Barcelona ka hedhur një hap të sigurtë drejt finales së Ligës së Kampioneve, pasi ka triumfuar në fushën e Realit të Madridit 2-0. Golat për Barcelonën janë shënuar nga ylli argjentinas Lionel Mesi. Goli i dytë i argjentinasit ka qenë një spektakël më vete. Deçizive në këtë ndeshje ka qenë dalja me karton të kuq e mbrojtësit Pepe, gjë që ka bërë që Reali të mbetet me 10 lojtarë dhe të pësojë dy gola. Gjyqtari ka nxjerrë me karton të kuq edhe Murinjon, pas protestave. Ndeshja e kthimit luhet javën e ardhshme, por duket se kualifikimi tashmë është vendosur.