Çmenduria, Siti ofron 180 milionë euro për Ronaldon

20 Maj 2011, 11:11Sport TEMA

Nëse mendoni se shifra e publikuar dy ditë më parë prej 65 milionë euro që Siti kishte ndërmend të shpenzonte për Iniestan ishte e ekzagjeruar, e keni gabim. Kjo është asgjë në krahësim me atë që Mançester Siti kërkon të shpenëzojë për blerjen e yllit portugez, Kristiano Ronaldo. Mediat spanjolle deklarojnë se sheikët e Sitit do t’i ofrojnë Realit plot 180 milionë euro për të marrë portugezin. E dëgjuat mirë? 180 milionë euro. Por, çmenduria e sheikut Mansour nuk qendron vetëm kaq, pasi ai ka ndërmend që t’i ofrojë Ronaldos një kontratë me 17 milionë euro neto në vit. Shifra që të lënë me gojë hapur. Tashmë dhe Reali mund të mendohet seriozisht, edhe pse nuk ka ndermënd që ta shesë yllin e vet. Ronaldo ka hyrë në historinë e futbollit si lojtari më i shtrenjtë në botë, pasi Reali pagoi plot 96 milionë euro në vitin 2009 për ta marrë nga Mançester Junaited. Kjo shifër do të ishte asgjë, nëse Reali do të pranonte shifrën prej 180 milionë euro që i ofron Siti.

 

2 komente në “Çmenduria, Siti ofron 180 milionë euro për Ronaldon”

  1. Neorealizmi says:

    Shiteni shpejt sa nuk kane nderruar mendje.

  2. aldi says:

    nuk shitet ai sa te jet florentino atje

Comments are closed.

Lini një Përgjigje