i Atletiko Madrid do të jetë zëvendësuesi i duhur për holandezin Van Der Sar. “Është një portier mjaft i shpejtë, i ri dhe me aftësi të shkëlqyera. Do të jetë një zëvendësues i denjë i Van Der Sar”, ka thënë Ferguson pas ndeshjes së lamtumirës së Geri Nevill. Ferguson ka thënë se Junaited e ka ndjekur prej kohësh De Gean dhe tashmë pret që të arrijë një marrëveshje me Atletiko Madrid për blerjen e tij. Mediat spanjolle thonë se portiere 21-vjeçar do t’i kushtojë Junaited 21 milionë euro.