Në përfundim të ceremonisë festive, të zhvilluar në Kukës, per ngjitjen e skuadres veriore ne kategorine e pare, ku ishte i pranishem edhe kryetari i FFK së, Fadil Vokrri, ky i fundit është pyetur nga “Sporti shqiptar” lidhur me kerkesën e FSHF së per zhvillimin e ndeshjeve të mbetura te ekipit kombëtar të Shqipërisë në Prishtinë.
Kjo, per shkak te fillimit te punimeve rikonstruktuese te plota ne nderkombetarin “Qemal Stafa”. Kreu i FFK së e quajti një mision thuajse të pamundur zhvillimin e ketyre ndeshjeve ne stadiumin e Prishtines.
“Kerkesa e FSHF së nuk ka ardhur në adresën tonë, pasi stadiumi i Prishtinës nuk është në vartësinë e FFK së, por në vartesinë e Komunes së Prishtinës. Pastaj, ky stadium nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjeve të këtij kompeticioni.
Nderkohë që për zhvillimin e ketyre ndeshjeve duhet të merret leje në UEFA dhe FIFA, çka është me vete një mision i vwshtirë, ndoshta edhe i pamundur”, deklaroi kreu i FFK së, Fadil Vokrri.
Nderkohë, Fadil Vokrri theksoi se institucioni që ai drejton po vazhdon të lobojë për të bërë të mundur njohjen e FFK së nga UEFA dhe FIFA. Vokrri ka bërë të ditur se do të udhëtojë të dielën pasdite për në Gjenevë të Zvicrës.
“Sekretari gjeneral për marrëdhëniet me jashtë i FFK së ndodhet në një seminar në Zvicër, që ka të bëjë me shitblerjen e futbollistëve kosovarë. Tashmë, zyrtarët e FFK së janë lejuar që të kryejnë shitblerjen e futbollistëve. Ky është edhe qëllimi i vizitës time atje.
Por krahas kësaj, ne do të mbajmë kontakte edhe me zyrtarë të lartë të UEFA s dhe FIFA s, ku do të përsërisim kërkesën tonë për njohjen e FFK së në UEFA dhe FIFA,” pohoi Fadil Vokrri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.