Tashmë që kampionatet europiane janë drejt mbylljes, është koha për të bërë edhe vlerësimet e duhura. Një prej këtyre ka të bëjë edhe me transferimet më të suksesshme që kanë bërë klubet gjatë këtij sezoni. Eurosport.it ka bërë një renditje dhe ka nxjerrë 10 transferimet më të suksesshme në europë, duke përjashtuar kampionatin italian, pasi për të ka bërë një vlerësim më vete. Për të bërë vlerësimin e transferimeve më të suksesshme, është marrë parasysh çmimi i paguar për lojtarët dhe rendimenti që ata kanë pasur gjatë këtij sezoni.
10. Sidnei Sam( Nga Hamburgu tek Bajern Leverkusen)
Tek Hamburgu ishte një lojtar pak i njohur dhe mediatik, por, pas kalimit tek Bajern Leverkusen për vetëm 2 milionë euro, është bërë një nga mesfushorët e krahut më të kërkuar në Europë në vetëm pak muaj. I ngjan shumë mesfushorit holandez Elia për shpejtësinë dhe lehtësinë në driblim. Për të arritur cilësinë e duhur, duhet që të presim Ligën e Kampioneve, ku ai do të prezantohet me Leverkusenin. Do të jetë i aftë që të shkëlqejë edhe në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit europian? Kjo mbetet për t’u parë.
9. Borja Valero ( Nga Uest Bromuiç tek Vilareal)
Për të ditur cilësitë e këtij mesfushori pyesni Napolin, që e vuajti shumë lojën e tij në sfidën e dyfishtë me Vilarealin në Ligën e Europës. Borja ka dalë nga ekipi i të rinjve të Realit dhe pas shpërthimit tek Majorka në kampionatin spanjoll, nuk arriti ta bënte dot këtë gjë edhe në Premier Ligë. Për këtë arsye, Uest Bromuiç vendosi që ta shiste tek Vilareali për 5 milionë euro. Drejtuesit e klubit spanjoll duhet ende ta falenderojnë Uest Bromuiç…
8. Mousa Sou ( Nga Rëne tek Lilë)
Një golashënues falas, çfarë doni më shumë? Ky është rasti i sulmuesit 25-vjeçar me origjinë senegaleze, të cilin Lilë e mori nga Rëne me parametra zero. Deri më tani, ai ka mundur që të shënojë 21 gola në 32 ndeshje, duke e udhëhequr Lilën drejt titullit kampion në kampionatin franvez. Lilë tashmë vetëm për shkak të matematikës nuk mund të quhet kampione.
7. Luis Suarez ( Nga Ajaksi tek Liverpuli)
Liverpuli pagoi një shumë të konsiderueshme për të(26 milionë euro), por sulmuesi uruguajan ja shpërbelu klubit dhe tashmë ka fituar zemrat e tifozëve me driblimet dhe me golat e shënuar. Suarez shkëlqeu që në ndeshjet e para, ku veçohet ai slalom i çmendur në ndeshjen kundër rivalëve historikë të Mançester Junaited, që u finalizua në gol nga ana e Dirk Kajt. Ndeshja u fitua 3-0 nga Liverpuli dhe Suarez ishte njeriu kyç, ashtu siç ka qenë edhe në ndeshje të tjera.
6. David Luiz ( Nga Benfika tek Çelsi)
Një tjetër lojtar për të cilin është shpenëzuar një shumë e madhe parash(25 milionë euro), por, për një lojtar 24-vjeçar dhe me cilësitë e tij teknike dhe fizike, mundtë thuhet veçse një gjë: këto para janë shpenëzuar shumë mirë. Luiz i dha një ndihmë të madhe Çelsit në fazën e dytë të Premier Ligës, duke qenë se londinezët për pak bënë një përmbysje të pabesueshme në kampionat. Për më tepër që arriti të shënonte dy gola të rëndësishëm ndaj Mançester Junaited dhe Mançester Sitit. Nëse do të shmangte ndëshkimet pak të shpeshta me kartonë të verdhë, mund të thuhet me plot gojën që Çelsi e ka siguruar mbrojtjen me David Luiz, përkrah kapitenit Xhon Teri.
5. Mesut Ozil ( Nga Verder Bremen tek Real Madrid)
Pas botërorit të shkëlqyer të zhvilluar me gjermaninë, Reali e mori atë nga Verder Bremen për një shumë prej 15 milionë eurosh. Një shifër që mund të konsiderohet e balancuar, duke qenë se mesfushori me origjinë turke ka impresionuar publikun e “Santiago Bernabeut” që në sezonin e tij të parë. Ozil, kur kanë mbetur edhe 90 minuta nga fundi i kampionatit, ka mundur që të shënojë 10 gola dhe të japë 24 asiste. Jo keq për një lojtar që ishte marrë për të qenë zëvendës i Kakasë, por që tashmë duket se e ka lënë brazilianin në stol.
4. Shinji Kagava (Nga Cerezo Osaka tek Borusia Dortmund)
I mjaftoi vetëm një gjysëm sezoni, për të bërë të mundur që Borusia të shkonte e sigurtë drejt titullit kampion. Një trekuartist me një vision të madh loje, shpejtësi, gjuajtje: mesfushori japonez ka një të ardhme të ndritur përpara. Dëmtimi i tij për pak i prishi festën Dortmundit, që ka bërë marrëveshjen më të rëndësishme me blerjen e tij, duke qenë se ka paguar vetëm 350 mijë euro për ta sjellë në Gjermani. Për ata që kanë qejf statistikat. Kagava arriti që të shënonte 12 gola në 28 ndeshje të zhvilluara me Borusian. Shifra të rëndësishme këto, për një lojtar që nuk është sulmues.
3. Ralu Gonzales ( Nga Real Madrid tek Shalkeo 04)
Kur Raul nënshkroi me Shalken, gjysma e Europës pyeste: “Përse?”, ndërsa gjysma tjetër thoshte: “Ok, është e kuptueshme, ka mbaruar si lojtar”. Të dyja palët u përgënjestruan në mënyrë të pastër: bomberit të përjetshëm spanjoll ju desh pak kohë që të ambientohej me futbollin gjerman, porn ë fazën e dytë të sezonit u rikthye në nivelin e tij të jashtëzakonshëm që e ka shoqëruar gjatë kohës që ka luajtur për Real Madrid. Arriti që të shënojë 13 gola në kampionat, por sidomos 5 golat e shënuar në Ligën e Kampioneve ishin të rëndësishëm, pasi ndihmuan Shalken që të arrinte deri në gjysëmfinale të këtij kompeticioni(gjë që shumë pak njerëz mund ta besonin në fillim të sezonit se kjo gjë mund të ndodhte), si dhe të kalonte Pipo Inzagin në garën për golashënuesin më të mirë të Ligës së Kampioneve, duke qenë tashmë në krye i vetëm.
2. Rafael Van der Vart (Nga Real Madrid tek Totenhem)
Në 31 gushtin e kaluar, pak orë nga mbyllja e merkatos, Reali ia ofroi mesfushorin holandez Totenhemit, në një tratativë që ishte shumë e shpejtë dhe në të cilën Reali u detyrua që ta ulte çmimin deri në 9 milionë euro, pasi nuk mund ta mbante atë më në ekip, duke qenë se nuk kishte më vend në listën e 25 lojtarëve që do të regjistroheshin në Ligën e Kampioneve. Tifozët e Totenhemit vazhdojnë që të qeshin ende me këtë marrëveshje, duke qenë se drejtuesit e ekipit paguan një shifër shumë të ulët për të marrë meesfushorin holandez. Van der Vart u bë një nga pikat kyçe të Totenhemit, që gjatë këtij sezoni shkëlqeu në Ligën e Kampioneve dhe arriti që të tërhiqte vëmëndjen e gjithë Europës. Tashmë vlera e holandezit është rritur ndjeshëm dhe ai është bërë sërish një nga lojtarët më të mërkuar në merkato.
1. Havier Hernandez ( Nga Guadalajara tek Mançester Junaited)
Pas një botërori shumë të mirë, askush nuk e mendonte se ai do të aktivizohej si titullar menjëherë tek Mançester Junaited, por duket se Aleks Ferguson mendonte ndryshe. Në pjesën e parë të sezonit u përdor pak nga ana e trajnerit skocez, që preferoi dyshen runi-Berbatov. Por, kur bullgari u bllokua dhe nuk po arrinte të shënonte me vazhdimësi, 22-vjeçari meksikan, që u pagua për një shifër prej 9 milionë eurosh, arriti që të dilte në skenë në mënyrë të jashtëzakonshme, duke rezultuar deçiziv në disa ndeshje shumë të rëndësishme, si ajo me Çelsin në kampionat apo edhe disa gola në Ligën e Kampioneve. Ujen Runi ka thënë se Hernandez është blerja e shekullit. Ndoshta e ekzagjeruar disa, por, ajo që është e sigurtë, është fakti se Junaited ka bërë një marrëveshje të rëndësishme, duke qenë se ka paguar vetëm 9 milionë euro për një lojtar me të dhëna të shkëlqyera, i cili mund të kthehet në një nga sulmuesit më të mëdhenj.