Kanë kaluar pothuajse 11 vjet nga ajo ndeshje e famshme e vitit 1997, kur Majk Tajson i kafshoi veshin Evandër Holifildit. E megjithatë, ky episod është rikujtuar sërish, pas një gjesti të njëjtë me atë të Tajsonit nga boksieri argjentinas, Alejandro Gomez, i cili gjatë një ndeshjeje në Buenos Aires, ka kafshuar në vesh kundërshtarin e tij, Martin Ridriguez. Këtij të fundit ka filluar t’i rrjedhë gjaku dhe arbitri e ka ndërprerë ndeshjen. Ndërkohë, Gomez është skualifikuar dhe pezulluar nga ana e Federatës së Boksit të Argjentinës.
http://youtu.be/GMo0N7qTRwA