Ferguson-lojtarëve: Mjaft me rrjete sociale, lexoni libra

21 Maj 2011, 12:16Sport TEMA

Trajneri i Mançester Junaited, Sër Aleks Ferguson, është kundër rrjeteve sociale. Pas një zënke mes Runit dhe një tifozi në Tëitter, Ferguson është shprehur se lojtarët do të bënin më mirë që të lexonin ndonjë libër, se sa të rrinin nëpër rrjete sociale. “Nuk e kuptoj pse shumë njerëz përdorin rrjetet sociale. Ka një milionë gjëra për t’u bërë në jetë. Rrjetet sociale janë një humbje kohë. Ndoshta do të ishte mirë që lojtarët të shkonin në bibliotekë të lexonin ndonjë libër”, ka thënë tekniku 69-vjeçar skocez.

Lini një Përgjigje