Red Bull ka dominuar garën e sotme të Formula 1. Në Çmimin e Madh të Turqisë, dy pilotët e kësaj skuderie, Sebastian Vetel dhe Mark Vebera, janë renditur në vendin e parë dhe të dytë, ashtu siç u nisën që në fillim të garës. Në vendin e tretë është renditur piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, makina e të cilit duket se ka filluar të përmirësohet. Për Alonson ky ishte podi i parë gjatë këtij sezoni. Piloti i Meklaren, Ljuis Hemilton, që ishte fitues i garës së kaluar në Kinë, ka përfunduar ashtu siç e nisi, në vendin e katërt.