Majkëll Ouen vite më parë ka qenë një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit anglez dhe atij botëror. Ai arriti që të fitonte edhe çmimin prestigjioz të Topit të Artë. Por, edhe pse në një moshë jo shumë të vjetër, 31-vjeça, ai është drejt mbylljes së karrierës së tij, të paktën në nivele të larta. Kjo, pasi sipas mediave britanike, Mançester Junaited nuk ka ndërmend që t’ja rinivojë kontratën sulmuesit, e cila përfundon në fund të këtij sezoni. Për këtë arsye, 31-vjeçari tashmë duhet të mendojë që të gjejë një tjetër ekip, edhe pse ekziston mundësia që ai të tërhiqet fare nga futbolli, duke qenë se në vitet e fundit ka luajtur shumë pak. Kur e mori dy vjet me parë, trajneri i Junaited, Aleks Ferguson, ishte shprehur se për të ishte një bast. Dhe Ferguson e humbi bastin.