Deklaratat e tij në përfundim të ndeshjes me Barcelonën, Hoze Murinjos mund t’i kushtojnë rëndë. Portugezi deklaroi se Barcelona favorizohet gjithmonë, si në rastin në ndeshjen me Çelsin dhe në atë më Realin. Murinjo u shpreh se Guardiola nuk mund të ndihet krenar me këto fitore. Kjo ka sjellë edhe reagimin e Barcelonës. Juristët e kësaj të fundit tashmë janë duke analizuar deklaratat e portugezit dhe pritet që ta padisin atë për deklaratat. Por, sulmi i Murinjos nuk ka kaluar pa u vënë re as nga zyrtarët e UEFA-s. Këta të fundit mund të marrin masa dhe mund ta ndëshkojnë portugezin me një pezullim të gjatë. Për Murinjon gjërat në fakt bëhen edhe më të vështira, për faktin se jo të gjithë janë të kënaqur me mënyrën e tij të lojës. I pari që e ka shprehur këtë gjë është ylli i madrilenëve, Kristiano Ronaldo, i cili është shprehur pas ndeshjes me Barcelonën se “ky stil loje nuk më pëlqen, por bëj atë që më thonë. Edhe mediat afër Realit kanë qenë kritike me lojën e aplikuar nga Murinjo. “Marca” ka shkruar se, pavarësisht ndëshkimit me karton të kuq të Pepes, ndeshja e zhvilluar nga ana e Realit në pjesën e parë ishte shumë zhgënjyese. Në pjesën e parë, Reali doli shumë pak nga mesfusha, pasi Barcelona e mbajti topin 71% të kohës, ndërsa Reali vetëm 29%. Dhe, kur luan përballë 80 mijë tifozëve të tu, ndoshta kjo nuk është mënyra më e mirë e të luajturit. Për më tepër, duke parë që në stol Reali kishte lojtarë të tillë si Kaka, Higuain dhe Benzema, të cilët, në rast se do të hidheshin në fushë, ndoshta mund të bënin diçka më shumë dhe mund ta bënin Realin një ekip më kërcënues.
Comments are closed.
Une mendoj se pas ndeshjes te gjithe behen te zgjuar.
Problemi me Mourinho eshte se ai krijon lojtare “kamikaze”tip Pepe dhe ky nuk eshte futboll por kasaphane.
Murinho eshte me i miri, absolut. Shpifesirat e Barcelones keshtu kane fituar gjithmone, si plehra qe jane!