Tensioni tek Roma duket se ka arritur kulmin, pas paraqitjeve të fundit zhgënjyese të ekipit. Tension ky, që është përqëndruar më së shumti tek mesfushori francez, Zhermeni Menez, i cili, siç bëjnë me dije mediat italiane, është sulmuar nga disa tifozë të Romës. Mediat pohojnë se, pas ndeshjes me Interin në kupë, e cila është humbur 0-1, makina e Menezit është sulmuar me shashka nga një motor. Kjo e ka acaruar së tepërmi mesfushorin francez, i cili duket i revoltuar me sjelljen e tifozëve të romës. Gjithë revoltë, ai ai ka shprehur një polici, duke i shfryrë se Roma “është një qytet m…”. Fjalë të rënda këto, që duket se nuk do të priten mirë nga tifozët fanatikë të verdhekuqve. Sulmi e kishte irrituar në maksimum Menezi, i cili gjatë ditës së djeshme nuk donte që të dilte nga hoteli ku jeton. Për këtë arsye, ai ishte vonuar në stërvitje, çka ka bërë që të ketë një grindje me trajnerin Viçenso Montela, i cili i ka ulëritur për vonesën. Të gjitha ngjarjet e javëve të fundit, e kanë bindur Menezin që të largohet nga Roma. Këtë gjë e ka lënë të kuptohet edhe vetë ai. Nga situata mund të përfitojë Juventusi, që duket se ka një interes të madh për mesfushorin francez. Ky i fundit iu është rekomanduar bardhezinjve nga një ish, Zinedin Zidane, i cili është shprehur se Menez mund të jetë pasardhës i denjë i tij në Torino. Sipas Zidane, Menez është një lojtar shumë i talentuar dhe mund të bëhet një nga më të mëdhenjtë në botë. Këshilla e Zidan duket se i ka bindur drejtuesit e Juventusit, të cilët janë në kërkim të një lojtari cilësor për merkaton e kësaj vere.