Situata në ekipin e Bundesligës gjermane, Këln, është nga më të rëndat. Humbja e së dielës 4-1 ndaj Volfsburgut ka irrituar së tepërmi një pjesë të tifozëve, të cilët kanë kërcënuar hapur lojtarët e ekipit. “Nëse bini një kategori më poshtë, atëherë do t’u vrasim”, kanë shkruar tifozët në muret e qendrës stërvitore të Këlnit. Futbollistët janë të dëshpëruar nga kjo gjë. Sulmuesi u kombëtares gjermane, Lukas Podolski, i cili aktivizohet tek Këlni, është shprehur se, “nuk arrij ta besoj që tifozët të arrijnë të bëjnë dhe mendojnë gjëra të tilla”. Këlni aktualisht ndodhet në vendin e 14 të kampionatit dhe është tre pikë larg zonës së ftohtë, e cila do të thotë rënie një kategori më poshtë.