Pavarësisht fitores së thellë 4-0 ndaj Getafes, ambienti i Realit duket se nuk është i qetë, duke qenë se pritshmëritë gjatë këtij sezoni kanë qenë të madhe, ndërkohë që madrilenët janë eliminuar nga Liga e Kampioneve dhe nuk kanë arritur dot të fitojnë kampionatin, duke marrë vetëm një kupë modeste të Mbretit. Humbjet bëhen më të rënda edhe për faktin se i janë shkaktuar nga rivali historik, Barcelona. Tensioni në ambientin madrilen është mbi të gjitha mes drejtorit Horge Valdano dhe teknikut portugez, Hoze mbrinjo. Pas ndeshjes me Getafen, Valdano ka ironizuar Murinjon, duke thënë se ai flet vetëm kur situatat janë në favor të tij. Pohimi i Valdanos u bë për faktin se që pas humbjes me Barcelonën në ndeshjen e parë të gjysëmfinales së Ligës së Kampioneve, Murinjo nuk ka dalë para gazetarëve, duke nxjerrë zëvendësin e tij, Karanka. Por, pas fjalëve të Valdanos, ka reaguar zëdhënësi i Murinjos, i cili ka thënë se “Valdano është zëdhënësi i Realit, jo i Murinjos, i cili fo të flasë vetëm pasi të jetë fituar titulli kampion”. Gjithë kjo atmosferë, sipas mediave spanjolle, të çon në përfundimin se Murinjo është pranë largimit të Realit, pasi ai asnjëherë nuk është mbështetur nga drejtuesit e lartë madrilen, me në krye Valdanon, me të cilin ka qenë në konflikt që prej fillimit të punës së tij. Duke qenë se Valdano është njeriu i besuar i presidentit Florentino Perez, ai që do të sakrifikohet në këtë rast është Murinjo. Ky i fundit pritet që të rikthehet në Angli, tek Çelsi ose Mançester Siti.