Tifozë, lojtarë dhe trajnerë, janë përfshirë në një sherr masiv gjatë një ndeshje futbolli në kampionatin meksikan. Zënka masive ka ndodhur në ndeshjen mes Monarcas dhe Cruz Azul. Gjithçka ka nisur me hyrjen e një tifozi në fushë, i cili është rrahur nga disa lojtarë. Kjo ka sjellë reagimin e lojtarëve kundërshtarë, ndërsa një prej trajnerëve është goditur me kokë.