Shkarkimi i Karlo Ançelotit nga posti i trajnerit të Çelsit, ka bërë që në valle për zëvendësimin e tij të jenë shumë emra të njohur. Mediat britanike tashmë kanë filluar të përmendim emra të shumtë. Sipas “Daily Telegraph”, emri më i mundshëm për zëvendësimin e Ançelotit është holandezi Gus Hidink, i cili ka qenë në krye të londinezëve edhe gjatë sezonit 2008-2009. Problemi i vetëm i tij është se aktualisht ndodhet nën kontratë me kombëtaren turke dhe nuk dihet nëse mund t’i mbajë të dyja postet njëkohësisht. Por, një emër tjetër që përmendet është ai i holandezit tjetër, Marko Van Basten. Mediat britanike bëjnë me dije se në rast se emërohet Van Basten në krye të Çelsit, Hidink do të jetë drejtor i përgjithshëm. Goal.com ndërkohë thotë se pronari i Çelsit, Roman Abramoviç, është duke menduar që të marrë trajnerin e Portos, Andreas Villas Boas, i cili gjatë këtij sezoni arriti që të fitonte gjithçka me Porton. “Sun” ndërkohë shkruan se Çelsi mund të rikthejë Hoze Murinjon, një hipotezë që për momentin nuk duket shumë e realizueshme.