Brixh refuzon sërish t’i japë dorën Terit ( VIDEO)

25 Prill 2011, 10:24Sport TEMA

Një vit pas skandalit seksual, Uejn Brixh ka refuzuar sërish që t’i japë dorën ish-shokut të ekipit, Xhon Teri. Në shkurt të vitit të kaluar, u zbulua se Teri kishte pasur marrëdhënie seksuale me të fejuarën e Brixh, Vanessa Perroncel. Mbrojtësi e përjetoi shumë keq këtë dhe vendosi që mos të luante më për kombëtaren angleze, duke qenë se në të ishte edhe Teri. Në përballjen e tyre të parë vitin e kaluar, kur Brixh luante për Mançester Sitin, ai refuzoi që t’i jepte dorën Terit. Një gjë të tillë mbrojtësi i krahut të majtë e ka bërë edhe gjatë ndeshjes së të shtunës mes Çelsit dhe Uest Hemit.

Lini një Përgjigje