Pavarësisht se praktikisht e ka nxjerrë kampion Skënderbeun, Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon me skandalet e vet dhe me persekutimin ndaj Flamurtarit të Vlorës. Në ndeshjen e parafundit të kampionatit shqiptar, Flamurtari ka fituar në Shkodër me rezultatin 0-1. Por, arbitri i ndeshjes ka dhënë një penallti në minutën e fundit të ndeshjes, ndërsa më parë kishte nxjerrë edhe dy kartona të kuq për ekipin e Flamurtarit. E gjithë kjo, në mënyrë që Skënderbeu të mos ketë presion për ndeshjen me Elbasanin që e luan tani dhe të shpallet kampion që sot. Për këtë arsye, lojtarët e Flamurtarit e kanë braktisur fushën e lojës pa përfunduar ajo, të irrituar nga vendimet e arbitrit, të cilët kanë qenë të pashpjegueshme.
Comments are closed.
Cfare turpi! Ecen korrupsioni poshtersia haptasi diten per diell. Presidenti i Lazios Lotito ben nje deklarate per shtyp ku krahason kampionatin italian me tangentopolin e fillimit te viteve ’90 dhe prokuori t nesermen e therret per t’i kerkuar llogari. Ne Shqiperi korrupsioni eshte i qarte e nuk ka prokuror qe merret me ate pune. Ky zoteria ktu ne foto kapardiset si gjeli ne pleh se e di mire se nuk i del kush para. Si mund te ece perpara Shqiperia kur nje person kaq i ulet ia plas ne fytyre gjithe shqiptareve fodullekun e tij? Si ka mundesi qe asnje shoqate jo qeveritare nuk organizon te pakten nje manifestim-proteste kunder korrupsionit? Nuk ka faj ambasdori amerikan kur thote se korrupsioni mbreteron ne Shqiperi. Na duhet nje mrekulli qe te shpetojme nga deshtimi i plote si njerez e si komb. Heshtja eshte gjysem aprovim!
Shqiperise i duhen mijra FLORA si ajo e universitetit,vetem me to ne krye mund te ndryshojme kete rruge.
Cdo gje po merrr fund ketu dhe plehra si Duka duan vetem plumbin.