Pas Nuri Shahin dhe Hamit Altintop, mbrojtësi i majtë portugez, Fabio Koentrao, duket se do të jetë përforcimi i radhës për Realin e Madridit. Siç bën me dije e përditshmja portugeze, “Correio da Manha”, Florentino Perez tashmë ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit e Benfikës, për të marrë mbrojtësin e kombëtares së Portugalisë. Për shërbimet e Koentraos, Reali duhet që të paguajë një shumë prej 25 milionë eurosh. Për mbrojtësin portugez kanë qenë të interesuara një sërë klubesh prestigjioze, madje, pak ditë më parë mediat raportuan se ai kishte arritur një marrëveshje me Bajernin e Mynihut.
Hala Madrid!
Bayer München – das Beste Team !!