Tifozët e Flamurtarit, pas protestës së mbajtur në Vlorë për ngjarjet skandaloze në futbollin shqiptar, të cilat kulmuan me goditjen e portierit të tyre, Shpëtim Moçka, kanë paralajmëruar një protestë në Tiranë. Protesta pritet që të mbahet mesditën e nesërme para zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit. Kjo, duke qenë se tifozët vlonjatë janë të pakënaqur pikërisht me FSHF-në dhe sidomos më presidentin e saj, Armando Duka, për ecurinë e këtij kampionati. Drejtuesit e klubit të Flamurtarit janë shprehur se numri i tifozëve që do të marrin në protestë do të jetë shumë i lartë. Protesta ka marrë shtysë sidomos pas vendimit të Komisionit të Disiplinës, që nuk ja dha fitoren në tavolinë Flamurtarit, pas dhunës që lojtarët vlonjatë pësuan në Laç. Komisioni urdhëroi nisjen e një hetimi për ngjarjen, rezultatet e të cilit do të dalin pas pesë ditësh. Por, ky veprim mendohet se është bërë që të qetësohen tifozët vlonjatë dhe situate, e cila më shumë se kurrë, këto ditë ka qenë shumë e ndezur. Për këtë arsye, tifozët vlonjatë, për t’i paraprirë ndonjë vendimi kundra tyre, kanë vendosur që të protestojnë, pasi në bazë të rregullores, Flamurtari tashmë duhet ta kishte marrë në tavolinë fitoren dhe nuk kishte nevojë për hetime.
Comments are closed.
Problemi ketu eshte me pak sportiv dhe me shume politik. Pra politika ka nderhyre aq brutalisht edhe ne ne futboll sa nuk ka me as gare, as argetim, por sigurisht qe ne kete deklasim total te te gjithe shoqerise edhe sporti nuk do te ngelej prapa. Me futboll duan te marrin nje bashki deri ketu shkon manipulimi i zgjedhje, ndoshta i padukshem per ata vezhgues nderkombetare qe si do te hyne ashtu edhe do te dalin, tranguj te jeshilosur.Por kur s`ka “fakte”, s`ka fakte.
Ne pergjithesi per manipulime dhe shitje ndeshjesh edhe Flamurtari nuk ngelet prapa, ai ka bere, ben dhe do te beje. Ah, harrova nuk e di mire por me duket se drejtori teknik Geri Cipi eshte i “forti” i PD-se apo jo, ndoshta politikan i saj ne Vlore, apo e kam gabim? Keq nuk me vjen per Vloren, keq me vjen per futbollin qe behet “viktime” ne kete beteje politike, ku prodhohen edhe viktima si portieri Mocka. Shkaku eshte qeverisja e PD, viktima jane tifozet,sportistet dhe sportdashesit, ilaci vota me 8 Maj.
I dashur popull i Vlores ,Federata ju ka thene per 5 dite per daljen e vendimit pasi pret “Ekspertet”!Mos u merzisni beni durim se hetimin do ta bejne ekspertet e importuar .Ja ç’fare shkruan i madhi poet A.Duka :
Doli Ujku nëpër sheshe,
doli ulëriu,
jo mor jo nuk ishte ujku,
por ishte Saliu!
Si dikur nënt’dhjetë e shtatë
koha e ka thirrur,
tani s’mban dot fjalë të gjatë,
zërin ka të ngjirur!
Doli ujku si qëmoti,
të hajë e të grijë,
ishalla na ruajt Zoti,
se kemi fëmijë!
Verini flaken asaj mut federate bashke me Duken brenda.
Kur federata te vendose e te veproje per futbollin atehere do te kemi fderate e futboll.Po u mor me politike dhite fare.