Skënderbeu ka arritur një fitore të lehtë në përballjen me Vllazninë e Shkodrës 3-0. Tashmë korçarët janë një hap larg titullit, pasi dy ndeshje nga fundi ndodhen katër pikë larg Flamurtarit. Vlonjatët nga ana e tyre kanë fituar në Vlorë 2-1 me Tiranën. Përcaktuese në luftën për titull do të jetë vendimi që do të japë Komisioni i Disiplinës ditën e hënë për dhunën e pësuar nga Flamurtari në Laç. Në rast se Komisioni nuk i jep fitoren në tavolinë Flamurtarit, atëherë Skënderbeu praktikisht do të shpallej kampion, duke qenë se ndeshjen e radhës e ka përballë Elbasanit të rrëzuar nga kategoria në Korçë. Pra, korçarët do të shkonin në ndeshjen e fundit në Vlorë kampionë, me katër pikë diferencë.