Fabregas, i lodhur me dështimet

26 Prill 2011, 13:19Sport TEMA

Mesfushori spanjoll i Arsenalit, Çesk Fabregas, ka deklaruar se është i lodhur me dështimet e klubit. Edhe këtë sezon, Arsenali ka dalë jashtë luftës në të gjitha kompeticionet që mori pjesë dhe do ta mbyllë sezonin pas asnjë trofe. Fabregas thotë se që prej kohës që luan për Arsenalin, ka mundur që të fitojë vetëm një trofe, FA Cup.  “Nëse një ditë do ta lë Arsenalin, këtë nuk do ta bëj për një klub tjetër anglez. Në këto vite, unë dhe Vani Persi kemi fituar vetëm një FA Cup, ndërsa lojtarët e tjera as atë nuk kanë mundur që ta fitojnë. Nuk dimë si të fitojmë, jemi shumë të rinj. Vjen një moment kur duhet të vendosësh midis të fituarit dhe mos të fituarit”, ka thënë Fabregas, duke e bërë të qartë se nuk mund të vazhdojë më kështu. Fabregas kërkon që të largohet tek Barcelona, vendi ku ka lindur dhe është rritur si futbollist. Barcelona gjatë dy viteve të fundit e ka kërkuar me ngulm 24-vjeçarin, por trajneri Arsen Venger ka këmbëngulur për ta mbajtur Fabregas tek Arsenali. Një gjë të tillë Venger pritet që ta bëjë sërish, por kësaj radhe vështirë se do të arrijë që ta bindë spanjollin të qendrojë, duke parë sezonin zhgënjyes të Arsenalit.

Lini një Përgjigje