Siti, në kërkim të Eto dhe Ksavi

12 Maj 2011, 13:35Sport TEMA

Kualifikimi në Ligën e Kampioneve ka bërë që Mançester Siti të fillojë që të mendojë për sezonin e ardhshëm. Për të bërë një përfaqësim sa më dinjitoz, drejtuesit e ekipit dhe sheiku Mansour, është i gatshëm që të shpenëzojë shuma të mëdha. Mediat britanike tashmë bëjnë me dije se Siti ka vendosur edhe dy objektivat kryesore për merkaton. Synimi i parë është sulmuesi i Interit, kamerunasi Samuel Eto. Për kamerunasin, Siti është i gatshëm që të paguajë një shifër prej 45 milionë sterlina, ose 52 milionë euro. Ky operacion mund të kryet, duke qenë se Interi do të përfitonte një shumë të konsiderueshme nga një lojtar që tashmë i ka kaluar të 30-at dhe që për më tepër nuk shpenzoi asgjë për ta marrë, pas shkëmbimit me Ibrahimoviç dhe marrjes së një shume të konsiderueshme parash. Por, përveç kamerunasit, Siti është duke punuar për të sjellë në Angli edhe mesfushorin e Barcelonës, Ksavi. Këtij të fundit pritet që të ofrohet një kontratë faronike, me 172 mijë euro në javë. Shkuarja e mundshme e Fabregas tek Barcelona mund ta bënte të mundur këtë lëvizje. Megjithatë, ditët në vijim do të bëjnë më të qartë mundësinë e lëvizjes së këtyre dy lojtarëve në drejtim të Sitit.

 

Lini një Përgjigje